marketkonekt
0 0
3
 
Operacioni, kur duhet të hiqen bajamet dhe mishi në hundë
Mjekët shpjegojnë se në cilat raste operacioni paraqitet si zgjidhje e vetme.

Operacioni i heqjes së bajameve dhemishit në hundë, sipas doktorëve të rrugëve respiratore, renditet në ndërhyrjet më të shpeshta kirurgjikale. Por, familjet ndihen të shqetësuara në momentin kur duhet të vendosin për operimin. Në përgjithësi ekziston frika e rreziqeve të mundshme gjatë operacionit, marrjes së narkozës dhe të vazhdimit të infeksioneve të përsëritura. Për këtë, mjekët shpjegojnë se në cilat raste Operacioni paraqitet si zgjidhje e vetme dhe e detyrueshme. Sipas tyre, në rastet kur fëmija juaj bllokohet në frymëmarrje, për shkak të bajameve apo të madhësisë së mishit në hundë, nëse rreth bajameve krijohen shtresa infeksioni, nëse ekziston frika e tumorit, nëse mishi në hundë prish formën e nofullës dhe nëse shihet rritja e bajameve, nëse ka problem në të folur, nëse gërhet gjatë kohës kur është në gjumë, atëherë Operacioni është i domosdoshëm.
 

Operacioni
Rreth 40 për qind e operacioneve të bajameve bëhen për shkak të infektimit të shpeshtë të tyre. Nëse fëmija juaj gjatë vitit të fundit është sëmurur shtatë herë, ose nëse gjatë dy viteve është sëmurur pesë herë, ose nëse gjatë tre viteve të fundit është sëmurur tre herë nga infeksionet e bajameve, nëse është mbartës i mikrobit të difterisë, nëse ka probleme me kapakët e zemrës, nëse ka infeksione të shpeshta të veshit, atëherë duhet ta vizitoni menjëherë tek një specialist. Përkundrazi, shenja si të gërhiturit, gjumë jo i qetë, të djersiturit gjatë gjumit mund të paralajmërojnë probleme të bajameve, ndërsa rritja dhe zhvillimi i mishit në hundë mund të bëhet shkak i ndryshimeve të personalitetit, mund ta bëjnë fëmijën agresiv, të papërqendruar dhe mund të ketë probleme në mësime. Koha më e përshtatshme për operacion tek fëmijët është gjatë pushimeve verore dhe pushimeve të dimrit. Edhe pse sëmundja e bajameve dhe e mishit në hundë njihet si sëmundje e grupmoshave të vogla, të njëjtat rregulla vlejnë edhe për të rriturit. Tek të rriturit, të cilët nuk paraqesin asnjë problem shëndetësor serioz që të pengojë operacionin aplikohen operacionet e bajameve.
 

Fëmijët
Fëmijët, të cilët, për shkak të bajameve të rritura dhemishit në hundë kanë probleme në frymëmarrje, mund të operohen që në muajin e gjashtë, mosha nuk përbën asnjë pengesë. Pyetjes nëse duhen operuar bajamet ende shkenca sot nuk i ka dhënë një përgjigje plotësisht të saktë. Duke pasur parasysh rolin e bajameve nga eksperienca është arritur në disa standardizime për heqjen e tyre. bajamet në përgjithësi operohen pas moshës 3 vjeç me ndonjë përjashtim të veçantë dhe përpara kësaj moshe. bajamet hiqen kur sëmuren shpesh, ose kur formojnë vatër infeksioni për sëmundje të ndryshme. Ndodh që bajamet të jenë të zmadhuara, por nuk do të thotë se duhen hequr si të sëmura, prandaj këto lloj bajamesh hiqen vetëm atëherë kur ato japin shqetësime të tilla si, dhimbje veshësh apo ulje të dëgjimit, zmadhim të gjëndrave limfatike të qafës, fytit, vështirësi në frymëmarrje, në gëlltitje dhe të folurit e fëmijës. Duhet theksuar këtu që disa prindër apo dhe personel shëndetësor mendojnë gabimisht se, duke qenë bajamet e zmadhuara duhen operuar, në mënyrë që fëmija të shëndoshet e t’i vijë oreksi. Sipas mjekëve, një qëndrim i tillë është në dëm të shëndetit të fëmijës, në qoftë se do të heqin bajamet jo të sëmura. Prandaj nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë midis mjekëve patologë dhe pediatër me specialistin otorinolog, për të vendosur kritere më të drejta për heqjen ose jo të bajameve.
 

bajamet
Ato që njihen si bajamet kanë një rol mjaft të rëndësishëm për organizmin e njeriut, sepse mbrojnë dhe luftojnë mikrobet e ndryshme që hyjnë nga goja dhe rrugët e frymëmarrjes. Fyti është vendi ku kryqëzohen sistemet e tretjes dhe të frymëmarrjes, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjedisin e jashtëm. Pra, fyti është pjesë e dy sistemeve dhe vendoset në pjesën e prapme të hundës dhe gojës. Funksionet e këtij organi janë të shumta e të rëndësishme. Në të janë të vendosura disa grumbullimesh indesh, që përngjajnë me ato të gjëndrave limfatike. Një grumbull tjetër është i vendosur prapa hundës që janë anedoidet, në gjuhën popullore quhen “mish në hundë”, dy grumbullime të tjera janë të vendosura në dy anët e fytit, që janë tonsilit palatine ose “bajamet”. Në rrënjën e gjuhës është vendosur një tjetër grumbull indesh të tilla, që quhet “bajamja” e gjuhës. Të katërt grumbullimet që thamë më lart luajnë një rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut, sepse kontrollojnë çdo gjë që kalon në rrugën e ushqimit dhe të ajrit. Përveç funksionit që përmendëm bajamet prodhojnë dhe disa qeliza të gjakut që quhen limfocide. Ato kanë veti mbrojtëse. Kur bajamet sëmuren këto kthehen në qeliza gllabëruese për mikrobet, duke i shkatërruar ato. Tjetër rol i rëndësishëm i bajameve është se këtu prodhohen të ashtuquajturat trupëza mbrojtëse (antikorpe), të cilat shkatërrojnë mikrobet dhe helmet e tyre.
 

Shkaktarët
Pezmatimi i bajameve quhet “anginë” dhe shkaktarë të shfaqjes së këtij shqetësimi janë mikrobet e ndryshme, që favorizohen nga i ftohti dhe nga ulja e rezistencës së organizmit. Shenjat e para të sëmundjes janë dobësi e përgjithshme, tharje dhe dhimbje fyti, temperatura që rritet deri në 38-39 gradë. Fëmijët e vegjël veç të tjerash refuzojnë ushqimin dhe ankohen shpesh për dhimbje barku. Ndërlikimet e anginave janë lokale dhe të përgjithshme. Kalimi në formën kronike të sëmundjes është ndërlikimi më i shpeshtë lokal që është quajtur tonsiliti kronik. Veç kësaj mund të kemi grumbullimin e qelbit përreth bajames që quhet abces peritonsilar. Në qoftë se grumbullimi i qelbit bëhet në thellësi të qafës quhet flegron dhe ky është ndërlikimi më i rëndë që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrave limfatike në fyt. Ndërlikimet e përgjithshme të anginave janë reumatizma, sëmundjet e veshkave dhe të zemrës. shenja kryesore e kësaj sëmundjeje është dhimbja, vështirësi në gëlltitje dhe të folurit karakteristik sikur ka diçka në gojë. Tonsiliti kronik shpesh nuk ka shenja të qarta, por vetëm një shqetësim të papërcaktuar në grykë, nganjëherë vështirësi në gëlltitje, kur bajamet janë shumë të zmadhuara, si dhe erë të keqe nga goja. Disa të sëmurë kanë ngritje të lehtë të temperaturës që nganjëherë mund të vazhdojë për shumë kohë. Shenjë më e sigurt për një tonsilit kronik është shfaqja e anginave të shpeshta, të shoqëruara dhe me rritjen e gjëndrave limfatike të fytit dhe të qafës.

Parandalimi i bajameve
bajamet janë barriera e parë për mikrobet që hyjnë në organizëm dhe vendi ku asgjësohen pa kaluar më tej në organizëm. Kjo është arsyeja që personat që kanë hequr bajamet preken shpesh dhe shpejt nga faringitet. Së pari, mjekët këshillojnë që për fëmijët e predispozuar për t’u prekur nga bajamet të tregohet një kujdes maksimal ndaj veshjes, qëndrimit në ambientin e jashtëm, sidomos në ditët e ftohta, por edhe në ato të nxehta, pasi fëmija nga lëvizja e tepër mund të djersitet shumë dhe kjo bëhet shkak për ftohje. Gjithashtu, duhet të përdoren ushqime dhe pije të ftohta, por të gjitha në një temperaturë normale. Në të njëjtën kohë mund të këshilloja kufizimin në maksimum nga fëmijët të pijeve të gazuara si: koka-kola, sidomos kur kanë bajame të sëmura (të skuqura, të qelbëzuara), sepse këto pije mund të përkeqësojnë stadin e sëmundjes.

Shenjat
Vështirësi në gëlltitje
Erë të keqe nga goja
Temperaturë
Dobësi e përgjithshme
Tharje dhe dhimbje fyti
Refuzim ushqimi
dhimbje barku
Ndërlikimet
Reumatizëm
Sëmundje të veshkave
Sëmundje të zemrës

Këshillat
Vizitë tek mjeku specialist
Korrigjimi i perdes së hundës, kur ka probleme
Heqja e mishit të huaj, nëse ai ekziston
Heqja e formacioneve të ndryshme
Të krijohet një komoditet me jastëkun
Përshtatje e vendit të fjetjes
Duhet të shikohet edhe përthyerja e qafës

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 3  11.097 1003250119





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
ana
Para 11 muajsh  
  
kam djalin 4 vjec me semurte shpsh nga bajamet kohet e fundit i jane bere dhe mishi ne hunde dhe ankohet se i dhemb koka ne pjesen e ballit a ka lidhje dhimja e kokes me mishin ne hunde


+1     
gjoni
Para 20 muajsh  
  
KAM NJE PROBLEM SHUM TE MADH ME FYTI VYJ QE SHU VJET KAM PERDOR SHUM ILAQ POR SIPAS ANALIZAV MJEKET THOJ SE VIRUSI IM MUN TE HIQET ME PENICILIN POR UNE KAM TE NDALUAR PENCILINEN UN I KAM 43 VJET DHE TANI MJEKET ME KAN REKOMANDUAR OPERACJONI JU LUTEM MENDIMIN E JUAJ
+5     
aferdita
Para 24 muajsh  
  
@kam vajzen 8 vjet ka problem me krenik po qet gjak per hunde tani pidel per goje aka nevoj mu ba operacion se po ka problem shum
+6     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb