marketkonekt
0 0
0
 
Kanceri i stomakut
Stomaku eshte nje organ kavitar ne formen e germes J i lokalizuar ne epigaster (nen diafragme, ne pjesen e siperme te kavitetit abdominal).

anat_stomak

 

Anatomia
Stomaku eshte nje organ kavitar ne formen e germes J i lokalizuar ne epigaster (nen diafragme, ne pjesen e siperme te kavitetit abdominal). Ai eshte i ndare virtualisht ne tre pjese kryesore: pjesa e siperme qe eshte ne kontakt me diafragmen quhet fundus, pjesa distale para daljes ne duodenum quhet pars pylorica, kurse pjesa me e madhe ndermjet fundusit dhe pilorit quhet korpus(trupi i stomakut). Stomaku ka raporte te ngushta me melçine e cila i qendron djathtas, pas tij ndodhet pankreasi kurse majtas lokalizohet shpretka. Vaskularizimi i stomakut kryhet nga deget gastrice te a.celiace. Drenimi limfatik kryhet nga kater grupe kryesore limfonodujsh qe lokalizohn perreth stomakut . Inervimi i stomakut kryhet njekohesisht nga dege parasimpatike (nepermjet n.vagus) dhe dege simpatike(nepermjet pleksit celiac). Muskulatura e stomakut eshte teper e zhvilluar pasi  stomaku kryen tkurrje te fuqishme. Ajo perbehet nga tre shtresa fijesh muskulore ku ne secilen shtrese fijet kane drejtime te ndryshme.

Fiziologjia
Roli kryesor i stomakut eshte perpunimi i ushqimit dhe pergatitja e tij e metejshme per tu absorbuar ne pjeset me te poshtme te aparatit tretes. Keto procese kryhen ne saj te enzimave te ndryshme qe sintetizohen nga qelizat e mukozes se stomakut. Enzimat kryesore jane :gastrina (qe prodhohet nga qelizat G), somatostatina (sintetizohet nga qelizat D), histamina qe luan rol nxites per qelizat sekretore te stomakut etj.

Epidemiologjia
Tumoret malinje te stomakut kane qene shkaktaret kryesore te vdekjeve ne vitet 80’ por gradualisht kjo incidence ne ditet e sotme eshte ulur ndjeshem. Mendohet se kanceri i stomakut ze vendin e 14 te te gjitha proceseve malinje. Shifrat me te larta hasen ne Japoni dhe Ameriken e Jugut. Rreth 22 mije paciente diagnostikohen me Ca ne stomak cdo vit, nga te cilet 11500 do bejne exitus.

Etiologjia
Ende nuk dihet shkaku kryesor i shfaqjes se tumorit por disa faktore luajne rol riskant. Keta faktore mund te jene :dieta ushqimore(eshte vene re se nje diete e ulur ne yndyrna dhe proteina shtazore ne kombinim me nje diete te pasur me karbohidrate, kripera, nitrite dhe te gatuara ne tym ose te skuqura  rrit incidencen). Faktore mjekesore si inflamacione kronike te stomakut, polipe adenomatoze, gastritis atrofik, prezenca e helycobacter pylori etj.nuk duhen harruar gjithashtu faktoret gjenetik dhe konsumimi i duhanit  te cilet luajne rol ne rritjen e incidences se kancerit te stomakut.

Klasifikimi

95% e neoplazive malinje te stomakut jane adenokarcinoma. Pjesa tjeter perfaqesohet nga adenoacanthomat, Tumoret karcinoide, Tumoret stromale , limfomat etj. Jane propozuar disa skema persa i perket klasifikimit makroskopik-patologjik te tumorit por ajo sipas Borman eshte me e perdorura. Sistemi sipas Borman e klasifikon tumorin ne kater tipe ne varesi te aspektit makroskopik.

TIPI 1-Tumori ka forme polipi ose kerpudhe mbi siperfaqen e murit gastric.

TIPI 2-Lezioni ka aspekt ulcerative me kufij anesore te ngritur mbi siperfaqen e mukozes

TIPI 3-Lezioni ka aspect ulcerative me tendence infiltrimi

TIPI 4-Lezione qe infiltrojne ne menyre difuze shtresat e murit gastric
(Linitis Plastica eshte nje term i ri qe pershkruan tipin 4 te karcinomes, pra infiltrimin masiv te gjithe siperfaqes se stomakut)

Klasifikim tjeter eshte edhe ai sipas Lauren i cili i ndan Tumoret ne dy kategori te medha bazuar ne aspektin histologjik: a)ne Adenokarcinoma intestinale(qe jane mire te diferencuara) dhe b) Adenokarcinoma difuze(qe jane pak te diferencuara)

Klasifikimi TNM eshte ai qe na orienton me shume per trajtimin dhe diagnozen e tumorit:

Tx: nuk gjykohet  per prezencen e tumorit
T0: nuk ka tumor primar
Tis: Ca in situ intraepithelial
T1: Tumori invadon mukozen por nuk deperton me tej
T2: Tumori arrin deri ne shtresen muskulare
T3: Tumori penetron deri ne seroze pa invaduar strukturat perreth
T4: Tumori invadon strukturat perreth

No: nuk preken limfonodujt regjional
N1: Metastaza ne 1-6 limfonoduj regjional
N2: Metastaza ne 7-15 limfonoduj regjional
N3: Metastaza ne me shume se 15 limfonoduj regjional

M0: nuk ka metastaza ne distance
M1: Prezenca e metastazave ne distance

Klinika
Simptomat specifike ne fillim te semundjes mund te mungojne ose te mos jene intensive dhe keshtu ato neglizhohen nga pacienti. Dhimbjet dhe diskomforti abdominal mund te jene shqetesimet e para. Dhimbja mund te jete e njejte me ate qe shfaqet ne gastrit dhe ulcer por ajo eshte konstante dhe nuk qetesohet nga te ngrenit. ne stade me te avancuara pacienti mund te paraqesi renie ne peshe, anoreksi, keputje ose te vjella. Simptomat reflektojne dhe pozicionin e tumorit. Keshtu Tumoret e lokalizuara proksimalisht shkaktojne disfagi, kurse Tumoret qe ndodhen distalisht shkaktojne fenomene obstruksioni. Hemorragjia gastrointestinale shfaqet rralle. Ajo eshte prezente ne afro 15%te pacienteve ne formen e hematemezes kryesisht kurse 40% e pacienteve paraqet anemi.  ne stade te avancuara mund te palpohet nje mase ne epigaster ose limfonodujt e prekur.

Diagnoza
ne diagnoze rol te rendesishem luan anamneza me shenjat qe pershkruhen me lart, megjithate ajo jep rezultate te varfera ne stadet fillestare sepse ankesa si dhimbja, diskomforti abdominal jane prezente ne shume patologji te tjera abdominale. Ekzaminimet endoskopike jane ato qe vendosin diagnozen me nje saktesi qe eshte mbi 98%. me ane te endoskopise studiohet forma dhe lokalizimi i tumorit i cili mund te prezantohet si polip ose plage ulcerative.me ane te endoskpise merret dhe material bioptik per nje studim histologjik me te hollesishem. Ezofagogastroduodenoskopia mund te perdoret dhe per qellime terapeutike palliative ne pacinte ne stade te avancuara. Ekzaminimet imazherike si radiografia me dubel kontrast mund te arrije sukses deri ne 90% por eshte e veshtire te dallohen qarte proceset beninje nga ato malinje. Grafia e kraharorit kryhet per gjykimin e metastazave ne pulmone.
CT perdoret kryesisht per te lokalizuar metastazat qe mund te jene prezente ne orgene te tjera.Megjithate ajo nuk mund te dedektoje metastaza me te vogla se 5mm. Saktesia e Ct varion nga 25%-86%
Laparoscopia eshte ekzaminim tjeter qe mund te zbuloje metastaza me te vogla se 5mm kryesisht ne siperfaqen e heparit. Analizat e gjakut,testet e funksionit te heparit etj.kompletojne ekzaminimet diagnostike.

Trajtimi
Trajtimi kirurgjikal eshte ai i preferuari dhe  indikuari ne rastet operabile dhe ne mungese te metastazave ne distance. Siperfaqja e rezekuar e stomakut varet nga lloji dhe siperfaqja e prekur e stomakut. Rekomandohet qe rezeksioni te shtrihet ne kufij te shendoshe deri ne 6cm. Gastrectomia mund te jete totale ose subtotale ne varesi te stadit te semundjes. Rezeksioni shoqerohet dhe me kyrazhin e nyjeve limfatike regjionale. Trajtimi Palliativ rekomandohet ne pacientet inoperabile per shkak te diagnostikimit  te kancerit ne stade te avancuara dhe me metastaza ne distance. Mendohet se afro 20%-30% e pacienteve diagnostikohen ne kete stad.ne trajtimin paliativ mund te perfshihet: bypass, rezeksioni, radioterapia, kemioterapia, kanjulimi perkutan, procedura te ndryshme me laser,etj. Kemiopreparatet kryesore qe perdoren jane 5-FLUORACIL, LENCOVIRIN te kombinuara me seanca radioterapie. Mbijetesa 3-vjecare me trajtimin paliativ mund te varioje 40%-50%.

Prognoza
Mbijetesa 5-vjecare eshte ne varesi te stadit qe diagnostikohet pacienti. Keshtu per paciente qe ndodhen ne stadin 1 ajo eshte mbi 85%, per paciente qe ndodhen ne stadin 2 ajo luhatet 30-50%, per paciente qe ndodhen ne stadin 3 Mbijetesa 5-vjecare eshte 10-30% kurse per pacientet e stadit te 4 ajo nuk e kalon 5% (pacientet u duhen nenshtruar çdo gjashte muaj ekzaminimeve periodike pasi tumori mund te japi recidiva me kalimin e kohes).
 

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  3.930 1001280021





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan