Lënda Morfologji - Lidheza
Eshte pjese e pandryshueshme e ligjerates qe lidh dy gjymtyre fjalie ose dy fjali dhe shpreh mardhenie te ndryshme sintaksore midis tyre.

Ndryshe nga parafjale qe shprehin mardhenie varesie, lidhezat ne fjali shprehin mardhenie barazie dhe perdoren per te lidhur gjymtyre te nje fare.

Kur lidhin gjymtyre a fjali te nje fare me raporte barazie quhen bashkrenditese.

Kur lidhin fjali faresh te ndryshme me raporte vartesie quhen nenrenditese.


Klasifikimi nga prejardhja:

1) Lidheza te parme
apo, as, e, dhe, edhe, ne, o, ose po

2) Lidheza jo te parme
Konvesion nga peremrat: ku, kur, tek, nga, vec.
                     Nga foljet: dac, qofte (dua + jam)

Perngjitje:

Lidhez + lidhez: sesa, teksa
Parafjale + parafjale: meqe, ngaqe
Parafjale + peremer: megjitheqe

Lokucione: ndo….ndo, qofte….qofte, ne qofte se, per shkak se.


Klasifikimi morfologjik

Te thjeshta
Apo, as, dhe, edhe

Te perngjitura
Derisa, porsa

Lokucione
Ne qofte se, me qellim qe


Funksioni sintaksor

Ndahen ne bashkerenditese dhe nenrenditese

1) Lidheza kepujore
Jane Lidheza tipike bashkrenditese. Ato shprehin nje bashkim te thjeshte gjymtyresh a fjalish te nje fare.
as, dhe, e, edhe, si, e.. edhe, hem…hem, si….si

Shembull ne fjali: Ushtria si nga numri, si nga altileria nuk ishte e vogel.

2) Lidheza vecuese
Keto tregojne qe fjalet ose gjymtyret e lidhura me to perjashtojne njera tjetren.
A, apo, ose, daç…daç, ja….ja, ndo, qofte….qofte.

Shembull ne fjali: O te shpetojme te dy bashke, o te mbetem dhe une ketu me ty.

3) Lidheza kundershtore
Shprehin mardhenie kurndershtore, perqasore kundershtore ose kundershtore kufizuese midis gjymtyreve qe lidhen.
Kurse, megjithate, megjithkete, mirpo, ndersa, teksa, po, por, porse, vec, vecqe, vetem.

Shembull ne fjali: Ne nuk kemi shume kohe qe jemi njohur, megjithate jemi bere miq.

4) Lidhezat permbyllese
Fjala ose gjymtyra para se ciles ndohen ato tregon se dicka eshte ne mbyllje ose perfundim, si pasoje e asaj qe eshte thene ne gjymtyren e meparshme.
Andaj, ndaj, pa, prandaj

Shembull ne fjali: Me erdhi rende ta shihja ne sy, prandaj veshtrova dallgen e rrembyer.

5) Lidhezat e shkallezimit
Keto lokucione mund te lidhin si fjali, ashtu edhe gjymtyre fjalish. Perdon me vlere kepujore dhe rralle me vlere kundershtore
Jo qe… po /jo qe…. por edhe/jo vec (qe)…. por edhe/jo vetem qe… por /jo vetem qe… por as /jo vetem qe…. por se /le qe…. por as qe /le qe… por edhe /

Shembull ne fjali: Po bardhi, perkundrazi, jo vetem qe nuk tregoi asnje shenje shqetesimi, po beri edhe dicka qe e hutoi fare gruan.


Lidhezat nenrenditese

1) Lidhezat ftilluese
Ato tregojne vetem nje lidhje sintaksore varesie midis dy fjalish.
Jane: se, qe, ne, nese

Shembull ne fjali: Por detyra ime si arsimtar eshte qe ta shpejtoj sa me pare kete dite.

2) Lidheza vendore
Sherbejne per te ndertuar fjali qe shprehin lloj te ndryshme mardheniesh vendore.
Jane: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, qe ku, kudo qe, ngado qe, tekdo qe

Shembull ne fjali: Tek dhemb dhembi vete gjuha.

3) Lidhezat kohore
Sherbejne per te ndertuar fjali qe shprehin lloj te ndryshme mardheniesh kohore.
Jane: kur, sa, si, tek, qe, derisa, gjersa, pasi, mbasi, ndersa, po, por, porsa, qekurse, sapo, kurdo qe, kurdohere qe, para se, porsa qe, qe kur, qe se, qysh se, sapo qe, sa here qe

Shembull ne fjali: Kur dolem nga kinemaja qielli isht embushur me yje.


4) Lidheza shkakore
Sherbejne per te ndertuar fjali qe shprehin lloje te ndryshme mardheniesh shkakore.
Jane: se, sepse, si, pasi, mbasi, derisa, gjersa, perderisa, kur, qe, sapo, meqenese, me qe, ngaqe, ngase, presje, duke qene se, nga frika se, nga shkaku qe, per arsye se, per shkak se, posa qe, sapo qe.

Shembull ne fjali: Plaku eci me kujdes, sepse ne cdo cap i dukej sikur do te pengohej ne shina.

5) Lidhezat qellimore
Sherbejne per te ndertuar fjali qe shprehin lloj te ndryshme mardheniesh qellimore.
Jane: qe, me qellim qe, ne menyre qe

Shembull ne fjali: Dy skuadrat u maskuan ne nje perrua, me qellim qe ti dilnin armikut mbrapa kraheve.

6) Lidhezat krahasore –menyrore
Sherbejne per te ndertuar fjali qe shprehin lloj te ndryshme mardheniesh krahasore ose menyrore.
Jane: sa, se, si, sesa, porsi, sikurse, sikurnderse, ashtu sic

Shembull ne fjali: Fliste me zor, sikur i celte gryken vullkanti te deshperimit.


7) Lidhezat kushtore
Sherbjen per te lidhur fjali qe shprehin lloj te ndryshme mardheniesh kushtore.
Jane: ne, po, nese, kur, sikur, ne qofte se, ne eshte se, ne rast se, po qe se, me kusht qe

Shembull ne fjali: Atij qe nuk te do, po ti japesh majezen e thoit te rremben gishtin.


8) Lidheza rrjedhimore
Sherbejne per te lidhur fjali qe shprehin lloj te ndryshme mardheniesh rrjedhimore.
Jane: sa, sa qe, qe, aq sa, keshtu qe

Shembull ne fjali: S’jam ndonje fanatik une, qe ta le vajzen pa shkolle.

9) Lidheza lejore
Shprehin lloj te ndryshme mardheniesh lejore.
Jane: megjithese, megjithqe, ndonse, sadoqe, sido qe, edhe ne, edhe ne qofte se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur

Shembull ne fjali: Megjithese ishte mesi i tetorit, bente prape shume vape.


10) Lidhezat kundervenese
Sherbejne per te shprehur kundervenie ndermjet dy veprimeve dhe dy gjendjeve.
Jane: nese, ne qofte se, ndersa, ne vend qe

Shembull ne fjali: Ne vend qe te vinte i pari, erdhi i fundit.

>


tag











Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
ikub #:
1003170095






Argetohu Gjej
ebuy
Jeta e perditshme Te nevojshme


Reklame
Hako_0317


Reklame
spitali amerikan