marketkonekt
0 0
13
 
Part-time, afatet dhe dokumentet e regjistrimit
Universiteti: kriter do të mbetet mesatarja, tarifat e reja të shkollimit për vitin e ri

Procesi i dorëzimit të dosjeve të kandidatëve që duan të ndjekin arsimin e lartë në sistemin part-time, pritet të përfundojë më datë 6 nëntor. Të interesuarit kanë nisur aplikimet që më datë 26 tetor, çka do të thotë se atyre u vendos në dispozicion 10 ditë afat për t’u pajisur me dokumentet përkatëse dhe për të bërë dorëzimin përfundimtar të tyre pranë sekretarive të fakulteteve. Fill pas përfundimit të këtyre procedurave, komisionet e vlerësimit do të merren me shqyrtimin e dosjeve, duke marrë parasysh kriteret që duhet të plotësojë secili kandidat për të qenë fitues.

Sipas sekretarive të fakulteteve, mësohet se shpallja e fituesve do të bëhet më 10 nëntor, datë kur do të fillojnë edhe regjistrimet për të qenë student në degën ku kandidati ka aplikuar. Burime nga MASH-i pohojnë se fituesit do të kenë në dispozicion vetëm 5 ditë për të bërë regjistrimin në degën ku janë shpallur fitues. Kështu procesi i regjistrimeve për të ndjekur arsimin e lartë me kohë të pjesshme do të mbyllet zyrtarisht më 15 nëntor. Ndërkohë, mësohet se mësimi do të startojë normalisht më datë 18 nëntor. 

Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, kuotat e miratuara në Këshillin e Ministrave rreth 2 javë më parë do të jenë të ndara në grupe, sipas kategorive të caktuara shoqërore, siç janë të verbrit, fëmijët e policëve të rënë, si edhe anëtarët e komunitetit rom në vend.

Nga ana tjetër, burime nga Universiteti i Tiranës pohojnë se pranimi i studentëve edhe për këtë vit do të bëhet në bazë të mesatares së shkollës së mesme.


Dokumentacioni

Kandidatët që dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë me kohë të pjesshme, përveç kritereve që duhet të përmbushin, janë të detyruar që të pajisen edhe me një sërë dokumentesh për të bërë regjistrimin.

Të rinjtë që do të konkurrojnë duhet të paraqesin pranë sekretarive mësimore të fakulteteve një dosje individuale, ku të përfshihet fotokopja e noterizuar e dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, ose fotokopja e noterizuar e ndonjë diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, dokument identifikimi, fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës, 2 fotografi, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh dhe një deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.


Tarifat

Tarifat në sistemin e korrespondencës do të mbeten të pandryshuara edhe për këtë vit akademik. Ato do të variojnë nga 31200 lekë që është më e ulëta, në 93600 lekë, më e larta. Dega ku studentët do të duhet të paguajnë më shumë, do të jetë ajo e Drejtësisë në Fakultetin Juridik, me 93600 lekë për një vit akademik.

Tarifat do të variojnë në bazë të universitetit ku ndodhet dega. Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, pagesa për të tria degët do të jetë 52 mijë lekë, e njëjta shifër do të vlejë edhe për dy degët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Për të ndjekur studimet në degën e Biologjisë, studentët duhet të paguajnë 62 mijë lekë, ndërsa në dy degët e Fakultetit Ekonomik 72800 lekë. Në rrethe, tarifat do të variojnë në bazë të fakultetit ku ndodhet dega, ku tarifat më të larta do të jenë për Fakultetin Ekonomik. Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie, duhet të paraqesë një kopje të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale ose në zyrën arsimore përkatëse.

Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, duhet të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën universitare.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 13 1011030057





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Emri:eni
Para 21 oresh  
  
a ka parttime kte vit ju lutem me ktheni pgj
     
danjela
Para 47 oresh  
  
a ka partime ket vit na ktheni pgj ju lutem
+4     
Elton
Para 7 ditesh  
  
a ka part time sivjet. a mund te me ktheni pergjigje ju lutem
+4     
evo
Para 8 ditesh  
  
A ka part time per vitin 2014 2015 ?
+2     
xhesja
Para 27 ditesh  
  
sa i sigurt eshte informacioni i mesiperm
+2     
alfred
Para 3 muajsh  
  
do te ket par-time kete vit 2014
+0     
marinela
Para 5 muajsh  
  
po kete vit do ket shkoll par time
+9     
dorjan
Para 11 muajsh  
  
kam fituar shkollen e lart per histori dhe gjermanisht kam te drejt ta filloj part time kete deg
+1     
irena
Para 12 muajsh  
  
A do te kete regjistrime shtese ne fakultetin e drejtesise per vitin akademik 2013 - 2014?
+2     
editon gjyshi
Para 13 muajsh  
  
mund te me thoni ca degesh ka nga ato lendet shoqerore dhe te ekonomikut dhe tarifat
-3     
martin
Para 15 muajsh  
  
dua te bej nje puetje jetoj ne greqi edhe kam diplomen nga shkolla e mesme teknike si mundem ta di cfar vlere ka diploma time edhe a mundem te studjoj ne shkoll te larte me korrespodence edhe cfar dega ka ne korce faliminderit
     
vleshi
Para 21 muajsh  
  
sa jane tarifat per korespondencen ne fakultetin ekonomik per kete vit ?
+3     
cityonlight
Para 40 muajsh  
  
hiqeni ate mesatare si kriter baze... nje nxenes i zgjuar ka vendos qe tani e tutje te mesoje
+8     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan