marketkonekt
0 0
0
 
Ileus
Ileusi karakterizohet nga një ndërprerje totale ose parciale e tranzitit intestinal duke penguar kalimin normal te feçeve, lëngjeve dhe gazeve nëpër zorrë. Ai përbën një urgjencë akute abdominale dhe mund të bëhet shkak vdekjeje, nqs komplikohet me ishemi të intestinit.

Ileusi karakterizohet nga një ndërprerje totale ose parciale e tranzitit intestinal duke penguar kalimin normal te feçeve, lëngjeve dhe gazeve nëpër zorrë. Ai përbën një urgjencë akute abdominale dhe mundbëhet shkak vdekjeje, nqs komplikohet me ishemi të intestinit.

 

adezioni

 

ETIOLOGJIA
me kalimin e kohëve shkaqet e obstruksionit kanë ndryshuar. Megjithatë këto shkaqe mundndahen në tre kategori:

a) shkaqe ekstraluminale ku bëjnë pjesë: strangulacionet ose torsionet e një segmenti të zorrës (ku zorra përdridhet rresh boshtit të saj),aderencat, herniet(inguinale, femorale etj.), neoplazi ose abscese të organeve abdominale që komprimojnë nga jashtë zorrët duke penguar tranzitin normal të produkteve nëpër hapësirën intestinale.

b) shkaqe intraluminale që marrin origjinë nga muri intestinal. Proçese të tilla mund të jenë: defekte kongenitale të lindura ose të fituara të paretit të zorrës, inflamacione, infeksione, tumore, trauma që shkaktojnë hematomë në intestin, striktura ishemike etj.

c) shkaqe intraluminale që nuk marrin origjinë nga muri intestinal si: gurë që mund të kenë migruar nga kolecista në zorre, bezoare ose trupa të  ndryshëm të huaj që mund të jenë gëlltitur aksidentalisht.

(Ekziston dhe një kategori tjetër e veçante e ileusit që quhet ileus paralitik dhe shkaktohet nga dëmtimi i proçesit të inervimit të zorrës që mund të shkaktohet nga sëmundje të ndryshme ose trauma aksidentale të plekseve nervore që inervojne zorrët)
Një ndarje tjeter është dhe ajo që e klasifikon ileusin në a)strangulativ(me ndërprerje të furnizimit me gjak) b)jo stranguativ(pa ndërprerje të furnizimit me gjak)
nga të gjitha shkaqet e mësipërme adezionet përbëjnë shkakun më të shpeshtë. Në shumicën e rasteve ato janë sekondare pas ndërhyrjeve të mëparshme kirurgjikale. Një shkak tjetër i shpështë është edhe inkarcerimi i pjesës së intestinit që ndodhet në sakusin  herniar në herniet e ndryshme. shkaqe më të rralla janë sëmundjet inflamatore dhe polipet intestinale.

FIZPATOLOGJIA
Në fillimin e ileusit rritet motiliteti dhe peristaltika  intestinale duke u përpjekur të kalojë pengesën. Peristaltika rritet para dhe pas pikës së pengesës. Kjo peristaltikë e rritur është përgjegjëse për diarrenë që haset ne fillimin e ileusit. me kalimin e kohës intestini dilatohet dhe kontraksionet pakësohen. Në hapësirën intraluminale grumbullohen elektrolite dhe sasi e madhe uji duke shkaktuar kështu dehidratim dhe hipovolemi. Ky dehidrim në një obstruksion proksimal mund të shoqërohet me hipokloremi, hypokalemi, alkalozë. Në një obstruksion distal humbja e elektroliteve është më e paktë. Në faza më të përparuara ndodh oligouria, azotemia dhe rritje e hemokoncentrimit. Rritja e presionit intraluminal shkakton ulje të fluksit të gjakut në mukozë. Ileusi mund të shkaktojë dhe alteracione patologjike të florës normale intestinale (zorra mbipopullohet nga E.Coli, Streptoccocus fecalis, Klebsielat etj.)

MANIFESTIMET KLINIKE,DIAGNOZA
Anamneza dhe ekzaminimi fizik janë esenciale në vënien e diagnozës.
Ankesat kryesore të ileusit janë: dhimbjet e forta në formë kolikash, të vjellat dhe mungesa e eleminimit të gazrave dhe feçeve. Këto  simptoma varjojnë në varësi të zgjatjes dhe nivelit te pengesës. Dhimbja tipike abdominale ne formë krampesh ndodh në mënyrë paroksizmale në intervale 4-5 min. Nauzeja dhe të vjellat janë më të shpeshta në pengesat që ndodhen proksimalisht dhe mund të përbëjnë simptomën e vetme (në fillim ato mund të jenë me përmbajtje të ushqimeve të sapo ngrëna, me vone me përmbajtje biliare dhe në faza të përparuara të vjellat bëhen fekaloide). Kurse për pengesa që ndodhen distalisht dhimbja përbën simptomën kryesore.
Konstipacioni ndodh në faza më të përparuara të sëmundjes dhe mund të paraprihet nga diarreja që ndodh si pasojë e hiperperistaltikës fillestare.

- Ekzaminimi fizik: Pacientët me ileus mund të paraqesin takikardi dhe hipotension që përbëjnë manifestimet kryesore të hipovolemise. Temperatura indikon mundësinë e strangulacionit. Në prekje abdomeni është meteorik dhe haset prezenca e kllapotazhit. Në auskultacion dëgjohen valët hiperstaltike dhe gurgullimat në fillimet e obstruksionit .
Ekzaminimi rektal është i domosdosëëm se mund të evidentoje masa intraluminale ose gjak okult, që mund të japë neoplazi ose infarkt intestinal.

- Ekzaminimet imazherike dhe laboratorike:
- Radiografia në diagnozën e ileusit ka një sensitivitet afro 60%. me anë te saj evidentohen dilatacionet e murit të zorrës dhe nivele të shumta hidro-aerike që ndodhen në të. Radiografia mund të evidentojë dhe shkakun e pengesës në disa raste(trupat e e huaj, gurët). Por me anë të radiografisë është e vështirë të dallohet nqs pengesa është totale ose parciale.
- CT është ekzaminimi tjetër e cila ka një sensitivitet tepër të lartë në diagnostikimin e ileusit të theksuar. Gjithashtu ajo lokalizon saktësisht nivelin dhe shkakun e pengesës.
Irrigografia dhe Ekografia janë metoda të tjera me sensitivitet mesatar diagnostikues.
- Analizat laboratorike përbëjnë ekzaminimin rutinë me informacione të varfra. mund të tregojë ulje të elektroliteve në gjak, ulje të hematokritit. Kur kemi leukocitozë mund të dyshojmë për strangulacion që përbën urgjencë ekstreme.

TRAJTIMI
Trajtimi është ne varësi të shkakut. Megjithatë cili do qoftë shkaku disa masa janë të domosdoshme të merren. Zakonisht këta pacientë janë të dehidratuar. Prandaj hapi i parë në trajtimin e këtyre pacientëve përbën hidratimin intravenoz me Sol.fiz. ose Ringer lactat. Më pas shtohen dhe elektrolitet. Gjithashtu në këtë fazë jepen dhe antibiotikë me spektër të gjerë në mënyrë profilaktike.
Në përgjithësi pacientë me ileus kanë nevojë për trajtim imediat kirurgjikal. Trajtimi kirurgjikal kryhet në varësi të shkakut, kështu: adezionet trajtohen me anë të lizës së tyre, në neoplazite ose trupat të huaj kryhet heqja e tyre,etj. Vetëm një pjese e vogël trajtohen me rrugë jo kirurgjikale, kryesisht pacientët me obstruksion parcial.
Trajtimi laparoskopik përbën gjithashtu një metodë tjetër të suksesshme dhe indikohet me obstruksione proksimale dhe parciale.

itkalbania Nobel >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0 1001280019





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as