marketkonekt
1 0
2
 
Banka Qendrore dhe Politika Monetare - Makroekonomi
Analiza e politikes monetare nuk mund te mendohet jashte funksionimit te sistemit bankar, ku vendin kryesor e ze BANKA QENDRORE. Banka Qendrore perfaqeson nje institucion financiar te zoteruar nga shteti qe sherben per te kontrolluar sistemin bankar dhe qe eshte i vetmi autoritet i emetimit te parase. Te gjitha vendet me ekonomi tregu te zhvilluar kane nje sistem bankar me dy nivele.

BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE

 

Funksionet e Bankes qendrore DHE Instrumentet e Politikes Monetare

Analiza e politikes monetare nuk mund te mendohet jashte funksionimit te sistemit bankar, ku vendin kryesor e ze BANKA QENDRORE. BANKA Qendrore perfaqeson nje institucion financiar te zoteruar nga shteti qe sherben per te kontrolluar sistemin bankar DHE qe eshte i vetmi autoritet i emetimit te parase. te gjitha vendet me ekonomi tregu te zhvilluar kane nje sistem bankar me dy nivele:
- ne nivelin i pare eshte BANKA qendrore;
- ne nivelin i dyte bankat e tjera (tregetare, te kursimit, etj).

ne fillim, Bankat Qendrore u krijuan pergjithesisht, si BANKA private qe u sherbenin bankave tregetare, kryesisht per t'i mbrojtur nga falimentimi. Zhvillimi ekonomik DHE rendesia e madhe e funksioneve qe moren keto BANKA, cuan gradualisht ne lidhje gjithnje e me te ngushta te tyre me shtetin, deri sa u shnderruan ne instrumente shteterore, qe luajne nje rol te rendesishem, vecanerisht ne drejtimin e politikes monetare. Megjithe vecorite qe kane bankat qendrore te vendeve te ndryshme, ato kryejne disa funksione baze:

• BANKA Qendrore ka te drejten e emetimit te parase. Nepermjet ketij funksioni ajo ploteson nevojat e ekonomise per para te gateshme (kartmonedhe), sa here qe eshte e nevojshme nje gje e tille.

• BANKA Qendrore sherben si banke e bankave te nivelit te dyte. Lidhur me kete funksion, para se gjithash, ajo siguron nje sistem per mbledhjen DHE likujdimin e ceqeve (qe njihet ne praktike si kleringu i ceqeve ). Ceqe te ndryshme, qe depozitohen ne nje banke nga individe te caktuar, por qe jane leshuar nga nje banke tjeter, mund te likujdohen lehtesisht nga kjo banke nepermjet bankes qendrore, pa qene nevoja per transaksione te drejtperdrejta me banken leshuese, gje qe do te kerkonte kohe DHE shpenzime te medha. BANKA Qendrore mban gjithashtu edhe rezervat e institucioneve depozituese si edhe te bankave te nivelit te dyte, duke siguruar mundesine per te perballuar transaksionet e parashikuara DHE te paparashikuara. Gjithashtu, BANKA Qendrore ju siguron kredi bankave, kur ato kane nevoje per mjete financiare, ose jane ne veshtiresi per shkak te terheqjeve te paparashikuara. ne kete kuader, BANKA Qendrore mbikqyr bankat e tjera duke kontrolluar ne menyre periodike DHE pa paralajmeruar, menyren e dhenies se huase DHE te zbatimit te kerkesave ligjore.

• BANKA Qendrore sherben DHE si banke e Qeverise. Qeveria ka nevoje qe fondet e saj t'i mbaje ne nje llogari bankare, ku mund te beje depozita DHE terheqje nepermjet ceqeve DHE per kete qellim sherben BANKA Qendrore. Gjithashtu, kjo e fundit ndihmon Qeverine ne mbledhjen e taksave DHE ne shitjen DHE blerjen e letrave shteterore me vlere.

• BANKA Qendrore rregullon oferten monetare. Rregullimi i ofertes monetare eshte nje nga funksionet me te rendesishme te Bankes Qendrore. Nepermjet kontrollit te ofertes monetare, BANKA Qendrore realizon nje politike te caktuar monetare duke ndikuar ne nivelin e GNP, papunesise DHE inflacionit.

• BANKA Qendrore nderhyn DHE rregullon tregjet monetare. Pervec ketij funksioni, BANKA Qendrore nderhyn ne tregjet monetare edhe per qellime te tjera, si p.sh per kontrollin e normave te interesit (duke i mbajtur ato te uleta) kur rritet borxhi shteteror, me qellim qe te ulet kostoja e ketij borxhi, etj. Gjithashtu, BANKA Qendrore synon zbutjen e luhatjeve te normave te interesit te cilat sjellin pasoja per bankat DHE institucionet financiare.

Nje nga karakteristikat e Bankes Qendrore eshte pavaresia e saj nga Qeveria. Shkalla e pavaresise eshte e ndryshme ne vende te ndryshme DHE shpesh here eshte objekt i diskutimeve te shumta. Sidoqofte, BANKA Qendrore merr ato vendime qe ajo mendon se jane ne interes te shoqerise, pavaresisht se keto vendime mund te bien ndesh me pikepamjet DHE interesat e castit te individeve qe jane ne krye te qeverise. Per te realizuar kete, veprimtaria e bankes qendrore rregullohet me ligj DHE drejtuesit e saj emerohen nga organet me te larta (psh. nga Presidenti ose Parlamenti) per afate me te gjata se nje legjislature (p.sh. ne SHBA guvernatori emerohet per nje periudhe 14 vjecare). Por, kjo pavaresi eshte relative, gje qe shprehet edhe me ligj, DHE organet shteterore ushtrojne presion mbi Banken Qendrore.

Realizimin e politikes monetare BANKA Qendrore e ben nepermjet instrumentave te ndryshem qe ajo mund te perdore per te arritur objektiva te caktuara si, rritjen e shpejte e GNP real, stabilitetin e cmimeve, nivelin e papunesise, etj. Ndermjet instrumentave te politikes monetare (si tavanet e kredise, operacionet e tregut te hapur, kredite me zbritje, rezervat e kerkuara, etj.) DHE objektivave te mesiperme qendrojne disa objektiva te ndermjetme, qe lidhen me vlera te caktuara te normave te interesit, ofertes monetare, etj. Keto objektiva te ndermjetme kane rendesi se jane hallka te procesit te ndikimit te ketij instrumenti te politikes monetare mbi objektivin perfundimtar (si p.sh GNP.). nga ana tjeter, ne realizimin e objektivave te politikes monetare ndikojne edhe faktore te tjere, keshtu qe parashikimi i mases se ndikimit te politikes monetare kerkon njohjen e gjithe mekanizmit qe realizon kete ndikim.
Le te ndalemi fillimisht na analizen e instrumentave te politikes monetare. • Tavanet e kredise perfaqesojne metoden me te thjeshte per te kufizuar huate bankare DHE si rrjedhoje, edhe oferten monetare. BANKA Qendrore vendos kufij te siperm per huate qe mund te japin bankat e nivelit te dyte. Natyrisht keto kufij (pra, keto tavane), nuk jane te pandryshueshem, por ndryshimin e tyre mund t’a beje vetem BANKA Qendrore, ne perputhje me objektivat e saj. Disavantazhi i ketij instrumenti qendron ne faktin se shuma e huase percaktohet nga BANKA Qendrore DHE jo nga forcat e tregut.

• Operacionet e tregut te hapur, perbejne instrumentin me te rendesishem ne duart e Bankes Qendrore. Keto operacione perfaqesojne shitjen ose blerjen e letrave shteterore me vlere (bono thesari, obligacione etj) ne tregun e hapur. Kjo behet me qellim qe BANKA Qendrore te ule ose te rrise rezervat e bankave. Shitja ose blerja e letrave shtetrore me vlere behet me vendim te organit perkates te Bankes Qendrore, ne funksion te objektivave qe kerkohen te arrihen. P.sh, ne qofte se mendohet qe inflacioni po rritet DHE kerkohet ulje e tij, atehere BANKA Qendrore nepermjet organit perkates vendos qe te shese letra me vlere, me qellim qe te pakesoje rezerven monetare te bankave, duke shtrenguar kushtet e kredise. Shitja e letrave me vlere pakeson rezervat e sistemit bankar, fillimisht ne masen e shitjes, pra ne masen qe paraja hyn ne Banken Qendrore, DHE nepermjet levizjes ne sistemin bankar, ky pakesim shumohet.

• Kredia ne zbritje eshte nje instrument tjeter ne duart e Bankes Qendrore. BANKA Qendrore mund t'u jape hua bankare. Keto hua i quajme rezerva te huajtura. Efekti i ketij instrumenti ne drejtim te rezervave ne depozitat bankare eshte me pak i sakte se instrumenti paraarrdhes, sepse BANKA Qendrore nuk mund te percaktoje me saktesi sa kredi do te marrin bankat. Ajo vetem i rrit ato nepermjet ndryshimit te perqindjes se zbritjes (normes se diskauntit), e cila perfaqeson interesin qe paguajne bankat per kredine qe marrin nga BANKA qendrore. Kur kjo e fundit deshiron te rrise oferten monetare, nxit marrjen e kredive duke ulur perqindjet e zbritjes. Por ajo nuk i detyron dot bankat te marrin kaq apo aq kredi.

• Rezervat e kerkuara Sic eshte vene ne dukje me siper, BANKA Qendrore vendos nje norme te detyrueshme te rezervave qe duhet te mbaje cdo banke tregetare, e cila quhet norme e rezerves se kerkuar. Kjo i siguron asaj mundesine e kontrollit te ofertes monetare. Vecoria e ketij instrumenti eshte se cdo ndryshim sado i vogel i rezerves se kerkuar, con potencialisht ne nje ndryshim shume te madh te ofertes monetare. BANKA Qendrore perdor normen e rezerves se kerkuar si mjet per te ngushtuar ose zgjeruar diapazonin e shumefishimit te parase, per nje njesi shtese te depozitave bankare. Psh, ne qofte se BANKA qendrore synon te ndjeke nje politike te shtrenguar monetare, ajo pervec instrumentave te tjere, mund te rrise normen e rezerves se kerkuar. Instrumenti i rezerves se kerkuar perdoret me kujdes nga BANKA Qendrore sepse cdo ndryshim sado i vogel i kesaj rezerve, con ne nje ndryshim te madh DHE te menjehershem te ofertes monetare.


Tregu monetar DHE mekanizmi i politikes monetare

Ndikimi i politikes monetare ne variablat kryesore makroekonomike realizohet nepermjet nje mekanizmi te caktuar, ku nje vend qendror ze tregu monetar. Tregu monetar perfshin nje bashkesi institucionesh ku realizohet shitja DHE blerja e letrave afatshkurtera me vlere. Letrat me vlere jane dokumente qe perdoren per te vertetuar pronesine ndaj aktiveve te ndryshme DHE paraqiten si aksione, obligacione, bono thesari, etj. Letrat me vlere jane afatshkurter DHE afatgjate, ne varesi te maturimit te tyre. Ato letra me vlere qe kane afat maturimi deri ne nje vit quhen afatshkurtera, kurse ato me afat maturimi mbi nje vit quhen afatgjata.
Tregu monetar ndryshon nga institucionet e tjera financiare, si bursa e aksioneve, etj. te cilat jane te vendosura ne nje vend te caktuar, sepse ai perbehet nga nje rrjet i gjere komisioneresh (shitesish DHE bleresish).

Dy jane kategorite kryesore te tregut monetar: kerkesa DHE oferta per para. Bashkeveprimi i kerkeses DHE ofertes per para ne kete treg percakton sasine e parase DHE normen e interesit te ekuilibrit. Kerkesa per para shpreh marredhenie midis sasise se kerkuar per para DHE normes se interesit, duke supozuar konstante gjithe faktoret e tjere qe ndikojne ne sasine e parase qe deshirojne te mbajne njerezit.

 

Kerkesa per para, sic ka theksuar Kejnsi, mbeshtetet ne tre motive :
a) Motivi i transaksioneve Ky eshte motivi kryesor i mbajtjes se parase. Blerjet e te mirave DHE sherbimeve ne jeten e perditeshme kerkojne qe nje sasi parash te mbahet si para e gateshme (para ne dore). ne te kunderten, duhet shkuar ne banke per terhequr para sa here qe behet ndonje blerje duke harxhuar keshtu kohe. Pra, kostoja oportune e mosmbajtjes se parase ne dore eshte e konsiderueshme.

b) Motivi mbrojtes Paraja mbahet si para e gatshme edhe per t'u siguruar ne rast ngjarjesh te paparashikuara, qe kerkojne te behen blerje te paplanifikuara.

c) Motivi i spekullimit Paraja mbahet edhe per te shmangur humbjet qe vijne nga mbajtja e letrave me vlere. Ky motiv lidhet me ata njerez qe blejne letra me vlere here pas here. Luhatjet qe vihen re ne cmimet e letrave me vlere i nxisin njerezit qe t’i shesin ato DHE te mbajne para, kur mendojne qe cmimet e tyre do te pesojne renie DHE te blejne perseri kur mendojne se cmimet e tyre do te rriten .
Sasia e parase qe deshirojne te mbajne njerezit varet nga tre faktore kryesore: niveli i cmimeve, GNP real DHE norma e interesit. Duke i marre faktoret e tjere te pandryshueshem, marrdheniet midis normes se interesit DHE sasise se parase qe kerkohet te mbahen ne dore, jepen nepermjet kategorise se kerkeses per para.

Lidhja sasi e kerkuar e parase-norme interesi eshte nje lidhje inverse, dmth me rritjen e normes se interesit bie sasia e kerkuar per parate. Grafikisht kerkesa per para do te jepej nga figura 1a. Kerkesa per para mund te zhvendoset djathtas ose majtas ne varesi te ndryshimit te faktoreve qe me siper i supozuam konstante, p.sh rritja e GNP real e zhvendos djathtas kerkesen per para, sepse rritet sasia e transaksioneve qe duhet te bejne njerezit ne nje kohe te dhene, ose me rritjen e inflacionit (nivelit te cmimeve ) rritet sasia e parase qe duhet per te realizuar te njejtin vellim transaksionesh, prandaj kerkesa per para zhvendoset djathtas.

nga ana tjeter, ne tregun monetar perballe kerkeses per para qendron oferta e parase , te cilen ne analizen tone e marrim te dhene, pra, te pavarur nga norma e interesit, perderisa sic kemi sqaruar ajo percaktohet nga BANKA qendrore ne nje moment te dhene (figura 1b.) Eshte e qarte qe pika e prerjes se kerkeses me oferten per para tregon ekuilibrin e tregut monetar, te cilit i pergjigjen norma e interesit e ekuilibrit DHE sasia perkatese e parase (figura 1c)

image1

 

Ekuilibri i perfaqesuar nga pika E0 eshte nje ekuiliber i qendrueshem. Po te supozonim norma me te larta interesi se kjo, do te kishim nje teprice te ofertes se parase DHE njerezit do te tentonin te blinin letra me vlere per shkak te kostos se larte te mbajtjes se parase, duke shkaktuar rritjen e cmimit te letrave me vlere. rritja e ketij te fundit, do te conte ne uljen e normes se interesit duke e cuar ate tek niveli i ekuilibrit. Ekziston nje lidhje inverse ndermjet cmimit te letrave me vlere DHE normes se interesit (rritja e njeres eshte e lidhur me uljen e tjetres). E kunderta do te ndodhe per norma interesi me te uleta se ajo e ekuilibrit.

Le te shohim se si ndryshon ekuilibri ne tregun monetar kur ndryshojne kushtet qe e percaktojne ate.


Se pari, le te shohim si ndikon zbatimi i nje politike monetare te caktuar ne tregun monetar. Supozojme se BANKA qendrore mendon te ndjeke nje politike te shtrenguar monetare, per te ulur inflacionin e larte egzistues. Per kete ajo redukton oferten monetare, e cila con ne nje teprice kerkese per para, keshtu qe njerezit do te fillojne te shesin aktivet e tyre (letrat me vlere) per te plotesuar kete kerkese. Shitja e aktiveve do te conte ne uljen e cmimit te tyre, pikerisht per shkak te rritjes se ofertes se ketyre aktiveve, duke rritur normat e interesit, derisa te arrihet ne nje ekuilber te ri, ku kerkesa per para eshte e barabarte me oferten monetare. Sipas figures 2 do te kishim zhvendosjen e ofertes monetare nga S ne S' DHE te ekuilibrit nga E ne E'. Si rrjedhim, kemi rritje te normes se interesit nga io ne i'.

fig.2

 

Se dyti, e kunderta do te ndodhte nese do te kishim nje rritje te kerkeses per para. Supozojme se kemi nje rritje te prodhimit real, e cila ka cuar ne rritjen e vellimit te transaksioneve DHE si rrjedhim ne zhvendosjen e kerkeses per para djathtas. ne kushtet kur oferta e parase eshte e pandryshuar, zhvendosja e kurbes se kerkeses per para e cila, duke arsyetuar si ne rastin e pare con ne rritjen e normes se interesit se ciles qe i pergjigjet nje ekuilibri te ri.
Po te shikojme figuren 3, veme re se zhvendosja e kerkeses nga D ne D' krijon nje teprice kerkese Δ M, ne nivelin io te normes se interesit, e cila ben presion qe ekuilibri te vendoset ne nje norme me te larte interesi i'. E kunderta do te ndodhte ne qofte se do te kishim nje renie te kerkeses per para.

fig.3

 

Tregu monetar perben nje element shume te rendesishem te mekanizmit te politikes monetare. POLITIKA monetare me instrumentat qe perdor synon te arrije objektiva te caktuara. I gjithe ky proces kerkon kohe DHE realizohet nepermjet disa hallkave te nderlidhura qe formojne mekanizmin e transmisionit te politikes monetare. ne vija te pergjitheshme, mekanizmi i transmisionit perbehet nga disa shkalle. Keshtu p.sh, ne qofte se marrim parasysh nje politike monetare shtrenguese do te kishim :
1. BANKA qendrore nepermjet instrumenteve te saj, si p.sh shitja e letrave me vlere, redukton rezervat ne sistemin bankar.
2. Ndermjet hallkave te sistemit bankar ky reduktim zvogelon oferten monetare.
3. Zvogelimi i ofertes monetare con ne rritjen e normes se interesit ne tregun monetar.
4. Norma e larte e interesit do te nxise reduktimin e shpezimeve private DHE shteterore vecanerisht te investimeve, sepse rritet kostoja e financimit te tyre.
5. Reduktimi i shpenzimeve, con ne uljen e nivelit te GNP, te punezenies DHE te inflacionit .


POLITIKA FISKALE

1. Buxheti qeveritar DHE politikat fiskale
POLITIKA fiskale konsiston nga njera ane, ne politiken e shperndarjes se shpenzimeve qeveritare per mallra DHE sherbime DHE per kryerjen e pagesave te transferueshme DHE nga ana tjeter, ne politiken e sigurimit te te ardhurave DHE para se gjithash te taksave. POLITIKA fiskale realizohet per te arritur qellime te caktuara makroekonomike, si ulja e papunsise, stabilizimi i cmimeve, rritja ekonomike, etj.

Shpenzimet DHE te ardhurat e parashikuara nga Qeveria per nje periudhe nje vjecare pasqyrohen ne buxhetin qeveritar. Pra, buxheti eshte i perbere nga dy pjese jo domosdoshmerisht te barabarta: shpenzimet DHE te ardhurat. Ai sherben per te rregjistruar DHE kontrolluar si kryerjen e shpenzimeve, ashtu edhe realizimin e te ardhurave te planifikuara. ne buxhetin qeveritar, si shpenzimet ashtu edhe te ardhurat paraqiten te detajuara, perkatesisht sipas drejtimeve te kryerjes se shpenzimeve (arsim, shendetesi, mbrojtje, etj.) DHE te burimeve te te ardhurave (taksa mbi te ardhurat individuale, taksa mbi sigurimet shoqerore, taksa mbi te ardhurat e ndermarjeve, etj.).
Buxheti qeveritar mund te jete me teprice pozitive (suficitar), me teprice negative (deficitar) ose i balancuar. ne qofte se te ardhurat i kalojne shpenzimet, buxheti eshte suficitar; kur shpenzimet tejkalojne te ardhurat eshte deficitar DHE kur te ardhurat jane te barabarta me shpenzimet kemi buxhet te balancuar.

Per te mbuluar deficitin e buxhetit, ne rastet kur buxheti eshte deficitar, Qeveria mund te ndjeke dy rruge:
• te shtype (emetoje) para ose te marre hua nga publiku (ose nga vende te tjera), qe perbejne edhe borxhin qeveritar.

ne perputhje me synimet makroekonomike, Qeveria ndryshon programet e saj mbi shpenzimet apo te ardhurat. ne qofte se Qeveria ka si synim te rrise kerkesen agregate, ajo do te ndiqte nje politike fiskale zgjeruese (ekspansioniste). ne te kundert, nese synimi eshte te ule kerkesen apo oferten agregate, kemi te bejme me nje politike fiskale ngushtuese (kontraktuese). Nje politike e caktuar fiskale qe realizohet nepermjet veprimit aktiv te qeverise quhet politike fiskale aktive (ose e paramenduar), e cila mund te jete ekspansioniste ose kontraktuese.

ne te kunderten, nje veprim automatik ose spontan i sistemit fiskal ne pergjigje te ndryshimeve ekonomike DHE qe eshte rezultat i veprimeve te meparshme te qeverise, quhet politike fiskale automatike, e cila mund te jete gjithshtu ekspansioniste ose kontraktuese.

Pra dallojme kater lloje te politikes fiskale:
1. ekspansioniste aktive;
2. kontrantuese aktive;
3. ekspansioniste automatike;
4. kontraktuese automatike.
Nderhyrjet e paramenduara (aktive) te qeverise behen nepermjet mekanizmeve fiskale, nga te cilet ato me kryesore jane:

A. Projektet e investimeve publike, pra inicimi i projekteve te tilla si projektet e elektrifikimit, te furnizimit me uje, etj. Sidoqofte, projekte te tilla qe kane nevoje per nje kohe relativisht te gjate per t'u vene ne jete perdoren ralle. Efektet e tyre kunderciklike mund te jene edhe negative, pra ato mund te fillojne kur faza perkatese e ciklit te biznesit te kete kaluar.

b. Projektet publike te punesimit. Ndryshe nga projektet publike te investimeve qe kerkojne shume kapital DHE kohe te gjate per t'u realizuar, projektet publike te punesimit synojne zenien ne pune te punetoreve brenda nje periudhe te shkurter. Keto projekte perfaqsojne sot nje mjet stabilizimi qe eshte perdorur shpesh kohet e fundit. edhe ndaj ketij mjeti ka mjaft kritika qe lidhen me eficencen e tyre DHE faktin qe ato nuk ofrojne punedhenie serioze te papuneve.

C. Ndryshimi i normave te taksave. Ndryshimi i normave te taksave ne drejtimin e duhur mund te perdoret per te stimuluar apo frenuar zhvillimin e ekonomise. Sidoqofte, mendohet se ky mjet mund te perdoret me sukses vetem ne qofte se do te mund te arrihej nje ndryshim i shpejte DHE i perkohshem i taksave, sepse ne te kundert, do te kalonte faza perkatese e ciklit DHE ndryshimi i taksave ne vend qe te sillte dobi do te demtonte. Por, nje ndryshim i shpejte DHE i perkohshem i taksave eshte veshtire te arrihet (sepse, p.sh kur nje takse ulet politikisht eshte e veshtire rritja e saj perseri). nga ana tjeter, njerezit duke qene te ndergjegjshem per karakterin e perkohshem te ndryshimit te taksave, nuk do te ndryshojne ne menyre te mjaftueshme sjelljen e tyre, duke kushtezuar keshtu efekte te kufizuara kunderciklike te kesaj politike fiskale.

Duke filluar nga vitet '40 deri ne fund te viteve '70, shume ekonomiste tregonin besim te madh ne rolin e politikes fiskale ne stabilitetin e ciklit te biznesit. Por, ne dekadat e fundit ky besim u trondit DHE shume ekonomiste vleresojne me shume politikat monetare ne rolin e tyre stabilizues. Sipas tyre, politikat fiskale mund te perdoren ne depresionet e thella ose ne situatat me inflacion te larte, kur efekti i politikave monetare eshte i kufizuar. Zbatimi i nje politike te caktuar fiskale do te kete ndikimin e vet ne buxhetin e qeverise, perkatesisht ne zerat e shpenzimeve apo te ardhurave DHE per rrjedhoje, edhe ne gjendjen e buzhetit si buxhet suficitar, deficitar apo i balancuar.
ne percakrimin e praktikave te bilancimit te buxhetit, ne financat publike moderne ndeshet shpeh ndarja e buxhetit ne buxhet strukturor DHE buxhet ciklik, duke perqendruar vemendjen ne buxhetin strukturor DHE per rrjedhoje edhe ne deficitet strukturore.

Sipas kesaj ndarjeje: Buxheti aktual = Buxheti strukturor + Buxheti ciklik

ku:

Buxheti aktual pasqyron shpenzimet, te ardhurat DHE deficitin faktik ne nje periudhe te dhene;
Buxhetin strukturor pasqyron shpenzimet, te ardhurat DHE deficitet qe do te ekzistonin (pra, te supozuara) ne qofte se ekonomia do te funksiononte ne kushtet e prodhimit potencial.
Buxheti ciklik pasqyron efektet e ciklit te biznesit ne buxhet, pra pasqyron ndryshimet ne shpenzimet, te ardhurat DHE deficitet, si rezultat i mosfunksionimit te ekonomise ne kushtet e prodhimit potencial, pra si rezultat i ndodhjes se saj ne nje situate depresioni ose bumi ekonomik.

ne praktike, dallimi ndermjet buxhetit strukturor DHE atij ciklik lidhet me ndryshimin ndermjet stabilizatoreve aktiv DHE atyre automatik. Keshtu, ndersa buxheti strukturor lidhet me stabilizatoret aktiv, buxheti ciklik lidhet me stabilizatoret automatik. P.sh. gjate recesionit ndodh rritje e fondeve te sigurimit te papunesise, e pagesave te ndryshme te asistences sociale, si DHE paksimi i te ardhurave nga taksat. te gjitha keto ndryshime ndikojne ne buxhetin ciklik duke rritur deficitin ciklik. Ndersa, nese Qeveria u drejtohet politikave fiskale aktive, p.sh. vendos uljen e normes se taksave apo rritjen e shpenzimeve per mbrojtje, atehere ato do te pasqyrohen ne buxhetin strukturor duke rritur deficitin strukturor.

Megjithate, nuk ka nje kufi te prere midis deficitit strukturor DHE atij ciklik. Zakonisht, POLITIKA fiskale aktive e qeverise ndikon nepermjet efekteve te saj ne permasat e prodhimit DHE ne buxhetin ciklik e per rrjedhoje, ne deficitin ciklik. Keshtu, p.sh ne qofte se Qeveria vendos paksimin e shpenzimeve ushtarake me nje shume te caktuar, kjo do te paksonte deficitin struktural.Por, duke supozuar kushtet e tjera te pandryshuara, ky paksim i shpenzimeve do te ndikonte ne uljen e permasave te prodhimit per ekonomine ne teresi, duke ndikuar edhe ne rritjen e deficitit ciklik.

Efekti neto i politikave fiskale aktive i ndryshon ne te njejtin drejtim si deficitin strukturor ashtu edhe ate aktual. Por, per te shpejtuar ndikimin e politikes fiskale ne ekonomi, duhet te mbajme parasysh deficitin strukturor DHE jo ate aktual pasi, ky i fundit, ndikohet edhe nga ndryshimet e paparashikuara ciklike te ekonomise. Per kete arsye, buxheti strukturor perben nje nga instrumentat kryesore te analizes makroekonomike. Ai lejon te vecohen efektet e masave politike nga efektet e ciklit te biznesit, duke dhene mundesine qe te parashikojme ndikimin e politikes fiskale aktive ne ekonomi.


Pasojat ekonomike te borxhit qeveritar

Huate e akumuluara nga Qeveria per te mbuluar deficitin buxhetor, perbejne borxhin qeveritar ose publik. Pjesa me e madhe e ketij borxhi eshte ne formen e letrave me vlere qe sjellin interes, si obligacionet etj. Ndryshimi borxhit qeveritar gjate nje periudhe kohe te dhene (1 vit) eshte i barabarte me deficitin buxhetor.
ne vitin 1988, borxhi publik i SHBA perbente 37% te GNP vjetore DHE vetem pagesat e interesave perbenin 3,2% te GNP. Po keshtu ne 1818 Anglia kishte nje borxh publik qe vleresohej sa dyfishi i GNP, kur dihet se shekulli i 19 ishte shekulli i lavdise se Anglise nga pikpamja e fuqise se saj. ne te kunderten, ne vitet '70, megjithse borxhi publik ishte modest, ekonomia angleze ishte zhytur ne stanjacion. Pra, nuk ka arsye per te paragjykuar cdo borxh qeveritar si dukuri te dobesise, apo si faktor zhvillimi te nje vendi.
Megjithate, borxhi qeveritar perfaqson nje barre per ekonomine DHE popullsine e vendit qe e ka ate borxh, pasi borxhi shoqerohet me nje sere problemesh si:

• Nevoja per t'i sherbyer borxhit te jashtem; Borxhi i jashtem perfaqson borxhin qe nje vend u detyrohet te huajve DHE eshte nje zbritje neto nga mallrat DHE sherbimet ne dispozicion te njerezve te vendit borxhli. Keshtu, Brazili apo Meksika ne mesin e viteve '80, duhet te paguanin 1/4 ose 1/3 e te ardhurave nga eksporti per t'i sherbyer borxhit te jashtem, duke ulur ne kete menyre konsumin e mundshem brenda vendit. Ndersa, borxhi i brendshem eshte borxhi qe nje vend i detyrohet qytetareve te vet. Eshte relativisht e perhapur pikpamja se borxhi i brendshem nuk perben ndonje barre, pasi keto te ardhura mbeten vetem brenda vendit.

• Humbja e eficences per shkak te rritjes se taksave ne menyre qe te paguhen interesat DHE vete kestet e borxhit, etj. Nje borxh i brendshem kerkon pagimin e interesave ndaj vete mbajtesve te obligacioneve DHE per kete qellim rriten taksat. Bile disa njerez duhet te paguajne taksa te njejta me shumen qe ata marrin si interes. Perdorimi i taksave per pagimin e interesave ka efekte negative ne nxitjen e njerezve per te punuar DHE kursyer, gje qe shoqerohet me ulje te eficiences.

• "Zhvendosje e kapitalit"; Pasoja me serioze e nje deficiti te madh qeveritar eshte "zhvendosja e kapitalit" nga stoku i pasurise se nje vendi. Njerezit i mbajne pasurite e tyre ne forma te ndryshme nga te cilat me kryesore jane:
- borxhe qeveritare;
- aktive qe ne fund te fundit paraqesin pronesi mbi kapitalin privat token, etj.

ne qofte se rriten zoterimet e obligacioneve nga njerezit, duke e marre te pandryshuar shumen e pasurise se tyre, kuptohet se do te zvoglohen aktivet qe perfaqsojne zoterim kapitali. Pra, kapitali privat do te zevendesohet, do te "zhvendoset" nga borxhi qeveritar.

 

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 2
 22.390 1002020098





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
bujar
Para 20 muajsh  
  
tema sita boj temen kredit afatgjata
     
festim
Para 39 muajsh  
  
leksion mjaft frytedhenes..............
+1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga