Alexa
0 0
1
 
Dhimbjet e shpines, shkaktaret dhe trajtimi i tyre
Dhimbjet e shpines llogariten si pervojat plot vuajtje te shume njerezve dhe perbejne nder shkaqet me te shpeshta per te trokitur te mjeku familjar.

Keto dhimbje jane te pranishme para se gjithash ne zonen e unazave kurrizore te mesit, mirepo ato paraqiten edhe ne zonen e unazave kurrizore te qafes dhe te kraharorit. Ne baze te kohezgjatjes se vuajtjes, dhimbjet e shpines ndahen ne dy kategori: dhimbje akute dhe kronike.

Dhimbjet akute te shpines zgjasin disa dite, deri disa jave. Ato kronike mund te zgjasin me muaj, ose edhe me vite. Fatmiresisht ndodh rralle qe shqetesimet te mbajne kaq gjate. Mirepo, pikerisht keto raste shkaktojne me shume vuajtje, te lidhura me nje numer te madh bisedash te renda sqaruese, me vizita mjekesore e terapeutike. Ketu hyjne dhe frustrimi, ndonjehere edhe zemerimi me vetveten dhe me fatin e hidhur, mbase edhe zhgenjimi lidhur me mjeket dhe terapeutet, te cilet nuk i kuptojne ose nuk mund t’i ndihmojne dot pacientet. Dhimbjet e shpines jane vetem simptoma dhe nuk thone asgje lidhur me prejardhjen e tyre. Eshte e cuditshme qe me gjithe perparimet ne fushen e mjekesise, shpeshhere shkaktari i kesaj dhimbjeje nuk eshte perfundimisht i qarte.

Ndryshimi
Ndryshimi ne zhvillimin e njeriut nga katerkembesh ne ecjen vertikale ka cmimin e tij. Dhimbjet e shpines bejne pjese ne perditshmerine normale te njerezve dhe perkunder te gjitha mjeteve ndihmese teknike si dhe ngarkesave fizike ne renie gjate punes, nuk vuajme me pak nga dhimbjet e shpines se sa me pare. Qartazi nuk luan ketu rol vetem puna e rende, mirepo edhe qendrimi trupor dhe qasja ndaj shqetesimeve. Pervec kesaj, trupi yne vetem pjeserisht eshte i ndertuar per koherat moderne te automobilave, te uljes se merzitshme neper stole zyrash, te ashensoreve, te shkalleve vetelevizese e shume te tjerave. Per nje funksionim te mire, trupi presupozon levizje dhe ngarkesa normale. Shpina formon boshtin kryesor te trupit tone. Ajo mbart organin qendror drejtues, koken, dhe vec kesaj, permban nje konstruksion te tere ne formen e palces kurrizore dhe rrenjesh nervore dalese. Kockat, muskujt, ligamentet dhe nervat bashkepunojne panderprere ne nje forme mbreselenese gjate cdo levizjeje. Ke mund ta cudise fakti qe ne kete konstruksion aq shpejt mund te shfaqet ndonje crregullim dhe qe shkaku i tij do te mund te jete aq kompleks?

Kohezgjatja
Ne baze te kohezgjatjes se tyre dhimbjet e shpines ndahen ne akute dhe kronike. Definicioni i kohezgjatjes s’eshte gjithmone unik. Te dhimbjet e kryqeve si akute vlen nje kohezgjatje nen 6 jave, ndersa mbi 6 jave si kronike. Sipas rastit, mund te flitet edhe per dhimbje subakute te shpines (me kete nenkuptohet nje kohezgjatje e vuajtjes nga 6 deri ne 12 jave). Gjithsesi, lidhur me ndarjen, ne perditshmerine klinike vendos me pak nje kohezgjatje rigorozisht e perfunduar. Shume me e rendesishme eshte rrjedha dhe tendenca e shqetesimeve. Dhimbjet qe pas disa javesh fashiten ngadale, ende vlejne si akute, madje edhe atehere kur vazhdojne per shtate ose tete jave.

Edhe dhimbjet e qafes ndahen ne akute dhe kronike. Ne baze te permiresimit spontan, kryesisht te ngadalte, ne krahasim me dhimbjet e kryqeve, kufiri eshte kryesisht dy deri tre muaj. Dallimi midis akutes dhe kronikes perben njerin nder kriteret themelore nese dhe sa sqarime te tjera jane te domosdoshme. Keshtu, shpina duron gjate gjithe jetes ngarkesa te medha. Ndersa dhimbjet e kryqeve, te pandryshueshme ose te perkeqesuar, te cilat, me ose pa terapi, qe zgjasin me shume se sa gjashte jave, duhen sqaruar me tej nga mjeku familjar ose specialisti. Per dhimbjet e qafes vlen i njejti rregull, pas rreth dy deri tre muaj. Dhimbjet akute ne regjionin e kryqeve fashiten serish ne menyre spontane ose nen efektin e terapise ne 80 deri 90 per qind te rasteve me ose pa radiografi.

Shkaktaret
Si shkaqe te dhimbjeve te shpines permenden shpesh ndryshimet degjenerative, domethene reaksionet amortizative (nga shkermoqjet) neper nyjat kurrizore, si dhe statika e gabuar. Vecanerisht te nyjat e vogla kurrizore (nyjat facete), mund te paraqiten shqetesime, te cilat kane nje ndikim te ngjashem me nje artroze ne nyjen (kycin) e gjurit ose te legenit. Statika e gabuar vjen ne shprehje per shembull: ne rastin e nje shpine te sheshte, te rrumbullaket, madje te nje perkulje anesore e shtylles kurrizore. Segmente te shtylles kurrizore me diskun nderunazor dhe me dy shkarje disqesh: pjesa e brendshme ebute e diskut nderunazor shperthen jashte dhe ushtron trysni mbi kanalin spinal dhe mbi rrenjet nervore, duke cuar te nje zenie pisk e tyre. Ne pergjithesi keto lloj ndryshimesh luajne nje rol shume me te vogel nga sa mendohet zakonisht. Vetem ne nje mase shume te theksuar ose si pasoje e ndonje semundjeje tjeter ato jane pergjegjese te verteta per shqetesimet.

Ne rastin e zhvillimit te dhimbjeve kronike, nje rol te madh luan dhe gjendja sociale dhe profesionale. Keshtu per shembull, stresi dhe pakenaqesia ne vendin e punes, por edhe qendrimet e pafavorshme trupore gjate punes si dhe duhanpirja, shpien ne ndryshime te theksuara degjenerative ne nje zone lumbale te shtylles kurrizore. Si te tilla permenden: formesimi i nje mberthecke kockore, artroza e nyjave (kyceve) te vogla kurrizore, qe perkunder stadit te perparuar mund te jene pa dhimbje, ngushtim i disqeve nderunazore.

Operacionet ne shtyllen kurrizore jane te nevojshme vetem ne raste te rralla. Perpiquni qe me gjithe dhimbjet kronike te shpines te mbeteni aktiv. Ruajtja (kujdesi i tepruar) te con drejt dobesimit te muskulatures dhe te shumten i shton akoma me shume dhimbjet. Rehabilitimi nenkupton “te rikthesh shprehite” dhe jo te ruhesh./infoalbania/

ITK Rreze Drite













Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 1
SHPINE
 5.558 1007010079





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
adnan sulejmani
Para 17 muajsh  
  
Pershendetje keni mundesi te na tregoni ose ne na afroni nje ilaq per shpinde ju falemenderit per rrespektin tuaj klm nga adnani
+0     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


none

Spitali Amerikan

none