Alexa
0 0
0
 
Hemoragjia cerebrale
Gjithmonë flasim për sëmundje dhe për mënyrën e kurimit të tyre, por ajo që është më e vlefshme është parandalimi.

Sigurisht, parandalimi është rrugae sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Hemorragjia në tru, edhe pse është një sëmundje, e cila nuk është shumë e përfolur, ka filluar gjithnjë e më tepër që të bëhet problem serioz për popullatën.

Populli e njeh si sëmundjen e ”plasjes së gjakut në tru” dhe, në shumicën e rasteve, rezulton fatale për njerëzit. Në fakt, kështu e konsiderojnë edhe mjekët specialistë. Faktorët që ndikojnë në hemorragjinë në tru janë të shumtë, por më kryesori është përdorimi i tepërt i alkoolit. Përdorimi i tepërt dhe i vazhdueshëm i tij, bën që pacientit t’i shkaktohet një hemorragji në tru, pasi ai ul forcën koaguluese të gjakut.

Sot në suplementin e radhës prej 5 faqesh, do të keni mundësinë të lexoni rreth hemorragjisë cerebrale, mënyrën e parandalimit, si ta mënjanojmë, shenjat, faktorët që ndikojnë në avancimin e sëmundjes, rreziku, trajtimi, simptomat e sëmundjes, cila grupmoshë apo gjini preket më shumë e shumë informacione të tjera. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e sëmundjes dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime me shumë vlerë për hemorragjinë cerebrale. Çelësi është gjithnjë tek informacioni, dhe këtë do e gjeni të plotë bashkë me këshilla të vlefshme nga mjekët në suplementin e Sotëm prej 5 faqesh.

Ç’është hemorragjia cerebrale
Hemorragjia cerebrale është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe paaftësive. Por në ç’mënyrë mund të parandalohet kjo sëmundje? Për përgjigjen e kësaj pyetje janë zhvilluar një seri studimesh dhe shumë prej tyre rekomandojnë ilaçe të ndryshme. Por pyetja që tani shtrohet është se sa njihen këto ilaçe e mënyra të reja nga personeli mjekësor në klinika e spitale. Në këtë kuadër, kohët e fundit u botua një analizë shkencore e cila merr në shqyrtim mbi 400 studime të kryera mbi hemorragjinë cerebrale. Përfundimet e analizës lënë të kuptohet se personat e prekur nga hemorragjia cerebrale nuk kanë qenë në gjendje të marrin trajtimin e duhur mjekësor, pasi në shumë raste personeli mjekësor nuk ka dijeni rreth mënyrave të reja të efektshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Shkencëtarët shqyrtuan me kujdes afro 400 raste me hemorragji cerebrale dhe vunë re se në disa klinika pacientëve të moshuar u ishin mohuar ilaçe kundër koagulimit të gjakut që janë provuar si parandalues të efektshëm të hemorragjisë cerebrale tek personat që vuajnë nga aritmia e zemrës. Këto ilaçe nuk u jepeshin të moshuarve, pasi personeli mjekësor shqetësohej se ilaçi kundër koagulimit mund të shkaktonte hemorragji nëse pacienti pa dashje rrëzohej. Por kërkimet e hershme kanë treguar se ky lloj trajtimi nuk shkakton asnjë problem tek të moshuarit. Ekspertët thonë se të kesh ilaçin e të mos dish ta përdorësh është njësoj si të mos e kesh, prandaj u bëjnë thirrje mjekëve dhe të gjithë personaleve mjekësore që t’u kushtojnë më shumë vëmendje arritjeve të reja në këtë fushë e t’i vënë ato në zbatim.

Faktorët që ndikojnë në avancimin e sëmundjes
Hemorragjia cerebrale njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët i ra pika, ose i plasi gjakutru. Më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë njerëzit që kanë probleme me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Për këta të sëmurë, mjekët rekomandojnë që të evitohet sa më shumë ekspozimi ndaj diellit, sidomos në orët më të nxehta të ditës, temperaturat e larta bëhen shkak për rritjen e presionit të gjakut.
Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë janë:
-Pilulat kontraceptive
-Pirja e duhanit
-mbipesha
-Migrena
Nëse këta katër faktorë do të puqeshin së bashku, rreziku për një hemorragji cerebrale do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës.

Shenjat e hemoragjisë cerebrale
Hemorragjia cerebrale ose infarkti i trurit kryesisht ndodh në moshat mbi 60-vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja. Shenjat kryesore që i sëmuri paraqet janë:
-Nuk flet (nuk mund të shqiptoj dot asnjë fjalë), ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon);
-Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën); Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën;
-Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme;
-Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin;
-Të vjella. Në këtë situatë nëse i sëmuri ka të vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë. Kur i sëmuri ankon për të vjella, dhimbje koke, të dridhura, çrregullime të tensionit dhe të ritmit të zemrës, duhet patjetër të bëjë vizitë mjekësore për t’i paraprirë paralizës. Të kontrollohet rregullisht tensioni tek të sëmurët me tension të lartë sidomos tek ata me trashëgimi familjare të sëmundjes dhe të mos abuzohet me mjekimin. Një mjekim i rregullt i tensionit të lartë të gjakut dhe i çrregullimeve të ritmit të zemrës do të parandalonte një situatë të tillë.

Rreziku i hemorragjisë cerebrale
Kohët e fundit, një rrezik i madh për shëndetin është hemorragjia cerebrale. Femrat janë ato që preken më shpejt se meshkujt nga kjo sëmundje. Rreth 15 për qind e pacientëve janë nën 45-vjeç. Hemorragjia cerebrale quhet ndryshe, edhe infarkti i trurit. Ai vjen si rrjedhim i bllokimit të një arterie në tru, që pengon dhe qarkullimin e gjakut. Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë janë: pirja e duhanit, mbipesha dhe migrena. Nëse këta faktorë do të përputheshin së bashku, rreziku për një hemorragji cerebrale do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës. Në tri orët e para pas rënies së infarktit, kemi masën e shpejtë me medikamente. Në rastet kur pacienti nuk arrin të përmirësohet me medikamente, është i detyrueshëm një operacion urgjent. Afro 80 për qind e këtyre pacientëve nuk mbijetojnë më shumë se një javë. Ndërsa pacientët që arrijnë të mbijetojnë dhe të përmirësohen brenda 48 orëve, kanë shanse të mira për jetesë.

Si ta mënjanojmë sëmundjen
Për të mënjanuar një sëmundje të tillë të rrezikshme, një kujdes i madh duhet treguar me ushqimin dhe sportin. Mënjanimi i lyrave si dhe ushtrimi i sportit është një domosdoshmëri, që rregullon cilësinë e jetës së njeriut.

Trajtimi i sëmundjes
Studim mbi njohjen e mënyrave e reja për trajtimin e hemorragjisë cerebrale ka nxjerrë në pah se kjo sëmundje është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve. Por në ç’mënyrë mund të parandalohet kjo sëmundje? Për përgjigjen e kësaj pyetje janë zhvilluar një seri studimesh dhe shumë prej tyre rekomandojnë ilaçe të ndryshme. Por pyetja që tani shtrohet është se sa njihen këto ilaçe e mënyra të reja nga personeli mjekësor në klinika e spitale. Në këtë kuadër, kohët e fundit u botua një analizë shkencore, e cila merr në shqyrtim mbi 400 studime të kryera mbi hemorragjinë cerebrale. Përfundimet e analizës lënë të kuptohet se personat e prekur nga hemorragjia cerebrale nuk kanë qenë në gjendje të marrin trajtimin e duhur mjekësor, pasi në shumë raste personeli mjekësor nuk ka dijeni rreth mënyrave të reja të efektshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Shkencëtarët shqyrtuan me kujdes afro 400 raste me hemorragji cerebrale dhe vunë re se në disa klinika pacientëve të moshuar u ishin mohuar ilaçe kundër koagulimit të gjakut që janë provuar si parandalues të efektshëm të hemorragjisë cerebrale tek personat që vuajnë nga aritmia e zemrës. Këto ilaçe nuk u jepeshin të moshuarve, pasi personeli mjekësor shqetësohej se ilaçi mund të shkaktonte hemorragji nëse pacienti pa dashje rrëzohej. Por kërkimet e hershme kanë treguar se ky lloj trajtimi nuk shkakton asnjë problem tek të moshuarit. Ekspertët thonë se të kesh ilaçin e të mos dish ta përdorësh është njësoj si të mos e kesh, prandaj u bëjnë thirrje mjekëve dhe të gjithë personelit mjekësorë që t’u kushtojnë më shumë vëmendje arritjeve të reja në këtë fushë e t’i vënë ato në zbatim.

Simptomat
-I sëmuri nuk flet, nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë, ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon)
-Nuk lëviz gjymtyrët dorën ose këmbën
-Ndjen tërheqjen e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën
-Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme
-a të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin

Sëmundja në shifra
Femrat preken më shpejt se meshkujt nga kjo sëmundje
Hemorragjia ndodh kryesisht në moshat mbi 60-vjeç. eth 15 për qind e pacientëve janë nën 45-vjeç. or njihen raste të sëmundjes edhe në moshat e reja. për qind e pacientëve që nuk përmirësohen me ilaçe nuk mbijetojnë më shumë se një javë. acientët që arrijnë të mbijetojnë dhe të përmirësohen brenda 48 orëve, kanë shanse të mira për jetesë. aktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë janë: pilulat kontraceptive, pirja e duhanit, mbipesha dhe migrena. Nëse këto katër faktorë do të puqeshin së bashku, rreziku për një hemorragji cerebrale do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës.

Terapi me qeliza staminale për hemoragjinë cerebrale
Hemorragjia cerebrale duket se tashmë ka shërim. Mjekët në Britani po eksperimentojnë metodën me qeliza staminale.Terapia në fjalë synon në injektimin e një mase qelizash staminale në pjesën e dëmtuar të trurit. ecila qelizë është e aftë të prodhojë CM1, version natyral, që përmban proteina të afta për të ndaluar qelizat e trurit të vdesin duke u dhënë mundësinë të ripërtërihen. erapia në fjalë që zgjat 2 deri në 3 javë, duket se ka rezultuar e suksesshme tek një pacient gjerman, të cilit iu rikthye aftësia për të folur dhe për të lëvizur krahun e djathtë.

Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë thuhet se ngrënia e peshkut mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale, një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.Gjithashtu, shkencëtarët pranë universitetit Harvard studiuan për 12 vjet dietën ushqimore të 40 mijë burrave të moshave nga 40 deri në 75 vjeç. Studimi arrin në përfundimin se personat që hanë mish peshku thuajse çdo ditë dhe ata që përdorin mish peshku vetëm disa herë në muaj përfitojnë thuajse njësoj për nga shëndeti.Mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e hemorragjisë cerebrale pasi acidi yndyror që përmban peshku ndihmon qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi, shkencëtarët nuk u përqendruan në ndonjë peshk të veçantë, prandaj duket se përdorimi i çfarëdolloj peshku për ushqim, është mirë për shëndetin.

Alkooli parandalon hemorragjinë cerebrale?
Me një ose dy gota alkool në ditë, do ulni ndjeshëm hemorragjinë cerebrale. Kujdes! Asnjëherë bashkë me cigare.Përdorimi në normë i alkoolit, mund të ulë ndjeshëm rrezikun ndaj hemorragjisë cerebrale, por nuk duhet të shoqërohet me cigare.Studimi në të cilin morën pjesë më shumë se 20.000 persona në Britaninë e Madhe, tregoi se personat që nuk pinin duhan dhe konsumonin një sasi të vogël alkooli, kishin 40% më pak mundësira që të pësonin hemorragji cerebrale, se ata që nuk pinin fare.Por kur pija alkoolike shoqërohej me cigare, ky veprim mbrojtës zhdukej, cituan studiuesit e Universitetit të Keimbrixh gjatë një konference të Akademisë Amerikane të Neurologjisë në Toronto.Më saktësisht, konkludimet dolën pas një ndjekje të 22.254 personave ,për rreth 12 vjet me radhë dhe gjatë këtyre viteve u shënuan 900 episode me hemorragji cerebrale.Sipas studimit, personat që konsumonin alkool brenda normave, një deri në dy gota të vogla vere për gratë dhe një sasi pak më e madhe për burrat, kishin ulje të rrezikut për të pësuar një episod cerebral rreth 37%.Këto rezultate pozitive kishin të bënin vetëm me ata që nuk pinë duhan.Si ndikojnë këta faktorë risku në shfaqjen e iktusit, si mund të njihet dhe parandalohet kjo sëmundje.

Çfarë është iktusi ose ndryshe hemorragjia cerebrale?
Me fjalën iktus nënkuptojmë një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e enëve të gjakut të trurit, që në gjuhën mjekësore quhet aksidentet cerebro-vaskulare. Mund të ndodhë që të çahen enë të gjakut dhe të derdhet gjakutru, (ajo që njihet si hemorragji cerebrale). Por mund të ndodhë që të bllokohet një enë e gjakut dhe për pasojë ndodh ishemia cerebrale ose infarkti i trurit.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e iktusit
Janë disa faktorë që ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen e iktusit. Faktori i parë është hipertensioni arterial i pa trajtuar dhe mjekuar mirë. I dyti është diabeti i sheqerit dhe ky i pa trajtuar dhe mjekuar mirë. Faktorë të tjerë janë abuzimi me duhanin dhe alkoolin. Kjo është arsyeja që pas festave, të vihet re një shtim i rasteve me iktus. Faktor mjaft i rëndësishëm është dhe dieta e çrregullt dhe e pasur me yndyrna shtazore, brumëra, dhjamëra. Natyrisht dhe stresi luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e iktusit, sidomos te personat që kanë probleme me hipertensionin. Ka dhe një faktor tjetër, paksa i diskutuar, por që lidhet me kohën e koagulimit të gjakut.

A është e vërtetë se iktusi është më i shpeshtë gjatë stinës së dimrit?
Në fakt është vënë re se infarktet dhe hemorragjitë e trurit janë më të shpeshta gjatë dimrit. Kjo shpjegohet me faktin se i ftohti shkakton ngushtim të enëve të gjakut, rritje të presionit të tyre dhe shfaqje të infarktit të trurit ose çarjen e enëve të gjakut me pasojë hemorragjinë. Por është vënë re se dhe ndryshimi i menjëhershëm apo luhatjet e presionit atmosferik të jashtëm, ndikon në shfaqjen e iktusit.

Kush preket më tepër?
Për sa i përket moshës, infarkti i trurit prek më tepër grupmoshën mbi 60 vjeç, por jo të rralla janë edhe rastet në moshat nën 45 vjeç. Ndërsa në rastin e hemorragjive cerebrale, mund të preken gati njëlloj të gjitha moshat, madje dhe në mosha fare të reja. Pasi në këtë rast, përveç hipertensionit, ndikojnë dhe traumat craniane (goditjet apo aksidentet në kokë), por dhe disa anomali të enëve të gjakut: Aneurizma e enëve brenda trurit, malformacione arteriovenoze.

Cila gjini preket më tepër?
Për sa i përket gjinisë, nuk vihet re ndonjë ndryshim shumë i dukshëm, megjithëse vërehet një predispozicion i lehtë për burrat. Ndoshta kjo lidhet me faktin se meshkujt janë më të prirur të abuzojnë me alkoolin apo duhanin, që janë faktorët e riskut të shfaqjes së iktusit.

Si shfaqet iktusi? Cili është mekanizmi i veprimit?
Një nga mekanizmat e veprimit lidhet me praninë e hipertensionit. Ky jep çrregullime të zemrës, të cilat nga ana e tyre japin çrregullime të ritmit kardiak dhe për pasojë japin atë që njihet si embolit me natyrë kardiake, dhe për pasojë iktus.Mekanizëm tjetër që njihet është fakti që mund të ndodhë të krijohen pllakëza sklerotike, bllokim i mureve brenda enëve të gjakut, gjë që njihet si ateromatozë.

Çfarë ankesash shfaq një person që preket nga iktusi?
Sëmundja shfaqet në mënyrë të menjëhershme. Në rastin e ishemisë cerebrale, ajo mund të ndodhë më tepër në qetësi ose kur pacienti është në gjumë. Pasi ngrihet nga gjumi, ai mund të vërejë se një dorë apo një këmbë është e paralizuar (kjo në varësi të zonës së trurit që është prekur), pra shfaq hemoplegji ose siç njihet në gjuhën popullore paralizë.Për sa i përket hemorragjisë cerebrale ajo shfaqet më tepër në aktivitet, në sforcime fizike. Në këto raste është e pranishme dhimbja e kokës, mjaft e fortë dhe të vjellat. Për sa i përket shenjave klinike të infarktit të trurit dhe të hemorragjisë së trurit kjo varet nga zona e trurit që kapet. Por në përgjithësi pacienti nuk flet dot, ose ankon për vështirësi në artikulacionin e fjalëve. Mund të ndodhë që të preket ajo zonë e trurit që është përgjegjëse për të kuptuarin dhe pacienti nuk arrin të kuptojë apo perceptojë pothuajse asgjë nga sa ndodh rreth tij. Ka probleme të theksuara me ekuilibrin, mund të shfaq të vjella, të shoqëruara dhe me marrje mendsh. Mund të ketë çrregullime të të parit, vështirësi në gëlltitje, etj. Ajo që duhet të theksohet është se mund të ndodhë që ishemia e trurit, të shfaqet më gradualisht. Mund të ndodhë që të shfaqet me mpirje ose rendim të një ane të trupit për disa minuta ose orë, dhe më pas të zhduket, pra të jetë tranzitore. Për këtë arsye është e nevojshme që të tregohet kujdes maksimal ndaj këtyre sinjaleve, në mënyrë që të shkohet menjëherë te mjeku specialist neurolog dhe të bëhen ekzaminimet e nevojshme si dhe të merret mjekimi i duhur dhe në kohën e duhur. Në këtë mënyrë mund të parandalohet një paralizë.

Si trajtohet nëse shfaqet kjo sëmundje?
Nëse shfaqet, nuk ka mjekime “çudibërëse” që të mund të bëjnë që pacienti të shërohet plotësisht. Duhet kohë e gjatë që të veprojnë dhe mjekimi konsiston kryesisht në mjekimin e faktorëve që e kanë shfaqur si p.sh: diabet, hipertension, etj., dhe mbi të gjitha nevojitet riaftësim fizik, programe të caktuara që mund të realizohen mjaft mirë në klinikat tona.

A mund të parandalohet iktusi?
Parandalimi konsiston në shmangien e faktorëve të riskut, që do të thotë para së gjithash një trajtimi i mirë i tensionit arterial. Trajtim i mirë i diabetit të sheqerit. Shmangia e duhanit dhe alkoolit dhe kujdes maksimal në mënyrën e ushqyerjes. Dieta duhet të përmbajë shumë zarzavate dhe fruta të freskëta (në rastin e diabetit vetëm frutat që nuk dëmtojnë), shmangie e yndyrave shtazore, kripë e pakët ose e moderuar, shumë qumësht dhe kos pa yndyrna, mish që nuk përmban dhjam: mish viçi, peshk dhe pulë e freskët, por pa lëkurë. Gjatë verës dhe kur temperaturat janë të larta, duhen lëngje të freskëta duke predominuar uji pa gaz, dhallë, komposto shtëpie, pa shumë sheqer. Përveç këtyre mjaft e rëndësishme janë konsultat e vazhdueshme me mjekun neurolog, të paktën një herë në muaj.

Këshilla për të parandaluar iktusin

1. Mjekoni mirë hipertensionin arterial
2. Mjekoni mirë diabetin e sheqerit
3. Mos abuzoni me duhanin
4. Moderoni konsumin e alkoolit
5. Konsumoni një dietë të pasur me zarzavate dhe fruta
6. Eliminoni yndyrnat shtazore, brumërat dhe sheqernat
7. Tregoni kujdes në konsumin e kripës
8. Kryeni shumë aktivitet fizik

Iktusi në tru, shërimi mund të vijë nga qelizat
Këtë hipotezë e hedh neuroshkencëtari australian Simon Koblar, sipas të cilit, në tru mund të injektohen qelizat staminale të marra nga dhëmbët. studimi ka zgjatur rreth 8 vjet dhe me në fund është vërtetuar se qelizat e pjesës së dhëmbëve janë treguar më të afta për riparimet e dëmeve të shkaktuara. Në fakt, qelizat staminale të dhëmbëve mund te përfitohen edhe më lehtë, duke mos shkaktuar asnjë lloj dëmi. “Kemi marrë të dhëna nga eksperimentet me minjtë e goditur nga iktusi”, tha shkencëtari në një konferencë shtypi të zhvilluar në Adelaide. Në vijim, ai theksoi se probabilitetin për të pasur qeliza më të shëndosha e kanë ata që mbajnë një higjienë të pastër dentare. Gjithsesi, ky zbulim i rëndësishëm mund të aplikohet tek njerëzit pas shumë vitesh, pasi efekti tek kafshët është i ndryshëm në shumë raste.

Femrat shtatzëna me migrenë rrezikohen nga iktusi
Femrat e prekura nga migrena duhet të jenë të kujdesshme gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi ato rrezikojnë të kalojnë një iktus. Sipas nje STUDIMI amerikan te publikuar ne British Medical Journal, në studim kanë marrë pjesë rreth 34 mijë femra për një periudhë kohore prej 1 viti, ku janë studiuar rastet shtatzënave me migrenë. Pas rezultateve të marra, kërkuesit u bëjnë thirrje mjekëve të jenë teë kujdesshëm me femrat shtatzëna që vuajnë nga migrena, sepse ajo mund të jetë baza e shumë problemeve kardio-vaskulare, mes të cilave edhe tensioni i lartë.Nga ana tjetër, ky studim nuk ka për qellim të shtyjë femrat me migrenë që të mos lindin fëmijë, pasi rreziku për të pasur një iktus është shumë i vogël.

studimi:
Frutat me karoten mbrojnë nga iktusi
Niveli i lartë i karotenoideve në gjak, antioksidantëve të pranishëm te frutat dhe perimet, mund të ulë rrezikun për shfaqjen e iktusit (goditjetru). 80% e iktuseve janë me natyrë ishemike, ndërsa pjesa tjetër me natyrë hemorragjike. Iktuset e grupit të parë shfaqen kur dëmtohet një arterie gjakutru. Rreziku për t’u prekur nga kjo formë iktusi është 40 % më e ulët te personat që kanë nivele të larta të karotenoidit në gjak, në krahasim me personat që kanë nivele më të ulëta. Të paktën ky është përfundimi i një Studimi të kryer nga “Physicians’ Health Study” i publikuar në revistën “Stroke”. Studimi është kryer në mbi 22.000 meshkuj dhe ka nisur qysh në vitin 1982. Brenda kësaj periudhe, 297 prej këtyre vullnetarëve është goditur nga iktusi ishemik. Studiuesit kanë matur nivelet e antioksidantëve të ndryshëm në gjakun e këtyre vullnetarë dhe kanë vërejtur se rreziku për t’u goditur nga iktusi ishte më i lartë te meshkujt që shfaqnin nivele më të ulëta të tre karotenoideve: alfa-karoten, beta-karoteni dhe likopeni. Karotenoidet janë molekula të cilat trupi i konverton në vitaminë A dhe që konfirmojnë ngjyrën tipike të karotave, pjeshkave dhe të tipeve të ndryshme të frutave dhe perimeve. Rezultatet e studimit konfirmojnë teorinë e hedhur nga “American Heart Association”, sipas së cilës dieta duhet të jetë burimi kryesor i antioksidantëve. Për këtë rekomandohet konsumimi i frutave dhe perimeve të pasura me antioksidantë.

Dhimbja e kokës, risk për tu prekur nga iktusi
Gratë që vuajnë nga dhimbja e kokës, të paktën një herë në javë kanë një risk të trefishtë për t’u prekur nga iktusi; ato që vuajnë nga dhimbja e kokës një herë në muaj kanë një risk gati të dyfishtë për infarkt. Të paktën këto janë rezultatet e marra nga analizimi i të dhënave të mbledhura nga “Ëomen’s Health Study”, të prezantuara më rastin e kongresit vjetor të “American Academy of Neurology”, që sapo ka përfunduar në Çikago. studimi i prezantuar në kongres ka përfshirë rreth 30.000 gra me moshë mbi 45 vjeç dhe janë ndjekur për 12 vjet. Shumë nga këto gra në fillim të studimit nuk shfaqnin sëmundje kardiovaskulare, ndërsa në përfundim të studimit rreth 1300 prej tyre kanë shfaqur episode iktusi apo infarkti. Në brendësi të këtij grupi, ekspertët kanë vërejtur praninë e një nëngrupi, te të cilët këto episode ndodhnin me një probabilitet më të lartë: Gratë që vuanin rregullisht nga dhimbja e kokës. “Lidhja është e qartë, më pak të qarta janë mekanizmat që e përcaktojnë. Ka një interes të jashtëzakonshëm, për të sqaruar pse ka një frekuencë të lartë të cefalesë dhe riskut të iktusit, ndërsa më i pakët me një infarkt. Gjithsesi do të jenë të nevojshme studime të mëtejshme më të detajuara”, ka deklaruar Tobias Kurth, një nga autorët e studimit.

Të dhëna nga studime
Të paktën ky është përfundimi i një Studimi të publikuar në numrin e fundit të revistës “Archives of Internal Medicine”. Iktusi përfaqëson shkakun e tretë të vdekjeve në vendetzhvillim, pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe neoplazive. Kjo sëmundje prek, por jo vetëm, personat e moshës së mesme dhe të moshuarit dhe ka një kosto të lartë socio-ekonomike për pacientët dhe familjet e tyre. Shpesh në pacientët që kanë qenë viktima të iktusit është e zakonshme prania e apneas, si qendrore ashtu dhe ostruktive. Studimi i kryer nga një ekip shkencëtarësh të “Departments of Respiratory Medicine” dhe “Geriatric Medicine” kanë treguar se apnea shton rrezikun për vdekje të papritur në këtë grup të veçantë pacientësh. Një mekanizëm i mundshëm që shkakton rritjen e nivelit të vdekshmërisë mes pacientëve që kanë pësuar iktus dhe që vuajnë nga apnea nokturna mund të shkojë deri në vdekje të papritur gjatë gjumit. Kjo sepse gjatë këtij fenomeni, shpejtësia e fluksit të gjakut cerebral shtohet njëkohësisht me presionin arterial me një pikë prej 5 sekondash pas përfundimit të apneas. Të njëjtët parametra ulen deri sa arrijnë pikën minimale 20 sekonda në përfundim të apneas, ndërsa prania e oksigjenit në gjak është e ulët. Këto ndryshime në shpejtësinë e fluksit cerebral janë një përgjigje omostatike, por mund të jetë e pamjaftueshme; apnea ostruktive nokturne, mund të shtojë rrezikun për ishemi cerebrale.

Ishemia cerebrale
Ishemia cerebrale është gjendja e krijuar e mosfunksionimit të një zone të trurit ose në përgjithësi nga mungesa e furnizimit me gjak, lende ushqyese dhe oksigjen, krijohet hipoksi encefalite (mungesë e oksigjenit në tru) mungesë e lëndëve threptike që krijojnë distrofi encefalite, dhe në vazhdim e sipër moskryerja e reaksioneve kimike dhe e metabolizmit në sistemin nervore qendrore. Në të gjitha rastet e ishemise ciribrale (qofte topike qoftë të përgjithshme) krijohet mosfunksionim topik ose i përgjithshëm i trurit nga mungesa e furnizimit me gjak dhe oksigjen, duke krijuar pamundësi të prodhimit të energjive biokimike, nga mungesa e këtyre energjive, qelizat nervore humbasin aftësinë e zhvillimit të energjive elektrokimike në inet nervore të trupit duke shkaktuar kështu edhe vdekjen e tyre nga mungesa e ushqimit. Pra ishemia shkakton uljen e funksionit të energjive nervore si dhe vdekjen zonale ose të përgjithshme të trurit. Në sajë të ishemisë cerebrale mund të shkaktohet paralizë e trupit ose e gjymtyrëve, humbja e kujtesës, humbja e shikimit, defekt në të folur, humbja ndjenjave, krijimi i gjendjes së komit, si dhe nuk përjashtohet mundësia për shkaktimin e vdekjes. Të gjitha këto në sajë të ishemisë mund të shkaktojnë pasoja patologjike të pandrequra në sistemin nervor qendror si dhe ne sistemet e tjera nervore të trupit.

Shkaqet e ishemisë cerebrale
Shkaqet e shfaqjes se ishemisë cerebrale janë të shumta. Ato të gjitha arrijnë në një konkluzion të përbashkët, ngushtim ose mbyllje e degëzimeve arteriale dhe pengesë e depërtimit të gjakut për të ushqyer trurin me gjak, përjashtohen vetëm rastet e mosfunksionimit të zemrës, pushimit të saj si dhe format e rënda anemike (atëherë kemi ishemi të përgjithshme). Ishemi të përgjithshme kemi edhe kur bllokohet dhe mbyllet arteria kryesore që furnizon trurin me gjak e quajtur karotida, e cila ndodh shumë rrallë por që nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së saj nga një trombozë e mundshme apo krijimi i ndonjë pllake athirmative ose dhjamore, zakonisht në mënyrë të shpeshtë mbyllja bëhet në degëzimet e karotides të cilat shpërndajnë gjakun në zonat e trurit.
Shkak tjetër i ishemisë është edhe forma anemike siç është ajo e quajtura anemia drepanoqelizore. Anemia drepanoqelizore krijohet nga mungesa e oksigjenit dhe mosqarkullimi normale i gjakut në gjymtyrët e poshtme dhe ka si rezultat krijimin dhe zmadhimin e qelizave te gjakut, te cilat marrin formën e një drapri dhe bëhen pengesë në qarkullimin e gjakut, rrisin presionin brenda enëve të gjakut duke krijuar kështu edhe mundësinë e formimit të trombozës. Tromboza siç e dinë gjatë qarkullimit të gjakut mund të vendoset në një nga degëzimet e karotides duke krijuar kështu bllokim të depërtimit të gjakut dhe ishemine ciribrale (e njëjta gjë ndodh edhe ne koronaret e zemrës që shkaktohet ishemia miokardite dhe atak në zemër që mund të cojë në pushim të përhershëm të saj. Shkak tjetër i shfaqjes se ishemisë cerrbrale është edhe shfaqja e tumoreve në kokë të cilët krijojnë presion dhe ngushtim të degëzimeve arteriale të trurit dhe pengesë të depërtimit të gjakut në tru. Tahikardia dhe vradikardia (format aritmike të zemrës) krijojnë ngadalësim të qarkullimit të gjakut, duke krijuar mungesë teë masës së nevojshme të gjakut në tru, si dhe ngushtim arterial dhe pengese me ane të proteinave dhjamore. Goditje ne zemër nga një infarkt i papritur, mund të shkaktojë ishemi cerebrale për arsye se zemra humbet aftësitë për të dërguar masën e duhur të gjakut në tru si dhe rënia e tensionit të tij, dhe kjo mund të krijojë edhe vdekjen([varet nga masa e infarktit). Gjithashtu, siç dihet, dobësimi i funksionit te zemres con ne ngadalesim teqarkullimit te gjakut dhe në krijimin e trombozës, (jep mundësi bashkimit të masës së trompimit dhe fibrines). Shkak tjetër që krijon isheminë cerebrale (edhe miokardite) është përdorimi i drogës nga narkomanet, duke krijuar kështu ngadalësim të funksionit të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. Gjithashtu në ata njerëz që lindin dhe vazhdojnë të jetojnë me vrimë në zemër (mungesë ose elime diafragmatike) të cilët kanë qarkullim të gjakut jo të mirë, të destabilizuar dhe të pa pasuruar me oksigjen nga komunikimi i anës së majtë të zemrës me anën e djathtë. Pra siç shihet në të gjitha rastet krijohet mungesë e furnizimit të trurit me gjak, e cila çon në pamundësinë e prodhimit dhe të funksionit të energjive nervore. Tjetër shkak është edhe e quajtura hemorragjia aparahnoide, që vjen nga aneurizma e enëve të gjakut në kokë dhe grumbullim i tij në një nga membranat qe mbështjellin trurin të quajtura aparahnoide. Në qoftë se ishemia ciribrale kemi humbje të aftësive të trurit për te ushtruar funksionin.

Simptomat
Simptomat e ishemisë cerebrale janë:
-Marrje mendsh
-humbje e të shikuarit
-Humbje të ndjenjave që mund të cojë ne gjendje komi
-Paralizë zonale të trupit
-Çrregullim i të folurit
-Humbje e kujtesës
-Çrregullim i sistemit mendor
-Shenja te depresionit nervor

Terapia
Terapia ishemike ka si qellim furnizimin e trurit me gjak dhe lende threptike me ritëm normal dhe te qëndrueshëm ne sistemin nervore qendrore dhe ne sistemet e tjera te organizmit. Ajo arrihet me terapi te veçante antipiktike duke mbajtur ne gjendje normale mekanizmin e mpiksjes se gjakut, masën e dendësisë se tije si dhe elektrolitet e tjera dhe tensionin e tije (duke luftuar hipo dhe hipertensionin dhe duke e mbajtur atë ne kontroll), duke mos lejuar rritjen e proteinave dhjamore te cilat çojnë ne krijimin e trashjes se gjakut dhe formimin e shtresave dhjamore ne nenet e gjakut , ngushtimin arterial dhe krijimin e pllakave athirmative që cojnë ne mbylljen e tyre. Gjithashtu duke u munduar te mbajmë një funksion normal të zemrës dhe nen kontroll atë si dhe duke luftuar format anemike qe mund te shkaktohen ne organizmin tonë. Formë tjetër e terapisë ishemike është duke luftuar hipoksine dhe hipotermine. Metodë tjetër e terapisë se ishemisë cerebrale është edhe ndërhyrja kirurgjikale ne pjesën e brendshme te karotides.

Paralizat – hemorragjia cerebrale, duhet bërë?
Nëse i sëmuri ka të vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qellim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë.

Si ta parandalojmë?
-Kur i sëmuri ankon për të vjella, dhimbje koke, të dridhura, çrregullime të tensionit dhe të ritmit të zemrës, duhet patjetër të bëjë vizitë mjekësorë për t’i paraprirë paralizës.
-Te kontrollohet rregullisht tensioni tek të sëmurët me tension të lartë, sidomos tek ata me trashëgimi familjare të sëmundjes dhe të mos abuzohet me mjekimin.
-Një mjekim i rregullt i tensionit të lartë të gjakut dhe i çrregullimeve të ritmit të zemrës do të parandalonte një situatë të tillë.Kjo sëmundje e rëndë që vjen nga gjakderdhja në tru, ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit e që shkakton menjëherë humbjen e ndjenjave dhe pushimin e lëvizjeve, shpeshherë pa ndaluar frymëmarrjen e qarkullimin e gjakut, pikërisht për këtë arsye damllaja është cerebrale.

Simptomat:
1-Paralizë e plotë e trurit
2-Humbje e vetëdijes
3-Humbje e kontakteve me realitetin dhe gjendje shoku
4-Ndalim i frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut.

Kur hemorragjia është e brendshme
Rrjedhje e madhe gjaku nga organizmi, ose në tru (cerebrale). Në këtë rast hemorragjia është e brendshme. Hemorragjia cerebrale u ndodh zakonisht personave mbi 60 vjeç. Kjo sëmundje njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët “i ra pika” ose i “plasi gjakutru”./keshilla/

ITK Rreze Drite













Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  1.845 1006120050





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat


none

Spitali Amerikan

none