Studimi: Kequshqyerja sjell probleme me pjellorinë tek meshkujt
 
Shperndaje
ikub#: 1907030036
Studimi: Kequshqyerja sjell probleme me pjellorinë tek meshkujt Adhuruesit e “junkfood” duhet të tregohen të kujdesshëm. Sipas një studimi, ky regjim ushqimor i pasur me yndyrë, kripë apo sheqer, sjell probleme me pjellorinë.
Një studim i kryer nga Universiteti i Harvard-it, bazohet tek efektet që ka i ashtuquajturi “junkfood” tek sasia e spermatozoideve tek meshkujt. I prezantuar ne konferencën vjetore te Shoqërisë evropiane te riprodhimit njerëzor dhe embriologjisë në Vienë, rezultatet e këtij studimi janë vërtet të frikshme. Për të arritur në përfundimet e duhura, studiuesit analizuar spermën e 3000 meshkujve të moshën 18-20 vjeç si dhe mënyra e tyre e të ushqyerit. 
 
Sipas pyetësorëve që u dhanë, shkencëtarët mundën të ndanin katër kategori: Ata që ushqeheshin në mënyrë të ekuilibruar, vegjetarianët, të fiksuarit pas dietave skandinave (me mish, drithëra, peshk dhe produkte qumështi) dhe së fundmi konsumatorët e mishin të kuq që konsumonin më shumë fastfood-e, pra ushqime të këqija. Rezultati ishte ky: grupi i fundit kishte numrin më të ulët të spermatozoideve me 25,6 milion të tilla për çdo derdhje. Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë, kur sperma përmban më pak se 39 milion spermatozoide, është shumë më ë vështirë të krijohet një fëmijë, pra mundësitë për një ngjizje natyrale janë shumë më të pakta.
Shfleto artikuj te tjere per:

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved