Dieta e dopaminës: Ju bën të lumtur dhe humbni peshë njëkohësisht
 
Shperndaje
ikub#: 1905230039
Dieta e dopaminës: Ju bën të lumtur dhe humbni peshë njëkohësisht Kjo dietë është krijuar nga kuzhinieri britanik Tom Kerridge dhe quhet edhe dieta e lumturisë sepse ju bën të humbni peshë dhe ju bën më të gëzuar pa ndikuar negativisht në gjendjen tuaj emocionale.
Kjo është një dietë e bazuar në ushqime që premtojnë për të rritur nivelet e dopaminës, që është edhe hormoni i lumturisë. Kufizimet në tryezë tentojnë të na bëjnë të trishtuar dhe kjo rrezikon që shpesh të bini në një gjendje emocionale negative dhe të dëmshme. Dopamina është një neurotransmetues i prodhuar nga truri që lidhet ngushtë me sferën e kënaqësisë dhe mekanizmin e shpërblimit. Çdo gjë që na kënaq rrit nivelet e dopaminës dhe sigurisht që edhe ushqimi përfshihet.
 
Dieta dopaminës bazohet në një skemë diete që integron ushqime që stimulojnë prodhimin e këtij hormoni. Kjo dietë nuk është aspak e dëshpëruar, siç ndodh zakonisht, përkundrazi njeriu është me dëshirë të fortë, duke u përballur me ditët me entuziazëm dhe energji.
 
Ushqimet në të cilat bazohet kjo dietë janë të ulëta kalori, por shumë të shijshme dhe të kënaqshme.
 
-Produktet e qumështit (djathë, gjizë, kos dhe krem edhe në sasi të vogla); peshku i yndyrshëm si salmoni, skumbri dhe sardelet (të dobishme sepse janë të pasura me Omega 3 dhe Vitamina D); mish pule, viçi dhe gjeldeti dhe pastaj vezët.
 
-Perimet me karbohidrate të ulëta dhe të sezonit.
 
-Edhe frutat e freskëta duhet të konsumohen absolutisht, sidomos mollë, banane dhe rrush i zi.
 
-Nga bajamet tek arrat, të gjitha fruta e thata janë të mirëpritura pasi përmbajnë yndyra të mira.
 
-Gjithashtu edhe erëzat pikante si piper djegës nxit çlirimin e endorfinës në tru, duke i dhënë trupit një ndjenjë të mirëqenies dhe lumturisë.
 
-Çaji jeshil i pasur me antioksidantë dhe të aftë për të zvogëluar absorbimin e yndyrës.
Rregullat e dietës së dopaminës:
 
-Merrni vetëm yndyrat e mira që rrjedhin nga konsumi i vajit të ullirit, vajit të susamit, frutave të thata, peshkut yndyror.
 
-Largoni në mënyrë absolute alkoolin, kafeinën, sheqernat dhe karbohidratet.
 
-Nga kategoria e karbohidrateve ju mund të konsumoni vetëm drithërat, të shkëlqyera sepse janë të pasura me fibra dhe për këtë arsye të dobishme për ngadalësimin e përthithjes së yndyrës dhe sheqerit.
 
-Është e nevojshme të konsumoni pesë vakte të vogla në ditë për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të shmangur sulmet e urisë akute: mëngjes, meze gjatë paradites, drekë, meze gjatë pasdites dhe darkë.
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DIETA DOPAMINES LUMTURIA RENIA NE PESHE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved