0 0
 
Part-time, afatet dhe dokumentet e regjistrimit
Universiteti: kriter do të mbetet mesatarja, tarifat e reja të shkollimit për vitin e ri

Procesi i dorëzimit të dosjeve të kandidatëve që duan të ndjekin arsimin e lartë në sistemin part-time, pritet të përfundojë më datë 6 nëntor. Të interesuarit kanë nisur aplikimet që më datë 26 tetor, çka do të thotë se atyre u vendos në dispozicion 10 ditë afat për t’u pajisur me dokumentet përkatëse dhe për të bërë dorëzimin përfundimtar të tyre pranë sekretarive të fakulteteve. Fill pas përfundimit të këtyre procedurave, komisionet e vlerësimit do të merren me shqyrtimin e dosjeve, duke marrë parasysh kriteret që duhet të plotësojë secili kandidat për të qenë fitues.

Sipas sekretarive të fakulteteve, mësohet se shpallja e fituesve do të bëhet më 10 nëntor, datë kur do të fillojnë edhe regjistrimet për të qenë student në degën ku kandidati ka aplikuar. Burime nga MASH-i pohojnë se fituesit do të kenë në dispozicion vetëm 5 ditë për të bërë regjistrimin në degën ku janë shpallur fitues. Kështu procesi i regjistrimeve për të ndjekur arsimin e lartë me kohë të pjesshme do të mbyllet zyrtarisht më 15 nëntor. Ndërkohë, mësohet se mësimi do të startojë normalisht më datë 18 nëntor. 

Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, kuotat e miratuara në Këshillin e Ministrave rreth 2 javë më parë do të jenë të ndara në grupe, sipas kategorive të caktuara shoqërore, siç janë të verbrit, fëmijët e policëve të rënë, si edhe anëtarët e komunitetit rom në vend.

Nga ana tjetër, burime nga Universiteti i Tiranës pohojnë se pranimi i studentëve edhe për këtë vit do të bëhet në bazë të mesatares së shkollës së mesme.


Dokumentacioni

Kandidatët që dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë me kohë të pjesshme, përveç kritereve që duhet të përmbushin, janë të detyruar që të pajisen edhe me një sërë dokumentesh për të bërë regjistrimin.

Të rinjtë që do të konkurrojnë duhet të paraqesin pranë sekretarive mësimore të fakulteteve një dosje individuale, ku të përfshihet fotokopja e noterizuar e dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, ose fotokopja e noterizuar e ndonjë diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, dokument identifikimi, fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës, 2 fotografi, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh dhe një deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.


Tarifat

Tarifat në sistemin e korrespondencës do të mbeten të pandryshuara edhe për këtë vit akademik. Ato do të variojnë nga 31200 lekë që është më e ulëta, në 93600 lekë, më e larta. Dega ku studentët do të duhet të paguajnë më shumë, do të jetë ajo e Drejtësisë në Fakultetin Juridik, me 93600 lekë për një vit akademik.

Tarifat do të variojnë në bazë të universitetit ku ndodhet dega. Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, pagesa për të tria degët do të jetë 52 mijë lekë, e njëjta shifër do të vlejë edhe për dy degët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Për të ndjekur studimet në degën e Biologjisë, studentët duhet të paguajnë 62 mijë lekë, ndërsa në dy degët e Fakultetit Ekonomik 72800 lekë. Në rrethe, tarifat do të variojnë në bazë të fakultetit ku ndodhet dega, ku tarifat më të larta do të jenë për Fakultetin Ekonomik. Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie, duhet të paraqesë një kopje të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale ose në zyrën arsimore përkatëse.

Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, duhet të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën universitare.

itkalbania Nobel >


tag










Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
1011030057






Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan

Euromedica_120x300