marketkonekt
0 0
0
 
Profilet Psikologjike të Fajtorëve të Dhunshëm
Nevoja e profilizimit psikologjik në sistemin e drejtësisë. Skica e profilit psikologjik në hetim.Adolf Hitleri - një profilizim psikologjik.

1. Nevoja e profilizimit psikologjik në sistemin e drejtësisë.

1.1. Përdorimi i gjerë i profilizimit psikologji.

Profilet psikologjike sjellin një pamje historike të sjelljes së individit. Ai përfshin sjelljet dhe preferencat që i përkasin jo vetëm së shkuarës, por edhe të tashmes së kohëve më të fundit të tij. Profilet përbëhen nga të dhëna që përfshijnë informacionin më të mundshëm dhe të disponueshëm deri në atë moment, si p.sh., të dhënat publike, të dhëna mbi historinë e sjelljes, veprimtarinë prodhuese, veçoritë si konsumator, historitë e blerjeve, anëtarësimin në këtë apo atë organizatë, frekuentimin e këtij apo atij klubi të çfarëdo lloji, të dhëna gjyqësore, demografike, fakte personale, të dhëna nga media, të dhëna private, apo nga agjencitë e informacionit, mendime të shprehura në internet, në forume, shkëmbim mesazhesh, përfshi këtu dhe mënyra të tjera marrje informacioni, si p.sh., përmes krahasimeve statistikore me grup-moshatarësh, preferencat e votimeve dhe informacione të marra nga miqtë, kolegët dhe të afërmit e ngushtë.

Nuk është e domosdoshme që informacioni të përfitohet edhe përmes realizimit të testeve të shkruara apo verbale, as të përdoren pyetësorë të gjatë ku të merren përgjigje të hollësishme e me detaje pa fund. Profili psikologjik i krijuara me të dhëna nga dokumentacionet mund të ndryshojë nga ai i mbështetur tek testet akademike dhe shkencore, apo edhe nga mënyra të tjera testimi psikologjik. Kjo sepse profilet psikologjike janë përpiluar mbi bazën e elementëve konkretë dhe praktikë, pra mbi atë se çfarë bëjnë njerëzit dhe jo vetëm në atë se çfarë thonë ata.

Profilet psikologjike mund të ndihmojnë në identifikimin e tipareve personale apo talenteve të veçanta, të cilat mund të verifikohen më pas edhe me anë të fakteve të përfituara nga burime ose metoda të tjera kërkimi. Ato kanë një fushë të gjerë përdorimi e zbatimi, ngaqë sjellin avantazhe në ndërtimin e marrëdhënieve zyrtare dhe jozyrtare, në ato shoqërore, profesionale, politike, ekonomike dhe morale. Ato zvogëlojnë koston e punës, kursejnë kohën dhe përpjekjet, shtojnë produktivitetin e veprimtarisë njerëzore.

Profilet psikologjike janë të pranishme dhe shumë efektive edhe në proceset gjyqësore. Ato ndihmojnë gjetjen e klientëve në tregun profesional të drejtësisë ligjore. Me anë të tyre jepen detaje rreth sjelljeve të përsëritshme të një personi, si dhe të dhëna me vlera të ndryshme psikologjike për produktet psikike të tipareve të tij, ashtu siç  përdoren në bursat e ndryshme të dhënat kredituese nga kreditorët për të caktuar cilat janë nivelet e rrezikshmërisë së investimeve financiare. Produktet ose rezultatet psikike kanë mundësinë e para shikueshmërisë për të vlerësuar mundësinë që ka dikush për t’u sjellë në një mënyrë të caktuar.

Parimi është ai i krahasimit, sipas të cilit persona me arritje të ngjashme për një numër aspektesh të sjelljeve të tyre, do mund të sillen me një probabilitet të lartë, po në mënyrë të ngjashme, edhe për këtë apo atë sjellje të veçantë. Kështu, mund të krahasohen profilet psikologjike të dy individëve dhe të zbulohet sa do mund të ngjajnë mes tyre për t’u sjellë njësoj në raste të veçanta.

Sa më të përafërta të jenë arritjet e tyre aq më të ngjashme do jenë dhe sjelljet e tyre. Rezultatet psikologjike ndihmojnë realizimin e një vlerësimi sa më objektiv të sjelljes së personit. Sipas Michale Ëelner, një psikiatër mjeko-ligjor, përcaktimet e veçanta dhe standardet e sjelljes mund të arrijnë deri aty sa të parandalojnë gjyqtarët dhe juritë që të mbështeten thjeshtë tek emocionet ose eksperiencat personale, kur duhet të marrin një vendim gjyqësor.

Të dhënat e dokumentuara mbi atë që bën ose ble një person, veshjet që preferon, librat që lexon, muzikën që dëgjon, filmat që sheh, anëtarësimet në organizata të ndryshme etj., tregojnë shumë për personalitetin e këtij personi. Sipas Jason Kornrich “…preferencat muzikore, emisionet televizive, librat, lodrat, madje dhe filmat apo këngëtarët e pëlqyer, tregojnë diçka rreth faktit se kush është ky person. Dhe kur kemi këtë informacion mbi dikë, e kemi më të lehtë të zbulojmë shijet, pëlqimet dhe mospëlqimet e tij.”

Në studime të ndryshme psikologjike theksohet rëndësia që ka informacioni i kësaj natyre për ndërtimin e profilit psikologjik. Psikologët pohojnë se shijet muzikore pa dyshim reflektojnë më shumë në psikologjinë tonë  nga sa ishte menduar më parë. Sipas tyre, preferencat muzikore mund të ofrojnë detaje me rëndësi për psikologjinë e një personi, madje mund të shërbejnë edhe si mjet në përpjekje për të mësuar më shumë rreth tij. Shprehitë dhe zakonet e blerjes që manifeston një individ, tregojnë gjithashtu mjaft mbi psikologjinë e tij. Ato mund të “informojnë” detaje për tipare dhe veçori të tilla si përdorimin apo jo të alkoolit nga personi, nëse vuan apo jo nga hemorroidet, nëse pi apo jo duhan, apo praktikon seks të sigurt. Është pak a shumë procedurë e njëjtë si me vëzhgimet dhe arkivimet që u bëjnë tregtarët e vegjël shprehive dhe zakoneve blerëse nga ana e klientëve të tyre.

Profilet psikologjike ndihmojnë të përcaktohet edhe nëse personi është me të vërtetë ai që pretendon, apo që shprehet se është. Ai ndihmon të vlerësojë edhe nëse nëpunësi apo partneri që ka aplikuar për punësim, ose ngritje në detyrë, është i ngjashëm me nëpunësin që ka pasur rezultate të mira. Pra, nëse personin që ka aplikuar, p.sh., për shitës,  ka profilin psikologjik të ngjashëm me atë të një personi me aftësi të mira për këtë lloj aktiviteti, atëherë ai gjykohet si një kandidaturë e përshtatshme.

Më tej, me profilet psikologjike mund të bëhen parashikime të sakta edhe për shumë gjëra lidhur me partnerin, të dashurin apo rivalët e mundshëm. Kështu, mund të kuptojmë nëse i preferuari ynë ka një mendje të hapur, apo është i kursyer në marrëdhënie romantike, nëse bashkëshorti/ja ka prirjen të zmadhojë gjërat e parëndësishme, nëse është duke tradhtuar, nëse personi me të cilin banojmë ose bashkëjetojmë është personi me të cilin mund “të merremi vesh” etj

Akoma më shumë psikologjia po shton ndikimin e saj ekonominë e tregut. Sa më shumë që studiuesit merren me ekonominë dhe tregun aq më shumë shohin që ajo të jetë më afër psikologjisë se matematikës apo shkencave të tjera ekzakte. Sepse, parimisht, në fund të fundit, shitësi dhe blerësi, sido që të quhen, janë thjeshtë njerëz. Dhe perceptimi i një personi për aspektet teknike dhe ata të përgjithshme mund të ndikohet nga shumë gjëra, por ai mund të ndikohen fort nga emocionet që shkakton paraja. Të gjitha tregjet kanë të bëjnë me perceptimin e së ardhmes. Nëse blerësit presin që gjërat të bëhen më mirë, atëherë dhe asortimentet që ata konsumojnë do të shtohen, nëse ata mendojnë se gjatë pritet të përkeqësohen, edhe niveli i blerjes, bashkë me cilësinë e produktit pritet të bjerë.

Strategjia e Donald Trampit për mënyrën e pasurimit përfshin edhe komente interesante mbi rëndësinë e psikologjisë në arritjen e marrëveshjeve dhe marrjen e vendimeve. Ai komenton gjerësisht që impenjimet e tij për njohjen psikologjike të personave që përfshiheshin në aktivitetin e tij, i kanë kontribuar shumë në sukseset e arritura. Interesi i tij mbi psikologjinë u rrit pasi mbaroi kolegjin. Tashmë D.Trampi shprehet:”Puna e psikologut të njohur Jung ka qenë një “ndihmë e madhe”, si në biznesin tim ashtu dhe në jetën time personale. Të lexosh Jungun përfiton një mendjemprehtësi në veten tënde, për mënyrën si veproni ju dhe personat e tjerë rreth jush.”

Si përfundim, në këtë botë që zhvillohet me ritme tepër të larta është duke u shtuar së tepërmi numri i individëve që përdorin profilin psikologjik për të vlerësuar partnerët e biznesit të tyre, të dashurit dhe bashkëshortët. Shitësit i përdorin ato për të kuptuar më mirë nevojat e klientëve, madje dhe studentët konviktorë kanë filluar të përdorin këto profile për të vlerësuar shokët e dhomës. Avokatët i përdorin për të studiuar sjelljet kriminale, çështjet gjyqësore dhe ekzaminimin e dëshmitarëve.

1.2. Profili psikologjik i personalitetit në përgjithësi.

Ato mund të ndihmojnë në zbulimin e prirjeve ose talenteve të veçanta të një personi, emocionet e tij, dominimet seksuale, prirjet për të tradhtuar, vëmendjen, prirjen për të gënjyer, apo për të mbajtur sekrete, historitë abuzive, si dhe mjaft sjellje të tjera të pakushtëzuar. Kush është ai/ajo që nuk dëshiron të evitojë lëndimin nga një marrëdhënie e krijuar? Kush është ai/ajo që nuk dëshiron t’i shmanget partnerit potencialisht abuziv?  Duke krahasuar atributet e sjelljeve të vëzhguara tek personi që na intereson me ato të  personave që njihen si tipa abuzivë, ne mund të sigurohemi që nuk do të gjejmë veten në ndonjë situatë të ngjashme abuzive.

Studimet kanë treguar se duke krahasuar cilësitë e sjelljes së një personi me ato të një tjetër, mund të parashikohen me sukses sjelljet e së ardhmes. Sistemet e përparuara të profilizimit të personalitetit zbulojnë cilësi dhe veçori sjelljesh tek çdo person, për të siguruar një nivel të plotë të dhënash mbi sjelljet e tij aktuale dhe ato të perspektivës. Kjo aftëson aplikuesin e profilizimit psikologjik për të shmangur kontaktet ose vendosjen e marrëdhënieve me persona që mund ta lëndojnë ose që nuk janë të pajtueshëm me ty. Pra nëse përdorim krahasimin e sjelljeve të individëve mund të sigurohemi se personi i zgjedhur (pra dhe i vazhduar) është i pajtueshëm e përshtatet me ne, me nevojat dhe dëshirat tona. Madje, aplikimi gjerësisht i profilizimit të personalitetit mund të sjellë dhe uljen e numrit të divorceve, bashkë me rritjen e qëndrueshmërisë së familjeve.

Profilizimi psikologjik mund të ndihmojë në vlerësimin e veçorive të personalitetit duke zbuluar tipare të veçanta që, zakonisht, kanë nevojë të verifikohen nga të dhëna të tjera. Pra, profili u vlen më shumë vëzhgimeve fillestare, ose atyre që janë në hapat e para të njohjes. P.sh., takimi i parë me të dashurin/ën do ishte më efektiv nëse do paraprihej nga profilizimi i personalitetit të tij/saj. Ai do ndihmonte në kuptimin më mirë të personit që do përfshihej në marrëdhënie reciproke intime. Kjo do pakësonte ndjeshëm rreziqet në procesin e njohjes së personave të rinj, do shmangte rrezikun e lëndimit, apo refuzimit nga partneri dhe do sillte avantazhe në marrëdhëniet e krijuara rishtazi.

2. Skica e profilit psikologjik në hetim.

Analiza e skenës së krimit mund të sjellë të dhëna interesante mbi organizimin ose “prishjen” (çorganizimin) e mënyrave të bërjes së krimit. Të dhënat nga skena e krimit vijnë përmes shqyrtimit të fotografimit të viktimës ose viktimave, mënyrën si është kryer krimi, tiparet e viktimës, të tilla si mosha, seksi, raca, gjatësia, pesha, veshja, ngjyra e flokëve, arsimi, punësimi etj. Mbi bazën e tyre lindin natyrshëm dhe pyetje të tilla si :”Pse u zgjodh pikërisht kjo viktimë?”, “A ishte shoqërisht e mundshme kjo përzgjedhje apo ishte rastësore?” Merren të dhëna dhe nga mjeku ligjor, që pjesërisht bazohen në autopsinë, ashtu sikundër një informacion i pasur mund  të merret edhe nga raporte e policisë, ose dëshmitë e personave që kanë qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja, nëse kanë ata diçka rreth krimit të kryer.

Këto mundësojnë përpjekje për rindërtimin mendërisht të skenës së krimit dhe dhënien e një përgjigje pyetjes nëse ky ishte një krim i parashikuar, apo ishte kryer në zemërim e sipër, ishte nga inati apo i llogaritur që më parë. Kjo mundëson ngritjen e hipotezave rreth sjelljes kriminale prezente, motivet e mundshme për krimin, pra nëse ishte vjedhje nga zemërimi, ishte përdhunim, ishte për shkak të inatit momental, lidhej me efektet e përdorimit të alkoolit apo drogës etj.

Një vështrim i tillë i të dhënave nga skena e krimit mundëson dhe përcaktimin e tipologjisë së krimit, pra ishte ai i produkt i një personi me zhvillim të pamjaftueshëm mendor e social, apo ishte një krim i kualifikuar, kishte tregues të një krimi inteligjent apo brutal, a ishte përdorur arma dhe si ishte përdor ajo, ai ishin përdorur doreza (për mos lenë gjurmë) dhe a i ishin mbyllur sytë viktimës etj. Të dhënat e grumbulluara nga këto pyetje japin mundësi sugjeruese të teknikat e intervistës së pritshme ndaj të dyshuarit më pas.

2.1. Disa profilet praktike në hetimin e vrasjeve seriale.

Firma, tipologji kriminale, mjete vepruese, tregues të skenave kriminale, llojet e viktimave etj., janë konceptet më të nevojshme për profilizimin e vrasësit serial. Prandaj çdo hetues duhet të jetë në gjendje t’i analizojë edhe psikologjikisht skenat e krimit, nëpërmjet klasifikimit të krimeve përmes te dhënave induktive, për të mundësuar identifikimin e lehtë të kriminelit.

Hetimi i profilit praktik kriminal përdor fakte logjike për të nxjerrë përfundime efektive duke u bazuar në eksperiencat e skenave të krimit, në hetimet e mëparshme, në ligjshmëritë e sjelljes kriminale të botës reale, në kompetencën e hetuesve të vrasjeve etj.

Zgjidhja aktuale e vrasësit serial në rastin konkret kërkon menaxhim perfekt të skenës së krimit, trajtim të plotë të studimit të dosjes, mbledhje të evidencave dhe fotografive të përshtatshme, metoda speciale hetimore të përdorura me vrasësit serial, komunikim të mirë me publikun dhe median, lidhje intensive ndërinstitucionale dhe grumbullim të dhënash të dyshimta nga bankat. Atëherë praktikat hetimore përmes përdorimit të mirë të veçorive të profilit psikologjik kriminal do rrisin mundësitë e identifikimit të të dyshuarve dhe do pakësojnë hetimet e ardhme të rastit në fjalë.

Bashkëpunimi i policisë me hetuesinë bën një kusht për suksesin e përdorimit të profileve psikologjike. Nga ky bashkëpunim mund të sigurohen të dhëna të shumta dhe sinjifikative për çështjen nën hetim. Profilet e suksesshme përshtatin kombinimin e procedurave hetimore instiktive me ato shkencore.

Shumë kërkime shkencore në këtë fushë tregojnë se profilet janë ende në fillimet e tyre, ato janë treguar më shumë të suksesshme në zbulimin e krimeve të tilla si vrasje, përdhunime dhe rrëmbime, por më pak efektive në vjedhjet, vandalizmat dhe incidente të tjera si këto. Në fakt, puna për krijimin e profileve të investigimit përmes analizës së sjelljes që bazohet në skenën e krimit filloi nga vitin 1995. Profilet më të sakta janë krijuar nga çështje që lidhen me rastet e vrasjeve seriale, me përdhunimet, vrasjet seksuale dhe ngacmimet e fëmijëve.

Si përfundim puna krijimin e profileve për kriminelët është ende në hapat e para dhe shpesh bazohet në instinktin dhe ndjeshmërinë e profilizuesit, se sa në bazë të konsoliduar shkencore. Lloji më i mirë i profilizimit realizohet përmes bashkëpunimit të ngushtë të ekspertit profilizues me arritjet dhe sukseset e policisë në përdorimin e rrugëve me efikase për zbulimin dhe kapjen e kriminelëve.

2.2. Profili psikologjik i përdhunuesve.

Për formulimin e profilit të përdhunuesve analistët përpiqen të bëjnë një ndarje të tipareve të përdhunuesve nga ato të krimeve të tjera, megjithëse në mjaft raste konstatohen edhe gjëra specifike brenda vetë atyre. Në një klasifikim lidhur me tiparet e përbashkëtat dhe dallimet që shfaqin përdhunuesit, ata mund të ndahen në katër grupe kryesore:

Së pari në përdhunues të pushtetshëm, dhe fjala është për ata që kanë veçori të tilla si pushtetin ndaj viktimës, pushtet që u qetëson “burrërinë” e tyre. Ata u lejojnë viktimave vetëm që të bërtasin kryesisht nga vuajtjet, ata përpiqen të jenë sa të sigurt në veprimet që kryejnë dhe vendimet që marrin, si dhe duan të përfshihen vazhdimisht në përdhunim.

Së dyti janë përdhunuesit e egër që kanë si veçori dalluese zakonin e ndëshkimit të grave, ata përpiqen të gjenerojnë egoizmin për të sulmuar rrufeshëm, përgjithësisht janë të martuar, janë tepër gjaknxehtë dhe përdorues lehtësisht të forcës së dhunshme, janë sadistë dhe vuajnë nga tendenca psikopatike. Në sjelljet e tyre përfshijnë mundësinë e përdorimit të torturës së viktimës, shpesh mbajnë vegla apo mjete përdhunimi, për të shmangur problemet që mund t’u shkaktojnë britmat, ndonjëherë përdorin skllavërimin duke kërcënuar me armë si pistoletë, thika etj. Nga kjo rezulton që viktimat e tyre, në shumicën e rasteve, plagosen ose vriten.

Së treti janë përdhunuesit të rastit që karakterizohen nga veçori të tilla si: ata nisen për të kryer ndonjë grabitje dhe aksidentalisht përdhunojnë viktimat e tyre që i gjejnë në shtëpi. P.sh., ata grabisin një apartament apo shtëpi dhe pasi venë re praninë e frikësuar të zonjë së shtëpisë, dados apo pastrueses, gjejnë kohë për ta përdhunuar atë, pra se të largohen me “arritje” të dyfishta.

Së katërti janë përdhunuesit e fëmijëve. Psikologët ka bërë përpjekje të dallojnë dy tipat e njerëzve që ushtrojnë dhunë seksuale ndaj fëmijëve. Përmes këtyre tipareve dalluese ata ndahen 1) në pedofilë, që kanë tendencë të orientohen ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve, ndërsa e kanë praktikuar këtë sjellje që në adoleshencën e tyre. Ata gjenden shpesh në skedat e policisë, tentojnë të shmangin marrëdhëniet rivalitet me të tjerët, konkurrentët dhe sportet, kanë natyrë të turpshme, me vështirësi marrin vendime kur duan të bëjnë një punë, synojnë  të bëjnë pak ose aspak seks me më të rritur, nuk kanë probleme me drogën apo alkoolin, ndërsa akti kryesor në këtë lloj krimi është përkëdhelja ose prekja, tek ata që ia lejojnë vetes këtë gjë.

Janë dhe 2) ngacmuesit seksualë të fëmijëve, të cilët fillimisht shfaqin orientim seksual ndaj të rriturve dhe pastaj përqendrohen kryesisht tek fëmijët. Shpesh ata janë të martuar dhe kanë përvojë seksuale martesore, por përfundojnë në marrëdhënie seksuale me të mitur. Veçoritë e sjelljeve të tyre është kryerja e veprimeve të paramenduara, kjo shpesh për t’iu kundërvënë stresit apo refuzimeve nga femrat e rritura, viktimat “i zgjedhin” përgjithësisht të huaja, por edhe nipër e mbesa, me veprime më të shpeshta përkëdheljet dhe seksi gjenital ose oral. Ata janë të dhunshëm në sulmet e tyre dhe në shumë rate përdorin alkool.

Fëmijët e përdhunuar viktimizohen rëndë duke kaluar gjendje të vështirë dhe delikate psikik, fizike, fiziologjike, madje dhe sociale. Kjo reflekton në të tashmen  por dhe të ardhmen e tyre, ata vetë-shmangen dhe neglizhohen si nga fëmijët e tjerë, ashtu dhe nga të rriturit. Por ndër pasojat më të rrezikshme të tyre janë dëmtimet e mundshme në tru.

Duke kuptuar se strukturat hetimore kanë arritur të informohen mbi tipin e sjelljeve kriminele dhe diferencat e çdo lloji apo tipi, ata tentojnë që edhe të ndryshojnë aktivitetin e tyre kriminal, në mënyrë që të fshehin çdo model sjellje, për t’i ndihmuar në mos zbulimin ose mos identifikimin e tyre.

Tipizimi më i mirë i profilit kriminal të kësaj kategorie do jetë ai që shoqërohet me punë më të mirë policore, dhe të dyja së bashku, duke kombinuar përfundimet e tyre, mund të çojnë  në mënyrë konstruktive dhe pozitive në identifikimin dhe kapjen e kriminelit që ka kryer krime të tilla serioze si vrasja, përdhunim, vjedhje etj.

2.3. Kuptimi teorik i profilit të shkelësit të ligjit.

Profili i shkelësit të ligjit, i shprehur në mënyrën më shkencore, profili psikologjik, është një mjet sjellje dhe hetimi, që ndihmon hetuesit të bëjnë profilin e një subjekti të panjohur ose shkelësi ligji të paidentifikuar ende. Ai njihet, gjithashtu, edhe me termin profil kriminal, profil i personalitetit kriminal, profil kriminologjik, profil i sjelljes, ose analiza e hetimit kriminal

Në kriminologjinë moderne, në përgjithësi procesi dhe metodologjia e profilizimit psikologjik, e ndërtuar mbi bazën e të dhënave nga hetimi i skenës së krimit në nivelin e një teorie, është konsideruar si një “rrymë e tretë” e shkencës investiguese, ku rryma e parë ka qenë studimi i të dhënave, që filloi me Skotland Yard-in e shekullit të 19, rryma e dytë kish të bënte me studimin e vetë krimit përmes frekuencës së studimeve dhe ngjashmëria dhe rryma e tretë është kjo e studimit të psikikës anormale.

Pra profili i shkelësit të ligjit, më përkufizim do të quanim metodën për identifikimin e autorit të krimit mbështetur në analizën e natyrës së shkeljes dhe mënyrës sipas të cilës ai është kryer. Aspekte të ndryshme të natyrës së personalitetit kriminal janë përcaktuar nga zgjedhjet e tij para, gjatë dhe pas kryerjes së krimit konkret. Ky informacion është kombinuar me elementë të tjerë të sjelljes të përshtatshëm, apo me të dhënat fizike, e më pas krahasohet me karakteristikat e llojeve të njohura të personalitetit apo gjendje jonormale mendore, për të zhvilluar një përshkrim praktik të shkelësit të ligjit.

Historikisht, origjina e përpjekjeve për profilizim të kriminelit mund të merret fillimi i periudhës Mesjetare tek gjyqtarët e inkuizicionit të cilët përpiqeshin që të bënin “profilin” e heretikëve. Jacob Fries, Cesare Lombroso, Alphonese Bertillon, Hans Gross dhe shumë të tjerë zbatuan profilin e mundshëm kriminal gjatë viteve 800’, ndonëse kërkimet e tyre reflektuan paragjykimet dhe anësi të mëdha anti - shkencore të kushtëzuara nga vetë koha.

Kërkimet kanë evidentuar dhe fazat nëpër të cilat kalohet për bërjen e profilit të shkelësit të ligjit. Kështu, sipas Gregg O. McCrary, premisa themelore për ndërtimin e çdo profili është teza se sjellja pasqyron personalitetin. Në një rast vrasjeje, profilizuesit përpiqen të mbledhin të dhëna mbi personalitetin e subjektit të panjohur përmes pyetjeve për sjelljen e tij në katër faza.

1. për ngjarje të mëparshme, pra çfarë fantazie ose plani, apo të dyja bashkë kishte vrasësi në mendje para se të vepronte? Çfarë e nxiti atë që të vepronte këtë ditë dhe jo në një ditë tjetër?

2. për metodat dhe mënyrat e kryerjes së veprës penale: ç’ lloj viktime ose viktimash përzgjedh vrasësi? Cila ishte metoda dhe mënyra e kryerjes së aktit kriminal, pra është përdorur arma, goditje me thikë, mbytje apo ndonjë mënyrë tjetër?

3. për vendosjen e trupit: a ka ndodhur vrasja dhe është zhvendosur trupi nga vendngjarje, apo vrasësi ka lëvizur me viktimën në shumë vende?

4. dhe së fundi, si rezulton sjellja pas krimit? A është përpjekur vrasësi ta shtyjë veten drejt identifikimit ose hetimit, duke reaguar ndaj raporteve të medias, ose duke takuar hetuesit?

Edhe krimet seksuale analizohet gjithashtu sipas të njëjtit modul, por me informacion shtesë i cili vjen nga viktimat e gjalla.

3.  Adolf Hitleri - një profilizim psikologjik.

3.1. Hitleri, ishte më tepër se diktatori i çmendur

Vlerësimet e biografëve të tij kanë evidentuar të dhëna interesante rreth jetës së tij. Kështu, në moshën 25 vjeçare ai manifestonte disa karakteristikat që sot u atribuohen “hipive” të viteve 1960. Hitleri 25-vjeçar përshkruhet si një njeri i ngathët, me defiçiencë në ndjenjën e identitetit, i mungonte sensi real i drejtimit dhe ambicies, ishte i kënaqur të jetonte në pisllëk dhe mjerim, punonte vetëm kur duhej dhe pastaj sporadikisht, harxhonte shumicën e kohës në ëndrra romantike, sikur ishte një artist i madh.

Kjo lloj pa kuptueshmërie  e dukshme dhe përtaci ishte një nga ato elemente që u shfaq në vitet e mëvonshme përmes të folurit në zyrat më të larta të politikës, në kthimin e miliona njerëzve në barbarë, urdhërimin për shfarosjen e një segmenti të madh të popullsisë, në ndërtimin dhe kontrollin e mjeteve të luftës, si dhe në futjen e botës në një luftë shkatërruese.

Si mundet që një njeri, në një periudhë të shkurtër, të shpresonte se do zgjidhte misteret psikologjike themelore përmes mekanizmave të tillë mbrojtës si transformimi? Për realizimin e profilit psikologjik është e nevojshme që analiza e materialit faktik, të përputhet me natyrën thelbësore të strukturës së karakterit.

Nga punimi i materialit mbi aktivitetin e Hitlerit ne bindemi se ka shumë mundësi që ai të ishte një psikopat neurotik. Po vetë Hitleri, si besonte të ishte? Ai besonte në madhështinë e tij:"Unë e ndjek drejtimin tim me saktësinë dhe sigurinë e një somnambuli"-shprehet në një rast. Ai mendonte se kjo ishte një formë sigurie që transmetohej tek ndjekësit e tij në luftë për të zbatuar me urtësi e besnikëri drejtimin e tij. "A e kupton që je duke zbatuar urdhrat e gjermanit më të famshëm të të gjitha kohërave?" "Unë nuk mund të gaboj. Ajo që unë bëj dhe them është historike"-shprehej ai vazhdimisht. Oechaner shkruan:”Ai e ndjente që askush në historinë gjermane nuk ishte i pajisur me ato cilësi që do i çonte gjermanët në pozicionin suprem, të cilin do e ndjenin për shumë vite me radhë."

Hitleri besonte se ishte lordi madhështor i luftërave. Ai besonte se ishte gjykatës që vetëvendoste çështjet ligjore dhe nuk skuqej kur qëndronte përpara Reichstag-ut, (parlamentit Gjerman) dhe ndërsa i fliste tërë botës me fjalët:”Për 24 orët e fundit unë isha gjykatësi suprem i popullit gjerman." Ai besonte se ishte më i madhi nga arkitektët e Gjermanisë. Prandaj shpenzonte pjesën më të madhe të kohës duke ngritur ndërtesa të reja dhe duke planifikuar e rimodeluar qytete të tëra.

Po kështu, megjithëse dështoi në kalimin e provimit për t’u pranuar në Shkollën e Artit, ai besonte se ishte i vetmi gjykatës kompetent në çështjet e artit. Fillimisht, ngriti një komitet që të vepronte si gjykatë finale për çështjet e artit, por kur verdiktet e tyre nuk i pëlqenin, ai i anulonte dhe aftësitë e tyre i merrte për vete. Nuk kishte shumë rrëndësi nëse i përkiste fushës së ekonomisë, edukimit, punëve të jashtme, propagandës, filmave, muzikës dhe veshjeve të grave. Në secilën nga këto fusha ai besonte se ishte i pakundërshtueshëm.

Krenohej edhe me ashpërsinë dhe brutalitetin e tij. "Unë jam një nga burrat më të fortë që Gjermania ka pasur për dekada të tëra, ndoshta shekuj, i pajisur me autoritetin më të madh nga liderat e tjerë... por mbi të gjitha, unë besoj në suksesin tim. Unë besoj në të në mënyrë të pavarur". Ky besim në fuqinë e tij rrethohej nga një ndjenjë plotfuqishmërie, të cilën ai nguronte ta hiqte nga vetja. (shih French Yelloë Book, 945) "Që nga ngjarjet e vitit të kaluar, besimi në gjenialitetin e tij, në instinktin e tij, ose siç mund të thoshte dikush në qenien e tij prej një ylli, është e pakufishme. Ata që e rrethonin ishin të parët që pranuan se ai besonte ta  njihte veten si njërin e pagabueshëm dhe që nuk mund të humbte kurrë.”

Kjo shpjegon pse ai nuk mund të pranonte kritikën ose kontradiktat. Të kundërshtoje atë ishte një krim; kundërshtimi i planeve të tij, nga ç‘do anë që të vinte, ishte një mëkat që do priste reagimin e plotfuqishmërisë së tij."

Gati të gjithë shkrimtarët i kanë atribuar Hitlerit faktin që ai besonte shumë në astrologji. Por kjo është gati e pavërtetë. Informatorët e shërbimeve sekrete amerikane hedhin poshtë këtë ide. Sipas tyre, jo vetëm që Fyreri nuk ka parë ndonjëherë horoskopin e tij, por ai mendonte se po ta bënte këtë do ndikohej në mënyrë të pandërgjegjshme prej tij. Dihet, që Hitleri i para luftës, shmangte praktikën e leximit të yjeve dhe sineoptikën. Po kështu, është e vërtetë që nga pamja e jashtme dukej sikur mendimet e tij ndikoheshin nga disa faktorë që i jepnin bindjen e sigurisë së tij ekstreme.

Sa për opinionet e tij mbi intelektin rezultonin të ishin tepër negative. Tek ai ishin të zakonshme shprehje të tilla si:"Trajnimi mbi aftësitë mendore është i rëndësisë së dorës së dytë", ose "Njerëzit e super-edukuar, janë të pajisur me njohuri dhe intelekt, por të zhveshur nga çdo lloj instinkti" dhe më tej "Këta intelektualë të paturpshëm që dinë gjithmonë gjithçka më mirë se çdo njeri tjetër..." dhe në fund "Intelekti është rritur si autokratik dhe është kthyer në një sëmundje të jetës."

Hitleri besonte që e kishte çuar Gjermaninë në progres dhe kishte një mision të veçantë për të përmbushur. Ai nuk ishte i qartë mbi qëllimin e këtij misioni, përtej faktit që ishte zgjedhur të shpëtonte popullin gjerman dhe të riorganizonte Evropën. Ishte "zëri i brendshëm" që i tregonte hapat që duhej të ndërmerrte. "Unë zbatoj komandat që më lejon largpamësia ime." "Asnjë fuqi në tokë nuk mund ta shkatërrojë Rajhun gjerman tashmë, Providenca Hyjnore ka urdhëruar që unë ta bëj këtë përmes punës së gjithë gjermanëve.“ "Pra nëse një zë i tillë do fliste, atëherë unë e dija se kishte ardhur koha për të vepruar." 

Shumë njerëz besonin se këto ndjenja të hyjnisë dhe të misionit kishin ardhur tek  Hitleri përmes sukseseve të tij. po as kjo nuk është e vërtetë. Hitleri i ka pasur këto ndjenja prej shumë vitesh, megjithëse nuk ishin kthyer në bindje të brendshme e të ndërgjegjshme. Në çdo rast ato ndikonin përmes pavetëdijes së tij, e cila duket të ketë luajtur një rol dominant në veprimet e tij, të asaj kohe.

Hitleri është shprehur për incidente të ndryshme gjatë luftës, të cilat i  provonin atij se ishte nën mbrojtjen Hyjnore. Kështu p.sh., ai shprehej:"Unë po haja drekën në një llogore me disa shokë të mi. Papritur mu duk sikur një zë po më thoshte, “ngrihu dhe shko atje”. Ishte një zë aq i qartë dhe insistues sa që u binda automatikisht, si të kishte qenë një urdhër ushtarak. U largova rreth dymbëdhjetë metra larg llogores bashkë me drekën time. Pastaj u ula për të ngrënë, megjithëse mendja ime rrinte atje. Më pas dëgjova një zhurmë shurdhuese të vinte nga vendi që sapo lashë. Një predhë shpërtheu mbi grupin me të cilin isha ulur dhe çdo anëtar i grupit u vra."

Këto eksperienca u bashkuan më vonë me pikëpamjet e astrologëve të Munihut, prandaj një prej studiuesve, Ëiegand ka nxjerrë përfundimin që Hitleri nuk ishte në kundërshtim me përdorimin e parashikimeve për qëllimet e tij. Në atë kohë ai ishte i lumtur me rolin e një "agjenti" që lajmëronte ardhjen e shpëtimtarit. Më tej doli se ky rol nuk ishte aq i pafajshëm sa supozohej nga mendja e Hitlerit. Ai e mendonte veten si Mesia, që ishte destinuar për ta çuar Gjermaninë drejt lavdisë.

Me kohë krahasimet përmes Krishtit dhe vetes së tij u bënë më të shpeshta. "Kur unë erdha në Berlin disa javë më parë dhe pashë trafikun në Kurfuerstendamm, lluksin, perversionin, padrejtësinë, kotësinë dhe materializmin e çifutëve u neverita shumë brenda vetes time. Unë e imagjinova veten si Jezu Krishti kur Ai erdhi në tempullin e Atit të Tij dhe e gjeti atë të shpërfytyruar nga ana e shkëmbyesve të parave. Unë e imagjinoj mjaft mirë mënyrën si u ndje Ai kur i nxori të gjithë ata jashtë."

Dietrich Eckart, që zbuloi se Hitleri ishte një lider i mundshëm dhe kishte dëshmuar për performancën e tij, më vonë është shprehur: "Kur një njeri vjen në pikën e identifikimit të vetes me Jezusin, ai ka premisat e një çmendurie të mundshme." Interesant është se ky identifikim i Hitlerit nuk ishte me Jezusi e Kryqëzuar, por me atë të rrebeluarin që fshikullinte turmën perverse. Madje ka shumë fakte që provojnë se Hitleri kishte një admirim shumë të vogël për Krishtin e Kryqëzuar. Këtë lloj Krishti ai e konsideronte të dobët dhe të papërshtatshëm si Mesia për gjermanët.

Si e projektonte veten ai? Hitleri besonte se duhej të bëhej i pavdekshëm për njerëzit gjermanë. Ideja e tij ishte për një monument të përhershëm që të zgjaste me mijëra vjet. Rrugët duhej të njiheshin si "Rruga e Hitlerit" dhe ato duhej të ishin më të gjata se rrugët e Napoleonit. Është përmendur nga shumë shkrimtarë se Hitleri kish plane për mauzoleun e tij. Ky mauzoleu do ishte njësoj si Meka për Gjermaninë pas vdekjes së tij. "Unë e di si do të kujtohem nga njerëzit pasi të kem vdekur. Unë duhet të jem Fyreri që ata duhet ta shikojnë lart dhe pastaj kur të shkojnë në shtëpi të flasin dhe të më kujtojnë. Jeta ime nuk duhet të përfundojë në formën e vdekjes së thjeshtë. Përkundrazi, ajo atëherë do të fillojë."

Ai ishte shumë i bindur tek paqja e egër dhe epoka në të cilën kishte jetuar dhe vepruar do mbante “vulën e tij”. Ai ishte vërtetë i bindur se përfaqësonte forcën motivuese dhe modelistin e kohë. Ai e dinte se kjo epokë e artë të “perëndonte” shpejt pas vdekjes së tij, duke lëkundur natyrën botërore dhe duke u përfshirë në një proces rënie dhe pasiviteti.

Ai mendonte se njerëzit “edhe pas 1000 vitesh të Kohës së Reich-ut” do ndërtonin monumente për të dhe do t’i vinin rrotull, duke e prekur dhe duke parë gjërat që ai kishte ndërtuar. Hoëard K. Smith shprehet: "Unë isha i bindur se nga gjithë ata miliona njerëz që besonin në mitin e  Hitlerit, ai që besonte më shumë në të ishte vetë Adolf Hitleri." (Hitleri -Si e njihte atë populli gjerman-Analiza  psikologjike)

Në punimin e cituar më sipër përshkruhet dhe ndikimi i të atit në karakterin e Hitlerit. Për të ai ishte kërkimi i modeli apo shembulli kompetent për t’u ndjekur. Ndërsa për ndikimin e nënës ishte ai që përcaktoi qëndrimin e tij ndaj dashurisë, grave dhe martesës.

Konfliktet e fëmijërisë së hershme janë shprehur në formë nga më simboliket, por që çuan dhe në humbjet aq kolosale të Gjermanisë nga Lufta e II Botërore. Këto simbolika shprehen në besimin e tij tek misioni që i atribuoi vetes dhe shtrirjen deri në pavdekësi, tek kompleksi i Mesias, frika nga vdekja dhe dëshira për pavdekësi. Zhvillimi seksual pasqyrohej në shpërndarjen e instinktit të tij seksual, në çrregullimet e marrëdhënieve të dashurisë, në origjinën e perversitetit të tij, kthimi në mitër (embrion), vegjetarianizmi dhe plotësimi mazohistik.

Feminiliteti, homoseksualiteti, vitet e hershme të shkollës dhe karriera e vonshme shkollore, vdekja e babait të tij, provimet e dështuara për pranim në Akademinë e Artit, vdekja e nënës së tij, ditët vjeneze, antisemitizmi dhe në fund projeksioni i shfaqur tek analiza e Luftës ë I-Botërore me dështimin e Gjermanisë, transformimi i karakterit, karriera e hershme politike, ngritja drejt pushtetit, çmenduritë, frika e dominimit, monumentet, oratoria, lutjet e tij-të gjitha këto janë të dhëna mbi bazën e të cilave mund të ndërtohet profili psikologjik i këtij personazhi famëkeq historik.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
Lexuar: ikub #:
 0  3.400 1005100053





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga