marketkonekt
0 0
0
 
Master Administrim Publik
Programi ynë MPA është projektuar për të kualifikuar manaxherë dhe administratorë si të sektorit privat ashtu edhe të atij publik, për të qenë të aftë të përballojnë dhe manaxhojnë organizata konkurruese të nivelit ndërkombëtar.

Master Administrim Publik

 

 

Programi ynë MPA është projektuar për të kualifikuar manaxherë dhe administratorë si të sektorit privat ashtu edhe të atij Publik, për të qenë të aftë të përballojnë dhe manaxhojnë organizata konkurruese të nivelit ndërkombëtar. Programi MBA/MPA ka një vlerë të veçantë për personelin e  tuaj, për faktin se do t’u mundësojë atyre njohjen e problemeve dhe oportuniteteve që ofrojnë organizatat publike apo private. MBA/MPA trajnon gjithashtu specialistë që do të njohin sjelljen organizacionale duke i bërë ata administratorë Publikë efektivë.

Ky program ofron keto lende:


1. Manaxhimi i Sistemeve te Informacionit

Sigurojne aftesite e nevojshme per perdorimin e si ne zgjidhjen e problemeve ne te gjitha nivelet e organizates. Fusha e perdorimit te si ne identifikimin e problemeve mund dhe duhet te zgjerohet, ne menyre qe te perfshihen te gjitha aktivitetet, vecanerisht ato te nivelit strategjik te nje organizate. Sistemete e integruara te informacionit sigurojne nje eficence te larte te organizates.

2. Manaxhimi dhe sjellje organizative

ofron teorite kritike te shkences se sjelljes dhe kontribuon ne manaxhimin efektiv te burimeve njerezore ne organizata. Ketu zbulohet kuadri konceptual qe diagnostikon dhe shpjegon problemet dhe sjelljet nderpersonale ne nje organizate. Keto modele do te sherbejne si baze per pajisjen e studenteve me aftesi te sjelljes. Teknika te caktuara ndihmojne per aktivitete efektive ne grup dhe individuale si dhe krijojne nje eksperience manaxheriale pozitive. Temat kryesore perfshijne komunikimin, fuqine dhe influencen, manaxhimin e konfliktit dhe perceptimin. 


3. Hyrje ne Administrim Publik

Administrimi i sektorit Publik eshte lenda e pare e programit MPA dhe hedh baza per lendet e tjera te kursit. Lenda perqendrohet ne konceptet baze, teorite dhe parimet e administrates publike perendimore dhe aplikimit e tyre ne praktiken shqiptare. Temat kryesore te perfshire jane maredhenia midis politikes dhe administrates, konflikti i interesave publike, struktura dhe mjedisi i administrates publike, etika e ketij sherbimi, etj.

4. Ekonomia publike

Lenda fokusohet ne Microeconomics dhe aplikimet e saj ne politike dhe manaxhimin e sektorit Publik dhe jofitimprures. Nje nga ceshtjet kryesore ne cdo shoqeri eshte se cfare duhet te beje qeveria dhe si duhet ta beje ate? ne kete kurs, koncepti i eficences trajtohet dhe aplikohet ne objektivin e barazise sociale per te ndihmuar ne percaktimin e roleve te sektoreve privat, Publik dhe jofitimprures.

5. Kontabiliteti per Administratoret Publik

Nje studim rigoroz i kontabilitetit te brendshem si nje mjet per gjenerimin e informacionit per planifikimin dhe kontrollin manaxherial. problemet dhe materialet e rastit jane perdorur per te rishikuar bazat e kontabilitetit financiar, per te zhvilluar nje kuptim operacional te sistemeve te thjeshta te kostos, konceptet e kapitalit dhe operimit te buxhetit, analiza inkrementale, cmimi i transfertave, vleresimi i performances, dhe teknika te tjera sasiore te zgjedhura te gatshme per te asistuar ne manaxhimin e nje performance te funksionit te kontrollit dhe planifikimit.

6. Planifikimi Strategjik

vleresimi sistematik te mundesive te ardhshme si dhe te rreziqeve dhe kercenimeve per organizaten. Krijimi i nje vizioni qe udheheq misionin e organizates ne te ardhmen, si dhe vleresimi i vlerave dhe interesave te organizatave dhe individeve.

7. E Drejta publike dhe Administrative

Shpjegimi i legjislacinit ne shoqerine dhe kuadri ligjor i administrimit Publik. Shqyrtimi i fushave themelore te legjislacionit duke perfshire procesin rregullator, vendimet administrative, aktet dhe procedurat administrative, rishikimin ligjor, te drejtat e qytetareve etj. Temat qe do te zhvillohen permbajne njohuri kryesore mbi shtetin, shoqerine dhe te drejten. ne vartesi te programit te ngjeshur per 12 ore, do te fokusoheni kryesisht ne konceptet qe jepen ne 2 disiplinat shkencore te te drejtes administrative dhe te drejtes publike.

8. Manaxhimi i Projektit

Synon qe te ndihmoje studentet ne njohjen dhe kuptimin me te thelluar te koncepteve themelore te manaxhimit te projektit. Lenda do te adresoje kryesisht natyren e manaxhimit te projekteve te sektorit Publik duke u fokusuar kryesisht ne problemet qe lidhen me zgjedhjen e projekteve, me inicimin, operimin dhe kontrollin e tyre. do te pershkruajme metodologjite dhe teknikat qe do te duhet te perdoren dhe si lidhen ato me problemet reale qe ndeshen gjate te gjithe fazave te ciklit te jetes se projektit.

9. Etika per Administratorin

Kjo lende ka per qellim te vere theksin ne rolin e administratorit ne nje organizate dhe parimet etike qe ky administrator duhet te respektoje. Fillimisht synohet te jepen disa probleme qe i lindin administratorit dhe ku etika luan rol te rendesishem. Kjo pasohet me nje model te analizes dhe zgjidhjes se ketyre problemeve. me tej synohet te shpjegohet konteksti social brenda te cilit administratori punon, pergjegjesia sociale e tij, konflikti midis pergjegjesise subjektive dhe objektive dhe se fundi modeli i administrimit te pergjithshem.
     

10. Manaxhimi Financiar ne Administraten publike

Vlera ne kohe e parase. Analiza e fluksit financiar te diskontuar. Risku dhe norma e kthimit. Buxhetimi i kapitalit. Analiza e riskut dhe buxhetimi optimal i kapitalit. Kostoja dhe struktura e kapitalit. te ardhurat ne sektorin Publik. Manaxhimi i pasurise cash. Buxhetimi si mekanizem per planifikim dhe manaxhim financiar. Pergjegjesite e qeverise, administrimi i borxhit.
     

11. Manaxhimi Strategjik i Burimeve njerezore


mjedisi i jashtem dhe ai organizativ. Partneritetet strategjike. Planifikimi i burimeve njerezore, perfshirja dhe ndryshimi. Rendesia strategjike e analizes se punes, modelimit te pergjegjesive, rekrutimit dhe terheqjes se punonjesve te talentuar. Trajtimi i gjitheanshem i sistemit te shperblimit. Matja e performances dhe feedback-u. Sindikatat dhe negociatat kolektive.

itkalbania Nobel >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 0
1001250078





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as