ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Lënda Morfologji - Leksioni 3
Struktura morfologjike e fjalës

Çështjet që do të trajtohen:
Fjala si njesia themelore e gjuhes
Ndryshimi i fjales nga morfema
Kushtet per te qene alomorfe

Fjala eshte njesia themelore e gjuhes

Ajo egziston ne gjuhe pergjithesisht si nje sistem fjaleformash.
Fjaleforma quhet forma konkrete e nje fjale ne nje fjali te dhene. Ato dallohen nga njera tjetra nga kuptimet e ndryshme gramatikore dhe nga mjetet shprehese te ketyre kuptimeve
Ne sistem te fjaleformave njera caktohet si fjale perfaqesuese .(forme perfaqesuese)
Tek emrat: rasa emerore, trajta e pashquar, numri njejes
Tek foljet: veta e pare, numri njejes, koha e tashme, menyra deftore.

Shumica e fjaleformave zberthehen ne njesi me te vogla qe quhen morfema. Morfema eshte njesia me e vogel e kuptishme qe mund te dallohet ne perberjen e fjales. Ajo nuk mund te zberthehet me tej.
Mofema mund te perbehet nga disa fonema ose nga nje foneme e vetme, por ndryshimi i tyre nuk eshte sasior eshte cilesor.

Ndryshimi i fjales nga morfema

Fjala ,eshte njesi leksikore gramatikore , dmth ka kuptim leksikor dhe forme gramatikoredhe ne nje fjali te dhene kryen ne funksion te caktuar .
1)Fjala eshte njesi e mevetesishme e gjuhes , kurse morfema nuk eshte .
2)Fjala mund te ndahet ne morfema kurse morfema nuk ndahet
3)Fjala eshte e formesuar morfologjikisht dhe kryen funksione sintaksore , morfema jo.
Por ka edhe fjale te perbera nga nje morfeme :lart ,ha ,tre  etj .

Shfaqja konkrete e nje morfeme te dhene ne nje fjaleforme quhet morf.
Nje morfeme mund te mos paraqitet perhere ne te njejten forme fonetike .Psh gjate zgjedhimit  morfema rrenjore e foljes djeg del :djeg , digj, dogj
Keto nuk jane tri morfema te ndryshme, por jane tri morfe te se njejtes morfeme.
Format e ndryshme te se njejtes morfeme quhen alomorfe.

Kushtet per te qene alomorfe

1)te kene te njejtin kuptim
2)nuk mund te perdoren ne vend te njeri –tjetrit tek e njejta fjaleforme
3)ndryshimet tingellore ndermjet tyre te jene te kushtezuara morfologjikisht ose fonetikisht .
shembuj alomorfesh: mbaresa i dhe u te gjinores  2) a dhe va , e dhe ve te se kryeres se thjeshte 3) sh, zh dhe ç perdorimi i te cilave eshte i kushtezuar nga perdorimi i tingullit ndjekes 4 ) asazi  ne fjalet barkas dhe barkazi
 

ITK Rreze Drite













Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
Lexuar: ikub #:
 0  2.306 1002270100





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan