Alexa
Duke u ngarkuar...

Voto: 0 0
 
Komente (13)
 
Shperndaje:
 
Lëvizja e vërtetë e planetëve .Ligjet e Keplerit.
Ligji i tërheqjes së gjithësishme Ligjet e Keplerit tregojne si lëvizin panelët. por nuk tregojne pse levizin keshtu,

levizja e vertet e palmneteve c’forcë është ajo që i detyron Të kryejnë keto levizje. Kjo u be e qartë vetëm kur u zbuluan dhe u formuluan ligjet e mekanikes. Kete zbulim e beri I. Njutoni.Njutoni zbuloi që mbi planetëT vepron forca tërheqëse e Diellit, që i detyron ata të vërtiten rreth tij, duke u dhene një nxitim, që është në perpjesetimtë zhdrejtë me katrorin e largësisë së planetëve.Kështu, nxitimi centripet i lëvizjes së Tokës rreth DielIit është 0,006 m/s2. Jupiteri qe ndodhet 5 herë më larg nga Dielli sesa Toka lëviz me nxitim 52 = 25 herë më të vogël etj.Njutoni tregoi që ky ligj vlen edhe per lëvizjen sateliteve rreth planetëve, për lëvizjen e kometave dhe në pergjithësi. shpreh nje veti te pergjithshme të bashkeveprimit të trupave. Per ketë arsye ky u quajt ligji i terheqjes së gjithesishme (ose ligji i gravitacionit universal). Sipas ketij ligji. forca me të cilen dy trupa e tërheqin njëri-tjetrin, është në përpjesëtim të drejtë me masat e tyre dhe ne përpjestim të zhdrejtë me katrorin e largesisë ndërmjet tyre.Duke shenuar me F forcën, me m1 e m2 masat e trupave dhe me r 1argësinë ndermjet tyre, kemi:
F= γ m1 m2/r2
ku γ = 6,68 •10-11m3/kg•s2 (γ quhet konstante e tërheqjes së gjithësishme).
Në ketë formulim trupat merren si pika. Kështu mund të merren trupat qiellorë, sepse ata janë shumë të vegjël në krahasim me largesitë ndermjet tyre.Kete ligj Njutoni e nxori matematikisht nga ligjet e Keplerit dhe nga ligjet e mekanikes. Ky është nje nga zbulimet më të medha të astronomisë teorike.Duke perdorur ketë 1igj, shpjegohen shumë dukuri e ligjshmëri astronomike dhe u arritën rezultate të mrekullueshme, u zbuluan botereja te panjohura. Njutoni, duke u mbeshtetur në tri ligjet e levizjes. që mbajne emrin e tij,dhe në ligjin e terheqjes së gjithësishme nxori perfundime, të cilat i përfshijnë dhe i saktesojne ligjet e Keplerit. Keshtu. per një trup qe do të qarkullonte i vetëm perqark Diellit, nxirren këto rrjedhime:
1.    Trajektorja e trupit që lëviz rreth Diellit, është elips, hiperbolë ose parabolë me Diellin në vatër.
2.    Segmenti, që bashkon trupin me Diellin, në intervale kohe të barabarta pershkruan siperfaqe të barabarta.
3.    Po të shënojmë me M masën e Diellit, me m masen e trupit, me a gjysmëboshtin e madh të orbitës eliptike dhe me T periodën e qarkullimit, gjejmë:
T2(M+m)/a3=4π2/ γ
Siç shihet , rrjedhimi i dytë është i njëjtë me ligjin e dyte të Keplerit. Rrjedhimi i pare ështe me i pergjithshem se ligji i parë i Keplerit. Ligji i pare i Keplerit ben fjalë vetem per lëvizjen e planeteve në orbita eliptike, kurse ky rrjedhim perfshin edhe levizjet e trupave te tjere (të kometave, grimcave kozmike, të satelitëve artificiale etj.). Forma e orbites (eliplike, hiperbolike ose parabolike) varet nga shpejtësia qe ka trupi në nje largesi të caktuar nga Dielli. P.sh.: Toka ne largesi 1 nj.a e ka shpejtësinë 29.5 km/s (dhe pershkruan trajektore eliptike. Sikur shpejtesia e saj (ose e një trupi tjetër ne largesinë 1 nj. a.), të rritej dhe të arrinte 42 km/s, atëherë orbita do të bëhej parabolike, pra Toka (ose trupi) do të largohej perfundimisht nga Dielli.Rrjedhimi i tretë ngjan me ligjin e tretë të Keplerit. Kështu, duke e marrë masën e planetit te paperfillshme në krahasim me ate të Diellit. nga formula per M + m ≈ M nxjerrim:
T2/a3=4π2/ γM=C
d.m.th del ligji i tretë i Keplerit. Konstantja C është e njëjtë per të gjithe trupat që qarkullojne rreth Diellit.Rrjedhimet e nxjerra nga Njutoni vlejnë jo vetëm per sistemin Diell-planet, por per cdo dy trupa. Ne rrjedhimin e tretë, në vend të M dhe m duhen marrë perkatesisht, masa e trupit qendror dhe masa e trupit që qarkullon. Konstantja 4π2/ γ është e gjithesishme, d.m.th. është e njëjtë per çdo çift trupash. Ky perfundim eshte shumë i rëndesishëm.
Përcaktimi i masave të planetëve.
 Në qofte se planeti ka ndonjë satelit, atëhere, duke përdorur rrjedhimin e tretë, mund të gjejmë masën e tij. Shënojmë me M masen e Diellit, me m masën e planetit, me A gjysmëboshtin e madh dhe me T perioden e qarkullimit të planetit rreth Diellit; me m1  masën e satelitit me a gjysmeboshtin e madh dhe me t perioden e qarkullimit te satelitit rreth planetit. Shkruajmë formulën per çiftin Diell-planet dhe per çiftin planet-satelit:
     dhe    
Duke pare te dy barazimet sjell
 
Nga ky relacion gjejme masen e planetit
Masa e planetit e e paperfillshme ne krahasim me ate të Diellit, kurse masa e satelitit është e papërfillshme në krahasim me atë të planetit, prandaj
m/M≈0 dhe m1/ m≈0 Ateherë gjejmë:
MT2/A3=mt2/ a3 , nga ku : M/m=t2/ T2 = A3/ a3
Ne anën e djathte te barazimit te fundit të gjitha madhesite jane të matshme.Se si gjendet masa e Tokes tregohet në fizikë: kujtojme se ajo ështe m=6 1024 kg. Duke e zëvendësuar në formulën të dhënat per Hënën. gjejmë raportin e masës së Diellit me ate të Tokës:
M/mT=    3.3 . 105    
d.m.th masa e Diellit është rreth 330 000 here me e madhe se masa e Tokës. Po kështu mund të gjejmë edhe masen e planetëve të tjerë që kane satelitë. Masat e planeteve qe nuk kane satelite, gjenden me metoda te tjera.Shtojme se metoda e mësipërme përdoret edhe per yjet. kur rreth yllit qarkullon nje “satelit”
Trazirat në lëvizjen e planetëve.
Lëvizja e një planeti rreth Diellit percaktohet jo vetëm nga forca terheqese e Diellit, sepse këta dy trupa nuk jane vetem .Edhe planetet e tjere ushtrojne forca terheqese si, mbi planetin qe studiohet ashtu edhe mbi Diellin. Keshtu studmi i levizjes se planetit ne përgjithësi është mjaft i veshitireLevizjen nje planeti ne tiparet e saj kryesore e percakton forca terheqëse e Diellit, sepse masa e Diellit eshte rreth 1000 here me e madhe se masa e te gjithe planeteve te marre se bashku .Planetët e tjere (në radhe te pare Jupiteri) i shkaktojnë planetit të dhënë disa shmangie nga lëvizja që japin ligjet e Keplerit: Ndryshojne pak shpejtesine e lëvizjes, jashteqendersinë e orbitës, gjysmëboshtin e madh etj. Këto shmangie quhen trazira.Trazirat nuk rnund të ndryshojne orbitën e planetëve në mënyrë të ndjeshme, p.sh. nuk mund ta kthejnë nga eliptike ne hiperbolike
Per Hënen trup qendror eshte Toka. Trupi qe sjell me shume trazira ne levzjen e Henes eshtë Dielli .Trazirat në lëvizjen e saj jane te Shumta, trazira pesojnë trupat me mase të vogel si :kometat dhe trupat artificiale. Ne levizjen e kometave dhe të asteroideve shume trazira shkakton Jupiteri, masa e te cilit eshte 318 here më e madhe se masa e Tokes. Ka pasur raste qe Jupiteri u ka rritur shpejtesine disa kometave , saqe i ka detyruar të ndryshojnë orbitën nga eliptike në hiperbolike ose të bien në siperfaqen e tij.Studimi i trazirave ka çuar në zbulime të rëndësishme. Kështu në mesin e shekullit të kaluar u vu re se Urani (planeti me i larget që njihej atëherë) kishte trazira që nuk shpjegoheshin plotësisht me ndikimin e planetëve të njohur. U mendua që duhej të ekzistonte një planet tjeter me i larget, që të shpjegonte trazirat e mbetura, dhe u parallogarit se ku duhej te ndodhej ai. Ky problem shumë i veshtirë u zgjidh nga astronomi francez Lëverje. Planeti i kërkuar u gjet vetëm , gjysmë gradë larg vendit te parallogaritur. Kështu u zbulua Neptuni (18 46). Kjo histori u përsërit edhe me Plutonin (1930,), megjithëse këtë radhë gabimet e parashikimit ishin shumë me të medha.
 


Lincoln Center Rreze Drite











ARTIKULLI PARAARDHES
Shpjegimi I levizjeve të dukshme të planetëve .Përcaktimi I periodave të qarkullimit të planeteve.
ARTIKULLI PASARDHES
Lëvizja e Hënës .Eklipset .Lëvizja e trupave artificial rreth tokes, përcaktimi I shpejtësisë së parë dhe të dytë kozmike.

Nga: honkyponky | Lexuar 20.405 here | ikub#: 1003310141

Shiko artikuj te tjere per:    TOKA


Komente (13)
edita berishaa (Para 24 ditesh)       
apon mii qit planetet dellor shpejt te lutna aaaaaaaaaaaaaaaaaaa
edita berishaa (Para 24 ditesh)       
apon mii qit planetet dellor shpejt te lutna aaaaaaaaaaaaaaaaaaa
bb (Para 3 muajsh)       
bbbbbbbbb
otherwisegirl (Para 8 muajsh)       
shume cuditeshme por se kam mesuar
Gundosnwr (Para 12 muajsh)       +1
Aloha! vam
chientsai (Para 20 muajsh)       
http://www.maroclub.net/ cheapest cialis =O http://www.reclaiminglife.com/ buy domain tramadol 7150 http://www.worthy-collectibles.com/ auto insurance quotes nemsu http://www.myremedyonline.com/ ultram 32224
depismyname (Para 20 muajsh)       +1
http://www.myoregonmotors.com/ low car insurance 9050 http://www.stylelusts.com/ car insurance 8[[[ http://www.levitrapharmacies.com/ levitra and grapefruit juice gbw http://www.medical-place.com/ viagra 36910
Tbaby15Angel (Para 21 muajsh)       +0
http://www.reclaiminglife.com/ career in pharmacy buy tramadol :-) http://www.levitrapharmacies.com/ levitra 10 mg order 6897 http://www.mymedcare.net/ cialis ijlzuj http://www.myremedyonline.com/ get rx for tramadol online 5166
barreraab (Para 21 muajsh)       -1
http://www.latimed.net/ order accutane online 65006 http://www.medsbalance.net/ nexium 240
Spamski (Para 21 muajsh)       +1
http://www.findyourinsurer.com/ cheap health insurance =-OO http://www.myinsurdeals.com/ homeowners insurance >:-[
alrjpcwlym (Para 22 muajsh)       +1
vuTYlU , [url=http://mfjqgsvmdzca.com/]mfjqgsvmdz [link=http://jakpdiuwmtmh.com/]jakpdiuwm http://pylxqentdfwv.com/
Amberly (Para 22 muajsh)       +1
AFAICT you've covered all the bases with this asnewr!
bekrie (Para 30 muajsh)       +2
qendra e mases

Emri
 
Email
 
 

Vendosni kodin me siper:

(Shenim: Nese nuk e lexoni kodin siper
atehere ringarkoni faqen per te gjeneruar nje te ri .)

 


Abonohuni per te marre te gjitha ofertat e tag.al
Hyr ne llogarine tende ketu ose plotesoni fushat e meposhtme.

E-mail  
Password
Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Alviero


Abissnet, Internet Telefoni