0 0
0
 
Teze provimi per lenden e Auditimit
Teza eshte e pazgjidhur.

1. Cili nga pohimet e mëposhtme është i saktë? (3 pikë)

(a) Auditimi i brendshëm nuk është një veprimtari e pavarur që jep siguri të arsyeshme e këshilla.
(b) Auditimi i brendshëm është një veprimtari që shërben për të shtuar të ardhurat e një njësie ekonomike
(c) Auditimi i brendshëm i sherben drejtimit të njësisë ekonomike për të siguruar arritjen e objektivave të njësisë ekonomike
(d) realizohet vetëm ne mjedise të ndryshme ligjore e kulturore dhe në ato institucione që ndryshojnë shumë në madhësi, kompleksitet e strukturë.
(e) Alternativat (b) dhe (d)

2. Rretho pergjigjen e saktë. Vepra penale kundër pasurise te parashikuara nga legjislacioni penal janë: (3 pikë)
a. Vjedhja e pasurise
b. Mashtrimet
c. Shkaterrimi i prones,
d. Shpërdorimi i kompetencave
e. Falsifikimi i nënshkrimeve
f. Dhënia e informacioneve të rreme
g. Varianti (a+b+c)
h. Varianti (a+b+c+d+e+f)
i. Asnjera prej tyre

3. Nëse audituesi i brendshëm do të angazhohej për të bërë rishikimin e procesit të menaxhimit të rrezikut që ka përdorur një organizatë, atëhere mund të themi që ky angazhim ka për qëllim: (2 pikë)

(a) Të ndihmojë audituesit për të përcaktuar natyrën, afatet dhe shtrirjen e testeve të nevojshme që duhet të kryhen për arritjen e objektivave të auditimit.
(b) Të garantojë që dobësitë e vërejtura në sistemin e kontrollit të brendshëm janë korrigjuar apo ndrequr.
(c) Të japë siguri të arsyeshme se procesi i menaxhimit të rrezikut, ka rezultuar në vendosjen e atyre procedurave e kontrolleve që shërbejnë për plotësimin e objektivave të organizatës.
(d) Të vlerësojë vetëm faktin nëse procesi i menaxhimit të rrezikut jep garanci se regjistrimet kontabël bëhen në pajtim me kuadrin e pranuar të raportimit financiar dhe pasqyrat financiare japin pamjen e vërtete e të sinqertë.
(e) Alternativa (c) dhe (d)

4. Sipas kodit të etikës, për të zgjidhur konfliktet etike një auditues i brendshëm, duhet të ndjekë radhën e shqyrtimeve dhe vlerësimeve të njëpasnjëshme të mëposhtme (gjeni alternativëne saktë): (3 pikë)

(a) nga shqyrtimi i - (i) Cështjeve etike që lidhen me faktet – (ii) Fakteve – (iii) Procedurave të vendosura nga njësia ekonomike – (iv) Parimeve themelore – (v) Drejtimeve alternative të veprimit – deri tek - (vi) zgjedhja e veprimit etik.
(b) nga shqyrtimi i - (i) Parimeve themelore – (ii) Fakteve – (iii) Cështjeve etike që lidhen me faktet – (iv) Procedurave të vendosura nga njësia ekonomike – (v) Drejtimeve alternative të veprimit – deri tek - (vi) zgjedhja e veprimit etik.
(c) nga shqyrtimi i - (i) Fakteve – (ii) Cështjeve etike që lidhen me faktet – (iii) Parimeve themelore – (iv) Procedurave të vendosura nga njësia ekonimike – (v) Drejtimeve alternative të veprimit – deri tek -(vi) zgjedhja e veprimit etik.
(d) nga shqyrtimi i - (i) Fakteve – (ii) Parimeve themelore - (iii) Procedurave të vendosura nga njësia ekonomike – (iv) Cështjeve etike që lidhen me faktet – (v) zgjedhja e veprimit etik - deri tek - (vi) Drejtimeve alternative të veprimit

5. Procesi i auditimit te aktivit te bilancit nuk ka për qëllim të bindë audituesin se: (3 pikë)
(a) në të janë përfshirë te gjitha aktivet e qendrueshme,
(b) aktivet financiare janë vlerësuar në mënyrë të besueshme,
(c) shuma e paraqitur per inventaret rakordon me vleresimin e gjendjes fizike te elementeve te tij ne fund te periudhes kontabël,
(d) njësia ekonomike e ka paraqitur drejt vlerën e pasurisë së saj ne daten e bilancit
(e) te gjitha te mësipërmet

6. Procesi i auditimit te pasivit te bilancit ka për qëllim të bindë audituesin se:
(3 pikë)
(a) kerkesat mbi arkëtimin e debitorëve jane te identifikueshme dhe rakordojne me llog. sintetike
(b) llogarite e disponibiliteteve monetare rakordojne me gjendjen ne banke e ne arke
(c) aktivet financiare paraqesin gjendjen reale ne datën e bilancit
(d) provigjionet dhe rezervat jane llogaritur dhe evidentuar sipas dispozitave ligjore dhe ne nivel te mjaftueshem
(e) te gjitha te mesipermet

7. Nga alternativat e mëposhtme gjeni pohimin që nuk është i vërtetë
(3 pikë)
(a) Rreziku i lartë – ekziston atëhere kur kemi humbje të mëdha monetare, rënie të ndjeshme të produktivitetit dhe vështirësi serioze në arritjen e objektivave – pra kur rreziku është jashtë kontrollit.
(b) Rreziku i moderuar – kemi atëhere kur kemi humbje monetare, materiale, apo rënie të produktivitetit, ose vështirësi për arritjen e objektivave – që janë rrjedhojë e një rreziku të caktuar, i cili nuk është i njëjtë me rrezikun në nivel të lartë, por është më i madh se sa rreziku i vlerësuar në nivel të ulët.
(c) Mundesia e rrezikut eshte e ulet kur nuk janë organizuar dhe nuk funksionojnë si duhet kontrollet
(d) Mundësia e Rrezikut është e moderuar kur ka mangësi në kontrolle edhe pse ato janë organizuar si duhet
(e) Alternativa (c) dhe (d)

8. Për t`u përfshirë në një mision të auditimit të brendshëm, audituesi duhet: (2 pikë)

(a) te jete i kualifikuar për të kuptuar kriteret e vendosura, per shembull per nje paraqitje te caktuar te pasqyrave financiare apo për zbatimin e një procedure kontrolli
(b) te jete komptetent per te njohur llojin dhe sasine e evidences qe duhet te grumbulloje
(c) te kete nje qendrim te pavarur ne mendim dhe ne gjykim
(d) vetem alternativat (a) dhe (c)
(e) alternativat (a), (b) dhe (c)

9. Rreziku i brendshëm ose rreziku i vetvetishem:
( 2 pikë)
(a) nuk është një rrezik krejtësisht i pavarur nga gjykimi i audituesit
(b) lidhet me natyrën e aktiviteteve që realizohen nga një njësi ekonomike
(c) është i njëjtë me rrezikun e (mos) zbulimit
(d) është rreziku qe audituesi e percakton mbi bazen e gjykimit, kur situacionet financiare permbajne informacion materialisht te gabuar.
(e) alternativa (a) dhe (c)

10. Cila nga kategorite e procedurave te mëposhtme nuk perdoret kur audituesi realizon kryerjen e testeve te kontrollit? (2 pikë)

(a) kërkesat, të cilat i drejtohen personelit te klientit
(b) ekzaminimi fizik i aktiveve
(c) ekzaminimi i dokumenteve, regjistrave dhe raporteve
(d) këqyrja e veprimtarive te kontrollit

11. Cili nga informacionet e treguara më poshtë nuk do të konsiderohet evidencë auditimi? (2 pikë)

(a) Rezultatet e vrojtimeve të bera nga audituesi
(b) Deklarimet që jepen me goje nga drejtimi i klientit (te audituarit)
(c) Komunikimet me shkrim me palet jashte entitetit
(d) Asnjëra nga alternativat e mësipërme
(e) Të gjitha të mësipërmet

12. Cili nga standardet e meposhtme konsiderohet një standard implementimi :
(2 pikë)

(a) Objektiviteti individual -Audituesit e brendshëm duhet të mbajnë një qëndrim të drejtë dhe të paanshëm, si edhe të mënjanojnë konfliktin e interesave.
(b) Audituesit e brendshëm duhet të tërhiqen nga vlerësimi i atyre operacioneve specifike për të cilat ata më parë kanë qënë përgjegjës per t`i kryer. Konsiderohen shkelje të objektivitetit rasti kur audituesi jep shërbime për një veprimtari për të cilën në vitin e mëparshëm, ai e ka patur vetë përgjegjësinë për ta kryer
(c) Kujdesi i duhur profesional - Audituesit e brendshëm duhet të zbatojnë kujdesin e duhur profesional dhe ato aftësi që parashikohet të kete një auditues i kujdesshëm dhe kompetent.
(d) Alternativa (a) dhe (b)

13. Personelit të kontrollit të lartë të shtetit nuk i ndalohet: (2 pikë)

(a) Kryerja e detyrave te tjera me ose pa shperblim ne subjektet publike
(b) Kryerja e detyrave te tjera me ose pa shperblim ne subjektet private
(c) Kryerja e detyrave te tjera me ose pa shperblim ne organizatat jo-fitimprurese.
(d) kryerja e veprimtarive kulturore
(e) alternativat (a) dhe (b)

14. Cila prej alternativave qe jepen më poshtë eshte e sakte: (2 pikë)

(a) Mashtrimet dhe gabimet jane kurdoherë të qellimshme
(b) Mashtrimet gjithmone behen nga dikush nga brenda organizates qe ben mashtrimin
(c) Si gabimet ashtu edhe mashtrimet jane që të dyja shqetesime qe audituesi duhet t`i mbajë parasysh gjate planifikimit te auditimit
(d) Te gjithe gabimet e medha kontabel duhet t`u raportohen organeve te ndjekjes e investigimit penal
(e) Alternativat (b) dhe (d)

SEKSIONI II – Pyetjet me pergjigje te zhvilluar

1. Cili është dallimi midis auditimit të brendshëm dhe auditimit të pasqyrave financiare që kryhet nga një auditues i jashtëm? (8 pike)

2. Cilat janë çështjet kryesore që zgjidh (rregullon dhe përcakton) Ligji “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”? (7 pikë)

3. Cilat janë parimet e funksionimit të auditimit të brendshëm? Çfarë është (nënkupton) parimi i pavarësisë? (5 pikë)

4. Shpjegoni shkutimisht shërbimet e dhënies së sigurisë dhe shërbimet e konsulencës – analizoni palët e interesit në këto procese. (8 pike)

5. Cilat janë hapat dhe procedurat që duhet të ndjekë audituesi gjatë procesit të auditimit të prokurimeve? (8 pike)

6. Cilët janë faktorët kryesor që duhet të merren parasysh nga audituesit gjatë hartimit të një programi pune për të realizuar një mision auditimi në një entitet? (8 pike)

7 Jepni përkufizimin per materialitetin dhe shpjegoni qëllimin e llogaritjes se tij dhe ndikimin që ka në procedurat e auditimit që planifikon audituesi, fakti që materialiteti mund të jetë i lartë ose i ulët? (7 pikë)

8. Rast për t`u trajtuar (5 pikë)
Kriteri bazë i ngritjes se strukturave te auditimit ne sektorin publik eshte raporti ksto/perfitim. Sipas Manualit të procedurave të auditimit, te gjitha subjektet (institucionet apo entitetet) qe per tre vitet e fundit administrojne nje buxhet te barabarte ose me te madh se 50 milion leke Detyrohen te ngrene struktura auditimi.
Kërkohet të përcaktoni sipas këndvështrimit tuaj dhe të renditni sipas rendësisë së tyre, të pakten edhe katër kritere (apo kushte) të tjera që duhen marrë në konsideratë për ngritjen e strukturave të auditimit të brendshëm në një institucion apo entitetet në sektorin publik.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0
AUDITIM TEZA
 4.801 1006240059





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan