marketkonekt
1 0
7
 
Shenime mbi Kontabilitetin
Shpesh paraqiten pytetjet cfare eshtet kontabiliteti, cili eshte roli i tij ne shoqeri, per cfare perdoret ai, a’ eshte shkenc apo profesion.

Te gjitha keto pytje i gjeni gjate procesit te perdorimit te te dhenave kontabel.

Rendsia e kontabilitetit qendron ne ate se informacionin te cilin e pergadit kontabiliteti eshte i nevojshem per te gjitha nivelet e menaxhimit ( drejtimit), per personat fizik, personat juridik, bashkepuntor ( furnitor, bleresit, banka, shteti, aksionaret etj.

Koncepti i perpunimit kontabel eshte I lidhur me llojet e veprimtarise se nderrmarrjes i cili duhet te jete i sakte, rigoroz dhe besnik prandaj perdoruesit e informacionit kontabel ne menyre te pergjysuar mund te grupohen ne drejtuesit e njesise ekonomike, te punsuarit ne nderrmarrje, aksionaret, furnitoret, blersit, shteti, bankat etj.

Koncepti i kontabilitetit eshte I lidhur me konceptin e veprimtaris.

Kontabiliteti mundeson marrjen e vendimeve perms klasifikimit dhe interpretimit kontabel.

Pra ky paraqitet si ndermjets I jetes ekonomike dhe atyre qe marrin vendime per drejtimin e saje.

Lende e pare e kontabilitetit jane te dhenat mbi aktivitetin ekonomik ne njesin perkatse ekonomike, pra kontabiliteti eshte proces i vrojtimit, matjes, vlersimit, interpretimit dhe komunikimit te informacionit financiar per qellim te kontrollit dhe marrjes se vendimeve efikase ne njesin perkatse ekonomike.

Bazuar ne kete kontabiliteti pergatit te dhenat per procesin e planifikimit, kontrollit, vlersimit te nderrmarrjes.

LLOJET E KONTABILITETIT

Ne praktik ekzistojne dallime midis:
1) kontabilitetit te drejtimit 2) kontabilitetit financiar.

   1. Kontabiliteti i Drejtimit ka te beje me te gjitha informacionet kontabel qe grumbullohen, ruhen, maten, regjistrohen, perpunohen dhe transmetohen derjtuesve te njesis ekonomike, pra ai sherben vetem per nevojat e drejtuesve te mbrendshem te nderrmarrjes.

Kontabiliteti i drejtimit paraqet te dhenat rreth prodhimit, kostos, lartesise se te ardhurave dhe shpenzimeve, gjendjen e kapitalit dhe mjeteve ne dispozicion, ne kuader te kesaj dallojme kontabilitetin e drejtimit dhe kontabilitetin e kostos.

   2. Kontabiliteti financiar- paraqet informacionet e plota jo vetem per ndertuesit e nderrmarrjes por edhe per te interesuarit e tjere jashte nderrmarrjes, si dhe procesin e mardhenieve nderkombetare.

Ne ndarjen qe behet per kontabilitetin aktualisht behet edhe kontabiliteti  komebtar, kontabiliteti I njesive bujqsore, kontabiliteti nacional, kontabiliteti banker.

Sic kuptohet edhe nga titulli kontabiliteti financiar i mesuar nga qellimet dhe detyrat konstatohet se ai studion dhe organizon regjistrimet qe lidhen me ngjarjen si pasoje e te cilave jane transaksionet financiare, ku rezulltat i fundit paraqitet pasqyra e biznesit per nje periudhe te caktuar kohore ku pershkruhen vlerat e mjeteve dhe burimeve te tyre, te cilat kane mundesuar realizimin e rezulltatit konkret.

Objekti i punes se kontabilitetit financiar jane blerjet e lendeve te para, shitja e produkteve te gatshme, pagesa e furnitoreve, inkasimi i borxheve, pranimi i kambialeve ( leter me vler) dhe letrave tjera me vler si dhe transaksioneve tjera te cilat ne nderrmarrje ndodhin qedo dite.

Detyra e kontabilitetit financiar eshte se keto te dhena  pergaditen, perpunohen, regjistrohen dhe interpretohen  me korrektesi dhe me afat te caktuar si dhe te memorizohen dhe te futen ne kujtese per nje periudhe te caktuar kohore.

ROLI DHE QELLIMI I KONTABILITETIT FINANCIAR


Objektivat kryesore te kontabilitetit financiar jane:

   1. Ai eshte instrument informative
   2. Eshte kujtes e shkruar dhe e dokumentuar e operacioneve ekonomike te realizuara ne njesine konkrete ekonomike.
   3. Siguron dokumentacionin per perpilimin e pasqyrave financiare.
   4. Siguron bazen e referimit per pasqyren fiskale te te ardhurave dhe shpenzimeve.

Pra kontabilitetit financiar nuk i interesojne te gjitha njesite e matjes dhe menyrat e matjes se rezulltateve, por ai ka te beje me matjen e rezulltateve dhe ngjarjeve te cilat realizohen ne njesin ekonomike sipas njesis matese financiare (ne para).

E vetmja njesi qe pranohet per matjen e rezultateve eshte ajo financiare.

Veprimet dhe ngjarjet te cilat jane objekti i punes se kontabilitetit financiar mund te ndahen ne ngjarjet e jashtme  dhe te brendshme.

Ngjarjet e jashtme ( veprimet dhe efektet e te cilave varen nga vullneti i njesis ekonomike dhe partnereve te jashtem).

Ngjarjet e brendshme ( efekti I te cilave varet nga vullneti i njesive ekonomike).

SISTEMI I REGJISTRIMIT TE DYFISHT


Ky system permban metoden baze te regjistrimit te ecurive ekonomike ne kushtet e njesis ekonomike.

Ne praktik njihen dy sisteme te regjistrimit kombtar:

   1. Regjistrimi i njefisht: eshte metod e thjeshte dhe nuk jep informacion te plote per nevojat e drejtimit dhe marrjes se vendimeve.

Nese ajo ka shume veprime atehere nje sistem i tille i regjistrimit eshte i pamundur.

Perkunder asaj edhe sistemi i thjesht i regjistrimit perdoret edhe tani ne disa biznese te vogla.

   2. Sistemi i regjistrimit te dyfisht sot pothuajse eshte metod e vetme  e regjistrimit ne kontabilitet.

Kjo metod e regjistrimit bazohet ne parimin e edualitetit, qe do te thote: qe cdo veprim ekonomik ka dy aspekte: 1) sakrificen dhe  perfitimin, 2) perpjekjen dhe shperblimin, 3) burimin dhe perdorimin etj. te cilat e kompensojne njera tjetren apo e mbajne ne barazpeshe.

Sipas kesaj metode cdo veprim ekonomik duhet te pasqyrohet te pakten ne dy llogari, ku njera debiton dhe tjetra krediton por patjeter me shuma te barabarta, pra sipas menyres se ndertimit ku sistem perher duhet te jete ne balanc ( shuma e debive = me Shumen e kredive ).

Regjistrimi kontabel duhet te behet patjeter  ne dy llogari per tu permbyll ne fund te periudhes se caktuar kohore me nje dokument te centralizuar I cili ndryshe quhet bilanc.

Gjate kesaj metode te regjistrimit funksioni i llogarive shprehet permes debitimit dhe kreditimit.

Ne llogarin e mjeteve ( aseteve ) shtesat regjistrohen ne debi, kurse zvoglimet ne kredi dhe gjithmone duhet te paraqitet teprica ne debi.

Ne llogarit e kapitalit dhe detyrimeve ( burimeve te mjeteve ) rritja shenohet ne kredi, kurse zvoglimet ne debi.

Keto llogari mund te kane teprice vetem kreditore.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 7 1006100056





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
jeton
Para 26 muajsh  
  
shum gje e qellume.nese ka munsi mem dergu materal per vitin e par AAB
     
arbnor
Para 28 muajsh  
  
te ushtroj kontabilitet
-2     
ana
Para 33 muajsh  
  
detyra ne kontabilitet
+2     
ana
Para 33 muajsh  
  
detyra ne kontabilitet
+4     
Erjona Tahiri
Para 36 muajsh  
  
kondabilitet
+1     
dija
Para 37 muajsh  
  
tung me ba detyra ma shum per kontabilitetin dhe bilance per kontabilitetin e dyfisht dhe te thjesht me ba ma shum detyra lidhur me kete dhe lidhur me kontabilitetin ne pergjegjsi
     
hyrije sallahu
Para 44 muajsh  
  
ne qovse ka mundesi me ba detyra te shumta per KONTABILITET.
+2     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan