0 0
0
 
Mungesa e oksigjenit shkakton probleme psikologjike
Marrja e një sasie të madhe oksigjeni rrit aktivitetin e funksioneve mendore si motivimi, mësimi përmendësh, mësimi dhe kuptimi.

 Glukoza, lënda djegëse e trurit e cila mundëson energjinë që i nevojitet atij duhet të merret në mënyrën e duhur. Pjesa më e madhe e problemeve psikologjike lindin nga mosmarrja e sasisë së mjaftueshme të oksigjenit nga truri dhe nga mosmarrja e glukozës në nivelin e duhur. Truri ynë përbën 2% të peshës së përgjithshme të trupit por harxhon afërsisht 20% të kalorive të marra gjatë ditës. Truri është organi që harxhon më shumë energji në trup. Kur mendojmë se të gjitha funksionet e mrekullueshme të trupit tonë drejtohen nga truri duhet ta pranojmë si një të vërtetë të pakundërshtueshme. Mos shkuarja e oksigjenit të duhur në tru siç ndodh në çrregullimet organike si p.sh ndikimi i stresit në kiminë e trupit (çrregullimet depresive pas një traume), mungesa e përqendrimit dhe çrregullimet e hiperaktivitetit, çrregullimet e ushqyerjes, diabeti, mungesa e hekurit, problemet e tiroideve , sëmundjet e enëve të gjakut shkaktojnë çrregullime në të menduar.
 

Oksigjeni
Mitokondritë vatrat e energjisë së qelizave të cilat ushqehen me anë të ushqimit të marrë ashtu siç kaceku ndez zjarrin ashtu dhe ata duke lëvizur kthejnë ushqimin në energji. Prandaj është shumë i rëndësishëm roli i oksigjenit në të tilla funksione. Studimet e bëra rreth të menduarit produktiv tregojnë se marrja e një sasie më të madhe të oksigjenit në mënyrën e duhur rrit produktivitetin e aktiviteteve mendore si motivimi, mësimi përmendësh , mësimi, konceptimi. Edhe marrja e glukozës e cila mundëson energjinë e trurit në mënyrën e duhur (as pak e as shumë) rrit produktivitetin. Sepse truri nuk e depoziton glukozën por e merr vazhdimisht nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Pjesa më e madhe e problemeve psikologjike lindin për shkak të mosmarrjes së mjaftueshme të sasisë së oksigjenit dhe glukozës. Prandaj frymëmarrja e rregullt dhe ushqyerja e ekuilibruar është shumë e rëndësishme. Bëhet e ditur se dëmtimi i disa zonave të trurit, plagosja dhe mosmarrja e oksigjenit të mjaftueshëm gjatë lindjes shkakton çrregullime në konceptimin dhe kuptimin e gjërave si dhe në sjellje.
 

Mungesa
Mos shkuarja e oksigjenit të duhur në tru siç ndodh në çrregullimet organike shkakton çrregullime në të menduar. Psh problemi psikologjik “çrregullimi obsesiv, kompulsiv” i cili shfaqet nëpërmjet fiksimit mbi disa gjëra për këtë arsye është një çrregullim mendimi. Në qytetet e mëdha mungesa e oksigjenit është më e madhe. Gjatë një krize paniku, problemeve në të folur, problemeve të përqendrimit dhe motivimit shihet se nuk arrihet një frymëmarrje e rregullt nën ndikimin e stresit Industrializimi, jeta e qytetit dhe ndotja e ajrit janë të ndërthurura me stresin. Studimet e realizuara tregojnë se në vendet e industrializuara si Amerika dhe në qytetet e mëdha mushkëritë e njerëzve nuk arrijnë të mbushen në kapacitetin e kërkuar dhe nuk kryejnë frymëmarrje të rregullta. Në vende të tilla krizat e panikut shihen më shumë se në vende më natyrale. Stresi arrin të ngushtojë enët e gjakut dhe në këtë mënyrë pengon kalimin e oksigjenit deri tek qelizat. Si rrjedhojë shfaqen çrregullime në të menduar dhe në trup fillojmë të ndjejmë mpirje, pickime apo dhimbje.
 

Si të luftojmë stresin
Duhet të dimë rrugët të cilat na ndihmojnë të luftojmë stresin. Shkurtimisht mund t’i përmbledhim: vlerësimi i marrëdhënieve me miqtë dhe familjen, marrja pjesë në aktivitete të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e personalitetit, zgjidhja e problemeve me gjakftohtësi, mendimi optimist, pushimi, çlirimi i muskujve, aktivitetet sportive, shëtitja në ajër të pastër dhe frymëmarrja e rregullt. Mënyra e frymëmarrjes së rregullt është më e përshtatshme të mësohet nga një specialist. Megjithatë përveç aktiviteteve të lartshënuara nëse ju nuk dini të kryeni një frymëmarrje të rregullt mund të përmirësoni mënyrën e frymëmarrjes.
 

Ushtrim për një frymëmarrje të thellë
1. Mënyra e një frymëmarrje të shëndetshme është marrja e ajrit nga hunda, pa zhurmë dhe ngadalë. Para se të filloni ushtrimin mbyllni sytë duke vendosur dorën e djathtë mbi bark dhe të majtën mbi kraharor.
2. Në fillim çlirojini mushkëritë mirë duke nxjerrë frymën jashtë. (duke dhënë frymë mos i sforconi mushkëritë. Duhet të dalë vetvetiu pa u sforcuar)
3. Me imagjinatën tuaj ndajeni në tre pjesë kapacitetin e mushkërive. Dhe duke numëruar një–dy ashtu sikur fryni një tullumbace imagjinoni sikur mushkëritë tuaja janë mbushur me ajër. (ky proces mund të marrë afërsisht 5 sek) në fillim imagjinoni se është mbushur pjesa e poshtme pastaj ajo e mesmja dhe në fund pjesa e sipërme. Duke numëruar një-dy çlironi frymën e marrë në dyfishin e kohës së mëparshme. Prisni dy sekonda. Merrni dhe jepni një frymë të thellë. Derisa ta përsërisni ushtrimin merrni tre ose katër herë frymë normalisht. Nëse vazhdoni të merrni frymë thellë pa marrë frymë normalisht mund t’ju shkaktojë marrje mendsh.
 

Studimi: Oksigjeni i pastër zbut dhimbjen e kokës
Studimet tregojnë se një mënyrë e re trajtimi e dhimbjeve të kokës duket se po jep efekt. Një grup mjekësh thotë se duke i dhënë pacientit oksigjenit të pastër, agonia e dhimbjeve të kokës mund të pakësohet dukshëm. Për Petru Russon, dhimbja e kokës mund të ndodhë deri në 10 herë në ditë. "Dhimbja është sikur të godet njeri me thikë në tru", thotë Ruso. Ai i ka provuar të gjitha llojet e barnave, por pa efekt. E vetmja gjë që solli lehtësim ishte marrja e oksigjenit të pastër. "Dhimbja është zhdukur. Oksigjeni, vërtetë ka ndryshuar jetën time," thotë Ruso.
 

Oksigjeni i pastër ka ndihmuar edhe pacientë të tjerë. Dhimbjet akute të kokës ndodhin me faza; personi mund të përjetojë dhimbje koke disa herë në ditë për javë ose edhe muaj me radhë. Këto dhimbje janë me pasoja të mëdha negative dhe prekin dukshëm cilësinë e jetës së pacientit. Trajtimi i zakonshëm është dhënia e një injeksion me sumatriptan. Por ilaçi sumatriptan ka efekte anësore dhe përdorimi i tij i tepruar mund t’i sjellë dëme organizmit. Dr. Peter Goadsby pranë Universitetit të Kalifornisë dhe studiues të tjerë vëzhguan për 5 vjet gjendjen e 76 pacientëve me dhimbje akute të kokës. Gjatë studimit, këta pacientë u trajtuan me oksigjen të pastër. Për herë të parë, shkencëtarët vunë re një dallim të qartë mes oksigjenit dhe ajrit në trajtimin e pacientëve. Gjatë studimit u pa se trajtimi më i efektshëm ishte dhënia e oksigjenit me doza të larta. Dr. Peter Goadsby thotë se nga trajtimi me ajër të zakonshëm dhimbjet u zbutën 20 për qind, ndërsa kur pacientëve iu dha oksigjen i pastër, dhimbjet e kokës u pakësuan 78 për qind. Mjekë neurologë, si Joel Shaper, thonë oksigjeni i pastër kundër dhimbjeve të kokës duhet përdorur për të shmangur përdorimin e tepruar të barnave. Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se oksigjeni mund të ndalë dhimbjet e forta të kokës dhe njëkohësisht të eliminimojë simptomat e tjera që lidhen me këto dhimbje siç janë skuqjet, lotimi dhe fryrjet e syve.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  2.948 1012200147





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan