ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
9
 
Lënda Sintakse - Kallezuesi
Eshte gjymtyryra kyresore fjalise dy kryegjymtyreshe qe hyn ne mardhenie dhe ne lidhje kallezuesore me kryefjalen.

Shprehet me folje, me foljen kepuje jam te shoqeruar nga nje emer nga nje mbiemer, peremer ose numeror, mund te shprehet edhe me pjese te pandryshueshme te ligjerates. Duke pas parasysh se me c’pjese te ligjerates shprehet kallezuesi do te dallojme kallezuesin foljor, emeror dhe me pjese te pandryshueshme te ligjerates.

Shprehet me foljen jam qe i referohet kryefjales + nje emer, mbiemer, peremer ose numeror dhe tregon nje karakteristik qe i referohet kryefjales dhe

Shembull: Qielli eshte i vrenjtur dhe i renduar (eshte kallezues emeror)

kallezuesi i shprehur me pjese te pandryshueshme, zakonisht pjeseza, pasthirrma ose me onomatope jep idene e nje veprimi ose ben vlersimin emocionanl te kryefjales.

Shembull: Ne kete kohe, terr telefoni (terr eshte kallezues).

kallezuesi nga perberja e tij

Menyra se si formohet ndahet ne dy nenlloje: i thjeshte dhe i perbere.

Kallezues i thjeshte eshte ai lloj kallezuesi qe shprehet me nje forme te nje folje (leksem).

Shembull: Uji i burimit grumbullohej nga rreza e malit (grumbulloj kallezues leksem eshte foje e menyres deftore, diateza pesore, forma jo veprore).

Fjala kallezues jep permbajtejen dhe treguesit e domosdoshem per realizimin e veprimit. kallezuesi i thjeshte ne shqip shprehet me nje forme foljore te vetes se pare, te dyte dhe te trete njejes ose shumes. Si kallezues i thjeshte merret edhe ai qe shprehet me nje forme te perseritur. Kuptimi leksikor eshte i njejte, por, ky kallezues fiton disa nuance kuptimore aspktore ose disa menyra veprimi. Keta kallezues quhen te thjeshte te nderlikuar qe paraqiten si nje forme e perseritur me lidhezen e.

Shembull: ….ashtu si rruga qe rrotullohej e rrotullohej rreth malit. (rrotullohej e rrotullohej kallezues)

Kuptimi leksikor nuk ndryshon por jep idene e dickaje qe zgjat.
Nuanca kuptimroe eshte nje menyre veprimi qe fitohet
Vasha qau e qau sa u tret (qau e qau kallezues) edhe ketu ka idene e intesitetit te veprimit. Zjen sa zjen pastaj derdhet (zjen sa zjen kallezues) jep idene e zgjates se kufizuar.
Ose perseritjen me lidhezen qe, krakteristik e shqipes (djali s’donte qe s’donte) (s‘donte qe s’donte kallezues) shpreh nje veprim intesinv qe perdoret ne periudhat e perbera me bashkrenditje.

I perberi formohet prej dy foljesh nga te cilat e para shpreh modalitet ose menyre veprimi. Nuk ka kuptim leksikor te dobet por te theksuar. Gjymtyra e dyte e formeson kallezuesin nga pikpamja leksikore semantike.

Shembull: Shtepia kishte nisur te lartesohej. (kishte nisur te lartesohej)

kallezuesi i perbere perben gjymtyren baze e organizimit strukturor te fjalise. Gjymtyret e tjera vertiten rreth saj.
kallezuesi ne kete rast perbehet nga dy folja: a) nis = me se e kryera e deftore dhe te latesohej e pakryera e lidhores.
E para, nis, tregon fillimin e veprimit.
Nuk ka nje kuptimi leskikor te percaktuar qarte kurse folja e dyte e formeson kallezusin nga ana leksikore.

Gjymtyret e tjera organizohen ose lidhen jo vetem me foljen ne lidhore por me te tere kallezuesin e perbere.

Ne shembullin: Uji nuk mund te arrinte deri atje (folja mund ta kuptim te reduktuar, ajo shpreh vetem kuptimin e mundesise) pra keto ndertime qe krijohen nga dy folje ku njera tregon modalitetin dhe tjetra veprimin perbejne strukturen e kallezuesit te perbere. Ne kallezuesin e thjeshte kemi vetem nje leksem te pranishme, kurse tek i perberi kemi dy leksema.


Duke pas parasysh kuptimin e foljeve modale ose gjysmendihmese qe marrin pjese ne krijimin e kallezuesit te perbere dallojme kallezues  te perbere qe shprehin: fillim, vazhidim dhe mbarim ose intesitet veprimi.
Po te nisemi nga struktura, dallojme kallezues te perbera nga folje te natyres.

1) gjysmendihmese + folje ne lidhore
2) folje gjysmendihemese + nje emer foljor (mbaroi se foluri)
3) gjysmendihmese + nje tjeter (ze e flet, ze e punon, te shoqeruara nga lidheza)
4) gjysmendihmese + pjesore (duhet punuar)

kallezuesi i perbere nga folja gjysme ndihemese + lidhore kur shpreh fillim veprimi si folje gjysme ndihmese dalin (ze nis filloj) kure e dyta eshte ne lidhore. Pradigama e ketij kallezuesi shfaqet si nje paradigme e plote per foljen gjysmendihmese dhe per foljen e dyte perdoret vetem ne te tashmen dhe ne te pakryeren e lidhores.
 
SKEMA
Folja gjysme ndihmese           Folja ne menyren lidhore            Perfundim
1 e tashme   po fillon           +            te bjere                              po fillon te bjere
2 e ardhme do te filloj          +            te bjere                           do te filloj te bjere
3) e kryer     ka filluar            +            te bjere                              ka filluar te bjere            
                                                                                 

 

1) e pakryer:  fillonte + Lidhore: te qeshte = fillonte te qeshte                                 
2) me se e kreyer: kishte filluar + Lidhore: te qeshte = ksihte filluar te qeshte                                          
3) e kryer e tjeshkuar: pati filluar + Lidhore te qeshte = pati filluar te qeshte                                           
4) e kryer e thjeshte: filloi + Lidhore te bjere = filloi te binte
5) e kreyer e thjeshte: filloi + Lidhore te bjere = filloi te bjere                    
 


Eshte ne te tashmen folja ne lidhore kur veprimi ka filluar ne te shkuaren dhe vazhdon edhe ne momentin e ligjerimit dhe eshte ne  te pakryeren kur ka filluar dhe mbaruar para momentit te ligjerimit.

kallezuesi i perbere qe shpreh mundesi

Si folje gjysme ndihmese mund + folje ne lidhore

Shembull: Cdo njeri mund ta beje nje pune te tille. Ai mund te kishte ardhur.

Pjesa e pare eshte e ngurosur (veta e III, njejes, e tashme, deftore). Mund te perdoret edhe ne habitore (mundka).
Folja e dyte perdoret ne te gjitha kohet e lidhores pa kufizim ne vete dhe ne numer. Paradigma e kallezuesit percaktohet nga folja ne lidhore, mund te bej - te beja etj.
Shpesh ky kallezues merr pjeseza mohuese para foljes gjysmendihmese dhe mohohet mundesia, jo - veprimi.

Shembull: Nuk mund ta bej kete pune. Mund te marre pjeseza mohuese folja ne lidhore dhe ndodh e kunderta, mohoet veprimi, jo mundesia.

Shembull: Mund te mos ta bej.

kallezuesi i perbere qe shpreh domosdoshmeri.
Formohet nga: folja gjysmendihmese (duhet + folje ne lidhore
Duhet pjese e ngurosur ne menyre, numer, vete por perdoret ne kohen e tashme dhe te pakryren. Lidhorja ka kufizim vetem ne menyre: Duhet te bej - te beja - te kisha bere – te kem bere etj.
Duhet pjesa e pare ne te tashmen, kur folja ne lidhore eshte ne te tashmen dhe te kryeren.
Ne te pakryeren, kur edhe folja ne lidhore eshte ne pakryeren dhe me se te kryren.

kallezuesi i perbere qe shpreh vazhdim veprimi

Si gjymtyre e pare folja vazhdoj ka perdoim mbaregjuhesor, mbarletrar, stilistikisht e perdorur edhe ‘vijoj’ stililistikisht e kufizuar ne gjuhen letrare
Folja e dyte ne menyren lidhore
Zhvillohet paradigama e foljes gjysme ndihemese, kurse folja ne lidhore eshte ne te tashmen ose te pakryren.

Shembull: Kjo do te vazhdoje te mbetej endrra e tij, per nje kohe relativisht te gjate.

kallezuesi i perbere qe shpreh perfocim mendimi, veprimi, ose intesitet.

Perdoret si gjysme ndihmese folja bej + folje ne lidhore (e cila eshte ne te tashmen ose te pakryren)

Shembull: Ben te ngrihet, s’ngrihet dot.

kallezuesi i perbere i formuar nga foljet gjysme ndihmese + pjesore.
 
Folja qe ka kuptimin leksikor eshte kryesore, s’ka forme ngurtesimi. Treguesit kallezuesor i ka folja gjysme ndihmese.

Shembull: Nderi duhet shperblyer me nder (duhet ndryshon ne kohe, vete, numer). Ky kallezues, stilistikisht eshte i kufizuar ne gjuhen letrare. Kjo folje eshte e kufizuar realisht. Formohet nga folja dua + pjesore. Shpreh domosdoshmeri. Folja mund te jete pesore ose veprore. Realizimi  konkret eshte i kufizuar.

kallezuesi i perbere folje gjysme ndihmese + emer foljor asnjeanes e tipit ‘se beri’.

Ky kallezues shpreh mbarim veprimi

Shembull: Mbaroi se mesuari deri ne darke. Kishin pushuar se korruri.

Gjymtyra e pare ka paradigme te plote, se eshte e kufizuar morfologjikisht. Gjymtyra e dyte eshte e kufizuar morfologjikisht ne qofte se mohohet folja gjysme ndihmese ky kallezues merr kupimin e vazhdimit te veprimit.

Shembull: Plaku s’pushonte se foluri (kemi vazhdim veprimi).

Egziston kallezuesi i perbere ku folja gjysme ndihmese bashkohet me foljen qe ka kuptimin leksikor me lidhezen dhe.

Te dy foljet ne keto raste jane ne te njejten kohe e menyre. Ky tip kallezuesi eshte i kufizuar stilistikisht ne letersi, ne gjuhe jo.
Zakonisht kallezues te tille shprehin fillim veprimi, vazhdim ose rritje propocionale, progressive. Kur shprehin fillim vazhdim veprimi paraqiten si folje te tjera.

Shembull: Keshtu gjemon e bubullin sa here ze e fryn juga.

Kur tregon vazhdim veprimi, perdoret foja vij e shoqeruar me pjesezen sa.

Shembull: Tufani sa vinte e shtohej.
 
Vazhdim veprimi ose rritje propocionale, ose pa pa pjesezen.

Shembull: Perroi vinte e behej si kacek. Kafshet e egra vinin e beheshin me te zhurmshme ate dite te ftohte dimri.

kallezuesi emeror

Formohet prej dy pjesesh, prej kepujes dhe prej gjymtyres emerore. Te dyja keto pjese formojme nje te tere te vetme ku kuptimi gramatikor dhe leksikor shprehen prej dy fjalesh vertete te ndryshme, por te lidhura midis tyre. Si kepuje perdoret folja jam, e cila ne kete perdorim ka kuptim abstract te egzistences se nje karakteristike. Ajo shpreh menyren, kohen, veten. Eshte e formes se vetes III, njejes, shumes, ne te gjitha kohet e deftores, habitores, lidhores, kushtores, e deshirores.

Shembull: Une jam shqiponja dhe ju jeni krahet e mi.

Gjymtyra emerore

Emri ne funksionin e gjymtyres emerore, te kallezuesit emeror eshte zakonisht ne rasen emerore pa parafjale, por mund te jete edhe ne rasen gjinore, emerore, kallezore e rrjedhore me parafjale. Gjithashtu si gjymtyre emerore e kallezuesit emeror mund te jete edhe nje peremer, mbiemer, nje paskakjore, nje togfjalesh qe shprehin permbajten leksikore te kallezueti emeror.

Shembull: Shqiperia eshte vend i bukur. Rinia eshte pranvera e jetes. Shtepite ishin po ato.

Karakteristike kryesore e gjymtyres emerore eshte pershtatja e saj me kryefjalen. Kur mungojne treguesit gramatikore te pershtatjes, shprehese e kesaj lidhje eshte mundesia qe ka ajo per te formuar togfjalesh emeror.

Shembull: Nata ishte me hene - nate me hene.

Gjithashtu kallezuesi shprehet me pjese te pandryshueshme te ligjerates.

Ne funksionin e kallezuesit dalin pjesezat, pasthirrmat dhe onomatopet. Keta kallezues japin idene e nje veprimi ose shprehin nje vlersim subjective   emocional. Per shembull perdoren pasthirrmat: lume, lumja une qe m’u be djali trim. Mjere ai qe i dilte perpara. Po keshtu perdoren edhe pjesezat. Ajo ka frike nga gjarperinjte, une jo.
Ose perdoren onomatopete si: sa mora veten nga dasma, bam vdekja ne dere.

ITK Rreze Drite













Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
Lexuar: ikub #:
 9  9.839 1003260081





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
esra
Para 4 muajsh  
  
Me duhet t'i shenoj 20 fjali dhe ti analizoj ato per nga natyra dhe funksioni..
+2     
laura
Para 5 muajsh  
  
me duhen 5 fjali me kallezues
+0     
djellza
Para 6 muajsh  
  
5 fjali njekryegjymtyreshe
+2     
djellza
Para 6 muajsh  
  
me duhen 5 fjali njekryegjymtyreshe
+2     
jozi preendi
Para 28 muajsh  
  
me duhet te bej nje tekst me fjali njekryegjymtyreshe dhe dykryegjymtyreshe
+3     
unnee
Para 31 muajsh  
  
pershendetje mua me duhet ndonje shembull mga forama veprore dhe jo veprore ju lutem kontaktoni ne eamilin tim..!!
+3     
serbia
Para 36 muajsh  
  
po ci keni keto mo ....na ngelet ne shkolle mo....f**k ai qe i ka shkrujt f**k sindi L.
-8     
hi albanezi
Para 38 muajsh  
  
kot kot fare kjo ;puna e netit ku ka ma mir se me ti shpjegu zysha hahahhahah fuck zysha e 1-qershirit
+2     
mirjeta
Para 39 muajsh  
  
pershendetje nese ka mundesi dikush nga ju te me ndihmoj ... me duhet material per punim diplome nga sintaksa konkretisht kallezuesi..nese mund teme ndihmoni ju lus tme kontaktoni ne emai faleminderit per mirekuptim gjith tmirat
+3     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan