ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Tumoret e gjëndrave të pështymës
Kryesisht takohen në gjëndrat: parotis, submandibulare, sublinguale dhe aksesore.

Kryesisht takohen në gjëndrat: parotis, submandibulare, sublinguale dhe aksesore.

I ndajmë në:
1.    Beninje,
2.    Me malinjitet të ndërmjetëm,
3.    Malinje.

Gjithashtu ndahen në:
1.    Tumore epiteliale,
2.    Tumore jo epiteliale.

Tumoret beninje

Tumoret beninje zënë 60% e tumoreve të gjëndrave të pështymës në përgjithësi, nga këto 50% zë Adenoma Pleomorfe ose tumori mixt (i përzier). Ky tumor preferon femrat në një raport 3:1 Me meshkujt, preferon moshën rreth 50 vjeç, 65 % prek gjëndrën parotis. Adenoma ka një ecuri të ngadalshme, Me përmasa sa një kokërr portokall, nuk është i dhimbshëm, nuk aderon, në prekje vërehen sipërfaqe lobulare dhe Me krepitacione. Recidivon në 20% të rasteve, ndërsa 2-3 % e rasteve mund të degjenerojë në kancer dhe ka një prognozë shumë të keqe.

Shenjat e degjenerimit:
•    Rritja e vrullshme,
•    Dhimbja,
•    Aderimi Me indet përreth.

Një tjetër ndarje e tumoreve beninje, do rendiste si ndër më të rëndësishmit pas Adenomës Pleomorfe, këto tumore:
1.    Adenoma monomorfe,
2.    Adenolimfoma (tumori WORTHIN),
3.    Onkocitoma,
4.    Adenoma Me qeliza bazale.

Tumoret Me malinjitet të ndërmjetëm

Janë dy të tillë si më të hasurit në praktikën mjekësore:
•    Tumori Mukoepidermoid,
•    Tumori Me qeliza acidoze.

Tumori mukoepidermoid, shpesh e quajnë tumor hileqar, sepse është i fshehtë dhe pa simptoma, takohet Me shumë në gjëndrën parotis, haset pothuajse së të gjitha moshat, është i kufizuar dhe mund të jetë i mishtë ose kistik. Në 30% të rasteve mund të recidivojë pas operacionit, prandaj bëhet parotidektomia totale (hiqet komplet gjëndra parotis Me gjithë tumor), Me konservim të nervit facial.
Tumori Me qeliza acinoze ka afërsisht të njëjtën klinikë si tumori mukoepidermoid, haset pak a shumë të gjitha moshat, prek më shumë gjëndrën parotis, është i kufizuar.

Tumoret malinje

Cilindroma  (karcinoma adenocistike), takohet në moshat e kaluara, më shumë prek femrat, ka prognozë shumë të keqe. Adenokarcinomat- janë tumore malinje, shumë agresive, japin gjithmonë metastaza (shpërndahen) si në afërsi, ashtu edhe në distancë. Mjekimi i tyre është padyshim radikal, duke aplikuar parotidektomi totale pa konservim të nervit racial, duke e shoqëruar Me kyretazh ganlionar (diseksion të qafës). pas ndërhyrjes kirurgjikale mjekimi vazhdon Me Rö-Terapi (terapia Me rrezatim) dhe Kimioterapi.

Tumoret jo epiteliale

nuk janë tumore salivare (të gjëndrave të pështymës) por zhvillohen në intersticiumin e gjëndrës si dhe në indet fqinje (ind dhjamorë, muskulor, kutan). si më të rëndësishmit, përmendim disa prej tyre:

•    Angliomat,
•    Lipomat,
•    Pseudolimfomat,
•    Neurinomat,
•    Neurofibromat,
•    Limfoma,
•    Sarkoma,
•    Melanoma.

ITK Rreze Drite













Komente: Shfleto artikuj te tjere per: Lexuar: ikub #:
 0  2.156 1001250040





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan