marketkonekt
0 0
23
 
Lënda Sintakse - Leksioni 1
Njohuri te pergjithshme per sintataksen. Objekti i studimit. Metodat e sintakses. Zhvillimi i teorise sintaksore. Njesite sintaksore. Lidhja e sintakses me disiplinat e tjera. Permbajtaja e sintakses.

1) Njohuri te pergjithshme per sintataksen

Perkufizim: Sintakse quhet teresia e menyrave te bashkimit ne ligjerim te fjaleve te nje gjuhe sipas kuptimit dhe natyres gramatikore, bashke me mardheniet e vendosura midis njesive te formuara prej tyre, me rregullsite perkatese, per te shprehur mendimet e per t’ua bere ato te njohura te tjereve.
Sintaksa bashke me mofologjne perben gramatiken e nje gjuhe.

2) Objekti i studimit

Sintaksa ka per objekt ligjerimin e lidhur. Fjalet, ne procesin e ligjerimit, duke u bashkuar per te shprehur e transmetuar mendimin, hyjne ne lidhje dhe ne mardhenie te ndryshme kuptimore e formale gramatikore. Nepermjet ketyre lidhjeve dhe raporteve krijohen njesi te ndryshme sintaksore.
Sintaksa studion: 1) Njesi qe japin nje kumtim te mbaruar.
                                 2) Njesi qe japin nje kumtim relativisht te mbaruar.
                                 3) Njesi te plota.
                                 4) Njesi pak a shume te plota.

Sintaksa si disipline gjuhesore ka rendesi te madhe teorike dhe praktike. Nepermjet fakteve dhe kategorive te saj realizohet funksioni i gjuhes si mjet marveshje midis njerezve, si mjet komunikimi, duke u vene ne perdorim te gjithe elementet dhe mjetet e rrafsheve te tjere te gjuhes.

3) Metodat e sintakses

Sintaksa eshte nje shkence pershkruese dhe teoriko - pergjithesuese.
Metoda themelore e studimit te fakteve sintaksore eshte vezhgimi i shoqeruar me analizen dhe pergjithesimin e te dhenave te tij. Nepermjet tyre vecohen nga rrjedha e ligjerimit, te nxjerra nga burime te caktuara, dukurite sintaksore qe i interesojne studiuesit. Pastaj ç’del nga shqyrtimi i tyre pergjithesohet nepermjet formulimit te perfundimeve qe rrjedhin andej. Pra perdoret si piknisje metoda induktive, qe shkon nga faktet e vecanta konkrete ne percaktimin e vecorive te perbashketa qe dalin dhe ne baze te tyre, te kategorive dhe njesive sintaksore.
Ne sintakse ka mjaft here sinonimi elementesh, ndertimesh e njesish sintaksore. Nder to disa jane shprehese me te qarta, perfaqesuese me tipike te nje raporti sintaksor, te tjera me pak te qarta, jo edhe aq tipike.
Zevendesimi  i nje shprehje, te nje dukurie te kategorise jo aq te qarte me nje tjeter te qarte, transformimi, zevendesimi i nje trajte a i nje ndertimi me nje tjeter te barasvlefshem, jep mundesi te kapet qarte dhe pa luhatje funksioni i tyre sintaksor.

Shembull: Peremri pyetes ç ne fjali mund te dale me funksionet sintaksore te kryefjales a te kundrines se drejte.
Ç‘e solli ate ketu? Ç‘solli ai ketu? Zevendesimi i tij me nje emer te shquar ne te dy ndertimet e mesiperme mund te zbuloje me qarte, me me siguri rrolin e tij sintaksor.
Krahas fjalive te mesiperme mund te veme perkatesisht fjalilte: Nevoja e solli ate ketu? Bicikleten solli ai ketu? Te njevlefshme sintaksorisht me to.

Shembull: Krahas luftoi me trimeri, mund te themi fare mire, pa asnje ndryshim sintaksor dhe kuptimor, Luftoi trimerisht, cka ve ne dukje funksionin rrethanor te menyres te emrit me parafjale ‘me trimeri’ Ndryshimi  i nje ndertimi, zevendesimi i tij me nje tjeter, na zbulon here here edhe ndryshimet qe egzisotojne ndermjet dy ndertimeve pak a shume te barasvlershem per nga permbajtja, ngjyrimet sintaksore a stilistikore qe ka seicili ndertim. Mendimin themelor te shprehur me fjaline zakonisht therrimore: ‘nga s’te kam kerkuar’ mund ta shprehim edhe me fjaline deftore: ‘e kam kerkuar gjithandej”, po duke humbur shprehimesine qe mbart fjalia e pare, vleren pyetese - retorike e therrimore te saj.


4) Zhvillimi i teorise sintaksore

Teoria sintaksore per shkak te kompleksitetit te dukurive perkatese, me gjithe fillime e saj te hershme ka marre zhvillim dhe eshte kristalizuar vone. Me zhvillimin e saj jane dalluar keto drejtime: a) drejtimi llogjik – gramatikor, b) drejtimi psikologjik c) drejtimi formal – gramatikor.

a) Drejtimi llogjik gramatikor

I veshtron kategorite gramatikore, sidomos ato sintaksoret si pasqyrim i drejtperdrejt here here edhe si produkt i kategorive llogjike. Sipas studiuseve te ketij drejtimi gjuha dhe mendimi eshte e njejta gje dhe shprehen plotesisht nepermjet raporteve llogjike te perhershme dhe te pandryshueshme.
Faktet dhe ndertimet e larmishme sintaksore ketu u pergjithesuan ne skeme te llogjikes formale duke mos u marre fare parasysh forma. Keshtu qe u vu shenje e barazise midis gjykimit llogjik dhe njesise sintaktore themelore fjalise.
Kjo u quajt nje gjykim i shprehur me fjale dhe u fol per nje skeme universale te saj.
Nepermjet nje skematizmi thjeshtezues te tepruar u lane menjane ndryshimet cilesore te kategorive gramatikore te aferta, s’u moren parasysh ngjyrimet dalluese, u veshtruan pak ose aspak vecorite e menyres dhe shprehjes se tyre.


b) Drejtimi Psikologjik

Ne thelb te tij qendron mohimi i mundesise te pasqyrimt te realiteti nga gjuha dhe mendimi. Ky drejtim i kushton nje vemendje te vecante funksionit shprehes te gjuhes, anes ngasherimore te saj dhe ne qender te vemendjes se ketij drejtimi eshte realizimi individual gjuhesor.

c) Drejtimi formal gramatikor

Ne thelb te ketij drejtimi qendrojne elementet formale qe behen momente udheheqese a paresore te analizave sintaksore. Percaktimet, perkufizimet dhe klasifikimet e njesive sintaksore mbeshteten ne kritere formale dhe strukturore.
Fjalia ketu here here veshtrohet si nje njesi intonacionare (si nje moment ligjerimi midis dy pauzash), here si nje lloj togfjaleshi. Klasifikimi i fjalive ne kete drejtim behet edhe sipas edhe sipas mjeteve te lidhjes, si lidheza peremra dhe ndajfolje lidhore.
Ky drejtim e shkarkoi sintaksen nga shume elemente logjistike te paperligjur dhe terhoqi vemendjen mbi anen formale e gramatikore dhe mbi strukturen. Por edhe ky drejtim ka mangesite e tij. Duke e vene theksin mbi formen ai e shkeputi jo vetem formen   nga permbatja, por  dhe gjuhen nga mendimi.

Por cfare drejtimi ndjek gjuhesia jone? Gjuhesia jone eshte e mendimit qe gjuha eshte nje unitet dialektik. Forma nuk shkeputet nga permbajtja dhe as gjuha nga mendimi, por ajo gjithashtu nuk e njeson gjuhen me mendimin dhe as sintaksen me llogjiken dhe as formen me permbajtejen.


5) Njesite sintaksore

Njesite sintaksore jane: Fjalia, periudha, gjymtyra e fjalise dhe togfjaleshi.

1) Fjalia: Ajo eshte njesia themelore sintaksore qe eshte njekohesisht edhe menyra kryesore e formimit e shprehjes dhe e kumtimit te veprimit.

Perkufizim: Fjalia eshte fragmenti i ligjerimit i perbere zakonisht prej dy a me shume fjalesh kuptimplota te bashkuara sipas raportesh te caktuara, ne baze te ligjeve te nje gjuhe, ne nje teresi te vetme kuptimore gramatikore e intonacionore.

Shembull: I flihej. U err. Shiu kish pushuar.

Mbaj mend: Fjalia eshte njesia me e vogel kumtuese. Ajo del zakonisht me nje berthame te vetme kallezuesore, pergjithesisht te perbere prej dy a me shume fjalesh te lidhura sintaksorisht. Fjalia del me vellime te ndryshme dhe me skema te ndryshme. 
Pergjithesisht fjalia bashkohet me fjali te tjera, ne raporte dhe me mjete te ndryshme, per te formuar zakonisht nje njesi me te madhe sintaksore, periudhen.

2) Periudha: eshte njesia e teresishme e lidhur kuptimore, strukturore e intonacionore, e perbere prej dy a me shume njesish kallezuesore, ne forme fjalie ne raporte te caktuara midis tyre.

Nuk ka ndryshime thelbesore ndermjet fjalise dhe periudhes.Te dyja jane njesi kumtuese. Ne disa libra gramatike me termin fjali perkufizohet fjalia e thjeshte dhe me termin fjali e perbere perkufizohet periudha.
Mbaj mend: Fjalia ka zakonisht nje berthame kallezuesore, kurse periudha bashkelidh nje a me shume njesi kallezuesore me raporte te caktuara kuptimore dhe gramatikore.

Shembull: Ate dite, vazhdoi Ili, kishte zbritur edhe ceta e Reshit Collakut. Thelle gumezhinte lumi i Devollit qe ish bumyer nga shirati.


3) Togfjalesh: quhet njesia strukturore e formuar nga bashkimi i dy a me shume fjaleve te plotkuptimshme ne raporte te caktuara kuptimore e gramatikore midis tyre.

Kjo njesi sintaksore funksionon brenda fjalise. Nuk shpreh kumtim si fjalia por raporte midis nocionesh konkrete. Vetem ne perberje te fjalise dhe nepermjet fjalise togfjaleshi merr pjese ne sistemin e mjeteve kumtuese te nje gjuhe, si njesi e nenrenditur ndaj fjalise.
Ku ndryshon nga fjalia? Ai nuk ka vijen intonacionore te fjalise dhe ai perbehet prej se paku dy fjalesh kuptimplota dhe shpreh kryesisht raporte nocionesh.
Kemi keta lloj togfjaleshash: 1) togfjalesh sintaksor i lire dhe  togfjalesh leksikor dhe i qendrueshem.
Tek te paret eshte i mundur zevendesimi i njeres apo tjetres gjymtyre ndersa tek te dytet zevendesimi eshte leksikalisht i kufizuar ose i pamundur.

Shembull togfjalesh sintaksor te lire: balte e kuqe, shkruaj leter, i ri nga mosha.

Shembull togfjalesh te qendrueshem: Kishte hyre vjeshta e trete. Vuante nga melcia e zeze.

Togfjaleshat e lire nga perberja dhe nga forma dalin te thjeshte ose kompleks. Forma e thjeshte eshte ajo e togfjaleshve te perbere zakonisht prej dy fjalesh kuptimplota. Nga zgjerimi i te thjeshteve (i njeres gjymtyre ose i kompleksit ne teresi), nga bashkimet shumefjaleshe, me lidhje te ndryshme sintaksore me te njejten fjale drejtuese, nga kombinimet e togfjaleshve, formohen togfjalesh te ndryshem te perbere.
Shembull: Perrenjte e shumte te fshatit rridhnin tatpjete me rrembim.

4) Gjymtyre fjalie: quhet fjala (ose togfjaleshi) qe del si nje njesi sintaksore me vete nga funksioni qe permbush ne fjali.

Te tilla jane fjale kuptimplota, vetem ose te shoqeruara me fjale sherbyese, te veshtruara nga raportet kuptimore dhe gramatikore qe i lidhin ato me fjale te tjera. Gjymtyra eshte njesia me e vogel qe dallohet ne analizen e fjalise. Si togfjalshi, edhe ajo egziston brenda fjalise, eshte pjese perberese e saj dhe vetem si e tille merr pjese ne realizimin e kumtimit.
Po, ndersa togfjalshi shpreh raporte nocionesh, gjymtyra shenon nocion.
Togfjaleshi eshte ne nje fare mase nje kategori  e ndermjetme midis gjymtyres dhe fjalise ,duke qene i perbere prej dy a me shume fjalesh kuptimplota. Gjymtyra zakonisht perkon me nje gjymtyre te togfjaleshit dhe me rralle me te gjithe togfjaleshin.
Mbaj mend: Nje togfjalesh i qendrueshem, nje emerim i perbere a nje frazologjizem, perben nje teresi te pandashme sintaksorisht, nje gjymtyre te veteme.

Sipas funksioneve qe permbushin, duke u nisur nga kriteret strukturore e kuptimore, dallohen gjymtyre te ndryshem nder to gjymtyre kryesore, kryefjala dhe kallezuesi, qe jane qendrat organizuese te fjalise; lidhja e tyre perben berthamen e saj. Ndersa gjymtyret e quajtura te dyta jane plotesuese, sado qe ndonje here te domosdoshme.


6) Lidhja e sintakses me disiplinat e tjera

Ajo eshte e lidhur shume ngushte dhe ne menyre pothuajse te perhershme me morfologjine. Ato trajtojne ane te ndryshme te te njejtit realitet. Morfologjia merret me format e fjaleve dhe sintaksa me bashkimet e fjaleve dhe perdorimet e tyre.
Midis gjymtyreve te fjalise dhe pjeseve te ligjerates ka nje lidhje, por jo nje paralelizem te plote, te perhershem. Ne percaktimin e natyres se nje pjese te ligjerates merret parasysh edhe ana sintaksore, bashkelidhja me njesi te tjera te ligjerimit dhe perdorimi i saj ne te folur. Po ashtu, funksioni i nje fjale ne fjali, percaktimi i nje gjymtyre ne fjalise dhe mundesise se kombinimit te nje fjale me fjale te tjera per formimin e togfjaleshave te ndryshem varen edhe nga natyra leksiko - gramatikore e saj, pjesa e ligjerates ne te cilen hyn.

Sintaksa eshte e lidhur edhe me fonetiken. Elementet e intonacionit si melodika, pauzat, thekset sherbejne per te percaktuar ose per te dalluar njesi te ndryshme sintaksore.

Sintaksa ka lidhje edhe me leksikun. Edhe pse ajo ka karakter te pergjithshem dhe abstract, ajo nuk mund te shkeputet teresisht nga konkretesia e fjaleve. Fjalet bashkohen ne njesi te ndryshme sintaksore jo vetem sipas lidhjeve gramatikore por edhe sipas lidhjeve kuptimore. Nuk mund te kete bashkime fjalesh te palidhura nga kuptimi.


Permbajtaja e sintakses

Duke qene fjalia dhe periudha njesite me kryesore sintaksore, njesi me vlere kumtimi, studimi i sintakses ndahet ne dy pjese themelore: ne sintaksen e fjalise dhe ne sintaksen e periudhes.

Sinataksa e fjalise e shqyrton fjaline ne vetvete dhe ne perberjen e saj, pa veshtruar lidhjen qe mund te kete me njesite e tjera te njellojta, me fjalite e tjera. Ajo merret gjeresisht me perberjen e fjalise, me gjymtyret e saj dhe me togfjaleshat, por studion edhe tipat e ndryshem te fjalive sipas funksionit te tyre ne ligjerim (deftore, pyetse) etj por edhe sipas structures (dykryegjymtyreshe a njekryegjymtyreshe, te plota a te paplota, te gjymtyrezueshme a te pagjymtyrezueshme)


Sintaksa e periudhes studion menyrat e bashkimit te fjalive per te formuar periudhat, raportet qe vendosen midis tyre dhe mjetet e lidhjes, llojet e nenllojet e fjalive sipas ketyre raporteve te lidhjeve. Ne pergjithesi verehen raporte sintaksore paralele e analoge midis pjeseve perberese te fjalise, gjymtyreve, dhe pjeseve perberese te periudhes, fjalive tes saj.
Sintaksa veshtron edhe rendin e fjaleve ne fjali dhe rendin e fjalive ne periudha.
Ne sintaksen e periudhes studiohet edhe ligjerata dhe format e ndryshme te saj: e drejte, e zhdrejte, e zhdrejte e lire.
Me sintaksen eshte i lidhur ngusht edhe piksimi. Ai u pergjigjet ne te shkruar mjeteve intonacionore qe perdoren ne te folur per te shenuar ndarjet e njesive sintaksore dhe per te shprehur raporte me vlera sintaksore te caktuara.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
ikub #:
 23 1003220135





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
sara
Para 7 muajsh  
  
me tregoni qfar eshte duke ne morfologji ''duke i'a kthyer''
+0     
erzza mahmuti
Para 10 muajsh  
  
ju lutem tregomni ligjeratat e drejta dhe te zhdrejta ...Dhe kush e din shenoma ndonj shembull
+5     
erlinda
Para 13 muajsh  
  
Si behet skema e fjalise ??
+4     
erlinda
Para 13 muajsh  
  
Si behet skema e fjalise ??
+1     
hamdi
Para 14 muajsh  
  
si jane fjali sipas formes
+1     
tina_f@live.com
Para 18 muajsh  
  
Ju lutem si mund ta analizojme kete fjali ne sintaks Agronit vazhdimisht i shkruante nje mik nga Tirana
+2     
denisa
Para 20 muajsh  
  
a eshte kallezues :kishte zakon.. a merret si nje gjymtyre e vetme?
+1     
majli
Para 21 muajsh  
  
??
-1     
majli
Para 21 muajsh  
  
??

+0     
majli
Para 21 muajsh  
  
??

-1     
Bardha
Para 25 muajsh  
  
Lule
Gjymtyrët kryesore te fjalisë janë:Kryefjala dhe kallëzuesi.

+1     
Kusha
Para 27 muajsh  
  
Gjymtyert Kryesor :S ?
+3     
enis
Para 32 muajsh  
  
si bëhet analiza e morfologjis edhe simtaksës
+0     
buqja
Para 33 muajsh  
  
si ti analizijm sipas togfjalëshave Dëftoren Pyetsen Dëshiroren dhe nxitësen më ndihmoni
+3     
jeta
Para 35 muajsh  
  
Ju lutem.. rrafshet \fushat leksiko-gramatikore cilat jon ?
+3     
elis
Para 35 muajsh  
  
heh jja\b vshijdklgjfcjnhega\kHD66D6SJXDHSAJK
+7     
Amanda
Para 36 muajsh  
  
Dua të kem më shum informaione rreth fjalëve apo fjalive të dialektit Gegë-Toskë dallimin mes tyre dhe disa shembuj po ashtu dua një fjalor fjalësh midis tyre ju Falemderit
+3     
menda
Para 37 muajsh  
  
dy gjymtyret kryesore te fjalis jane KRYEFJALA dhe FOLJA
+3     
alma
Para 38 muajsh  
  
ju lutem sintaksa me nenrenditje-kryfejalore ?
+6     
rifat
Para 39 muajsh  
  
me duhet lexim
+3     
lola
Para 39 muajsh  
  
mund ta kem te shkruar saktesisht , ç eshte ligjerata e drejte dhe e zhdrejt?,, nese mundet ju lutem ?
+4     
kjfdsyfurefioau
Para 45 muajsh  
  
jeni te papare
     
lulee
Para 49 muajsh  
  
cilet jane dy gjymtyret kryesor te fjalise
-11     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan