Fëmijët kokëfortë dhe rebelë kanë më shumë sukses në të ardhmen
 
Shperndaje
ikub#: 1907230097
Fëmijët kokëfortë dhe rebelë kanë më shumë sukses në të ardhmen Fëmijët kokëfortë mund të jenë një makth. Ndonjëherë nuk e kuptojmë pse na kundërshtojnë dhe nuk na shërbejnë. Ne nuk i dimë arsyet që i inkurajojnë ata që të sfidojnë autoritetin tonë dhe disa nga veprimet e tyre madje na bëjnë të mendojmë se jemi prindër të këqij.
Por mos u shqetësoni shumë, ka diçka pozitive në gjithë këtë sepse, sipas hulumtimit të kryer nga ResearchGate, fëmijët më kokëfortë dhe rebelë kanë më shumë gjasa të bëhen të rritur të suksesshëm në të ardhmen.
 
Kur fëmijët fillojnë të studiojnë, ne besojmë se ata duhet të përmbushin disa pritshmëri, si për shembull të marrin nota të mira, të kenë sjellje të shkëlqyeshme dhe të jenë të bindur, të respektueshëm dhe të qetë, në mënyrë që të kenë një të ardhme premtuese. Ky studim, i cili ka përpiluar informacione që nga viti 1968, fillimisht është bazuar në një analizë të sjelljes së rreth 3,000 fëmijëve të moshave 8 deri në 12 vjeç dhe përfshin informata, masa edukimi, aspirata, statusi socioekonomik, sfond familjar dhe një pyetësor rreth shkollën dhe aktivitetet e përditshme, ndjenjat, mendimet dhe zakonet e nxënësve.
 
Pas më shumë se 40 viteve të ndjekjes, studimi tregoi se fëmijët të cilët zakonisht sfiduan autoritetin kishin një tendencë për të vënë në dyshim gjërat që ndodhën rreth tyre dhe për të menduar përtej kufijve që u krijuan për ta. Kjo u jep atyre një avantazh kreativ kur vjen puna te idetë e reja ose nisja e një biznesi. Ata që konsideroheshin rebelë, të pabindur, agresivë dhe kokëfortë ishin në gjendje të vendoseshin në pozita të rëndësishme brenda vendit të punës, duke fituar më shumë para se ata që kishin nota më të mira dhe ishin më të disiplinuar gjatë fëmijërisë së tyre.
 
U përcaktua se suksesi i fëmijëve rebelë në moshën e tyre të rritur mund të jetë rezultat i egoizmit të tyre dhe aftësisë së tyre për të vënë interesat e tyre të para. Për shkak se nuk i përmbahen rregullave të imponuara, ata bëhen ekspertë kur bisedojnë dhe mbrojnë pagën që dëshirojnë dhe moskonformiteti i tyre gjithmonë i udhëheq ata që të kërkojnë opsionin më atraktiv dhe më të favorshëm për veten e tyre. Nëse fëmija juaj është rebel, ose kokëfortë, nuk duhet të shqetësoheni, sepse ekziston mundësia që fëmija juaj të bëhet një i rritur shumë i suksesshëm.
 
Shfleto artikuj te tjere per:

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved