marketkonekt
0 0
0
 
Zhvillimi Normal
Nëse do të ndaleshim tek psikologjia e zhvillimit, do të vërenim se fëmijëria dhe adoleshenca ndahen në katër periudha:

zhvillimi i femijeve

Nëse do të ndaleshim tek psikologjia e zhvillimit, do të vërenim se fëmijëria dhe adoleshenca ndahen në katër periudha:

   1. foshnjëria,
   2. fëmijëria e hershme,
   3. periudha e latencës dhe
   4. adoleshenca


Po të analizojmë seçilën prej tyre do të shohim se në tre prej fushave të zhvillimit të fëmijës, ndodhin ndryshime të rëndësishme dhe pikërisht:

    * në fushën e zhvillimit psiko-motor


    * në zhvillimin njohës


    *në zhvillimin socialemocional Zhvillimi psikik nënkupton rritjen psikike dhe zhvillimin motorik të trupit dhe gjymtyrëve.

Zhvillimi njohës, konjitiv nënkupton zhvillimin e intelektit të përgjithshëm, por në të njëjtën kohë edhe zhvillimin e perceptimit, të përqëndrimit, të kujtesës, zhvillimin e të folurit dhe të mendimit nga koncepte të thjeshta në ato abstrakte. Zhvillimi emocional nënkupton zhvillimin e tërësisë së emocioneve ndaj vetes dhe të tjerëve. Zhvillimi social-shoqëror përfshin njohjen e mënyrave të sjelljes që na japin mundësi të hyjmë në shoqëri me të tjeret dhe rregullojnë e përshtasin jetën e individit në komunitet.

Për të kuptuar ndryshimet e zhvillimit ka rëndësi të vëmë në dukje se zhvillimi njerëzor i një individi është pasojë e veprimit të ndërsjelltë midis maturimit biologjik dhe përvojës së fituar duke mësuar. Maturimi biologjik nuk shkakton automatikisht rritje emocionale. Kjo do të thotë se zhvillimi psiko-motor është i mundur vetëm nëpërmjet të mësuarit, përsëritjes dhe të qënit aktiv në kontakt me mjedisin. Nëse nuk do të kishte maturim biologjik për disa lloj proçesesh, veprimesh, atëhere do të ishte e vështirë që këto lloj veprimesh të mësoheshin dhe të praktikoheshin. Veprimet duhet të mësohen kur kanë kohën e tyre, as më herët dhe as më vonë p.sh fëmija biologjikisht është gati të ecë dhe të flasë zakonisht midis vitit të parë dhe të tretë të jetës. Nëse dikush do të provonte ta bënte këtë proçes më herët apo më vonë sigurisht që do të dështonte.Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për kohën kur një fëmijë mëson të shkruajë dhe të lexojë. Duke gjykuar nga pikëpamja e modeleve arsimore, është e rëndësishme të njihen kohët ideale dhe më të përshtatshme të të mësuarit dhe të zotërimit të disa veprimtarive e aftësive. Vetëm kështu një kualifikim apo trajnim mund të jetë i suksesshëm.

 

   1.Foshnjëria

Foshnjëria përfshin dy vitet e para të jetës së njeriut. Për një periudhë të gjatë kohe ka ekzistuar mendimi se foshnja është një qënie krejtësisht e varur prej të tjerëve. Në ditët tona ky mendim ka ndryshuar. Tani mendohet se fëmija lind me disa reflekse që e bëjnë të mundur mbijetesën e tij. Shumica e këtyre reflekseve humbet disa muaj pas lindjes duke u zëvendësuar me veprime motorike të mësuara. Reflekset më të rëndësishme tek foshnja i porsalindur janë refleksi i kollës dhe i të teshtiturës, të cilat mbajnë të pastra rrugët e frymëmarrjes dhe refleksi i kapjes dhe i thithjes, që ndihmojnë fëmijën të ushqehet. Mjekët kanë arritur të zbulojnë qysh herët çrregullimet neurologjike tek fëmijët duke ekzaminuar reflekset neonatalë. Në foshnjëri vërehet një rritje shumë ë madhe trupore, si dhe ndryshime të dukshme në lëvizje. Aftësitë për të lëvizur zhvillohen në të njëjtën mënyrë si pjesët e trupit para lindjes. Në muajin e parë fëmija ngre kokën dhe në muajin e tretë arrin të rrotullohet mbi bark. Ndërmjet muajit të gjashtë dhe të shtatë ulet drejt dhe pastaj zvarritet e ngrihet në këmbë. Në fund të vitit të parë fëmija qëndron në këmbë pa u mbajtur dhe hedh hapin e parë. Në këtë periudhë muskujt më të vegjël zhvillohen gradualisht dhe fëmija arrin të kapet pas sendeve dhe të luajë me to. Do të përmendim disa prej faktorëve më të zakonshëm që pengojnë zhvillimin psiko-fizik të fëmijës të cilat janë komplikacionet në lindjet e parakohshme, prematuranca (lindjet nën peshë), kequshqyerja, abandonimi dhe neglizhimi. Në vitin e parë të jetës zhvillimi i aftësisë njohëse të fëmijës vërehet më shumë në zhvillimin ë perceptimit, të kujtesës, ndërsa në vitin e dytë në zhvillimin e të folurit. Ndjeshmëria tek fëmijët zhvillohet shumë herët. Është konstatuar se disa orë pas lindjes fëmijës i tërheqin vëmendjen zhurmat e papritura dhe pas disa ditësh është në gjendje të njohë zërin e nënës. foshnja parapëlqen zërin e nënës para tingujve të tjerë. Atë e tërheqin më shumë tingujt e butë dhe meloditë e fjalët e këngëve. Ai është në gjendje që të dallojë objekte të mëdha, në një distancë prej 30 cm (kjo është zakonisht distanca midis nënës dhe fëmijës kur e ushqen). Në një studim të kryer nga (Fielda,1982; Ëortman dhe Loftus 1992) ka dalë se foshnja arrin të dallojë shprehjet e gëzimit dhe të trishtimit në fytyrën e nënës, apo kujdestarit qysh në 36 orët e para pas lindjes. Fëmijët reagojnë më shumë ndaj stimujve që ndryshojnë në mjedis, prandaj duhet që fëmija të rritet në një ambjent me ngjyra, lodra e tinguj. Në fushën e zhvillimit social-emocional pas lindjes, fëmija arrin të shprehë emocionet ndaj rreziqeve të mundshme dhe të reagojë lidhur me kontaktet me njerëzit e tjerë. Përmes shprehjes së emocioneve fëmija arrin ti jape mesazhe të rriturit për atë cka nuk i pëlqen, ose të shprehë kënaqësinë duke buzëqeshur. Kjo është periudha kur midis fëmijës dhe nënës krijohet një lidhje e fuqishme emocionale, një marrëdhënie e përbashkët, ndërsa gjatë vitit të dytë të jetës fëmija k
rijon lidhje emocionale me anëtarët e tjerë të familjes. Krijimi i lidhjeve të fuqishme dhe i marrëdhënieve të ndërsjellta qysh në foshnjëri janë një bazë e rëndësishme për zhvillimin individual të fëmijës në të ardhmen. Problemet emocionale dhe relacionale tek individi shpësh janë rezultat i mungesës së këtyre lidhjeve e ndërprerjes së atashimit (marrëdhënies së përbashkët nënë-fëmijë).Frika është një tjetër emocion që shprehet dukshëm tek fëmija. Fëmija shpesh reagon i trembur, i frikësuar ndaj situatave apo personave të ndryshëm. Tek fëmija I porsalindur shfaqen në mënyrë spontane dy llojë frikërash:

   1.Frika nga zhurmat e forta dhe,


   2.Frika nga mungesa e mbështetjes.

 

Në vitin e dytë të jetës zhvillohet frika nga ndarja. Fëmija ka frikë mos humbet lidhjet me njerëzit e afërm dhe shpreh frikë ndaj të huajve. Mendohet se këto lloje frikërash ekzistojnë tek të gjithë fëmijët në mbarë botën dhe reagimi nuk është rezultat i diçkaje të mësuar, por është i lindur. Tek fëmija ekzistojnë mekanizmat mbrojtës, të cilët janë të trashëguar dhe tepër të domosdoshëm për të mbijetuar.

 
2. Fëmijëria e hershme

 

 Kjo periudhë fillon nga viti i dytë i jetës deri në të gjashtin, deri në kohën kur fëmija fillon klasën e parë. Në këtë periudhë kemi një ngadalësim të zhvillimit fizik. Gjatë fëmijërisë së hershme fëmijët përvetësojnë shumë aftësi, vecanërisht ato që lidhen me aktivitetin e muskujve më të vegjël të duarve dhe gishtave, si dhe me koordinimin e gjymtyrëve. Gjatë kësaj periudhe fëmijët zotërojnë disa nga aftësitë motorie komplekse si p.sh ngasin bicikletën, lidhin këpucët, operojnë mirë me kuba e lodra formuese dhe arrijnë të vizatojnë objekte që nuk i kanë prezente. Disa prej faktorëve më kryesorë që pengojnë zhvillimin normal në fëmijërinë e hershme janë; sëmundjet e shpeshta, abandonimi, dhuna, keqtrajtimi fizik. Fëmijët e keqtrajtuar kanë sjellje agresive, hiperaktivitet. Tek fëmijët ndikojnë shumë problemet që kanë prindërit. (Padija, padurimi, papërgjegjësia, përdorimi i tepërt i qetësuesve, divorcet, sëmundjet psiqike të prindërve).  Kur prindërit ndodhen në situata stresante të jetës si: papunësia, vështirësitë ekonomike, sëmundjet e ndryshme, ndjehen të paaftë për të marrë përsipër përgjegjësitë prindërore. Tashmë është vërtetuar se fëmijët që vuajnë nga keqtrajtimi fizik në familje janë të prirur ë bëhen individë të dhunshëm në të ardhmen. Të gjitha këto pasoja ndikojnëdukshëm në zhvillimin psiko-fizik të fëmijës. Në këto situata është e domosdoshme që prindërve tu ofrohet ndihmë psikosociale dhe në raste tepër ekstreme tu hiqet e drejta prindërore, duke j’ua larguar fëmijët. Ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë tek fëmijët duke krijuar probleme të rritjes e zhvillimit. Mund të përmendim divorcin e prindërve, lindjen e një fëmije tjetër, për të cilin fëmija i parë nuk është përgatitur. Fëmijët fillojnë të reagojnë me mënyra të ndryshme. Sjellja e tyre ndryshon, ata humbasin sigurinë, ndjejnë ankth. Shpesh fëmijët marrin mbi vete dhe ndjenjën e fajit, prandaj është e domosdoshme që të ndihmohen dukë ju qëndruar pranë. Në këto situata fëmija dhe familja duhet të mbështeten, pasi ekziston rreziku i një regresi në gjithë zhvillimin e fëmijës. Fëmija mund të fillojë të urinojë natën, të belbëzojë e të tjera si këto. Në trevjeçarin e dytë të jetës tek fëmija mëndimi është më konkret dhe mbështetet në përvojën personale, në të shumtën e rasteve fëmijët nuk arrijnë të bëjnë dallimin midis imagjinatës dhe realitetit. Ata janë plot fantazi. Fëmija në këtë moshë nuk ka marrëdhënie objektive, ai nuk arrin të bëjë konkluzione logjike p.sh mbledhje, zbritje. Kjo fazë quhet faza e të menduarit paraoperacional. Është mosha e pyetjeve të shumta, fëmija është tepër kurioz. Prindërit dhe të rriturit e tjerë duhet të jenë të duruar dhe të qetë për të shuar çdo kuriozitet fëmijëror, për të mos dëmtuar lidhjet emocionale të fëmijës. Ndryshe nga fëmijët tre vjeçarë që janë tepër kuriozë dhe kureshtarë, fëmijët gjashtëvjeçarë janë eksplorues të ambjentit, harxhojnë më shumë kohë për tu marrë me lojra dhe aktivitete që kanë një kuptim. Në këtë moshë kemi një rritje graduale të zhvillimit intelektual, dhe fëmija arrin të gjykojë se c’është e mira dhe e keqja.  Por cilat janë pasojat e këtyre veprimeve? Është mosha kur fëmija shkon në kopësht, jeton mes moshatarëve të tij dhe për pasojë zhvillimi i të folurit merr hov. Para se të futet në shkollë fëmija ka një fjalor të pasur (rreth 5000 fjalë). Ai arrin të formojë fjali me shumë fjalë, p.sh deri në 10. Në këtë moshë fëmija dallon mirë ngjyrat, fillon të numërojë pa gabime, të njohë shkronjat dhe të nxjerrë kuptimin e një përralle apo tregimi. Jemi në kohën kur tek fëmija zhvillohet kujtesa afatgjatë, arrin të njohë objekte edhe përmes figurave, të ritregojë një ngjarje, të recitojë një vjershë. Zhvillimi intelektual i fëmijës nxitet e stimulohet nga shumë faktorë.  Fëmija duhet të luajë me lodra dhë objekte të përshtatshme për moshën e tij edhe programet televizive duhet të plotësojnë kërkesat dhe nevojat e stadit të zhvillimit. Pavarësisht nga të gjitha këto, loja me moshatarët dhe komunikimi me prind&euml
;rit mbeten parësore. Duhet përmendur edhe rëndësia që ka larmia e programeve mësimore në kopshte. Është ë rëndësishme të theksohet se rolet gjinore fëmija fillon ti mësojë e përvetësojë qysh në fëmijërinë e hershme. Në këtë moshë fëmija zhvillon konceptin e identitetit të vet seksual. Në moshën tre vjeçarë një fëmijë arrin të dallojë shokët nga shoqet, zakonisht në bazë të karakteristikave fizike. Kështu në këtë moshë djëmtë fillojnë të bëhen më agresivë, ndërsa vajzat më emotive. Këto ndryshime fillojnë të ushqehen apo të rriten përmes modeleve prindërore, karaktereve të të rriturve që pëlqehen më shumë nga fëmijët. Kështu para se të hyjë në shkollë fëmija arrin të zotërojë disa aftësi dhe të ketë një koncept personal për veten dhe botën që e rrethon. Në këtë moshë të mësuarit është kryesisht spontan dhe nga përvoja e modeli i prindërve, vëllezërve e motrave më të mëdha. Fëmijët i referohen sjelljes së prindërve, të anëtarëvë të tjerë të familjes dhe shoqërisë. Në këtë moshë fëmija përvetëson disa sjellje të cilat ndikojnë në mënyrë pozitive në zhvillimin e karakteristikave personale të tij. Sjellja e prindërve brenda familjes,modelet e komunikimit të antarëve të tjerë të shoqërisë, ndikojnë mjaft në zhvillimin social-shoqëror të fëmijës. Duhet të kemi parasysh se prindërit reagojnë me mënyra të ndryshme sjelljeje ndaj fëmijëve të tyre. Do të vecojmë tre mënyra sjelljeje:

   1.sjellje e ekuilibruar
   2.sjellje joelastike
   3.sjellje toleruese

 Nga studimet e kryera ka rezultuar se mënyra e ekuilibruar e sjelljes karakterizohet nga një marrëdhënie e qëndrueshme emocionale, nga një mirëkuptim e komunikim i hapur midis prindërve dhe fëmijëve. Prindërit kërkojnë nga fëmijët “sjellje normale” dhe në të njëjtën kohë respektojnë të drejtat e tyre. Krejt ndryshe ndodh me prindërit që ndëshkojnë çdo sjellje e veprim të fëmijës. Ata janë gjithmonë kritik. Fëmijët e këtyre prindërve rriten si qënie të varura prej të tjerëve, pa inisiativë dhe të depersonalizuar. Po të analizojmë modelet e sjelljeve të prindërve “tolerantë”, kuptojmë se në marrëdhëniet prind-fëmijë shpesh ka konfuzion, përzierje të roleve familjare dhe fëmijët kanë probleme të përshtatjes dhe adaptimit me rregullat dhe normat e shoqërisë. Në fëmijëri, fëmija përvetëson si modelet e sjelljeve pozitive, ashtu edhe ato negative. Ata mësojnë të ndihmojnë së bashku, të luajnë, por edhe të shfaqin sjellje agresive e të jenë të dhunshëm. Në agresivitetin e fëmijëve ndikojnë disa faktorë ku mund të përmendim:

    *Zemërim, mërzitje, të cilat vijnë nga pazotësia për të arritur një qëllim të caktuar


    *Të mos vlerësuarit e fëmijës nga prindërit


    *Imitimi i sjelljes së prindërve


     *Krijimi i një imazhi negativ për veten


    *Mungesë vëmendjeje nga të tjerët


    *Çrregullime hormonale (niveli i hormoneve mund të jetë më i lartë se normal)
 

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
Lexuar: ikub #:
 0
FEMIJE
 3.302 1003090132





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as