marketkonekt
0 0
0
 
Hetimi i Skenes se Krimit
Kontribute të biometrikës në drejtësi. Mjekësia ligjore ose entomologjia. Antropologjia ligjore. (Një shembull hipotetik)

1. Kontribute Të biometrikës në drejtësi.

Proceset biometrike kanë të bëjnë me disa tipare psikologjike ose të sjelljes, që mund të përdoren për verifikimin e identitetit të një personi. Këtu përshihen gjurmët e gishtave, skanimin e retinës, mënyrën e të folurit dhe të shkruarit. Për këtë arsye, biometrika është tepër e rëndësishme në hetimin kriminal. Identifikimet biometrike vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të kujdesshme, sepse arritjet e sotme teknologjike e shkencore po sigurojnë produkte gjithnjë e më të mira.

Për mijëra vjet njerëzit janë identifikuar në bazë të vetive fizike, si p.sh., shenja të vrara trupore, ngjyra e lëkurës, gjatësia trupore etj. Por, sidomos, në 200 vitet e fundit shoqëria ka bërë një progres të madh në studimet kriminologjike, duke bërë që biometrika të arrijë, në kushte të caktuara, të dallojë kriminelin nga i zakonshmi. Kështu, kërkimet në këtë drejtim kanë qenë të shumta. P.sh., Çezare Lombrozo ishte një nga avokatët e parë të përdorimit të saj. Ai besonte se kriminelët mund të dallohen lehtësisht në bazë të disa tipareve fizike, që i identifikojnë ata si unikë dhe i veçojnë nga popullatat e zakonshme.

Ndonëse teoria e tij nuk ishte përfundimtare, angazhimi për matjen e tipareve fizike ishte përcaktues në identifikimin dhe dallimin e disa individëve të caktuar. Ai zbuloi dhe zhvilloi teknika të tilla identifikimi si ajo e “shenjave të gishtave”, që me kohë u shndërruan në një metodologji standarde, botërore, e përdorur nga policia për identifikim dhe verifikimin e kriminelëve.

Pasuese e identifikimit përmes gishtave ishte ajo që njihet si “gjeometria e duarve”, e cila ka për objekt matjen e tipareve fizike të duarve dhe gishtave. Është vlerësuar edhe verifikimi i zërit nëpërmjet programeve të izolimit të kriminelëve në mjedise të mbyllura, si shtëpi etj. Janë zhvilluar edhe sisteme elektronike gjurmimi të vendndodhjes, që lidhen me kyçet dhe kaviljet e këmbëve, si dhe teknika identifikimi që i detyrojnë të dyshuarit të “njoftojnë” përmes një numri të caktuar telefoni në një moment të caktuara të ditës, për të kaluar disa teste të posaçme të zërit. Kështu sot, veç aparaturave të gjurmimit klinik, pajisjet përfshijnë edhe elemente të njohjes së zërit, për t’u siguruarpersoni është ai dhe jo dikush tjetër.

Zhvillimet biometrike për verifikimin e duarve dhe zërit, përforcohen edhe me verifikimin e firmës dhe njohjes së fytyrës, që janë teknika, përgjithësisht më të thjeshta. Dihet që njerëzit e kanë përdorur firmën si mënyrë identifikimi para shpikjes së kompjuterit. Në këtë rast, nënshkrimi do ishte më autentik, ngaqë  vula që është lehtësish e kopjushme. Po ashtu edhe njohja faciale është njohur prej kohësh, por pavarësisht lehtësive në përdorim, ajo ka pasur sukse të kufizuara në praktikë.

Shumë zbatime biometrike sot bëhen vetëm brenda një fushe të specializuar sigurie, me të cilën jo kushdo mund të familjarizohet lehtë. Virtualisht, nuk ka asnjë rast ku biometrika mos jetë pjesë e një hetimi kriminal. Ajo përfshihet gjatë identifikimit parësor, qoftë të viktimës apo të dyshuarit, qoftë për alibi apo për dhënie dënimi. Në fakt qëllimi i parë i çdo hetimi është identifikimi.

Veç teknologjisë së shenjave të gishtave, e përdorur ajo për identifikimin e të dyshuarve apo viktimave, edhe verifikimi i nënshkrimit ka përdorim të gjerë në raste mashtrimesh. Po kështu, procedurat e stërholluara teknologjike, që përfshijnë njohjen e fytyrës, përdoren gjerësisht në patologjinë mjekoligjore, sidomos në ristrukturimin e fytyrës për identifikimin e viktimës apo dhe të dyshuarit. Kontributet biometrike mund të përmenden edhe në lidhje me shumë programe dënimi, nga ato të akorduara me arrest shtëpie deri tek burgimet tradicionale.

1.1. Aplikime biometrike për gjurmët e fshehura të gishtave.

Për të penguar largimin e viktimës, shpesh vrasësit i grabisin dhe izolojnë atë. Provat e shenjave të gishtave në skenën e krimit, shpesh, janë vendimtare, por marrja e saktë e tyre rrallë është e suksesshme. Kërkimet e fundit provojnë se gjurmët identifikuese mund të merren edhe nga lëkura e viktimës, të mbetura ato në momentin kur ka ndodhur vrasja, dhe jo vetëm në kushtet laboratorike. Lëkura ka një numër cilësish unike që pengojnë dallimin e gjurmëve. Indet e saj përtërihen vazhdimisht dhe në mënyrë konstante, duke hequr qelizat e vjetra, të cilat mund të shërbenin si shenja identifikuese. Po kështu, përkulshmëria e saj lejon lëvizjet dhe shtrembërimin e gjurmëve të gishtave, ndërsa duke qenë rregullator i temperaturës së trupit dhe sekretim i mbeturinave përrmes djersës, përsëri gjurmët e gishtave mund të fshihen.

Veç ndryshimeve të tilla natyrore, lëkura e viktimës ndikohet edhe nga shumë kushte të ashpra si sakatimi. lëngjet trupore, kushtet e motit dhe kalbëzimi pas vdekjes. Duke i shtuar kësaj edhe mundësinë, që shumë të tjerë para hetimit, janë përpjekur ta zhvendosin viktimën nga skena, duke shkatërruar gjurmët ekzistuese të gishtave ose të shtojnë gjurmë të tjera tek trupi i saj. Me gjithë këto pengesa, kërkimet për gjetjen e gjurmëve të gishtave nga lëkura e viktimës mund të merren, nëse hetuesit do të jetë profesionistë.

Në fillim të viteve 70’ shkencëtarët biometrikë të FBI-së riekzaminuan metodat ekzistuese të gjurmëve përmes kufomave të ballcamosura. Ata lyen duart me një shtresë vaji të përdorur për fëmijët dhe me një sasi nafte, pastaj prekën pjesë të lëkurë së kufomave. Pas një intervali kohor u përpoqën të merrnin gjurmë e para, duke përdorur si fillim jod/argjend, me metodën e transformimit. Kalohej nëpër pesë etapa, duke filluar me ngrohjen e jodit në një enë me tym, drejtimin e tymit tek lëkura, shpërndarjen e një shtrese të hollë argjendi mbi lëkurë, heqjen e kësaj shtrese dhe, në fund, ekspozimi i saj nën dritën e fortë, që do mundësonte gjurmët e lëna.

Përmes kësaj procedure, kërkuesit mundën të paraqisnin gjurmët e identifikueshme nga disa orë në disa ditë pas lënies së tyre. Ata e realizuan këtë në kushte laboratorike, prandaj për të zhvilluar teknika të qëndrueshme e të besueshme në gjetjen e gjurmëve të fshehura në lëkurë, ata formuluan një protokoll më kompleks, të ndryshëm nga arritjet e laboratorike. U përdorin vetëm kufomapa ballcamosura, produkte natyrore dhe materiale vajore për gjetjen e gjurmëve të fshehura.

Zbulimi i gjurmëve u mundësua edhe duke përdorur rezet lazer, alternimin e burimeve të dritës, transferimin e jodit/argjendit, tymosjen e cianoacrilateve, që shpesh njohjet si “vulosje me tym”, pluhurimet e zakonshme dhe fluoreshente, veçanërisht  me lëndë magnetike. lëngje jodi, etj. Shumica e këtyre metodave arrijnë të zbulojnë gjurmët pas rreth një orë të depozitimit të tyre, por në shumë raste të tjera ato nuk kanë sukses, pasi nuk japin të dhëna të qëndrueshme.

Një teknikë tjetër është ajo që njihet si “vulosja me tym”. Tymosja dhe pluhurosja magnetike mbahet si një nga metodat më produktive për zbulimin e shenjave të gishtave. E ngjashme me transferimin e jod/argjendit, ajo përfshin ngrohjen dhe drejtimin e tymit drejt lëkurës, pastaj përhapjen e tij për gjetjen e shenjave të mbetura në të. Tymi mund të përhapet deri në dy orë pas depozitimit të gjurmëve, disa orë më vonë shpërndahet pluhuri në zonë, një pluhur fluoreshent i posaçëm ky, për të identifikuar gjurmët.

Fillimisht besohej se ky pluhur ishte kyçi i suksesit të procedurës, dhe jo koha e përdorjes së tymosjes, por nuk doli që kjo të ishte e vërtetë. Kërkimet e fundit tregojnë se përdorimi i llojeve të veçanta të pluhurit jep rezultate më të mira. Deri sot njihen rreth 30 lloj pluhurash, por si ato fluoreshente edhe magnetiket, nuk është se japin me saktësi absolute gjurmët e fshehura në lëkurë.

Kërkuesit duan të sigurohen që praktikantët e terrenit të marrin të dhëna të ngjashme nga përdorimi i metodave të rekomanduara prej tyre. Në praktikë, është e pritshme që viktimat  e vrasjeve mos gjenden menjëherë, ato mund të jenë trupa të dekompozuar ose në frigoriferët e morgut, para se të analizohen për gjetje gjurmësh identifikuese. Për të funksionuar procesi në fjalë, kërkuesit janë duke u angazhuar për të simuluar kushtet e mjedisit, duke testuar kufomat e ekspozuara ndaj ambientit më shumë se ato të ruajtura në frigorifer.

Viktimat e vrasjeve duhen ekzaminuar për gjurmët e fshehura, kurdo që autori i krimit ta ketë prekur. Prandaj nëse është e mundur, trupi duhet ekzaminuar që në skenën e ngjarjes, pasi mjeku ligjor të ketë kryer ekzaminimet fillestare. Më e pakta, në këtë rast, është që trupi të tymoset aty, për t’u ruajtur gjurmët e fshehura dhe të përjashtohen gjurmët e mbetura nga lëvizja e trupit, më pas. Idealja do ishte që trupi mos futej në frigorifer, mbasi kondesimi aty do i fshihte gjurmët, do ndërvepronte me tymosjen për shtrembërimin e tyre, ose mund të thante pluhurin, e të gjitha këto do çonin në humbjen e gjurmëve.

Teknika në fjalë kërkon që deri sa të jenë tharë lëngjet në zonat e lëkurës dhe të jenë kontrolluar ato, trupi i viktimës nuk duhet të futet në frigorifer. Lëkura e nxehtë ose afër temperaturës normale trupore, mund të tymoset vetëm Brenda intervalit kohor nga 5 minuta deri në 10 sekonda, ndërsa lëkura e ftohta duhet tymosur maksimalisht për 15 sekonda. Çdo gjurmë e fshehur fillimisht duhet fotografuar, pastaj të mbartet me qese transparente. Kjo teknikë është kthyer në rutinë nga forcat ligjore, mbasi vrasësit që duan të dëmtojnë viktimat e tyre zakonisht lenë shenja, që përdoren më pas nga drejtësia.

1.2. Analiza e AND-së.

Të dhënat e marra prej saj po luajnë një rol më të madh se kurrë në “zbardhjen” e ngjarjeve kriminale, si për të dënuar të dyshuarit ashtu e për të vërtetuar pafajësinë e atyre që janë akuzuar gabimisht. Ajo mbetet sot si një nga provat më të besueshme të drejtësisë ligjore. AND-ja ose acid dezoksiribonuklelik, është “tulla” bazë e trupi njerëzor. Virtualisht, çdo qelizë përmban AND--në, ajo që gjenettru  është dhe në pështymë, në lëkurë, flokë apo kocka, dhe ç‘ka është më e rëndësishme, ajo nuk ndryshon gjatë gjithë ciklit të jetës.

Mbetet mjet i fuqishëm hetimi, sepse me përjashtim të binjakëve, asnjë individ nuk ka AND të ngjashme me të dikujt tjetër. Pra AND-ja e gjetur në skenën e krimit mund të lidhet vetëm me një të dyshuar ose të eliminojë dikë tjetër nga dyshimi i ngritur. Gjatë një agresioni seksual, p.sh., mund të kenë mbetur në trupin e viktimës apo në vende të tjera të skenës së krimit, prova biologjike, si p.sh., fije floku, qeliza lëkure, gjak, spermë, pështymë etj. Analiza e AND-së mund të krahasohet me kampionet e njohura për të ngritur edhe një akuzë të bazuar shkencërisht.

Përdorimi efektiv i AND-së si provë mund të kërkon mbledhje dhe analizën e kampioneve të eliminimit, për të caktuar burimin e saktë, kampione këto të marra nga gjithkush që mund të ketë qenë në skenën e krimit dhe mund të ketë lënë materiale biologjike. P.sh., kur hetohet një përdhunim duhet siguruar kampion eliminimi nga kushdo që mund të ketë pasur marrëdhënie seksuale të pranueshme me viktimën brenda 72 orëve nga shpallja e agresionit, për të konsideruar çdo AND të gjetur tek viktima ose në skenën e krimit. Pra, duke krahasuar përfolet e AND-ve të marra nga provat me ato të kampionit të eliminimit mund të qartësohet më mirë situata.

Ka rëndësi që, lidhur me rëndësinë e përdorimit të teknikës në fjalë në skenën e ngjarjes, duhet të jetë i ndërgjegjshëm edhe personeli mjekësor. Nëse AND-ja nuk identifikohet që në fillim, ajo nuk do mund të mblidhet sa duhet dhe në sasi të pamjaftueshme mund të jetë e papërdorshme.

Po kështu, nuk duhet që edhe viktima e përdhunuar të ndërrojë rrobat pas sulmit të bërë, as të bëjë dush apo të lajë çdo pjesë të trupit. Prova të tilla si sperma, pështyma dhe lëkura mund të gjenden në veshjet e saj, nën thonj apo në zonën e gojës, atë të vaginës, në anale etj. Ato duhen mbledhur me kujdes nga mjekët, infermierët ekzaminues të agresioneve seksuale. Ata duhet të konstatojnë dëmtimet e munëdëshme, nëse bëhet fjalë për sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe të mbledhin të dhënat, si materiale nën thonj apo flokë, duhen ekzaminuar kavitetet vaginale, goja, anusi ose pjesë të tjera të trupit, që mund të kenë qenë në kontakt me agresorin.

Ekzaminuesi dihet të marrë kampion referimi gjaku apo pështyme nga viktima që do shërbejë si kontroll standard, mund të mbledhë dhe kampione reference nga flokët e kokës dhe qimet publike. Kështu, mund të krahasojë AND-në e njohur nga viktima me ato të gjetura në skenë, për të caktuar dyshimet e mundshme. Për shkak të natyrës sensitive të provave ata që i sigurojë ato, duhet të kontaktojnë me personelin e laboratorit kriminalistik, ku , normalisht, lindin edhe pyetje të tjera lidhur me procedurën

Provat e AND-së mund të dëmtohen edhe kur ato ngatërrohen me ndonjë burimi tjetër që nuk ka interes për rastin. Prandaj personeli duhet të mbajë gjithnjë doreza të përshtatshme, të përdorë mjete të pastra dhe të shmangë prekjen e objekteve të tjera, përfshi dhe trupin e viktimave. Faktorët mjedisorë, si nxehtësia dhe lagështia, gjithashtu, mund të degradojnë AND-në. Prandaj, provat biologjike duhet të mbrohen nga kontakti me ajrin, të paketohen e izolohen mirë. Kështu AND-ja mund të ruhet me vite, pa u dëmtuar edhe në ambiente dhome.

Analiza më e zakonshme e AND-së konsiderohet Reagimi i Polimerizimit të Zinxhirit (PCR), që u jep mundësi hetuesve të analizojnë kampionet e provave me sasi të vogël dhe cilësi të ulët. Procesi PCR edhe pse në këto sasi të vogla, përbën miliona kopje të AND-së, duke krijuar mundësinë e krijimit të një profili të krahasueshëm me atë të personave të tjerë të dyshimtë. Krijohet kështu një statistikë që tregon sa shpesh pritet të gjendet ky profil i veçantë në popullatën e përgjithshme.

Gjatë testimit të AND-së mund të dalin tre lloj rezultatesh: përfshirja-përjashtimi & paqartësia. Ka rëndësi të kuptohet domethënia e këtyre termave nga ata që duhet t’i përdorin rezultatet. Përfshirja ndodh kur profili i AND-së së një viktime apo të dyshuari përputhet me profilin e AND-së së gjetur në skenën e krimit. Atëherë individi do përfshihet si burim i mundshëm i asaj prove, megjithëse ndikimi i kësaj përfshirje varet nga numri i LOCI-të të ekzaminuar (pra lokalizimeve në filet e AND-së) si dhe nga fakti sa shpesh apo sa rrallë rezulton ky profil i AND-në në kuadrin e gjithë popullatës.

Përjashtimi ndodh kur AND-ja e marrë tek viktima ose i dyshuari  nuk përputhet me profilin e AND-së së marrë nga provat e skenës së krimit. Megjithëse edhe në këtë rast, përjashtimi nuk d.m.th. medoemos pafajësi. Në rastin e përdhunimit, p.sh., agresori që përdor prezervativ mund të përjashtohet si i dyshuar, por provat e gjetura diku tjetër e përfshijnë atë si të tillë.

Ndërsa paqartësia ndodh kur testimi i AND-së mund të përfshijë por edhe ta përjashtojë personin si burim biologjik. Arsyet për këtë rast janë të shumta, duke filluar nga sasia ose cilësia e pamjaftueshme e ADN-së për të prodhuar rezultate të interpretueshme, deri tek prezenca e AND-ve të personave të tjerë, p.sh., në rast kampionesh të marra nga përdhunimi në grup. Në këto raste janë të nevojshme teste të mëtejshme dhe interpretime të rezultateve në kontekstin e provave të tjera.

Teknologjitë e përparuara të AND-së, si PCR-ja garantojnë rezultate vendimtare kur testet e mëparshme kanë qenë të paqarta. Kjo rezulton në identifikimin e të dyshuarit ende të pa provuar, ose në lirimin e të dyshuarit/ve pa faj. Meqë vetëm disa qeliza janë të nevojshme për një kampion të përshtatshëm AND-je, lista më poshtë sjell disa elemente të skenës që mund të përmbajnë AND. Kështu, edhe pse një njollë mund të mos shihet me “sy të lirë”, përsëri aty mund të ketë qeliza të mjaftueshme për të caktuar llojin e AND-së. Madje, ajo njollë e “parëndësishme” përcakton nëse individi ka qenë në skenë e krimit, në shtëpi apo në një dhomë tjetër, ndërsa pretendon se nuk ka qenë. Prandaj, sa më shumë të dinë hetuesit nga mbledhja e duhur e AND-së, aq më i fuqishëm bëhet ky si mjet identifikimi.

Ndër vendet e mundshme të gjetjes së AND-së janë shenjat e kafshimit apo zonat e lëpira të trupit, pështyma, materiale nën thonj, qeliza lëkure, apo gjaku, sipërfaqja e brendshme apo e jashtme e një prezervativi të përdorur, sperma, kuverta, çarçafi, jastëku dhe shtresat e tjera të krevatit, djersa dhe flokët, veshjet, filtra cigaresh, gomat e makinës, enët e qelqit në zonë rreth skenës së krimit, shenjat e gishtave në dorezën e derës, tenxhere, dritare, tavolinë, dollap etj

LEXIM: HETIMI SHKENCOR PËRMES AND-së.

Një mbrëmje dhjetori të vitit 1996 një grua dhe djali i saj 4-vjeçar u gjetën të vdekur në një pyll të Pensilvanisë. Megjithëse bashkëshorti ishte një nga të dyshuarit, hetuesit, duke dëgjuar pohimet e tij, filluan të besonin se ai nuk ishte përfshirë në krim. Kështu që mbetej si i dyshuar kryesor një ish-dashnori i saj, xheloz. Por këqyrja e kujdesshme e ndenjëses së makinës së viktimës, u mundësoi hetuesve të gjenin një fije floku të saj, të lyer me gjak. Ndërsa testet laboratorike provuan që ajo fije floku dhe një kampion nga bashkëshorti kishin të njëjtën sekuencë të AND-së mitokondriale. Më pas, ai pranoi edhe vetë që kish vrarë gruan dhe fëmijën e vet.

Laboratori i FBI-së filloi të analizojë AND-në mitokondriale si pjesë e studimit të dosjeve hetimore nga qershori i vitit 1996 dhe që atëherë është bërë e mundur procedimi penal i rreth 500 rasteve. Ndërsa kohët e fundit është krijuar edhe një bazë të dhënash AND-je për personat e humburSHBA, për të ndihmuar ligjërisht komunitetin në identifikimin ose gjetjen e personave në kërkim.

Shkenca e AND-së mitokondiale

E gjetur në çdo qelizë të trupit njerëzor, AND-ja mban informacion që mundëson funksionimin normal të trupit dhe i jep secilit prej nesh një pamje unikale. Ajo përbëhet nga katër blloqe bazë, të përfaqësuara me shkronjat A,C,G & T, të cilat formojnë një strukturë të njohur me termin “spiralja e dyfishtë”, e përbërë nga dy fije që ngjajnë me dy shkallë rrethore, ku dy baza (nga katër) përfshijnë çdo shkallëzim. Në analizën e AND-së mitokondiale, rregulli i bazës vjen nga shkencat mjekoligjore. Për analogji, me anë të numrave telefonikë mund të demonstrohet dhe rëndësia e rregullit bazë. Kështu, p.sh., numri 555-1234 i takon një personi ndërsa 555-4312 një personi tjetër. Kështu dhe ekspertët mjekoligjorë përdorin rregullin bazë të AND-së mitokondiale për të diferencuar individët që s’kanë lidhje mes tyre.

AND-ja gjendetvende të ndryshme, duke përfshirë shumicën e qelizave trupore. Si analogji sqaruese shërben e bardha dhe e verdha e vezës, si dy komponentë kryesorë të saj. Po kështu, AND-ja nukleare gjendet në bërthamën e qelizës, njësoj si e verdha e vezës. Dy kopje të saj ndodhen në bërthamën e çdo qelize, një kopje nga nëna dhe një nga babai, prandaj mbetet unike për çdo individ, me përjashtim të binjakëve identikë. Deri vonë kjo lloj AND-je nukleare ka luajtur rolin kryesor në gjykimin e rasteve të rëndësishme, duke tërhequr vëmendjen e veçantë të medias. Megjithatë, mbeten analizat e AND-së mitokontriale ato që mund të ofrojë ndihmën më të çmuar për komunitetin ligjor/hetimor në zgjidhjen e rasteve kriminale.

AND-ja mitokondriale është mjedisi i AND-së nukleare, pra ndryshon si në sasinë që përmban qeliza, ashtu edhe në mënyrën e trashëgimisë. Ky lloj acidi lokalizohet në një strukturë të quajtur mitokandri, që ndodhet në periferi të qelizës-e ngjashme me të bardhën e vezës. Por, nëse qeliza ka dy kopje nukleare të AND-së, ajo ka me qindra mitokandri. Kjo e bën më të përdorshme AND-në mitokondriale, sidomos kur mbledhja e provave është e kufizuar, si në rastet e flokëve pa inde, kockave e dhëmbëve.

Të afërmit, individualisht trashëgojnë AND-në nga nëna, prandaj sekuencat e marra të tillë do e gjenden tek njëri-tjetrin, me mangësitë e një mutacioni. Ky fakt mund të përdoret me sukses në rastin e humbjes së personit me lidhje amësore, pasi merren referenca dhe kampione. Por, përdorimi i saj është i kufizuar kur krahasohen analizat e AND-së nukleare, sepse nuk bëhet dot dallimin midis individëve të së njëjtës lidhje amësore, ose, e thënë ndryshe, individëve që kanë të njëjtën sekuencë AND-je mitokondriale.

Dhe rrethanat nuk përjashtojnë që nën hetim të jenë persona të tillë që i japin përparësi analizës së AND-së mitokondriale  (AND-M).  Madje, kjo analizë ka avantazhe, edhe sepse vendi apo struktura e saj (AND-M-së) mbrohet nga degradimi nëse depozitohet në mjedis. Ajo rruhet thellë në qelizë, ka një strukturë rrethoree mbron nga dëmtimet, duke qenë e lidhur dhe mbrojtur nga një substancë që quhet hidroksipatite, e gjendur me shumicë edhe tek dhëmbët dhe kockat. Numri i lartë i kopjeve të AND-M-së u jep kërkuesve ligjorë shanse më të mira për të lokalizuar dhe plotësuar pjesët e kampionit të AND-së. Dhe në fund, trashëgimia amësore bën që ajo të ketë përparësi në rastin e personave të humbur, siç dhe e thamë më lart.

Aktualisht, analiza ligjore e AND-M-së mbetet një punë tepër intensive që kalon nëpër disa faza. Hapi i parë përfshin analizën pamore. P.sh., hapi i parë në analizën e flokut përfshin krahasimin mikroskopik të një floku të dukshëm me një kampion të popullatës së ngjashme dhe pastaj bëhet analiza e AND-M-së për të parë nëse ajo përkon me referencat e një personi të caktuar. Kështu, ato që duken me sy (ose mikroskop) që nuk ngjajnë, nuk ka pse të vazhdohet më tej kërkimi. Edhe kur mblidhen materialet kockore ose dhëmbët, mjekët ligjorë, posaçërisht antropologët, inspektojnë fillimisht indet, nëse ato janë me origjinë njerëzore apo jo dhe pastaj vazhdohet me analizën e AND-M-së

Hapi i dytë është përgatitja e kampioneve. Analiza e AND-M-së vazhdon me pastrimin e kampionit evidente parësore të sekuencave  të AND-M-së, duke hequr materialet e kontaminuara që e rrethojnë ose lidhen me kampionin. Kështu, sekuenca do jetë nga kampioni origjinal dhe jo jashtë tij. P.sh., pastrimi i flokëve bëhet me detergjent, në një banjë ultrazanore, përmes vendosjes në një solucion që përmban një lloj tretësire, duke rezultuar me shkëputjen e materialit qelizor nga AND-ja. Po kështu edhe kockat kërkojnë pastrim, duke hequr, fillimisht, çdo material që ka ndikim mbi sipërfaqen e tyre, pastaj bluhen dhe bëhen pluhur, duke u vendosur në një solucion që shkëput AND-në nga qeliza.

Së treti vazhdohet me procesin/shqyrtimin e AND-së. Përzierja e qelizës i nënshtrohet një hapi të tretë, që përgatit kampionin përmes futjes në një përzierje kimike - organike që ndan AND-në  nga materialet e tjera organike. Kështu bëhet gati ai për procedim të mëtejshëm përmes amplifikimit, duke bërë shumë kopje të AND-së së targetuar. Ky amplifikim bëhet mbasi AND-ja që na intereson mund të mos jetë me koncentrat të lartë dhe të mjaftueshëm për t’u kapur nga mjetet laboratorike.

Hapi i katërt është analiza e të dhënave. Laboratorët e FBI-së kanë vendosur norma për interpretimin e ndryshimeve dhe ngjashmërive mes sekuencave. Ato nuk mund të përjashtohen si të ardhura nga i njëjti burim, nëse sekuencat (prania e së njëjtës baze, apo e një baze të përbashkët në çdo pozicion të analizuar) përkojnë ose ekziston në mes të tyre. Kur sekuencat përkojnë, kushti është që duhen të paktën dy ekzaminues për të analizuar çdo sekuencë  të fituar. Trupi njerëzor përmban triliona qeliza, secila me qindra ose mijëra kopje AND-M-je.

Kështu, heteroplazma, mund të jetë e pranishme në disa nivele tek të gjithë individët, gjë kjo që mund të mos zbulohet dot gjithnjë nga instrumentet aktuale. Por niveli i heteroplazmës mund të mos jetë i njëjtë në inde të ndryshme, dhe kur mendohet se ajo nevojitet, ekzaminuesi mund të ndajë kampionin në sekuenca, për të vendosur nëse heteroplazma është e dukshme në indet e tjera. Kështu mund të ndihmohet në interpretimin e kampionit të njohur. Del që heteroplazma sjell shumë të dhëna që nuk janë funksionale në procesin e identifikimit të saktë.

Laboratori i FBI-së ka bashkëpunuar me laboratorë të tjera,  për të përmbushur një bazë të dhënash të popullatës lidhur me AND-M-në. Ato sjellin sekuenca nga grupet e mëdha raciale ose etnike të SHBA-së, si kaukazianë, aziatikë, autoktonë dhe hespanikë. Baza aktuale e të dhënave përmban sekuencat e 4142 të AND-M-ve, prej individësh që nuk kanë lidhje me indeksin ligjor, dhe një tjetër bazë sekuenca prej 6.686 të mbledhur nga literature e publikuar.

Kështu, kur një sekuencë prej kampionit origjinal është e njëjtë me atë të origjinës së skeduar, personeli i laboratorit kërkon në bazë të të dhënave për popullatën në fjalë. Ky laborator rendit numrin e vëzhgimeve të një sekuence për çdo nëngrup racial të bazës ligjore, në një raport ekzaminimi të AND-së. P.sh., një sekuencë mund të shihet pesë herë në kampionet e bazë së të dhënave nga kaukazianët e vdekur dhe një herë në atë të hespanikëve të vdekur.

FBI-ja shpall vetëm numrin e sekuencave të nevojshme të AND-M-së në bazën aktuale të të dhënave. Numri i sekuencave të pranishme të AND-M-së në popullatën e përgjithshme është ende i panjohur, sepse shkencëtarët nuk kanë mundur të vëzhgojnë të gjithë tipat e tyre. Por ka metoda statistikore për llogaritjen e frekuencave të tipave të AND-M-ve, me zero ose më shumë nevoja në një bazë të dhënash ende jo të plotë. Ky vlerësim përshkruan frekuencën e lartë të pranishme në bazën e të dhënave në raport statistikor me frekuencë të veçantë të rastit në fjalë. Dhe ndërsa kjo bazë vjen duke u rritur edhe vlerësimi i individëve me profil të AND-M do vijë duke u përmirësuar. 

Hapi i pestë dhe i fundi ka të bëjë me sigurinë e cilësisë së testimit të AND-M-së Analiza ligjore e AND-M-së përdor disa teknika shumë sensitive. Meqë analizat laboratorike mund të fillojnë me pak kopje të AND-M-së që na intereson (dhe kjo ndodh kur kampioni është degraduar), atëherë prania e çdo AND-je të huaj do e dëmtonte seriozisht analizën. Po kështu edhe kur ndodh procesi i amplifikimi të provave, përsëri ka potenciale të ndërhyrjet në interpretimin e të dhënave sekuesciale. Prandaj, laboratori merr një numër masash parandaluese që prova mos prishet dhe të sigurohen rezultate cilësore.

Aty bëhen dy teste në vit për aftësitë e të gjithë personelin nga ekspertë të jashtëm dhe ruan të dhënat e këtyre testeve. Po kështu laboratori ndjek masa të rrepta për të minimizuar kontaminimin, duke bërë ndarjen fizike para dhe pas amplifikimit të fushës, pastrimin e duhur të hapësirës dhe instrumenteve të punës dhe përdorimin e kampioneve të kontrolluara.

Konkluzione. Analiza ligjore e AND-M-së është një mjet i vlefshëm për zgjidhjen e mjaft veprave kriminale nga ana e hetuesisë. Prandaj në FBI vazhdon puna për hartimin e një programi të ri kombëtar të dhënash për AND-në e personave të humbur, që ka si mision krijimin e një baze të dhënash për ta dhe familjet e tyre, nga nëna. Po kështu, në shtete janë ngritur laboratorë lokale kriminalistike që analizojnë AND-M-në, me synim shtimin E aftësive hetimore brenda rasteve të punës në sektorët përkatës. e ardhmja duket mjaft premtuese në lidhje me vlefshmërinë e përdorimit të kësaj teknike.

Megjithatë analiza e AND-M nuk diskriminon potencialisht testimet e AND-nukleares (AND-N), pasi të dhënat e saj, shpesh, janë informacion i vetëm që ekzaminuesi mund të mbledhë nga mjedisi prej provave të degraduara, të vjetra ose të dekompozuara nga koha. Ky zhvillim modern ka ndihmuar për shumë raste kriminale dhe do vazhdojë të japë informacion të vlefshëm për komunitetin ligjor në të ardhmen.

2. Mjekësia ligjore ose entomologjia.

Ajo lidhet kryesisht me studimin e insekteve të ngjitura në trupin e njeriut, në përpjekje për të zbuluar kohën që ka kaluar nga momenti i vdekjes. Gjithashtu, specialistët në fjalë mund të tregojnë edhe nëse trupi është zhvendosur apo ngacmuar pas vdekjes nga kafshët ose fajtori. Të dhënat flasin se psikologjia ligjore është përdorur që nga shekullin e XIII në Kinë, ajo është aplikuar herë pas here nga shekulli i XIX dhe gjysma e parë e atij të XX, ndërsa dekadat e fundit po bëhet gjithnjë ee zakonshme për hetimin kriminal.

Ka dy mënyra kryesore përdorimi të insekteve për qëllim hetimi: përdorimi i llojeve të ndryshme të tyre dhe përdorimi i krimbave të vjetër dhe të zhvilluar (llojshmëria dhe zhvillimi). Secila përdoret sipas rastit, në vartësi të kohës që ka kaluar. Kështu, e para (llojshmëria) përdoret kur trupi ka vdekur nga një muaj deri në një vit më parë, e dyta përdoret kur vdekja ka ndodhur brenda muajit nga momenti i zbulimit të kufomës.

Metoda e parë bazohet në faktin që trupi pëson ndryshime të shpejta, në vartësi të mjedisit gjeografik. Kështu, gjatë dekompozimit eshtrat pësojnë ndryshime të shpejta fizike, biologjike dhe kimike. Dhe është pikërisht shkalla e këtyre ndryshime që tërheq speciendryshime insektesh. Disa prej tyre, shpesh, janë “vizitorët” e parë të krimit, ato vijnë, zakonisht, brenda 24 orësh, nëse sezoni është pranverë, verë ose vjeshtë, madje mund të jenë pranë kufomës brenda disa minutash, për shkak të aromës së gjakut ose lëngjeve të tjera trupore.

Insektet e para që “mbërrijnë në vend-ngjarje” janë mizat e dheut dhe mizat e zakonshme shtëpiake. Këto të dytat vijnë pak më vonë ngaqë nuk interesohen shumë për trupin e freskët, prandaj duken tek vend-ngjarja pasi ka kaluar pak kohë. Një tjetër insekt është dhe hasperigda e djathit dhe vjen për shkak të fermentimit të proteinave. Vala tjetër e insekteve janë ato që vijnë të ushqehen me insektet e ndodhura në skenën e krimit, disa përfshihen në një fazë të mëvonshme të dekompozimit të trupit, ku çdo grup insektesh mbulon pjesën që i takon në trup. Prandaj njohuritë mbi faunën e insekteve të rajonit dhe kohën e kolonizimit të kërmës nga si bashkësia e insekteve, mund të ndihmojnë në caktimin e kohës kur ka ndodhur vrasja. Kjo metodë përdoret kur viktima është e tillë prej disa javësh deri në një vit, dhe në disa raste, edhe me vite pas vdekjes

Metoda e dytë është ajo e krimbave të vjetër dhe të zhvilluar, vëzhgimi i të cilëve jep të dhëna me një saktësi prej dy ditësh nga momenti i vdekjes. Kjo metodë përdoret në javët e para ose menjëherë pas vdekjes. Krimbat nisin si larva të pazhvilluara ose fluturake me dy krahë. Këto lloj insektesh që përdoren me këtë metodë, mbërrijnë më shpejt tek trupi, prandaj njihen edhe si miza të mishit. Ato tërhiqen nga trupi shumë shpejt, fill pas vdekjes së organizmit, lenë vezët e tyre mbi trup, shpesh tek plagët, nëse ka, ose në ndonjë vrimë të zakonshme trupore. Zhvillimi i tyre, më pas, ndjek një strukturë  apo cikël të përcaktuar.

Kështu, nga vezët, pas një farë kohe del larva, që ushqehet mbi kufomën dhe shndërrohet në një larvë të tretë. Kjo etapë përfundon në vartësi të masës dhe numrit të spiraleve të insektit, ndërsa në stadin e tretë larva ushqehet derri sa ikën nga trupi për tek robat ose në tokë, për të gjetur vend të sigurt që të piqet. Kjo pritje jo ushqyese quhet paramaturim, si pasojë e së cilës ajo humbet një nga lëkurët e saj, por qëndron akoma aty, në vendngjarje. Larvat e maturuara kanë ngjyrë kafe të errët dhe pas disa ditësh i rrituri mund të dalë nga maturimi dhe cikli fillon nga e para. Kur i rrituri shfaqet, lëvozhga boshe mbete si provë që ai ka fluturuar dhe ka dalë.

Studimet tregojnë se çdo stad ka një periudhë kohore të njohur, të bazuar mbi mundësinë e ushqimit dhe nivelin e temperaturës së mjedisit. Insektet kanë gjak të ftohtë dhe zhvillimi i tyre është i pavarur nga temperatura, por vlerat metabolike të tyre rriten me rritjen e temperaturës, çka rezulton në një rritje të shpejtë dhe ulje të kohës së zhvillimit të tyre. Analiza e fazave të zhvillimit të insektit mbi trup, krahasuar me temperaturën e rajonit, mund të përcaktojë me saktësi ditën kur kanë mbërritur insektet e para dhe kanë lënë vezët në trup. Kjo metodë përdoret deri sa të ketë dalë gjenerata e parë e krimbave, ndërsa kur ajo është plotësuar, duhet kaluar në metodën e pare, atë të të insekteve.

Hapi i parë është mbledhja me kujdes e insekteve nga skena e krimit, që kërkon njohje të sjelljes së tyre. Megjithatë ndodh që specialistët mjeko-ligjorë mos thirren deri sa trupi të jetë lëvizur nga vendi ku është gjetur. Ata zakonisht thirren në morg dhe në disa raste nuk mund t’i shohin dot gjithçka përmban skena e krimit, mbasi provat janë mbledhur nga oficerët e hetimit.

Kampionet e insekteve duhen mbledhur nga pjesë të ndryshime të trupit, por edhe nga rrobat, në tokë etj, mbasi insektet, shpesh, grumbullohen në vrima natyrale. Dy grupet kryesore të insekteve në trup janë fluturakët dhe brumbujt. Fluturakët gjenden në trajtën e vezëve, si larva ose krimba me gjatësi 2-17 mm. Vezët–fluturakë janë shumë të vogla por në sasi të mëdha gjenden në vrima natyrale dhe në rrobat. Ato mund të kapen me furçë pikture fëmijësh, të zhytur në ujë ose me pinca. Një pjesë e tyre mbahen në përzierje me 75% alkool, pjesa tjetër vendoset në shishe bosh me tapë letre për të parandaluar dehidratimin.

Krimbat mblidhen sipas madhësisë. Të mëdhenjtë janë zakonisht dhe më të vjetërit, por dhe më të rëndësishëm në përdorim për këtë rast, ndërsa krimbat e vegjël mund t’u përkasin specieve të ndryshime. Kampionet e tyre mblidhen nga pjesë të ndryshime të trupit dhe mjedisit rrethues, duke i mbajtur të veçuara nga njëra tjetra. Siç thamë më lart, pas tre stadesh, larva e le burimin e ushqimit për të gjetur një zonë të përshtatshme, ku dhe maturohet. Për këtë arsye edhe toka rreth trupit të viktimës duhet parë me kujdes. Madje, nëse ai ndodhet në një vend të pjerrët, ka shumë mundësi që lëngjet e trupit të kenë rrëshqitur poshtë, prandaj aty duhet të ndodhen edhe insektet, për t’u ushqyer.

Kur janë mbledhur, një pjesë e larvave duhen ruajtur për t’ia treguar mjekut ligjor që s’ka qenë në skenën e krimit, një pjesë tjetër mbahet për t’u paraqitur në sallën e gjyqit. Mostrat ruhen duke i future, për disa minuta, në ujë të ngrohtë dhe pastaj në tretësirën me 70% alkool. Mostrat e gjalla duhen vendosur në shishe me ajër dhe ushqim, po ashtu dhe vezët, por nuk duhet mbushur shishja plot, se kështu shumë prej tyre do ngordhin.

Dhe lëvozhgat bosh janë sa të rëndësishme për hetimin aq dhe lehtësish për t’i humbur. Gjenden shpesh tek rrobat, flokët ose në tokë, afër trupit të viktimës. Janë në formë ovale, si topi i futbollit amerikan, me ngjyrë kafe të errët, pas maturimit, por nuk rriten më. Edhe ato kanë nevojë për ajër dhe nuk duhen lagur, nëse udhëtimi është i shkurtër.

Janë dhe brumbujt, madje në të gjitha stadet paraqiten njëlloj të rëndësishëm. Brumbujt lëvizin shpejt dhe ndodhen poshtë rrobave. Ato vendosen në shishe me pak ajër dhe kanë nevojë vetëm për ushqim, nëse do mbahen 24 orë për t’u çarë nga specialisti. Ushqehen me krimba dhe janë si kanibalë, prandaj nuk duhen vënë në një shishe me to. Si kampione të tjera mund të përdoret edhe toka poshtë trupit, e cila nëse është shumë e lagur mund të mblidhet afër eshtrave. Në fund, ka rëndësi dhe etiketimi i saktë i shisheve ku të shënohet lloji i provës dhe vendin ku është gjetur ajo.

Interes kanë dhe habitatet, pra vendndodhja e kufomës është në pyll, në plazh, apo në shtëpi, etj,. Ashtu siç ka rëndësi të shqyrtohet dhe bimësia, tipi i tokës (shkëmbor, ranor etj), temperatura dhe lagështia e mjedisit, koordinatat në hartë, vendi ku ndodhet kufoma është në hije apo nën dritën e diellit. Për eshtrat, duhet ditur nëse trupi ka qenë i varrosur apo mbuluar, dhe në ç‘thellësi të tokës, a ka gjak në skenën e krimit ose lëngje të tjera, plagët të ç‘lloji janë, po drogat janë përfshirë në rastin konkret, ngaqë ato ndikojnë në dekompozim, cili është drejtimi i fytyrës, shkalla e dekompozimit, a ka ndonjë kalbësirë ose mbeturinë tjetër që mund të ketë tërhequr insektet, a mundet që vdekja mos ketë ndodhur në atë vend, dhe së fundi, kur trupi futet në frigorifer, duhet të saktësohet momenti i hyrjes dhe daljes, pa përjashtuar dhe rëndësi që kanë fotografimet në skenën e ngjarjes.

Me gjithë sukseset e padiskutueshme, jo se shkenca dhe praktika mjekoligjore nuk ka probleme. Ato lindin sidomos kur trupi i gjetur të jetë lëvizur nga skena pas vrasjes, p.sh., në një zonë më të lartë. Kështu që disa nga insektet e trupit mund të jenë aktive në habitatin e parë, por jo edhe në të dytin, ku është lëvizur trupi. Më tej, trupi mund të jetë ngacmuar edhe pas vdekjes, ndofta ngaqë vrasësi mund të jetë rikthyer në skenë e krimit. Kjo mund të shqetësojë insektet, duke vështirësuar dhe përcaktimin e datës së saktë të vrasjes. Edhe pozicioni i plagës, duke ndikuar në dekompozimin e saj, mund të vështirësojnë marrjen e të dhënave të sakta. Po kështu, edhe gjatë abuzimeve me fëmijët ose të moshuarit, lindin probleme, mbasi mund të kolonizohen zonat e plagëve, por dhe ato të papastra. Prandaj ndodhë që personi të jetë ende gjallë dhe pjesë të dëmtuara të kenë filluar të zënë krimba.

Netomologjia mund të jetë e rëndësishme për caktimin e kohës, por nuk duhet neglizhuar këtu as roli i temperaturës së ambientit ku është kryer vrasja, prandaj disa kriminelë tregojnë kujdes për ta maskuar edhe për këtë faktor kur planifikojnë vrasjen. Sidoqoftë, për vendin tona, kjo nuk përbën ndonjë problem të madh, mbasi në çdo stinë janë të pranishëm insekte të ndryshme.

Problem tjetër në përdorimin e kësaj teknike është fakti se rezultatet vonojnë, pasi do kohën e vet dhe kultivimi i insekteve prandaj, me ana e provave të AND-së po tentohet të identifikohen edhe mostrat e pa maturuara të marra nga vendngjarja. Ashtu siç është problem edhe rasti kur trupi i viktimës të jetë në një gjendje të tillë që përjashton kolonizimin nga insektet, p.sh., të jetë ngrirë, fillimisht, në frigorifer dhe pastaj të jetë hedhur në pyll, duke lënë përshtypjen se vdekja ka ndodhur në kohën e hedhjes. Po kështu dhe djegia që mund t’i jetë bërë kufomës, çka pengon afrimin e insekteve, megjithëse prapë diçka do ketë nga insektet. Dhe së fundi, rastet e mbështjellës së trupit, në mënyrë që mos lejohen insektet të afrohen,

Problem për këtë teknikë është dhe fakti që zhvillimi me etapa i insekteve, që shpjeguam më sipër, varion nga një rajon gjeografik në një tjetër. Kështu, nëse speciet dhe koha e kolonizimit mund të zhvillohet në të gjitha zonat, afatet janë të ndryshme, po ashtu sikundër dhe prezenca e drogave në trupin e viktimës mund të ndikojnë në sjelljen e insekteve .

Prandaj mund të themi si konkluzion, se prova me insekte për të evidentuar kohën e kryerjes së krimit është një kontribut i çmuar i entomologëve për drejtësinë. Ajo ka saktësi të madhe nëse kryhet deri në 72 orësh nga vdekja dhe mund të jetë metoda e vetme e vlefshme për të vendosur kohën që ka kaluar

3. Antropologjia ligjore. (Një shembull hipotetik)

Dikur hetimi i krimit kish raste që u ngarkohej antropologëve ligjorë, ndërsa sot ata mbështesin dhe përfshihen në ekipe me specialistë mjekësorë dhe ligjorë për të identifikuar eshtrat e njerëzve të njohur ose të dyshimtë për vepra kriminale. Shkenca e antropologjisë përfshin gërmimet arkeologjike, ekzaminimin e flokëve, insekteve, materialeve bimore dhe gjurmëve, rindërtimin e fytyrës, mbivendosjet fotografike, zbulimin e varianteve anatomike dhe analizën e dëmtimeve të mëparshme, bashkë me trajtimin përkatës mjekësor që u është bërë atyre.   

Megjithatë, në praktikë ata ndihmojnë sidomos për identifikimin e një të vdekuri mbi bazën e provave të mundshme. Kështu, p.sh., kur gjendet një kufomë në pyll dhe çohet në morg, hapi i parë është të përcaktohet nëse janë eshtra njerëzore apo kafshësh. Pastaj antropologu përpiqet të vlerësojë moshën dhe kohën kur ka ndodhur vdekja, seksin apo gjatësinë trupore. Mund të zbulohet edhe nëse trupi ka pasur djegie të mëdha, mund të kërkojë dhe për shenjat e gozhdëve të arkivolit, apo shenja të tjera që tregojnë nëse groposje është e lashtë apo e viteve të fundit. Ka raste zbulime varresh deri dhe parahistorikë, p.sh., gjatë gërmimeve për hapje rrugësh apo ndërtim shtëpish dhe janë antropologët ata që vendosin t’ua dërgojnë apo jo autoriteteve mjekoligjore.

Por ndonëse antropologët kanë si prioritet dhënien e opinionit për një të vdekur, gjithnjë e më shumë ata po pyeten mbi tipin dhe madhësinë e armës së përdorur, numrin e goditjeve që ka marrë viktima e një krimi të dhunshëm etj. Dhe megjithëse, nuk janë ata që vendosin për shkakun dhe mënyrën e vdekjes, por u ndihmojnë shumë patologëve ligjorë dhe ekspertëve mjekoligjorë, për të marrë një vendim sa më të saktë.

Ndërkohë, shumë prej antropologëve sot janë familjarizuar edhe me njohuritë mbi anatominë njerëzore, duke përvetësuar në thellësi, sidomos, procesin e ndryshimit të saj në popullata të ndryshime. Disa kanë fituar përvojë edhe në shkencat policore ose mjekësore, si në toksikologji, identifikimin e mjeteve të zjarrit të përdorur, në hetimin e skenës së krimit, ruajtjen dhe fotografimin e provave etj. Disa të tjerë përdorin dhe analizën e llojeve të ndryshime të gjurmëve për të identifikuar insektet si mjet për vlerësimin e kohës që ka kaluar nga vdekja e viktimës.

Por, ndoshta aftësia më e vlefshme e tyre mbetet specializimi i lartë që ata kanë  lidhur me variacionet delikate të trupit njerëzor. Ndonëse shumica e skeleteve të të rriturve kanë të njëjtin numër kockash (206 të tilla), shkencërisht është provuar se kurrë nuk gjenden dy skelete identike. Prandaj, vëzhgimi i mostrave ose tipareve unikale të tyre, mundëson një identifikim pozitiv të personit përmes metodës së krahasimit para dhe pas vdekjes, bie fjalafoto imazheve të dhëmbëve, megjithëse shpesh edhe këto nuk ekzistojnë ose janë kryer në mënyrë jo të vlefshme në skenën e krimit.

Një shembull hipotetik.

Në një rast gjahtarët gjetën në pyll një kufomë gjysmë të zhveshur dhe me rroba të grisura. Skena fotografohet dhe kufoma ekzaminohet para se të lëvizet për në morg. Aty eksperti mjekësor kontrollon për goditje të mundshme, por fotomontazhet nuk nxjerrin ndonjë shenjë plumbi ose saçme, ndërsa nga rrobat nuk identifikohet dot personi, meqë s’ka as dokument ose ndonjë gjë të tillë.

Ekzaminimi mjekësor provoi se viktima është mashkull i moshës së mesme, por nuk ka prova të flokëve në kokë apo në fytyre, që të vendosin për racën e personit. Afërsisht vlerësohet vetëm gjatësia e tij. Thirret, fillimisht, një dentistë për të bërë fotomontazhin e dhëmbëve dhe del që ai ka një numër kavitetesh dentare, por nuk ka prova të ndonjë vizite tek dentisti.

Këtu kërkohet ndihma e antropologut ligjor, që të studiojë më tej eshtrat në laborator. Ai duhet të evidentojë cili është afilacioni racor i individit, shtati/gjatësia dhe mosha, koha kur ka vdekur, a ka pasur trauma gjatë kohës së vdekjes, ndonjë tipar dallues që do ndihmonte në identifikimin e personit, si dhe nëse ka ndonjë shenjë pas vdekjes, ose alterim të eshtrave. Flasim shkurt për to në vazhdim:

Klasifikimi racor ka disa përbërës biologjikë, detaje anatomike, veçanërisht në fytyrë, që sugjerojnë për racën që i përket subjekti njerëzor. Kështu, të bardhët kanë fytyrë të ngushtë, hundën e lart dhe mjekër të dalë, ndërsa zezakët janë me hundë të gjerë dhe kanale nën hundë. Në rastin tona, ekzaminimi i kafkës zbuloi disa fije të drejta e të verdha flokësh.

Ndërsa nga ekzaminimi i kockave, lidhjeve të tyre, sasisë së veshjeve dentare, ndryshimeve të artritit në shtyllën kurrizore dhe studimeve mikroskopike të kockave, i mundësoi antropologut të caktojë jo vetëm moshën e viktimës, por dolën edhe tregues që caktojnë kohën e vdekjes. Vlerësimi i shtatit bëhet mbi bazën e kockave të gjata, preferohet femuri ose fyelli i këmbës, ndërsa të dhënat më pas përpunohen mbi bazën e një formule sipas racës ose seksit.

Sa për intervalin që kalon që ka kaluar nga dita e vdekjes është vështirë të përcaktohet. Megjithatë, vlerësimet bazohen tek sasia dhe kushtet që gjenden indet e buta, si muskuj, lëkurë dhe ligamentet e pranishme, ruajtja e kocave, shtrirja e bimësisë përreth, aromat dhe ndonjë aktivitet insektesh ose mishngrënësish.

Disa variabla të tjerë mund të jenë temperatura në kohën e vdekjes, plagët me depërtim, lagështia/thatësira, aciditeti i tokës dhe kohë mbajtja e ujit nga ana e saj. Megjithatë, nga praktika e derisotme, përcaktimi i kohës që ka kaluar nga momenti i vdekjes vazhdon të mbetet shumë i vështirë. Në rastin tonë, antropologët vendosën që individi të kish vdekur 6-9 muaj më parë, duke u bazuar më shumë në kushtet e indeve të buta dhe pjesët e rrobave që u gjetën në trup.

Me rëndësi për antropologun ishin dhe gjetja e provave për trauma ose dëmtime që mund të kish pasur viktima në apo afër momentit të vdekjes. Kështu, pasi u hoqën materialet e huaja  nga kockat, duke i fshirë ato me një furçë të lehtë, u duke  qartë disa prerje të lehta në brinjën e majtë të viktimës dhe në mesin e shpinës. Kjo sugjeronte që ajo të ishte goditur të paktën 3 herë, ndërkohë që nuk u vu re asnjë provë shtesë për trauma.

Duke kontrolluar më tej u gjet edhe një frakturë në syrin e djathtë dhe lart, në kockën e grykës, e cila dukej të ishte më e vjetër, të paktën disa vite para se të vdiste. U gjetën edhe disa ndarje të devijuara të hundës, që tregonin për një infeksion kronik të rëndë. Kjo ishte një gjetje me rëndësi, pasi mundësonte kërkimin e kartelave të pacientëve të diagnostikuar.

Të dhënat e përfituara u vunë në dispozicion të hetuesve, por përsëri ata dështojnë në lokalizimin e personit të humbur. Atëherë kthehen tek antropologu, duke kërkuar rindërtimin e fytyrës. Ai mundi të punonte me një artist të specializuar në paraqitjen e skicave bazuar në informacionin e dëshmitarëve, bashkëpunoi edhe me një  specialist për rindërtimet 3 - dimensionale të fytyrës, i cili ndërton kokën me argjilë, bazuar në kafkën dhe formës së saj. Së bashku, të tre specialistët punuan për të formuar një foto të viktimës, e cila u bë publike me anë të medias lokale dhe kombëtare.

Përfundimisht, përmes teknikave krahasuese, nga të dhënat e antropologut ligjor me denoncimet e publikut, u përjashtuan me radhë të gjitha rastet e mundshme, deri sa mbete njeri prej tyre. Fotomontazhet ballore të bëra tre vjet para vdekjes tregojnë se ai ka qenë trajtuar për dëmtime të fytyrës, për shkak të një aksidenti me makinë dhe në fund konfiguracioni i sinuseve ballore çoi në identifikimin pozitiv të viktimës.

Si konkluzion vlera e antropologjisë ligjore qëndron në atë se ajo jep kontribute të rëndësishme për hetimin e ngjarjeve kriminale. Për shkak të njohurive të përditësuara dhe përvojës së specialistëve në fjalë, mundësohet dallimi mes eshtrave njerëzore dhe atyre jonjerëzore, përcaktohet mosha dhe koha e vdekjes, afiliacioni racor, gjinor, gjatësia e shtatit, traumat e mundshme të skeletit, dëmtime trupore të shkaktuara pas vdekjes dhe analiza e provave skeletore dhe dentare. Një informacion i tillë mund të merret nga trupi i viktimës në tërësi, por antropologët ndihmojnë të caktohet edhe nëse viktima është pasojë e djegies, rrymave të ajrit, shpërthimeve apo fatkeqësive natyrore etj.

Megjithatë, sot ata, më së shumti janë pjesë e ekipeve hetimore, duke u përfshirë gjerësisht dhe intensivisht në trajnime për katastrofat natyrore dhe dëmtimet masive të popullatës. Përmes trajnimeve të tilla ata fitojnë njohuri mbi teknikat e gërmimit, fotografimit, krijimit dhe rindërtimit të hartave, që u ndihmon shumë në marrjen profesionale të provave nga vendi i ngjarjes. Kështu, ata  kërkohen gjithnjë e më shumë të marrin pjesë në hetimin e skenës së krimit, veçanërisht në rimarrjen e trupave të viktimave.

Prandaj gjithnjë e më shumë antropologë ligjorë sot ofrojnë shërbimet e tyre  për agjencitë dhe organet e specializuara të hetimit. Megjithëse shumë prej tyre kanë vështirësi (edhe financiare) për të pasur në ekip, stabël ose full-time, një specialist të tillë. Prandaj shpesh gjenden ekspertë me përvojë nga universitetet, muzetë antropologjike dhe ato arkeologjike apo institucionet e tjera, por jo se të gjithë antropologët janë të gatshëm dhe të specializuar për të ushtruar antropologjinë ligjore.
 

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
Lexuar: ikub #:
 0
ADN HETIM KRIM
 2.708 1004260064





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga