Kur dhe si t'u jepni fëmijëve një telefon celular
 
Shperndaje
ikub#: 2005310010
Kur dhe si t'u jepni fëmijëve një telefon celular Sa herë kemi dëgjuar që fëmijët dhe prindërit tentojnë të minimizojnë rreziqet e shkaktuara nga përdorimi i tepërt i teknologjisë? Në fakt, smartphone tani janë bërë një zgjatim i dorës sonë, dhe në disa raste, gjithashtu edhe i mendjes sonë.
Në realitet çështja është shumë më komplekse ... Nuk bëhet fjalë vetëm për sa, por edhe si, një person kalon kohën në internet. Teknologjia është dhe mbetet një mjet. Varet nga përdoruesit që ta përdorin atë me përgjegjësi dhe vetëdije. 
Është mirë t'i kushtoni vëmendje momentit kur vendosni t'i jepni fëmijës tuaj një celular. Telefoni celular, në përgjithësi, duhet t'u jepet fëmijëve pas moshës 13 vjeçare. 
Është e rëndësishme të mbikëqyrni fëmijët dhe t'i pyesni se si e kaluan ditën. Nëse dikur ishte e mjaftueshme të dinit se çfarë kishin bërë jashtë shtëpisë, tani është bërë veçanërisht e rëndësishme të dini se çfarë bëjnë kur janë në shtëpi. 
Duhet t'i kthehemi dialogut, duke u përpjekur të njohim botën e fëmijëve dhe interesat e tyre në internet. Dhe kjo mund të bëhet duke pyetur. Çfarë ju pëlqen? Çfarë kërkojnë në internet dhe që nuk i gjejnë në jetën reale? Pse një lojë i pëlqen kaq shumë? 
Vetëm në këtë mënyrë teknologjia nuk do të jetë problem, por një burim informacioni.
 



Shfleto artikuj te tjere per: CELULAR FEMIJE PRIND SMARPHONE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved