Lëngu për pastrimin e mëlçisë
 
Shperndaje
ikub#: 2005290136
Lëngu për pastrimin e mëlçisë Mëlçia është laboratori i organizmit. Aty filtrohen dhe pastrohen shumë lëndë, por mbetet gjithnjë i rrezikuar të mbetet vetë i molepsur.
Ndaj duhet pastruar edhe mëlçia. Dhe një ndihmë në këtë drejtim jep bizelja, më saktësisht, lëngu i saj.
Bizelet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folateve, Vitaminës B6, Vitaminës B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium. 
Lëngu i mëposhtëm ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara gjatë ditës. 
Përbërësit:
1 grusht bizele
1 filxhan çaji spinaq
1 mollë jeshile e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat
1 limon pa lëkurë dhe bërthama
Gjysmë kastraveci
Një majë luge çaji kripë.
Kalojini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave dhe të perimeve, shtoni kripën dhe pijeni menjëherë, për tre ditë.
 



Shfleto artikuj te tjere per: BIZELE LENGU MELCIA PASTRIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved