marketkonekt
0 0
0
 
Analiza e Pasqyrave Financiare - Tema 5
TEMA 5: ANALIZA E FLUKSEVE TE MJETEVE MONETARE

ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE

TEMA 5: ANALIZA E FLUKSEVE TE MJETEVE MONETARE

 

Përmbajtja
- PF Mjeteve Monetare si mjet i analizës pasqyrave financiare
- Paraqitja e PF Mjeteve Monetare apo PFP
- Parimi i ndërtimit të PFP
- Lidhja e PFP me Bilancin Kontabel dhe Pasqyren e te Ardhurave
- Perdorimi i PFP ne analize
- Treguesit e PFP dhe analiza e tyre
- Lidhja e të ardhurave me flukset e parasë.

 

PF Mjeteve Monetare si mjet i analizës pasqyrave financiare

-  Flukset e parasë përdoren nga analistët për shqyrtimin e situatës së likuiditetit.
-  Flukset e parasë përdoren edhe për perceptimin më të mirë të faktorëve që ndikojnë në tepricën e parasë së njesisë ekonomike gjatë një periudhe të caktuar ushtrimor
e.

 

PFP eshte mjet analitik i rendesishem per kreditoret, investitoret dhe çdo perdorues tjeter te te dhenave te pasqyrave qe ndihmon ne percaktimin e ketyre treguesve:
-  Aftesia per te gjeneruar flukse te Arkes ne te ardhmen
-  Aftesia per te perballuar ne kohe detyrimet ne para
-  Nevojat e ardheshme per financime te jashtme
-  Suksesi ne menaxhimin e veprimtarise financuese
-  Efikasiteti i zbatimit te strategjise financuese dhe investuese.

 

Paraqitja e PF Mjeteve Monetare apo PFP

PFP është një pasqyrë sistematike, e cila paraqet informacion financiar, te dy pasqyrave te tjera kryesore financiare,
• në Bilancin kontabël dhe
• ne Pasqyrën e të ardhurave.

Ndryshimi qëndron:
- në mënyrën e paraqitjes së këtij informacioni
dhe,
-  në parimin e përdorur për sintetizimin e tij.

 

Paraqesim ekuacionin e bilancit duke klasifikuar aktivet totale në: aktive “para” dhe “aktive jo
para”, si më poshtë: Para + Aktive jo para = Detyrime + Kapitali aksioner

Duke modifikuar, për të nxjerrë në dukje “paranë”:
Para = Detyrime – Aktive jo para + Kapitali aksioner

Ose

Para = Detyrime – Aktive jo para + Kapitali

Ky i fundit është ekuacioni bazë i PFP.

 

Parimi i ndërtimit të PFP

Parimi kontabël për ndërtimin e PFP është:
• parimi kontabël i bazës së parasë, dhe jo parimi i të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara (kontabiliteti rrjedhës/rritës),
që përdoret për ndërtimin e pasqyrave të tjera financiare.

Kjo pasqyrë, mat flukset hyrëse dhe dalëse të parasë, sipas momenteve të kohës kur ato janë realizuar pavarësisht se kur njihen të ardhurat dhe shpenzimet në kontabilitet.

 

Avantazhet e perdorimit te PFP

 Avantazhet e perdorimit te PFP:
 - Shumica e perdoruesve arrijne te kuptojne dhe te pajtohen me shpejt me parimet e zbatuara ne Pasqyren e te Flukseve te Parase .
- Kjo pasqyre i grupon flukset e arkes, hyrese apo dalese, sipas aktiviteteve te kryera realisht nga njesia ekonomike
.

 

Standardi Ndërkombetar i Kontabilitetit

Standardi Ndërkombetar i Kontabilitetit SNK 7, është standardi që rregullon klasifikimin, dhe paraqitjen e informacionit të Pasqyrës së Flukseve të Parasë.

 Objektivi i këtij Standardi është:
- të sigurojë se njësitë ekonomike do të raportojne flukset e tyre hyrëse dhe dalëse të një periudhe duke theksuar komponentët e rëndësishëm të flukseve, në një mënyrë të tillë që të lehtësojë krahasimin e performancës së flukseve të bizneseve të ndryshme,
- të sigurojë informacion që ndihmon në kuptimin e likuiditetit dhe të aftësisë paguese të tyre.

 Pra, ky standard kontabël përcakton 4 koncepte kryesore:
- koncepti i parasë, i aktiviteteve të shfrytëzimit, të
- investimit dhe të financimit.

 

Tabela e flukseve hyrëse, dalëse

 

image23

 

Zhvleresimi paraqitet ne seksionin e aktiveve, por ne fakt perfaqeson nje kunderparti te aktiveve.

 

Flukset e parasë nga aktivitetet operative (të shfrytëzimit) FOP

Flukset e parasë nga aktivitetet e shfrytëzimit, janë në përgjithësi efektet në para nga transaksionet dhe ngjarje të tjera të lidhura me aktivitetet e prodhimit dhe të shitjes, aktivitete të cilat tregohen edhe në Pasqyrën e të Ardhurave të firmës para llogaritjes së Fitimit pas tatimit (EAT).

 

Metodat e llogaritjes se flukseve neto operative te parase

- Ekzistojnë dy metoda për të llogaritur efektin neto të flukseve operative të parasë, metoda direkte ose e drejtpërdrejtë, dhe
metoda indirekte ose e tërthortë.

Metoda Direkte, e cila rendit të gjitha flukset specifike të parasë, të cilat janë të lidhura me fitimin pas tatimit të tilla si, blerjet e materialeve, pagën e paguar punonjësve, arkëtimet nga shitjet e produkteve dhe shërbimeve, pagesat për qiratë dhe për shpenzime energjie, etj.(rekomandohet nga standardi SNK 7).

Metoda Indirekte, sipas së cilës, fluksi i parasë llogaritet duke u nisur nga Fitimi pas tatimit në Pasqyrën e të Ardhurave. Këtij rezultati i bëhen dy lloj rregullimesh për të përftuar fluksin neto operativ të parasë.

 

Rregullimet për të përftuar fluksin neto operativ të parasë.

Rregullimi i llojit të parë ka të bëjë me zerat e shpenzimeve dhe të ardhurave jomonetare para fitimit pas tatimit.
- Sipas këtij rregullimi,
shtohen shpenzimet jomonetare dhe
zbriten të ardhurat jomonetare nga fitimi në mënyrë që të eliminohet ndikimi i tyre në këtë rezultat (përderisa tashmë këto shpenzime dhe të ardhura janë reflektuar në të).

 

‘Rakordimi midis Fitimit dhe Fluksit Neto Operativ te Parasë’

 

image24

 

Ndertimi i pasqyres

image25

 

Rakordimi midis Fitimit dhe Fluksit Neto Operativ te Parasë’

- Pervec ketyre zerave, nese kane ndodhur ndryshime te tjera ne aktive apo pasive ASH, qe ndikojne ne fitimin pas tatimit, keto ndryshime duhet te “rregullojne” fitimin, pra cdo rritje ne AASH do te zvogeloje fitimin dhe anasjelltas, dhe cdo rritje ne pasivet ASH do te rrise fitimin dhe anasjelltas.

 

Lidhja e PFLidhja PFP me Bilancin Kontabël dhe me Pasqyrën e të Ardhurave

- Fitimi operativ pas tatimit, merret nga Pasqyra e të Ardhurave dhe përdoret në Pasqyrën e Flukseve.
- Rritja ose zvogëlimi i gjendjes së parasë nga një vit në tjetrin, gjendet në Bilancin Kontabël, e cila është e njëjta periudhë për të cilën është ndërtuar Pasqyra e Flukseve.

Pasqyra e Flukseve të Parasë ndahet në tre kategori:

 Fluksi i parasë nga aktivitetet financuese:
- shtohet për paratë e marra nga emetimi i borxhit të ri dhe aksioneve të reja (fluks hyrës).
zvogëlohet me sasinë e dividendit të paguar (fluks dalës).

 Fluksi i parasë nga aktivitetet investuese:
pakësohet kur blejmë aktive afat-gjata (AAM), të tilla si: ndërtesat dhe makineritë (fluks dalës).
- shtohet për paratë e marra nga investime ose shoqëri të përbashkëta të ndara, me të cilat njësia ekonomike nuk përgatit pasqyra të konsoliduara.
- shtohet si rezultat i shitjeve të aktiveve afat-gjata dhe dizinvestimeve të tjera të kryera (fluks hyrës).

 

Totali i të tre seksioneve të pasqyrës së flukseve të mjeteve monetare është i barabartë me fluksin neto të parasë, pra:

Fluksi i parasë nga aktivitetet operative + Fluksi i parasë nga aktivitetet e investimit + Fluksi i parasë nga aktivitetet e financimit = Fluksi neto i parasë.

Fluksi neto i parasë është i barabartë me ndryshimin e zërit “Mjete monetare dhe ekuivalentë” në Bilancin Kontabël të dy datave të njëpasnjëshme.

 

Metoda direkte

Në metodën direkte :
- Arkëtimet nga shitja e mallrave llogariten me formulën:
-  Shitje + Klientë në fillim të periudhës – Klientë në fund të periudhës.
- Pagesat e blerjeve të mallrave llogariten si:
- Kosto e Mallit të Shitur + Inventari në fund – Inventari në fillim + Furnitorë në fillim të periudhës – Furnitorë në fund të periudhës.
- Këto formula i përdorim për të konvertuar të ardhurat në arkëtime dhe shpenzimet në pagesa, sepse arkëtime/pagesa janë koncepte që lidhen me parimin e kontabilitetit të parasë.

 

Rregullimi i flukseve të parasë nga aktivitetet operative.

Mund t’i bejme katër lloje rregullimesh fluksit të parasë nga aktivitetet operative ::
 1.Përfitimet e tatimit nga opsionet për aksione të punonjësve .
 2. Ndryshime të pazakonta në llogaritë e kapitalit punues (të arkëtueshmet, inventaret dhe të pagueshmet).
 3. Shpenzimet kapitale të cilat duhet të shpenzohen gjatë periudhës (flukse dalëse të parasë nga aktivitetet
investuese që duhet të riklasifikohen e te perfshihen tek fluksi operativ i parasë .
 4. Fitimet jopërsëritëse (që ndodhin vetëm një herë) nga dividendët e arkëtuar ose nga letrat me vlerë të
tregtueshme.

 

Treguesit e pasqyrës së Flukseve të Parasë

• Janë në dispozicion të paktën tre matës të vlefshëm të fluksit të parasë
-  Fluksi i parasë nga aktivitetet operative
-  Fluksi i Lirë i Parasë:
• ne dispozicion te aksionereve (FPA),
• në dispozicion të firmës (FPF)

 

Fluksi i lirë i Parasë

 Fluksi lire i parase:
 FP per aksioneret ose Fluksin e lire te Parave per nj.ekon. apo per firmen FPF. Pra,
• FPA = Fluksi operativ – Fluksi investues
• FPA = EAN – Shpenz kapitale neto - ne kapitalin qarkull.neto + Borxhi i ri – Shlyerja e borxhit vjeter. (formula baze e FPA)
• FPF = Fluksi operativ – Fluksi investues + Shpenzime interesi (1- %tatimit)

 

Treguesit e PFP dhe analiza e tyre

 Analiza e prirjes se Flukseve te Parase
Te dhenat e PFP mund te perdoren ne analize edhe per realizimin e ketyre objektiveve:
• Shqyrtimi i zërave specifikë të flukseve të parasë në një periudhë të caktuar për të kuptuar rëndësinë dhe ndikimin e tyre individual.
• Shqyrtimi i tendencave të përbërësve të ndryshëm gjatë disa periudhave ushtrimore dhe ndërlidhja e tyre me zëra të caktuar të pasqyrës së të ardhurave.
• Shqyrtimi i lidhjes dhe peshës së përbërësve të ndryshëm të flukseve gjatë disa periudhave kohore.

 

Treguesit e PFP dhe analiza e tyre

Raporti vjetor i shoqërisë Fizers (në mijë lekë).

image26

 

Fluksi neto i përgjithshem

Nga raporti vjetor i firmës Fizers merret edhe informacioni i cili përmblidhet në tabelën e mëposhtme (të dhënat në mijë lekë).

image27

 

Treguesit e PFP dhe analiza e tyre

Raporti i mjaftueshmërisë së fluksit të parasë, është një matës i aftësisë së firmës për të gjeneruar para të mjaftueshme nga operacionet,

Raporti i mjaftueshmërisë së fluksit të parasë:
Shuma e X viteve fluks operativ i parasë
Shuma e X viteve shpenz kapitale, shtesa në inventar, e dividend në para
.

 

Treguesit e PFP dhe analiza e tyre

Raporti i riinvestimit të parasë është një matës i përqindjes së investimit në aktive që paraqesin paranë e mbajtur dhe të riinvestuar në shoqëri për të zëvendësuar aktivet ekzistuese edhe për të financuar rritjen e operacioneve.

Ky raport llogaritet si:
Fluksi operativ i parasë – Dividendët e paguar
Ndërtesa (bruto) + Investime + Aktive të tjera + Kapitali Qarkullues

Zakonisht konsiderohet si i mjaftueshëm një raport riinvestimi në masën 7% – 11%.

 

Flukset e paraFlukset parasë dhe cilësia e fitimeve të firmës.

Çmimi i aksionit në treg- përcaktohet nga shumë faktorë ndërmjet të cilëve:
- flukset e parasë.
-  ndikimi i fitimeve (ose i EPS) në lëvizjen e cmimeve të aksioneve.
• në periudhën afat-shkurtër, janë fitimet që ndryshojnë cmimet e aksioneve sepse fitimet modifikojnë pritjet mbi flukset e ardhshme të parave në periudha afatgjata.
• mqs investitorët blejnë dhe shesin aksione bazuar në fitimet që duan të marrin, fokusi i analizës mbeten. fitimet.

 


 
itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 0
LEKSION
1001080005





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan