marketkonekt
0 0
3
 
Aritmia, dhe metoda e mjekimit te sëmundjes
Një procedurë relativisht e re mund të jetë më e efektshme në trajtimin e pacientëve me rrahje të çrregullta të zemrës, se sa terapia me ilaçe.

Një procedurë relativisht e re mund të jetë më e efektshme në trajtimin e pacientëve me rrahje të çrregullta të zemrës, se sa terapia me ilaçe. Ky është një lajm i mirë për personat që mund të jenë në gjendje të rëndë. Pacientët që kanë një ritëm jo normal të zemrës, që njihet me termin shkencor fibrilacion atrial, e përshkruajnë gjendjen e tyre ashtu sikurse Robin Dabrant. “zemra më rreh me shpejtësi, më duket sikur më zihet fryma. Zakonisht kjo zgjat vetëm për dy-tre sekonda, por me kalimin e moshës, gjendja më rëndohej vazhdimisht”,- shprehet Robin. Sipas mjekëve, rrahjet e çrregullta të zemrës mund të çojnë deri në hemorragji cerebrale, ose infarkt. Një tjetër pacient i prekur nga aritmia, Ray Caspillo thotë se i duket sikur po e del zemra nga vendi. “Më duket sikur po mbytem dhe më merret fryma keq”,- pohon ai.
 

Metoda e re
Mjekët mund ta trajtojnë këtë gjendje, duke e rrethuar zemrën me një kateter. Kjo procedurë është e shkurtër dhe koha për të marrë veten është minimale. Doktor David Wilber është duke e kryer këtë procedure në Qendrën Mjekësore të Universitetit Lojola të Ilinoit. “Energjia nxeh lëkurën dhe e shkatërron muskulin e vogël ku ndodhet kateteri. Kjo procedure quhet ablatim me kateter, sepse ajo djeg një pjesë të muskulit të zemrës”,- sqaron doktori. Sipas tij, këto impulse elektrike tregojnë ritmin e çrregullt, të njohur si aritmi, rreth venave pulmonare, venat që dalin nga mushkëritë dhe çojnë gjakun në zemër. Synimi është të shkatërrohet muskuli rreth venave pulmonare, në mënyrë që të parandalohet transmetimi i impulsive elektrike tek pjesa tjetër e zemrës.
 

Studimi
Paraprakisht, doktor Wilber dhe shkencëtarë të tjerë studiuan mbi 150 pacientë me fibrilacion atrial. Rreth 100 pacientë i‘u nënshtruan metodës së kateterit. Të tjerët u trajtuan me ilaçe. “Rreth 60-70 për qind e pacientëve të trajtuar me prerjen e kateterit nuk patën ndonjë episod të ngjashëm pas trajtimit. Por tek rreth 30 për qind e tyre ai u përsërit. Ndërsa pacientët e trajtuar me terapinë e ilaçeve patën në 80 deri në 90 për qind të rasteve gjendje aritmie, gjatë kësaj periudhe kohe”,- shpjegon më tej doktor Wilber. Pacienti, Ray Caspillo thotë se tani që i është nënshtruar kësaj procedure, ai mund të ecë sa të dojë dhe pa u lodhur. Ndërsa doktor Wilber thotë se prerja e kateterit nuk është trajtimi më i mirë që mund t’i bëhet fibrilacionit atrial. Ai e sugjeron këtë procedure kur nuk ka rezultat terapia me ilaçe. Ky raport u publikua në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.

Nëntë faktorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj

Nëse mendoni se sëmundja e zemrës është e pashmangshme, specialisti botëror i studimit tw zemrës, Salim Yusuf ka lajmereja për ju. “Nëntë faktorë rreziku shkaktojnë të paktën 90% të sëmundjeve së zemrës në çdo popullatë të rruzullit tokësor”,- thotë Salim Yusuf, specialist botëror i Interheart (studimit të zemrës) me bazë në McMaster University në Toronto. Ndryshoni stilin e jetesës dhe kjo përqindje do të ulet dukshëm. Po ashtu do të ulen: shuma vjetore prej 400 miliardë dollarë që harxhohet për kurimin e zemrës dhe nga ditët e humbura të punës, 900 000 infarkte dhe goditje të zemrës, 1.2 milionë operacione për riparimin e enëve te gjakut, 500 000 operacione zemre, dhe një milion shtrime në spital për pushim zemre, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës. Këta faktorë rreziku nuk janë të rinj. Keni dëgjuar më parë për duhanin, tensionin e lartë, diabetin, shëndoshjen e tepruar, stresin, punën e zyrës, ushqimet e përpunuara me përmbajtje të pakët fibrash dhe frutash, si edhe mospirjen e një gote të vogël alkooli.
 

reja janë provat e forta që dëshmojnë dëmin që i shkaktojnë zemrës. Këto prova zbulohen në studimin e zemrës nga Yusuf, në një vëzhgim mbarëbotëror të faktorëve te rrezikut për sëmundjet e zemrës, që ka përfshirë 26 000 e më shumë vullnetarë në 52 vende. Pak më shumë se gjysma e vullnetarëve kishin sëmundje zemre. Mbështetur në këtë studim, Yusuf thotë: “Ne i dimë pothuajse të gjithë faktorët e rrezikut, në çdo popullatë.” Arteriet e bllokuara janë “sëmundje e shoqërisë”,- thotë Yusuf, duke vijuar: “të shkaktuara nga qytetet e ndërtuara për automjete dhe rehati, shpërhapje urbane, punët ndenjur, por me nivel stresi të lartë, zbavitje pasive dhe shumë ushqimeshijshme, por të përpunuara dhe pa vlera ushqyese”. Sipas studimit të mësipërm, çuditërisht, trashëgimia familjare, të cilën shumë e identifikojnë si rrezikun më të madh për zemrën ndikon vetëm për 10% të sëmundjeve te zemrës.


Nëntë faktorët
Dhjami abdominal
Dhjami abdominal (i barkut) i dyfishon rreziqet e infarkteve edhe te burrat, edhe te gratë. Dhjami i barkut ka hormone aktive, të cilat sjellin diabetin, tensionin e lartë dhe kolesterolin e lartë.
 

Alkooli
Edhe ky është bllokues trombociti. Sasi të vogla alkooli ulin rrezikun e infarktit në zemër me 12% për burrat dhe 60% për gratë. Të gjitha llojet e alkoolit ndihmojnë në sasi të vogla. Alkooli i tepruar, më shumë se një gotë në ditë, nxit sëmundjet e zemrës, kancerin dhe alkoolizmin.
 

Kolesteroli
Kolesteroli i lartë e shton afërsisht katër herë rrezikun e infarktit të zemrës. Kolesteroli i keq (LDL) i përçon lyrat në muret e arterieve; kolesteroli i mirë (HDL) i shtyn më tutje. Një jetesë pa lëvizje dhe ushqime të lyrshme rrisin LDL dhe ulin HDL. Ushtrimet fizike dhe dieta e shëndetshme e ndryshojnë këtë proporcion dhe i mbajnë arteriet e pastra.
 

Diabeti
Diabeti është vdekjeprurës, sidomos për gratë, sepse katërfishon rrezikun e infarktit ne zemër. Edhe burrat nuk janë më pak në rrezik; diabeti dyfishon rrezikun e tyre. Ashtu si edhe duhani, diabeti nxit trombocitet të ngjiten së bashku, dhe të krijojnë mpiksje të vogla. Këto mpiksje bllokojnë enët mikroskopike të gjakut që ushqejnë arteriet dhe nervat, arsyeja kryesorediabeti shkatërron qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, diabeti rrit nivelin e yndyrave të dëmshme në gjak.
 

Frutat dhe perimet
Ngrënia e frutave dhe perimeve përditë ul rrezikun e sëmundjeve te zemrës 30% deri në 40%. Ato ulin kolesterolin e keq, përmirësojnë sheqerin në gjak dhe zëvendësojnë ushqimet që mund te mos jenë aq cilësore.
 

Ushtrimet fizike
Ushtrimet fizike ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 23% për burrat dhe dyfishin për gratë. Këtu nuk flitet për maratona, pasi edhe një shëtitje në park mjafton. Ushtrimet përmirësojnë kolesterolin, mënjanojnë diabetin duke përmirësuar nivelin e sheqerit në gjak, si edhe nxisin rritjen e enëve të gjakut.
 

Tensioni i lartë
Tensioni i lartë, afërsisht e trefishon rrezikun e infarkteve për burrat dhe e dyfishon për gratë. Enët e ngushtuara të gjakut e detyrojnë zemrën të punojë më shumë dhe e plakin ngadalë. Fërkimi i gjakut me muret e arterieve mund të shkaktojë çarjen e shtresave, të cilat mund të shkaktojnë infarkte në zemër.
 

Stresi psikosocial
Ngjarjet e stresuara të jetës, çrregullimet në sjellje dhe depresioni, përafërsisht e trefishojnë rrezikun e infarktit në zemër. Njerëzit e depresionuar me sëmundje zemre janë të prirur katër herë më shumë për infarkte në zemër ose vdekje, dhe depresioni dominon më se 20% të njerëzve me sëmundje zemre në SHBA.
 

Duhani
Duhanxhinjtë janë dy ose tre herë më shumë të prirur ndaj infarkteve në zemër sesa ata që nuk pinë duhan. Tymi i duhanit dëmton muret e arterieve dhe kështu i hap rrugën malcimit dhe rritjes së kolesterolit. Ngushton arteriet dhe aktivizon trombocitet, qeliza ngjitëse që bashkohen dhe krijojnë mpiksje në gjak. Kur depozitat e kolesterolit shpërthejnë brenda arterieve, formojnë mpiksje gjaku. Nëse ndonjë nga këto mpiksje shkëputet nga arteriet, do t’ju ndodhë një infarkt ne zemër.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 3 1004120045





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
ali hida
Para 13 ditesh  
  
Dja te dija per aritmin e zemres ,ne ket raste.Gjat nates kam aritmi dhe kam shum djerse qe nderhem 5 deri6 here kam ber vizit tek mjeku dhe i them ,aritmia dhe djersitja e madhe nga vjen ,por skam mar shpegim kush mund te me ndihmoi
     
ali hida
Para 13 ditesh  
  
Dja te dija per aritmin e zemres ,ne ket raste.Gjat nates kam aritmi dhe kam shum djerse qe nderhem 5 deri6 here kam ber vizit tek mjeku dhe i them ,aritmia dhe djersitja e madhe nga vjen ,por skam mar shpegim kush mund te me ndihmoi
     
eva
Para 49 muajsh  
  
Doja te dija a eshte e keshilluar qe te merret me veprimtari fizike nje person qe ka spostime te shtylles kurrizore dhe cilat levizje jane te keshilluara per kete person.ju falenderoj per keshillat e dhena, vlejne shume per ne jeten e perditshme.
+0     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan