0 0
1
 
Hyrje ne Ekonomi - Makroekonomi
Kriteret e vleresimit mbi bazen e te cilave studiohen sistemet ekonomike orientohen sipas dy kendveshtrimeve te ndryshme nga te cilat marrin nisem dy sektore te shkences ekonomike qe marin emrin e "makroekonomise" dhe te mikroekonomise".

HYRJE NE EKONOMI

 

Kriteret e vleresimit mbi bazen e te cilave studiohen sistemet ekonomike orientohen sipas dy kendveshtrimeve te ndryshme nga te cilat marrin nisem dy sektore te shkences ekonomike qe marin emrin e "makroekonomise" dhe te mikroekonomise".
NE shkencen mikroekonomike ekzaminohet sjellja e subjekteve te vecanta ekonomike dhe kriteret e ndjekura per percaktimin e disa parametrave karakteristike qe ndryshojne NE funksion te situates NE te cilen veprojne keto subjekte. Mikroekonomia zhvillon NE kete menyre teorine e "ofertes" dhe "kerkeses" te produkteve dhe sherbimeve qe paraqesin "tregun" NE te cilin NE nje moment te dhene percakton cmimin NE baze te se cilit keto "produkte" do te transferohen nga prodhuesit tek konsumatoret. Studiohen NE kete menyre permes raporteve te shkakut dhe pasojes, te gjithe fenomenet e lidhur me prodhimin, shperndarjen dhe shitjen e produkteve, ta para nen kendveshtrimin e nje subjekti te vetem veprues, NE funksion te oprtimizimit drejtimit te aktivitetit te ketij subjekti.

Por eshte gjithnje e nevojshme qe studimi mikroekonomik te inkuadrohet NE nje analize me te pergjithshme, duke e pare subjektin e vecante NE nje univers me te gjere, duke studiuar keshtu mbi probleme dhe fenomene qe i interesojne sistemit te pergjithshem ekonomik. Kete paraqet edhe shkenca makroekonomike, ku diskutimi perqendrohet NE agregatet funksionale te subjekteve ekonomike qe paraqesin karakteristika te ngjashme kundrejt grupeve te tjera. Ndryshojne NE kete rast edhe teknikat e studimit dhe nga nje determinizem i rastit, karakteristike per mikroekonomine, kalohet NE nje analize statistikore qe eshte karakteristike per studimet mikroekonomike. nen nje shprehje me konkrete, makroekonomia merret me ecurine e sistemit ekonomik NE teresine e tij, me fazat e espansionit dhe recesionit te prodhimit total te te mirave materiale dhe sherbimeve, me rritjen e prodhimit, nivelin te inflacionit dhe papunesise, NE nivelin e shkembimeve si dhe me karakteristikat themelore te nderveprimit ndermjet tregut te produkteve, te punes dhe aktiviteteve financiare te sistemit ekonomik.

Megjithe diferencen qe ekziston ndermjet mikroekonomise dhe makroekonomise midis tyre nuk ka nje ndryshim themelor, por vetem nje diference objekti studimi dhe menyre te trajtimit. Keshtu, duke studiuar percaktimin e cmimeve te nje ekonomie te vetme, per mikroekonomine eshte e pershtatshem te studiohen cmimet e industrive te vecanta; ndersa per makroekonomine kur studiohet niveli i cmimeve, eshte e nevojshme te injorohen ndryshimet ndermjet cmimeve relative te ekonomive te ndryshme.


Shkolla te ndryshme te mendimit ekonomik    

NE makroekonomi kane predominuar per nje kohe te gjate dy rryma mendimi ekonomik. Njera mbeshtet idene qe tregjet funksionojne me mire kur lihen te lire NE ecurine e tyre; tjetra propagandon nderhyrjen publike si nevoje per te permiresuar NE menyre te ndjeshme sistemin ekonomik. Debatet NE vite mbi keto probleme, diferencuan dy Shkolla kryesore:
- Makroekonomike e re klasike dhe
- Keynesianet e rinj.

- Makroekonomia e re klasike.
Hipotezat kryesore te shtruara nga kjo shkolle jane:
a) bota shihet si e populluar nga individe qe veprojne NE menyre racionale duke shfrytezuar te gjitha informacionet e domosdoshme. Parashikimet qe behen quhen racionale kur, nga pikpamja statistikore paraqesin parashikimin me te mire qe mund te behet duke shfrytezuar te gjitha informacionet qe disponohen per momentin.
b) Tregjet jane gjithnje NE ekuiliber, pra cmimet dhe pagat modifikohen vazhdimisht nga ndermarjet dhe punetoret, per te barazuar kerkesen dhe oferten.
Konseguenca e pare e ketyre hipotezeve eshte se nuk ekziston papunesi e pavullneteshme. Cdo individ qe deshiron nje pune do te zvogloje kerkesat per page deri NE nje nivel qe ta siguroje detyrimisht ate. NE menyre analoge, cdo shites qe ka nje oferte te tepert do te ule cmimin deri sa te shese te gjithe malli e tij

Keynesianet e rinj.
Keto studiues te ekonomise, nuk pranojne hipotezen qe tregjet ndodhen gjithnje NE ekuiliber edhe kur agjentet ekonomike veprojne aktivisht duke ndjekur interesat e tyre personale. Ata perpiqen te kuptojne dhe shpjegojne perse sistemi i tregut mund te deshtoje. Sipas tyre, faktoret kryesore jane ekzistenca e problemeve lidhur me perhapjen e informacionit, fakti se ndermarjet modifikojne vetem rralle cmimet dhe pagat, si edhe niveli i pergjithshem i tregjeve te mallrave dhe te punes te cilet nuk mund te jene aq fleksibel sa te evitojne shfaqjen e nivele te papunesise, bile edhe te larta.
Megjithe pikpamjet mjaft te ndryshme, keto Shkolla sot synojne te individualizojne gjithnje e me shume pikat e perbashketa, duke evidentuar nga ana tjeter gjithnje e me qarte edhe pikpamjet qe i ndajne.


Koncepte baze makroekonomike

Produkti kombetar lordo:  image40Perfaqeson matesin baze te aktivitetit ekonomik dhe eshte vlera e te gjitha mallrave dhe sherbimeve te nje sistemi ekonomik gjate nje periudhe kohe. nga Produkti i pergjithshem kombetar (Gross National Product) diferencohen:
GNP nominal ose korrent dhe NE GNP real ose konstant.
GNP nominal mat vleren e prodhimit me cmimet e periudhes qe ai llogaritet ndersa, GNP real mat prodhimin e nje periudhe me cmimet e nje viti baze.


Ecuria makroekonomike vleresohet edhe nga tre tregues te tjere te pergjithshem dhe pikerisht: norma e inflacionit, norma e rritjes ekonomike dhe norma e papunesise.





Inflacioni dhe GNP nominal:
Sipas grafikut te mesiperm duket se GNP nominal eshte rritur me shume se GNP real. Diferenca ndermjet normes se rritjes se GNP real dhe nominal vjen ngaqe jane rritur cmimet e produkteve, pra ka patur inflacion. Norma e inflacionit eshte vlera NE perqindje e rritjes te nivelit te cmimeve te madhrave per nje periudhe te caktuar.

Rritja ekonomike dhe GNP real:
Norma e rritjes se sistemit ekonomik percaktohet nga Rritja e GNP real. Shkaqet e variacionit te kesaj rritje ekonomike jane:
- Ndryshimi i disponibilitetit te faktoreve te prodhimit dhe pikerisht punes (forcat e punes, pra te punesuar dhe NE kerkim te punes) dhe kapitalit (stoku i kapitalit i perfshire NE ndertesa e makineri) te perdorur NE prodhim dhe sherbim, con padyshim NE nje rritje te GNP real.
- Rritja e eficences NE perdorimin e faktoreve te prodhimit si rezultat i rritjes se njohurive dhe shfrytezimit te eksperiences;
- Ndryshimi i shkalles se perdorimit te burimeve te disponueshme, duke patur parasysh se jo i gjithe kapitali dhe forcat e afta per pune perdoren efektivisht NE nje sistem ekonomik.

Cikli ekonomik dhe zbrazesia e prodhimit: 

image41Cikli ekonomik eshte ecuria pak a shume e rregullt e rritjes ose renies se aktivitetit ekonomik rreth tendences se zhvillimit te tij. Kjo tendence zhvillimi perfaqson ecurine e GNP nese do te perdoreshin plotesisht faktoret e prodhimit. Inflacioni, Rritja dhe papunesia ndjekin rruge qartesisht ciklike.


Prodhimi sigurisht nuk eshte gjithnje NE nivelin e tendences se tij, por lekundet kundrejt kesaj tendence. Gjate periudhave te espansionit (ose rritjes) perdorimi i faktoreve te prodhimit rritet gje qe con NE nje prodhim me te madh. Ky prodhim mund te kaloje edhe vleren e tij te tendences pasi punetoret mund te kryejne pune jasht orari dhe impiantet mund te shfrytezohen akoma me shume. NE te kundert NE fazen e recesionit (ose renies) rritet papunesia dhe niveli i prodhimit rezulton me i ulet se ai i llogaritur me teknologjite dhe burimet ekzistuese.
Spostimet e prodhimit nga tendenca percaktohen si zbrazesire e prodhimit qe matet me diferencen e nivelit efektiv te prodhimit me nivelin qe sistemi ekonomik mund te prodhonte duke perdorur teresisht burimet ekzistuese, i cili quhet edhe prodhim potencial.

Zbrazesira e prodhimit = prodhimin potencial - prodhimin efektiv


Mardheniet ndermjet variablave makroekonomike

Rritja ekonomike dhe papunesia.
Sikurse thame, variacionet e perdorimit te faktoreve te prodhimit perbejne nje motiv per rritjen e GNP real; duhet pritur NE kete menyre qe nje rritje e dukshme e GPN te shoqerohet me nje zvoglim te nivelit te papunesise. Kjo marrdhenie eshte studiuar dhe njihet si ligji Okun. Sipas ketij ligji niveli i papunesise zvoglohet kur niveli i rritjes ekonomike e kalon nivelin e rritjes tendenciale.

Empirikisht ky ligj shprehet:
Δu = f(nivelit aktual te rritjes se GPN, nivelit te rritjes tendenciale)
ku : Δu - zvoglimi i nivelit te papunesise;

Inflacioni dhe papunesia: Inflacioni, per te njejten nivel papunesie eshte nje nga problemet baze te makroekonomise. image42Por kostoja e inflacionit eshte mjaft me pak e ndjeshme se ajo e papunesise: NE rastin e papunesise humbja nga produkti potencial eshte mjaft e ndjeshme dhe eshte e qarte arsyeja e tendences se zvoglimit te papunesise; NE rastin e inflacionit nuk kemi nje humbje te manifestuar NE prodhim por shoqerohet me faktore te tjere si zvoglimi i te ardhurave reale te punonjesve.

Zgjedhja ndermjet ketyre dy te keqijave nuk eshte e lehte. Ajo c’fare mund te deduktohet eshte se shpesh politikat ekonomike synojne NE nje rritje te papunesise per te zvogluar inflacionin. Kurba e Phillips eshte nje relacion empirik qe shpreh mardhenien ndermjet inflacionit dhe papunesise.

 

Kerkesa dhe oferta agregate: Konceptet baze per studimin e rritjes se prodhimit, inflacionit dhe rolit te politikes ekonomike jane Kerkesa agregate dhe oferta agregate. Kerkesa agregate shpreh mardhenien ndermjet shpenzimit per mallra dhe sherbime dhe nivelit te cmimeve. Nese nuk ka kufizime persa i perket ofertes, nje shpenzim NE rritje ose nje rritje e kerkeses agregate do te conte NE rritje te prodhimit dhe punesimit me efekte jo shume te ndjeshme NE cmimet. Kur sistemi ekonomik eshte prane impenjimit te tij te plote, nje rritje e kerkeses agragate do te reflektohej kryesisht NE cmime me te larta, pra NE inflacion.
nga ana tjeter, c’rregullimet NE oferten e ekonomise (ose stok te ofertes) mund te cojne NE zvoglimin e prodhimit dhe rritje te cmimeve. NE te kundert politika qe rrisin prodhimin, pra dhe nivelin e ofertes agregate (per nivele te dhena te cmimeve) mund te ndihmojne NE zvoglimin e presioneve inflacioniste.

Kerkesa agregate (qe eshte Kerkesa totale e sistemit ekonomik per madhra dhe sherbime), varte nga niveli agregat i cmieve dhe kurba e saj mund te spostohet nepermjet politikave monetare dhe fiskale. Kurba e ofertes agregate paraqet nivelin e cmimeve qe lidhet me nje nivel Prodhimi; mund te spostohet NE njefare mase nepermjet politikes fiskale.

image43

 

Marrdhenia ndermjet kerkese dhe ofertes agregate percakton edhe nivelin e cmimit dhe te prodhimit. sot, nje nga problemet baze NE rregullimin makroekonomik eshte fakti se kurba e ofertes agregate nuk eshte nje vije e drejte; per nivele te ulta te prodhimit nen nivelin potencial Y−, kurba e ofertes agregate eshte praktikisht e sheshte, pra tendenca NE rrenie e cmimeve eshte minimale. NE te kundert, kur Prodhimi eshte mbi nivelin potencial, kurba e ofertes behet mjaft e pjerret dhe cmimet shfaqin nje tendence te theksuat per rritje. Efekti i ndryshimeve te kerkeses agregate NE prodhim dhe NE cmime varet pra nga pjerresia e kurbes se ofertes agregate.

Politikat makroekonomike

per te nderhyre NE sistemin ekonomik jane NE dispozicion dy kategori te medha nderhyrjeje:
politika monetare e drejtuar nga Banka Qendrore, qe kontrollon variacionet e stokut te parave, normave te interesit dhe normave te skontos sipas se cilave Banka qendrore u jep hua bankave te tjera si edhe formave te tjera te sistemit bankar.
politika fiskale e kontrolluar kryesisht nga Parlamenti dhe e zbatuar nga ekzekutivi, qe kontrollon normat fiskale dhe shpenzimet publike.
Nje nga karakteristikat kryesore te politikes ekonomike eshte se efektet e politikes monetare dhe fiskale mbi sistemin ekonomik nuk jane plotesisht te parashikueshme, si NE kohen edhe NE masen me te cilen influencojne NE kerkesen dhe oferten. Keto papercaktueshmeri jane NE qender te problemeve te politikes se stabilizimit. politika e stabilizimit njihet edhe si politika anticiklike, pra si nje politike qe synon moderimin e ciklit ekonomik. Ecuria bile edhe ekzistenca e cikleve ekonomike varen kryesisht nga politika e stabilizomit. Nje politike korrekte stabilizimi zbut ecurine e ciklit, ndersa nje politike e gabuar mund te rrise fluktacionet e sistemit ekonomik.
Analiza e politikave me te pershtatshme te administrimit te sistemit ekonomik i ka ndare studiuesit NE dy grupe te medha: monetaristet dhe jo-monetaristet pikpamjet kryesore te se cileve ndryshojne NE menyren e zgjidhjes se ekujlibrit kerkese-oferte agregate, monedhe dhe inflacion, funksionet e sektorit publik NE sistemin ekonomik, etj.

 

KONTABILITETI kombetar

Objektet kryesore te makroekonomise jane percaktimi i produktit te pergjithshem te sistemit ekonomik, i nivelit te cmimeve, te papunesise, normave te interesit etj. studimi i kontabilitetit kombetar paraqet nje hap te detyrueshem per te kuptuar menyren se si veprojne keto variabla dhe per te pershkruar relacionet ndermjet tyre. Kontabiliteti kombetar jep rregullisht vleresimin e produktit te pergjithshem kombetar, si matesi kryesor i ecurise se nje sistemi ekonomik.

Produkti i pergjithshem kombetar (GNP)
GNP (Gross National Product) eshte vlera e te gjitha mallrave dhe sherbimeve finale te prodhuara NE nje vend, per nje periudhe te dhene. Vleresimi i te gjithe ketyre produkteve behet sipas cmimit te tregut dhe shuma e tyre perfaqson GNP e nje vendi. NE ekonomite reale, llogaritja e GNP paraqet disa probleme qe duhen mbajtur parasysh:

a) te mira finale dhe vlera e shtuar: GNP paraqet te mirat dhe sherbimet finale te prodhuara nga ekonomia, pra duke mos perfshire dublimin e llogaritjeve. Keshtu, gruri me te cilen behet buka eshte nje mall ndermjetes dhe NE GNP nuk llogaritet se bashku me vleren e bukes edhe vlera e grurit te shitur fabrikave te bluarjes apo vlera e miellit te shitur fabrikave te bukes.
Llogaritja e dyfishte e mund te eleminohet edhe nepermjet konceptit te vleres se shtuar. NE cdo stad te prodhimit te nje malli, llogaritet si pjese e GNP, vetem vlera e shtuar NE kete stad Prodhimi. Keshtu, vlera e grurit te prodhuar nga agrikultori llogaritet si pjese e GNP, Po keshtu vlera e miellit te shitur nga fabrikat e bluarjes minus cmimin e grurit, etj.

b) Prodhimi korent: GNP konsiston NE vleren e prodhimit korent, duke perjashtuar keshtu te mirat ekzistuese. Keshtu, p.sh. NE GNP do te llogatitet ndertimi i banesave te reja, por nuk llogaritet shitja e banesave ekzistuese. Nderkohe, NE GNP llogariten honoraret e agjenteve te shitjes se banesave ekzistuese. Keta agjente shites duke siguruar kontaktin e shitesve me konsumatorit furnizojne nje sherbim korent, qe ben pjese NE kete menyre NE prodhimin korent.

c ) Produkti i brendshem bruto GDP: Nje pjese e produktit total te nje vendi mund te jete prodhuar nga firma te zoteruara nga banore te vendeve te tjera. Gjithashtu banore te ketij vendi mund te zoterojne firma qe prodhojne NE vende te tjera. Pikerisht diferenca midis te ardhurave te fituara nga rezidentet e nje vendi prej firmave te tyre qe funksionojne jashte tij me te ardhurat qe u paguhen rezidenteve te huaj nga firmat e tyre qe funksionojne NE kete vend, quhet e ardhura pronesore neto nga jashte. GNP mat vleren e te mirave te prodhuara brenda vendit, ndersa produkti kombetar bruto edhe te ardhurat e punonjeve vendas qe punojne jashte vendit pa te ardhurat e punonjesve jovendas (te huajt NE Shqiperi). vlera e produktit te punonjeve te huaj NE Shqiperi ben pjese NE produktin kombetar bruto te ketyre vendeve dhe NE te njejten kohe ben pjese NE GNP e Shqiperise, pasi keto produkte prodhohen NE Shqiperi. Kur Prodhimi kombetar bruto (GDP) e kalon vleren e GNP kuptohet se punonjesit shqiptare jashte vendit po fitojne me shume se punonjesit e huaj NE Shqiperi.

d) GNP nominal dhe GNP real: GNP nominal matet me vleren e prodhimit te nje periudhe te caktuar (me cmimet e kesaj periudhe) ose ndryshe me monedhe korente. GNP nominal ndryshon nga viti NE vit per dy arsye:
se pari, ndryshon Prodhimi fizik i te mirave;
se dyti, ndryshojne cmimet e tregut.
Keshtu, NE nje rast ekstrem (irealist) edhe nese Prodhimi fizik i te mirave nuk ndryshon nga viti paraardhes, por dyfishohen cmimet, GNP e vitit do te dyfishohet kundrejt asaj te vitit paraardhes.

GNP real eshte nje menyre matjeje e GNP ku synohet te vecohen variacionet e prodhimit fizik te sistemit ekonomik nga nje periudhe NE tjetren, duke vleresuar te gjitha te mirat e prodhuara NE te dy perudhat me te njetat cmime (me cmimet e nje viti baze) ose ndryshe me monedhe konstante.

Llogaritja e GNP reale perben nje mjet te nevojshem per matjen e inflacionit. duke qene se GNP merret nga nje llogaritje qe i referohet te gjitha te mirave te prodhuara nga sistemi ekonomik, kraharimi i saj me GNP real perben nje tregues cmimesh me nje baze te gjere dhe qe perdoret shpesh per matjen e inflacionit.

e) Komsumimi i kapitalit. Produkti i Pergjithshem kombetar Neto (NNP). NE vleren e produktit te pergjithshem kombetar bejne pjese edhe vlera e investimeve te kryera gjate vitit se bashku me investimet per te zevendesuar kapitalin e konsumuar (amortizimin e kapitalit). per kete qellim produkti i pergjithshem kombetar (GNP) quhet edhe Produkti i Pergjithshem kombetar bruto. Nese NE kete llogaritje nuk perfshihen investimet per amortizim kapitali meret Produkti i Pergjithshem kombetar Neto (NNP).

f) ekonomia e fshehte. Sipas vleresimeve te kryera, nje pjese shume e rendesishme e aktivitetit ekonomik nuk perfshihet NE llogaritjen e GNP. Perfshihen NE keto aktivitete sherbimet e paguara NE para NE dore (p.sh. punet e dyta), lojrat ilegale, puna ilegale e emigranteve, shperndarja e produkteve te paligjeshme, tregetia e parregjistruar, tregetia e fshehte, etj. Matja e ketyre aktiviteteve eshte mjaft e veshtire per vete karakterin e paligjshem te tyre. Vlerat prognoze per ekonomite e zhvilluara flasin per shifra qe luhaten nga 8% deri NE 35% te vleres se GNP.

NE praktike vlerat e GNP perdoren jo vetem si tregues te zhvillimit te prodhimit, por edhe si tregues te nivelit te rritjes se mireqenjes per nje vend te caktuar, duke konsideruar nje rritje te GNP, si nje rritje te kushteve te jeteses se popullsise. Por keto te dhena jane larg nje treguesi te sakte te mirreqenies ekonomike. Ekzistojne keshtu dy probleme kryesore:
a) eshte e veshtire te merren parasysh permiresimet e ardhura nga Rritja e cilesise se te mirave. si shembull mund te merret zhvillimet e kompiuterave, ku cilesia eshte permiresuar jashtezakonisht, ndersa cmimet vazhdojne te bien.
b) Disa aktivitete qe llogariten NE GNP, NE te vertete shkojne per eleminimin e fenomeneve negative si kriminaliteti apo siguria kombetare.

Elementet perberes te GNP

Po te shihet GNP mbi bazen e vleresimit te perfituesve te te mirave te prodhuara nga shoqeria brenda vendit, Kerkesa globale per te mira dhe sherbime shihet e perbere nga kater komponente:
Shpenzimet per konsum: Perberesja kryesore e kerkeses rezulton konsumi per sektorin e familjeve. NE kete perberese bejne pjese nga ushqimet deri tek leksionet per sport, si edhe shpenzimet e qendrueshme si p.sh blerja e nje automobili, ndonese kjo mund te konsiderohej me shume si nje investim se sa si komsum.

Shpenzimet publike: Konsumet e institucioneve sociale private se bashku me shpenzimet publike perfshijne te te mirat dhe sherbimet e ofruara pa akte blerjeje nga administrata publike dhe institucione private. Ketu bejne pjese edhe shpenzimet per mbrojtjen kombetare, arsim, shendetesi dhe pagat e punonjesve te sektorit publik.

investimet: me investim do te kuptojme rritjen e stokut fizik te kapitalit. Praktikisht ato perfshijne ndertimet, prodhimin e makinerive dhe atrecaturave, etj. Perfshihen ketu edhe investimet per “kapitalin njerezor” (kuptojme me kete, rritjen e njohurive dhe aftesive te te punonjeve).

Eksporti neto: Ky perberes perfshin diferencen ndermjet kerkeses jashte vendit per produktet e prodhuara NE vend me kerkesen e ekonomise kombetare per produkte te prodhuara jashte vendit.

do te kishim keshtu: GNP ≡ konsumi privat dhe publik + investimet + eksportet - importet. 


Menyrat e llogaritjes se GNP.
NE parim vlera e produktit total te nje ekonomie mund te matet NE tre menyra:
• menyra e prodhimit;
• menyra e shpenzimeve;
• menyra e te ardhurave.

a) Menyra e prodhimit. Sipas kesaj menyre produkti total llogaritet duke mbledhur vleren e te gjitha produkteve dhe sherbimeve finale. Treguesi rezultues quhet Produkti kombetar. mbi kete metode eshte mbeshtetur edhe konceptimi i diskutuar deri tani per llogaritjen e GNP.

b) Menyra e shpenzimeve. Sipas saj, vlera e produktit total llogaritet duke mbledhur te gjitha shpenzimet e subjekteve te ndryshem mbi mallrat dhe sherbimet finale. Perfitohen keshtu Sherbimet kombetare. bejne pjese NE keto shpenzime konsumi NE mallra dhe sherbime, investimi NE mallra e sherbime, shpenzimet qeveritare pavaresisht nga destinacioni i tyre, si dhe eksporti neto (diferenca eksport-import).

c) Menyra e te ardhurave. Sipas kesaj menyre, vlera e produktit te pergjithshem llogaritet duke mbledhur te gjitha te ardhurat e te gjithe zoteruesve te faktoreve te prodhimit si te atyre qe prodhojne mallra finale, ashtu edhe atyre qe prodhojne mallra ndermjetese (pagat, interesat, taksat mbi firmat, te ardhurat e firmave).

Perderisa te tre menyrat masin te njejtin agregat (vleren e produktit te pergjithshem per nje periudhe te dhene) atehere edhe treguesit e tyre duhet te rezultojne te barabarte.

 

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 1
 13.089 1001299829





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
haki
Para 7 muajsh  
  
me jepni nje pasqyre si te llogariten te ardhurat bruto me aktivitete opreative e ne veqanti si llogaritet stoku ne fund viti
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan