marketkonekt
0 0
0
 
Andropauza
Andropauza eshte sindroma klinike e shkaktuar nga ulja nivelit te hormonit te testosteronit. Me kalimin e moshes meshkujt dhe femrat manifestojne simptoma te lidhura me uljen e prodhimit te hormoneve sexuale. Keto ndryshime jane te pashmangshme dhe konseguencat e tyre ndryshojne nga njeri person te tjetri. Te femrat ulja e prodhimit ovarian te estrogjenit eshte pak a shume i shpejte,ndodh,ne harkun e disa muajve ose te nje viti,rreth moshes 50 vjec.

Andropauza eshte sindroma klinike e shkaktuar nga ulja nivelit te hormonit te testosteronit. Me kalimin e moshes meshkujt dhe femrat manifestojne simptoma te lidhura Me uljen e prodhimit te hormoneve sexuale. Keto ndryshime jane te pashmangshme dhe konseguencat e tyre ndryshojne nga njeri person te tjetri. te femrat ulja e prodhimit ovarian te estrogjenit eshte pak a shume i shpejte,ndodh,ne harkun e disa muajve ose te nje viti,rreth moshes 50 vjec.Ndersa te meshkujt ulja e prodhimit te hormoneve sexuale eshte shume Me graduale e vazhdon Me dekada. Ata nuk kanekufi te qarte si femrat Me ndalimin e menstruacioneve. Pas moshes 30 vjecare prodhimi testoteronit hormonit seksual primar mashkullor peson renie graduale,por progressive.Llogaritet qe niveli i tij bie rreth 10% cdo dekade pas kesaj moshe.Teatosteroni I lidhur Me SHBG-ne(globulina lidhese e hormonit sexual)rritet dhe testosterone biologjikisht aktiv pra jo I lidhur Me SHBG-ne eshte ai qe zvoglohet ne gjak.Si pasoje indet trupore qe stimulohen nga testosterone marrin Me pak nga ky I fundit dhe si pasoje shfaqen problem fizike dhe mendore.ne ditet e sotme shihet nje rritje e numrit te te rinjve qe preken nga andropauza.Kjo per arsye te ndryshimit te menyres se jeteses,mjedisit rrethues.Pervec renies se testosteronit kemi dhe renie te hormoneve tiroide,te rritjes dhe DHEA-s.Andropauza eshte zbuluar qe ne vitet 1940,por duke qene se mungonin testet sensitive per testosteronin , keto zbulime su vazhduan Me tej.Vec kesaj meshujt sot jetojne Me shume.
 

SIMPTOMATOLOGJIA
Simptomat jane te shumta,por jo specifike.Ato prekin:
-Sistemin kardiovaskular duke u manifestuar Me afsh,skuqje fytyre,djersitje.
-Humorin.Personi behet irritues,nervoz,vuan nga pagjumesia,ka mungese energjie dhe motivacioni,perqendrim te ulur,deficit ne memorien afatshkurter,depression.
-Sferen sexuale.Kemi ulje te deshires dhe aktivitetit sexual,ereksione modeste apo mungese te tyre,ulje te fuqise se ejakulacionit,reduktim te volumit te ejakulacionit.
-Verehen dhe humbje te forces muskulare,zvoglim te mases muskulare,humbje flokesh e qimesh,obezitet abdominal
-Efekte metabolike.Reduktim te kolesterolit te mire dhe kolesterolit HDL,rritje te kolesterolit LDL gje qe sjell rritjen e riskut per semundje kardiovaskulare.Kemi dhe rritje relative te indit dhjamor si dhe osteoporoze Me rritje te riskut per fraktura.
 

FAKTORET KONTRIBUES te kesaj simptomatologjie jane te njejta Me faktoret e riskut te semundjeve kardiovaskulare:hipertensioni,hiperkolesterolemia,diabeti,konsumi abuziv I alkolit,dieta inadekuate,mungesa aktivitetit fizik,mosha dhe natyrisht pirja e duhanit. te gjithe faktoret e lartpermendur te riskut vascular pervecse prodhojne alteracione ne muskulaturen e lemuar te trupave kavernoze,shkaktojne dhe ulje progressive te niveleve te testosteronit.
 

MJEKIM
Mjekimi I andropauzes behet nepermjet terapise zevendesuese te testosteronit,gje qe rikthen shumicen e simptomave dhe konseguencave.Kjo terapi u perdor fillimisht ne vitet 40-50 jo Me shume sukses,sepse ne ate kohe perdorej hormon sintetik methyltestosterone,I cili shkaktonte kancer melcie dhe semundje zemre.Ndaj kjo terapi u quajt e rrezikshme dhe su perdor per nje kohe te gjate deri ne vitet 1980. sot kjo terapi perdoret gjeresisht per mjekimin e andropauzes,por nen kujdesin e mjekut.ne fillim te terapise behen vizita cdo tre muaj per te vlersuar perqendrimet e testosteronit dhe ecurine e mjekimit.Terapia Me testosterone ka perfitimet e saj positive:nivele te larta energjie,fluence verbale,fuqi,rritje te mases muskulare,zvoglim te dhjamosjes trupore,rritje te densitetit kockor dhe efekt antidepresiv.Problemi ne mjekim mbetet ne faktin qe eshte e veshtire matja e niveleve te tostosteronit.Keto teste jane shume sensitive dhe laboratore te ndryshem nxjerrin rezultate te ndryshme.vec kesaj matja testosteronit ka karakteristika individuale tek pacientet dhe varet nga momenti I matjes.
 

Efektet ansore vihen re kur teprohet Me testosteronin.ato jane:
Apne gjumi,atrofi testikulare,policitemi,akne,dhimbje koke,rritje agresiviteti.Abuzimet Me testosterone shihen sidomos te sportistet.ka dhe mendime se perdorimi testosteronit shkakton kancer prostate,por perkrahesit e tij thone qe e nxit kete te fundit vetem kur ekzistojne fillimisht qeliza kanceroze.Ndaj duhet pasur shume kujdes ne ekzaminimin e pacienti para fillimit te terapis.
 

Literatura:dr.Jeffrey Dach-low testosterone diagnosis&treatment.the male andropause /dr.Aldo Miola-andropausa.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0 1002090037





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan