marketkonekt
0 0
0
 
Sëmundjet e gjakut
Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë, madje e shfaqjes së saj është më e shpeshtë tek femrat dhe kjo për shkak të menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me humbje gjaku – dhe me humbje hekuri).

Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë, madje e shfaqjes së saj është më e shpeshtë tek femrat dhe kjo për shkak të menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me humbje gjaku – dhe me humbje hekuri). Në moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shumë mundësi të jetë pasojë e kancerit në gjak, ndërkohë që tek fëmijët mundet që mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të pamjaftueshme në dietë.

Shenjat
Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar, thonj të deformuar dhe të thyeshëm (koilonychia). Në ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite të vogla dhe me pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulët.

Niveli i transferinës (njihet edhe si TIBC – angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës të kockave është analiza më e besueshme për sasinë e hekurit në organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungesë të trajtohet me sulfat i hekurit, 325 mg 3 herë në ditë. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2 muajsh.

Anemia mund të jetë , sideroblastike dhe në këtë rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janë qeliza eritrocitike që kanë një unazë “prej hekuri” në citoplazmë. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi), dhe defektet gjenetike. Si çdo anemi tjetër shenjat më të dukshme janë lodhje, takikardi, zbehje, etj.

Diagnoza kryesore është niveli i hekurit në serum është i rritur. Niveli i transferinës (TIBC) mund të jetë normal ose i rritur. Niveli i ferritinës është i rritur. Në biopsinë e palcës të kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialistë, kjo sëmundje mund të trajtohet me piridoksinë (vitaminë B6).

Këshillat
Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër Anemisë. Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga Anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë

Shenjat e sëmundjes
1-lodhje
2-Takikardi
3-Zbehje

Ushqimet
1-Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C
2-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile
3-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar Aneminë
4-Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq
5-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë
6-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
7-Pacientët duhet të pijnë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke
8-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja
9-të sëmurët duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë.

Mjeksia popullore për kurimin e anemisë
Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Mes të cilave është edhe sëmundja e anemisë. Sipas specialistëve, kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi. Nisur nga kjo dhe shumë të dhëna të tjera, pacientëve iu rekomandohet të përdorin në dietën e tyre të përditshme sa më shumë bimë jeshile. Në shumë raste sëmundja e anemisë, fillon të shfaqet që në moshën 2 muajsh. Kjo vlen sidomos për ato rastet kur anemia është e trashëguar nga nëna tek fëmija. Në këtë rast evidentimi I sëmundjes është më e lehtë.

Anemia shfaqet 7 muajt e parë të jetës
Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 të jetës (në 6 muajt e parë bebja ka akoma hemoglobinë fetale alfa2gama2). Tiparet e tjera klinike përfshijnë splenomegalinë, hemopoezën ekstramedulare. Lëng shalqiu dhe mjaltë për të luftuar sëmundjen Sipas mjekësisë moderne, një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me Anemi është edhe pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil, mastikë dhe sheqer. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së Anemisë ose pagjakësisë. Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo ç’rregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si mish, peshk, , vezë, perime, fruta etj.

Shenjat e para të leucemisë
Leucemia është sëmundje kanceroze e gjakut. E cila është gjithmonë kronike, e karakterizuar nga prezenca e disa celulave jo normale, ose në shumë raste leukemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore. Një shumicë e tepruar e rruazave tëe bardha dhe një pakicë fatale e rruazave tëe kuqe, janë karakteristikat mjeksorë në sëmundjes. Ndërkohë që ajo shkakton në shumicën e rasteve dhimbje koke të forta koke dhe qelizash.. të dhënat mjekosre tregojnë, se kurimi I saj varet shumë nga grada në të cilin e kap sëmundjen pacienti. Tre shenja
janë karakteristike për të gjithë personat që kanë mungesë gjaku. Pjesa më e madhe e tyre kanë Lodhje fizike, takikardi, dhe janë shumë të zbehtë.

Shkenca, bimët jeshile pastrojnë gjakun
Një kurë e efektshme për të luftuar sëmundjet e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
GJAK SEMUNDJA
 1.338 1004130045





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga