1 0
3
 
Hyrje ne Biokimi
Biokimia është pjesë e “ shkencës për jetën”.

Detyra e saj është që me metoda kimike të hulumtojë fenomenet jetësore. Para se gjithash na njofton me strukturën kimike të përbërësve qelizorë.

Kjo lëmi, e cila quhet biokimia deskriptive, në shumë pjesë është identike me kiminë e bashkë-dyzimeve natyrore. Është marrë me përfitimin e bashkë-dyzimeve natyrore në gjendje të pastër dhe hulumtimin e tyre. Kimia organike sintetike është zhvilluar pas sintezës së uresë nga Wölleri, në fillim ngadalë e pastaj vrullshëm kështu që kohë pas kohe është zvogëluar marrja me bashkë-dyzime natyrore. Në dekadën e fundit interesimi për bashkë-dyzimet makromolekulare është gjithnjë e më i madh. Përcaktimi i strukturës së proteinave tash është detyrë parësore e biokimisë deskriptive. Përshkrimi i thjeshtë i materieve kimike do të jepte vetëm pasqyrën statike, filmimin momental të qelizës së gjallë( ose të ndonjë organizmi të gjallë) dhe me të nuk do t’i kontribuohej hulumtimit të fenomeneve jetësore.

Dinamika ekzistuese e qelizës së gjallë, ndërrimet e vazhdueshme të saj, realisht janë marker të jetës. Studimi i proceseve kimike , të cilat në qelizë vazhdimisht ndodhin, është lëmi e biokimisë dinamike. Sot dihet se gati të gjitha materiet, nga të cilat është ndërtuar qeliza, gjenden në shndërrim të vazhdueshëm. Jeta karakterizohet me fleksibilitet kimik dhe krejt ajo që më parë është konsideruar formë statike, vërtetë është e ndërlidhur me proceset kimike dhe lëvizjen. Kështu që biokimia moderne së pari është biokimi dinamike. Me këtë, para se gjithash, mendohet në fenomenin e metabolizmit( shndërrimin e materieve), sintezën dhe zbërthimin e bashkë-dyzimeve natyrore me qëllim fitimi të energjisë kimike dhe në ndërtimin e substratit të qelizave vetjake. Këto reaksione kimike i përshpejtojnë enzimat, prandaj studimi i tyre përfshinë një lëmi të gjerë të biokimisë. Në biokiminë dinamike hyn edhe rregullimi kimik. Ai mund të arrihet me ndihmën e produkteve të caktuara të metabolizmit, kurse shpeshherë për rregullim shërbejnë materie specifike, hormonet, të cilat sintetizohen në gjëndrat me tajitje të brendshme. Këtu ka lidhje të ngushta me fiziologjinë dhe shkencat e lëmive të ndryshëm të jetës. Meqë strukturën e përbëjnë përbërësit kimik, atëherë ndryshimet në to janë reaksione kimike. Kështu që biokimia mund t’i sqarojë proceset fiziologjike.

Me analizë ajo mund të depërtojë shumë më thellë se sa me rrugët e mundshme të fiziologjisë. Nga Starlingu pason thënia se çdo problem fiziologjik përfundimisht mund të kalojë në problem biokimik. Jo vetëm problemet klasike fiziologjike, por edhe manifestimet fundamentale jetësore, sot mund të përqendrohen në proceset biokimike dhe të interpretohen në mënyrë biokimike. Një nga shembujt është natyra kimike dhe mënyra e veprimit të faktorëve trashëgues. Kjo është lëmi që sot quhet biologji moklekulare. Një nga shembujt është natyra kimike dhe mënyra e veprimit të faktorëve trashëgues(gjenetika) . Kjo është lëmi që sot quhet biologji moklekulare.[b] Biologjia molekulare dhe biokimia nuk mund të ndahen. Në esencë biologjia molekulare është vetëm emër i ri për degën e biokimisë, e cila ka për qëllim sqarimin e fenomeneve fundamentale jetësore në nivel molekular, dmth në bazë biokimike. Në vitet e fundit, në këtë sferë, janë arritur rezultate të rëndësishme, edhe pse ende nuk janë zgjidhur shumë pyetje.  Metodika kimike , me të cilën shërbehet biokimia, na njofton me proceset esenciale të qelizës.

Por kjo njëkohësisht edhe na kufizon. Nëse hulumtojmë me metoda kimike, mund të presim përgjigje vetëm në sferën e njohurive dhe përvojave kimike. Fenomenet jetësore, të cilat hyjnë në lëmenjtë tjera, psh. Fenomenet bio-elektrike , reaksionet në ngacmime, mënyra e marrëdhënieve të ndërsjella nuk mund të përfshihen me metoda kimike. Për këtë janë të nevojshme metoda të tjera të hulumtimit. Disa fenomene, siç është vetëdija njerëzore, tash për tash nuk mund të përfshihen në analizat shkencore- natyrore. Meqë biokimia merret me hulumtime të llojllojshme, rezultatet e saj aplikohen në shumë shkenca të ngjashme. Disa probleme themelore të biologjisë, psh. esenca dhe mënyra e veprimit të faktorëve trashëgues, fituan tërësisht aspekte të reja në bazë të njohurive biokimike . Shumë sëmundje i kemi kuptuar si pengesa në metabolizëm ose anomali të proceseve biokimike. [/b]Pra Biokimia përfshinë fusha të mëdha të [b]biologjisë së qelizës, të biologjisë molekulare dhe  të gjenetikës molekulare(Robert K. Murray, MD, PhD). [/b]Në fakt të gjitha ilaçet si materie kimike ndikojnë në proceset biokimike. Prandaj njohja e biokimisë nga kuadrot e drejtimeve mjekësore të ndryshme është me rëndësi të veçantë.

Kjo sepse njohja e ndryshimeve biokimike dhe interpretimi i tyre mundëson diagnozën e hershme dhe ofron mundësinë e mjekimit adekuat të pacientëve. Ose thënë ndryshe - biokimia paraqet bazën me të cilën sëmundja mund të kuptohet në nivel molekular, siguron njohuri në të cilat do të bazohej [b]diagnoza, mjekimi  dhe mjekimi me ilaçe të reja. [/b]

1. Proteinat-aminoacidet(metabolizmi)

2. Enzimat, ndërtimi-klasifikimi, funfksioni,kinetika,rregullimi.

3. Koenzimat-vitaminat

4. Materiali gjenetik (purinat , pirimidinat , DNA,RNA)

5. Metabolimzi i karbohidrateve

6. Vragu respirator_fosfolirimi

7. Hormonet(mekanizmi i veprimit)

8. Lipidet, metabolizmi

9. Regullimi acido bazik-uji

10. Makr o dhe mikroelemente-keletrolitet

11. Koagulimi i gjakut

12. Funksioni biokimik I disa organeve(muskujve etj)

13. Kollokviume: 2 në semestrin dimëror + 2 semestrin veror

14. 20% + 80% testi përfundimtar


Ky modul përfshin:
Bazën e strukturës kimike të proteinave dhe faktorët që ndikojnë në te. Funksioni katalizues i enzimave. Metabolizmi bazë, në veçanti roli i ATP dhe rrugët e lidhura me transdukcionin ( shndërrimin) e tij. Metabolizmin e polisaharideve, lipideve dhe amino acideve. Parimet bazë të kontrollit dhe integrimit të metabolizmit. Struktura dhe funksioni i DNA, replikimi (kopja) e DNA. Struktura, mekanizmi transkriptues( kopje-shënues) dhe funksioni i RNA. Mekanizmi i sintezës së proteinave. Kontrolli i ekspresionit të gjeneve. Mutagjeneza te sëmundjet humane që paraqiten me ekspresionin e gabuar të gjeneve. Sugjerim: biokimia të mësohet duke I kuptuar në esencë materien e paraqiur dhe jo “përmendësh”, sepse do të ishte humbje kohe.

Aspiratat e modulit janë që të japin një vështrim të strukturës dhe funksionit të molekulave të rëndësishme biologjike në qelizat e njeriut dhe të proceseve të rëndësishme metabolike që ndodhin brenda qelizave. Kjo përfshin kuptimin e strukturës dhe funksionin e materialit tonë gjenetik. Është e rëndësishme që studentët ta realizojnë njohjen e domosdoshme e të detajuar të procesit normal qelizor me qëllim që të kuptojnë se çfarë gabimesh ndodhin te sëmundjet e njeriut.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 3
BIOKIMI
 4.859 1006220071





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
ae_istogu@live.com
Para 14 muajsh  
  
koenzimat
     
aneri lena
Para 21 muajsh  
  
bukur
+2     
aneri lena
Para 21 muajsh  
  
shume mire po proqeset kimike
+1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan