Nëna, ky është gjesti mrekullibërës që ndalon të qarat e bebit
 
Shperndaje
ikub#: 1905250009
Nëna, ky është gjesti mrekullibërës që ndalon të qarat e bebit Pediatri ka gjetur zgjidhjen fantastike që do shpëtojë shumë nëna.
Të gjithë prindërit e dinë se të kujdesesh për një të porsalindur është e vështirë. Akoma më shumë kur ai qan shpesh dhe nuk ndalon kollaj. Fatmirësisht doktori Robert Hamilton ka gjetur një zgjidhje. Pediatri, që prezanton zgjidhjen në kanalin Mochu Nguyen në YouTube, në fakt ka zbuluar një teknikë që i qetëson bebat në pak minuta. 
 
Teknika është shumë e thjeshtë. Siç mund ta shihni në video, mjafton ta mbash bebin me njërën dorë tek të pasmet dhe me dorën tjetër sipër gjoksit dhe ta tundësh ngadalë. Bebi do të qetësohet pak nga pak dhe prindi mund të çlirohet më në fund. 
 
Doktor Hamilton nga ana tjetër këshillon prindërit se nëse bebi nuk ndalon së qari as në këtë mënyrë, do të thotë se ka uri ose është sëmurë. Me ketë teknikë pra mund të kuptosh edhe nëse ka diçka që nuk shkon me të voglin.



Shfleto artikuj te tjere per: BEBI NDALIMI TE QARA ZGJIDHJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved