Konsumi i kafesë ul me 12% rrezikun e vdekjes
 
Shperndaje
ikub#: 1807040146
Konsumi i kafesë ul me 12% rrezikun e vdekjes Kafeja të zgjat jetën. Në fakt kjo është një gjë e ditur që më parë, por studiuesit e U.S. National Cancer Institute në një studim të botuar në revistën Lancet InternalMedicine, e shtrinë efektin pozitiv të kafesë në këtë drejtim edhe në rastin kur konsumi i saj është i madh.
Kërkuesit amerikanë kanë analizuar të dhëna nga një kampion  jashtëzakonisht i madh individësh, rreth 500 mijë, të cilëve ju bënë pyetje, por edhe teste gjenetike.
Prej këtij kampioni, një e treta e tyre konsumonte deri në 2-3 filxhanë në ditë, por 10 mijë prej tyre konsumonin nga 7-8 në ditë. Subjektet e moshës mbi 40 vjeç u ndoqën për një periudhë kohe 10 vjeçare, kohë gjatë së cilës, rreth 15 mijë individë kishin vdekur.
Pas përpunimit të të dhënave, kërkuesit dolën në përfundimin se, pavarësisht sasisë së konsumit, subjektet që konsumonin kafe, prezantonin një rrezik më të ulët vdekjeje. Ky rrezik i ulët është konstatuar edhe tek individët që ishin më shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës.
Gjithsesi, deri më tani ende nuk është e qartë se si kafeina ndikon mbi jetëgjatësinë, pasi siç dihet, vetë kafja ka mbi 1 mijë përbërës, shumica e të cilëve antioksidantë, në gjendje të ruajnë qelizat e trupit.
Në këtë grup nuk futet kafeina, ndërkohë që në studime të tjera të mëparshme është provuar se efekti pozitiv i kafesë në jetëgjatësi ndjehet edhe kur e konsumojmë atë dekafeinato.
 
Shfleto artikuj te tjere per: JETEGJATESIA KAFEINA KAFJA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved