8 këshilla të thjeshta në ndihmë të alergjikëve nga poleni
 
Shperndaje
ikub#: 1807070012
Nëse vuani nga alergjitë e polenit duhet t'i keni parasysh këto këshilla.
FOTO GALERI
Për të pasur sa më pak shqetësime nëse jeni alergjikë ja çfarë duhet të dini.
 
Periudhat e alergjisë
 
Alergjik mund të jesh gjatë gjithë vitit dhe kjo varet nga periudha në të poleni përhapet në ajër, megjithatë më e rënduar situata është me fillimin e pranverës.
 
Simptomat
 
Simptomat e një alergjie janë: hundë të zëna, hundë që rrjedhin, teshtima, sy të kuq, djegie sysh, lotim, dhimbje koke, fyt që çjerr, njolla të kuqe në lëkurë, etj. 
 
Zgjidhje natyrale
 
Mënyra më ë ki8rë për të luftuar alergjitë? Parandalimi! Këto zgjidhje të thjeshta dhe natyra;e do ndalojnë polenin të ngjitet pas veshjeve e trupit dhe do pakësojë kohën e kontaktit mes alergjenit dhe organizmit alergjik. Ja çfarë të bëni
 
1. Shmangni daljet në ambiente të hapura në periudhën e pikut të alergjive.
2. Mos i thani rrobat jashtë
3. Pas një shëtitjeje ndërroni rrobat dhe bëni dush
4. Shpëlani sytë dhe hundën me ujë fiziologji
5. Kur të jeni duke ecur me makinë mbajini dritaret mbyllur
6. Ajroseni shtëpinë pasi të ketë rënë shi sepse polenët bien në tokë pse në mëngjes herët kur ka më pak polene në ajër.
7. Vendosni filtra poleni tek ajri i kondicionuar i makinës
8. Mos korrni barin e kopshtit dhe lëreni këtë gjë në dorë të të tjerëve.
 
Po më pas?
 
Nëse pavarësisht masave të mara alergjia ju vazhdon, duhet të flisni me mjekët specialistë dhe të merrni medikamente. 
Shfleto artikuj te tjere per: ALERGJI KESHILLA KESHILLA POLENI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved