marketkonekt
0 0
9
 
Lënda Morfologji - Leksioni 1
Tema: Morfologjia, objekti, lidhja me disiplinat e tjera.

Çështjet që do të trajtohen:

Objekti i morfologjisë
Lidhjet e morfologjisë me disiplinat e tjera
Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore
Kategoritë gramatikore

Objekti i morfologjisë

Morfologjia nga greqishtja (morfo =  formë dhe logos =  fjalë, dije) është pjesa e gramatikës që  në radhë të pare merret me studimin e trajtëformimit, d.m.th. me studimin e formave të ndryshme që marrin fjalët.

Ajo merret: Me klasifikimin e fjaleve ne kategori leksiko- gramatikore qe quhen pjese te ligjerates  dhe se dyti me tipat kryesore te fjaleformimit ne radhe te pare tipin morfologjik dhe tipin morfologjiko- sintaksor.

Morologjia nuk merret me studimin e fjaleve te veçanta. Ajo studion veçorite e perbashketa te fjaleve te se njejtes klase duke nxjerre keshtu rregulla me karakter te pergjithshem, qe kane vlere per mbare klasen e dhene dhe si rrjedhim edhe per secilen fjale te kesaj klase .

Lidhjet e morfologjise me sintaksen.

Ndarja e tyre ne dy disiplina me vete behet per efekte metodike. Lidhja e tyre e ngushte, e ndersjellte kuzhtezohet ne vija te pergjithshme nga lidhja ndermjet formes dhe permbajtjes .
Kategoria e rases tek emri eshte nje dukuri edhe morfologjike edhe sintaksore , prandaj studimi i kesaj kategorie ne morfologji nuk mund te behet pa pasur parasysh funksionet sintaksore te rasave te ndryshme .
Gjithashtu, perkatesia e nje fjale ne nje pjese apo tejter te ligjerates kushtezohet nga lidhjet e saj ne fjali .
Lidhjet e morfologjise me fonetiken 
          
Mjaft dukuri te karakterit fonetik luajne rol gramatikor te caktuar  brenda nje paradigme te caktuar .Ketu eshte fjala per ato nderrime fonetike qe bejne te dallohet midis tyre forma te ndryshme gramatikore .

Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore 
         
fjala duke u perdorur ne fjali gjate ligjerimit, shpreh kuptim leksikor te caktuar, te cilit zakonisht i mbishtrohen edhe nje a me shume kuptime te pergjithshme te karakterit gramatikor, qe quhen kuptime gramatikore te fjales.  Nepermjet kuptimeve gramatikore te fjales shprehen lidhjet e saj me fjale te tjera ne fjali, marrëdhëniet kohore te veprimit, qendrimi i folesit etj.
Shembull: studenti beri detyrat .
Forma studenti e fjales student perveç kuptimit leksikor te njohur qe ruhet edhe kur kjo fjale perdoret ne forma te tjera, shpreh edhe kuptimet gramatikore te gjinise mashkullore, numrit njejes, rases emerore dhe shquarsise (trajta e shquar )

Kuptimi gramatikor ka nje karakter shume te pergjithshem. Ai eshte karakteristik per nje klase te tere fjalesh me kuptim leksikor katergorial te perbashket dhe me vecori gramatikore te perbashketa. Keshtu kuptimin gramatikor te rases nuk e ka ky apo ai emer i dhene, por te gjithe emrat pa perjashtim.

Çdo kuptim gramatikor perbehet prej kuptimesh te pjesshme gramatikore, qe jane ne kundervenie midis tyre dhe te gjitha se bashku perbejne unitet.
Shembull: Kuptimi gramatikor i rases perbehet nga kuptimet gramatikore te rasave te ndryshme, qe jane ne kundervenie midis tyre, por qe te gjitha se bashku perbejne kuptimin gramatikor te rases.

Format gramatikore

Kuptimet gramatikore e gjejne shprehjen ne format gramatikore qe merr fjala gjate perdorimit ne fjali. Gjithe sistemi i formave gramatikore

Format gramatikore ne gjuhen shqipe jane sintetike dhe analitike

Format sintetike ndertohen:
1)me ane mbaresash qe i shtohen temes se fjales: nje mal- mal-i, hap-    hapa
2)me ane nderrimesh fonetike qe peson tema e fjales: a ne e dash – desh, bujk-bujq
3)Njeherazi me nderrime fonetike dhe mbaresa  marr – mora
4)pa asnje tregues gramatikor,d.m.th. me mbarese 0 (zero) une  hap, ti hap, ai hap
5)Me ane formash supletive une, mua, ai, atij.

Format gramatikore analitike ndertohen:
Me ane te foljeve ndihmese kam dhe jam: kam punuar, jam ushqyer .
Me ane te pjesezash formante: te, do te, pa, duke, per te .
Me ane te nyjave si formimi i rases gjinore: fletorja e nxenesit
Mbaj mend: Zakonisht me ane te nje mjeti gramatikor shprehen njekohesisht disa kuptime gramatikore. Keshtu me ane te mbareses se shquarsise, perveç kuptimit te shquarsise shprehen edhe kuptimet gramatikore te rases, numrit dhe gjinise.
Por ka edhe raste kur mjeti gramatikor eshte i njekuptimte p.sh.: prapashtesat e shumësit (e ,ë,a ) sherbejne vetem per te shprehur kuptimin gramatikor te tij.
Nje kuptim gramatikor dhe format e tij gramatikore perkatese perbejne nje unitet te pandashem qe quhet kategori gramatikore.
Gjuha shqipe ka kategorite gramatikore te gjinise,numrit ,rases,shquarsise ,pashquarsise,vetes,kohes,menyres dhe diatezes.

Kategorite gramatikore jane sintaksore ose jo sintaksore
Kane karakter sintaksor ato qe kushtezohen nga lidhjet sintaksore te nje fjale ne fjali ,psh gjinia dhe numrat tek mbiemri
Kane karakter jo sintaksor ato kategori qe nuk kushtezohen nga lidhjet sinataksore te nje fjale ne fjali si gjina dhe numri tek emri .

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
Lexuar: ikub #:
 9  8.317 1002250080





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
arrbinaonriat
Para 3 muajsh  
  
a mundet dikush me mi analizu keto fjali ne morfologji dhe ne sintaks 1.'' skenderbeu ishte trim '' 2.'' ne te gjith mesojn mir'' 3. '' Ata mesojne mire, por sot nuk punuan aq.'' 4. '' beni luan dhe kendon pernjehere.''
     
jhgwefgghwefjwe
Para 22 muajsh  
  
ahahahhahaha U knaqa tujj i kqyr tuj u rrok qito dyy msusee aaahahahha
+1     
Jam ajoo qe ta shkatrroj jeten {Kishe :P}
Para 22 muajsh  
  
Ti Nadire Cengaj zonja profesoresh moss rras palidhje se me bo met ardh atyy hyntt ti thej picirrukjaa nier Me ni paralele i kem klasat une jom ajo qe i msoj matematik kejt kl... mos um shurdho ti muu se kishem je profesoresh s emsuse je kl.. e 5 i mson me dashuri arsimtarja Mejreme
     
Nadire Cengaj
Para 22 muajsh  
  
un mendoj se kerkush nuk e eknii mir te gjith e keni 2 nga une sepse jam profesoresh dhe e kam te kryer fakulten per morfologji

? ju faleminderit per mirkuptimin?
     
Florentina
Para 22 muajsh  
  
Herë-lidhëz
ti-peremer vetor
herë-folje unë-peremer vetor
mbyllëm-folje {ose ne sintaksë KALLEZUES}
dorën-emër
shoku-emer pronor
     
laura
Para 22 muajsh  
  
here-lidhez
ti-peremer vetor
une-permer
mbyllem-folje
-1     
hhh
Para 23 muajsh  
  
une mendoj se "here" nuk eshte folje
     
Linda
Para 27 muajsh  
  
"her ti e her un mbyllëm dorën tha shoku im" ...

here-folje
ti-peremer vetor
here-folje
une- peremer vetor
mbyllem folje(kallezues)
doren-emer
shok im-peremer pronor (kryefjale)

ne kllapa i ke edhe ne sintakse.


-2     
eli
Para 34 muajsh  
  
a mundet dikush me e analizu ket fjali ne morfologji "her ti e her un mbyllëm dorën tha shoku im" ...
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan