0 0
0
 
Pse shfaqet hernia e diskut mesunazorë në boshtin kurrizor
Në mes të unazave të boshtit kurrizor ndodhen disqet mesunazore që kanë funksion amortizimin e forcave mekanike të cilat krijojnë kushte për zhvillimin e sëmundjeve degjenerative të diskut.

hernia

Në mes të unazave të boshtit kurrizor ndodhen disqet mesunazore që kanë funksion amortizimin e forcave mekanike të cilat krijojnë kushte për zhvillimin e sëmundjeve degjenerative të diskut. Disku mesunazor (i.v) ndërtohet nga pjesa e jashtme (annulus fibrosus) dhe pjesa e brendshme (nucleus pulposis). Në pjesa e brendshme, uji përbën pjesën më të madhe, ndërsa pjesën më të vogël proteoglikani hidrofil që ka aftësi të lidh ujin. Nga koncentrimi i tij varet dhe funksioni hidrodinamik i nucleus pulposis. Maksimumi arrihet në decenien e tretë të jetës dhe pastaj gradualisht bie. Në pjesën e jashtme ndodhen fijet elastike dhe kolagjene të cilat sigurojnë elasticitetin dhe fortësinë e trupit të unazës. Hernia e diskut intervertebral paraqet migrimin e masës së nukleusit (pjesës së brendshme të diskut) në ndikimin e forcës mekanike dhe rritjes së shtypjes intradiskale, gjatë së cilës vjen deri te fryrja apo shqyerja e pjesës së pasme të anulusit dhe ligamentit longitudinal të pasmë. Ekzistojnë tri shkallë të hernies diskale: çarje (fissura), zgjatje (protrusion), shqyerje (prolaps). Vendi ku më së shpeshti ndodh hernia diskale është pjesa e pasme, e përparme dhe vertikale e diskut i.v.
 

Faktorët
Faktorët që ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të diskut janë disa, por si më kryesorët renditen: mosha; forca mekanike; qëndrimet e gabuara të trupit; lakimi i boshtit kurrizor (skolioza); anomalitë e lindura ose të fituara të boshtit kurrizor dhe ekstremiteteve të poshtme; mikrotraumat. Simptoma kryesore te lëndimet e diskut është dhembja në regjionin lumbal (mesit). Dhembja është e shumë e fortë, intensive dhe rritet gjatë çdo lëvizje, gjatë kollitjes, teshtitjes, qeshjes, defekacionit, etj. Në qoftë se dhimbja zvogëlohet gjatë pushimit dhe nuk përcillet përgjatë këmbës flitet për zgjatje (protrusion) të diskut intervertebral (mesunazorë). Nëse dhimbja propagohet përgjatë këmbës dhe përcillet me çrregullime të sensibilitetit dhe motolitetit flitet për shqyerje (prollaps) të diskut i.v. Përveç dhimbjes së mesit, simptomat të tjera janë: çrregullimet e sensibilitetit ku përfshihen parestezione, dizestezione, hiperestezione, djegie, ftohtësi, varësisht se cilin dermatom e përfshinë; çrregullimet e lëvizshmërisë janë më të rralla. Këto të fundit, zakonisht lajmërohen pas ngushtimeve intensive dhe të zgjatura të fijeve motorike të radikseve (rrënjëve) spinale.
 

Ekzaminimi
Testet që aplikohen për ekzaminimin e dhimbjeve radikulare përgjatë këmbës (ishialgjia) janë SLR dhe Bragardi. Gjatë ekzaminimit të këtyre testeve shtohet dhembja gjatë zgjatjes pasive të ngritjes së këmbës e cila matet me shkallë. Këto shenja janë pozitive në anën e sëmurë e rrallë janë pozitive në të dy anët ku tregojnë për shkallën dhe rrjedhën e sëmundjes (shenja e Lermittit). Rreth 90% e hernies diskale lajmërohet në vendet me rezistencë më të madhe, posaçërisht në pjesën më të lëvizshme të segmentit lumbal të boshtit kurrizor L4-L5 dhe L5-S1. Këto ndryshime dy herë më tepër paraqiten te meshkujt se sa te femrat dhe përfshijnë moshën 40-50 vjeçare. Hernia e diskut L2-L3 me komprimim (shtypje) në rrënjën (radiksin) L3 është më e rrallë. Ajo manifestohet me dhimbje dhe çrregullime të ndjeshmërisë në anën e jashtme të kërdhokullës, pjesën e përparme të mbigjurit dhe anën e brendshme të gjurit. Këtu kemi humbje të forcës të muskulit quadriceps, refleksi patellar i dobësuar ose i fikur dhe ecje të vështirësuar. Hernia e diskut L3-L4 me komprimim (shtypje) në radiksin (rrënjën) L4 përcillet me dhembje, çrregullime sensitive (prekjes) nga ana e jashtme e mbigjurit, ana e përparme gjurit dhe ana e brendshme e kërcit me refleksin patellar të dobësuar ose të fikur. Hernia e diskut L4-L5 me komprimim (shtypje) te radiksit L5 manifestohet me dhimbje dhe çrregullim të sensibilitetit në pjesën e pasme të mbigjurit, anën e jashtme të kërcirit, dorzumin e shputës dhe gishtin e madh. Pacienti nuk është në gjendje të eci në thembra për shkak të dobësimit të muskujve te zgjatur të shputës dhe gishtit të madh. Si pasojë e lëndimit të radiksit (rrënjës) L5, vjen deri te pareza ose paraliza e nervit peroneal. I sëmuri ka ecje perineale, ka dobësim ose fikje të refleksit të Achilit. Hernia e diskut L5-S1 me kompremim (shtypje) të radiksit (rrënjës) S1 manifestohet me dhimbje dhe ç’rregullim të sensibilitetit në pjesën e pasme të mbigjurit, kërcirit dhe thembrës, pjesën e jashtme të shputës dhe gishtin e vogël. Pacienti nuk mund të eci në gishtërinj për shkak të dobësimit të muskujve fleksor të gishtërinjve të shputës dhe m.triceps sure. Kemi refleksin e Achilit të dobësuar ose të fikur.

Diagnoza
Anamneza, analizat laboratorike, radiografia e pjesës lumbale, mijelografia, CT, RM, EMG.
Diagnoza diferenciale
Hiperostoza difuze idiopatike
Çrregullimet posturale dhe anomalitë e lindura kongjenitale (spina bifida), lumbalizimi i S1
Spondilolisteza
Stenoza spinale
Sëmundjet infektive të bushtit kurrizor
Sëmundjet metabolike
Tumoret e boshtit kurrizor
Aneurizmat e aortës abdominale

Mjekimi
Mjekimi në stadin akut dhe subakut ka për qëllim zbutjen e dhembjes, zvogëlimin e spazmave muskulare, pengimin e dëmtimeve mekanike të strukturave diskovertebrale.
Mjekimi konservativ përfshin: pushim në pozita pa dhembje; aplikimin e analgjetikëve dhe antiinflamatorëve josteroid; glikogortikoitet; sedativët; miorelaksantët. Në fazën akute, krahas terapisë medikamentoze duhet aplikuar edhe terapia fizikale për të rritur efektin analgjetik. Për këtë rekomandohen elektroterapitë me veprim analgjetik, ushtrimet izometrike për forcimin e muskujve para vertebral, abdominal dhe gjymtyrëve të poshtme. Mjekimi operativ është i indikuar te sindroma e caudes equina, për shkak të kompresionit dorzomedial të medulles spinale. Suksesi i mjekimit operativ varet nga shkalla e dëmtimeve neurologjike dhe kohëzgjatja e komprimimeve radikulare. Te 50-80% e të sëmurëve arrihet deri te përmirësimi i lezioneve motorike, por nuk ka dallime të mëdha në mes të operuarve dhe të mjekuarve konservativ.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
HERNIE
 2.242 1003220069





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan