marketkonekt
0 0
5
 
Dy llojet e autizmit dhe simptomat me të cilat shfaqet sëmundja
Materiali trashëgues i dëmtuar shkaktari kryesor i sëmundjes

Autizmi është një çrregullim i rëndë i funksioneve të trurit dhe për rrjedhojë edhe çrregullime të sjelljes njerëzore, që veçohet me një dëmtim të komunikimit, ndërveprimit dhe përfytyrimit shoqëror. Njerëzit që vuajnë nga autizmi, shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mënyra të sjelljes përsëritëse, si dhe kundërveprime të ndryshme në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja apo lojëra përfytyruese. Ekzistojnë dy lloje të autizmit: sindromi i Apsbergut dhe sindromi i Kanerit. Sindromi i Apsbergut veçohet me një formë më të lehtë të simptomave të autizmit, ku edhe mundësitë për t’u shëruar janë më të mëdha. Përderisa sindromi i Kanerit veçohet më simptoma shumë të rënda të autizmit dhe ku mundësia e shërimit është minimale. Është me rëndësi shumë të madhe diagnostikimi i hershëm i autizmit dhe i diferencuar me qëllim që të merren masat përkatëse mjekësore. Po ashtu prindërit të cilët kanë fëmijë të sëmurë në këtë formë është me rëndësi njohja me simptomat e autizmit dhe llojet e diferencuara të tij.
Simptomat
Më të prekur nga kjo sëmundje janë fëmijët. Si një nga simptomat e para të autizmit është kontakti me sy, ku fëmija i largohet çdo lloj kontakti me sy me fëmijë të tjerë dhe po ashtu edhe me prindërit. Por vihen re edhe çrregullime gjatë të folurit. Mund të ndodhë që fëmija të harrojë fjalët. Nuk është në gjendje të kryejë veprime të pavarura, qan pa arsye, është i tensionuar, i shpërqendruar, ka çrregullime të gjumit, etj. Rol me rëndësi është diagnostikimi i hershëm i autizmit që në moshën 3-vjeçare, sepse terapitë do të kenë me shumë sukses sesa kur ato fillojnë me vonë.
Shkaktarët
Që në fillim duhet pasur e qartë, se mjekësia deri në ditët e sotme nuk ka mundur të identifikojë shkaktarin e autizmit, përkundër përpjekjeve të mëdha që po bëhen posaçërisht në SHBA. Prandaj kur flitet për shkaqet e autizmit duhet të kihet parasysh se kemi bëjmë vetëm me hipoteza, të cilat nuk janë të vërtetuara, por kanë një bazë shkencore. Në përgjithësi dallojmë këto teori për shkaqet e autizmit: njëra konsideron se shkaku i Autizmit është në bazë gjenetike, tjetra si shkaktar konsideron ndryshimet e trurit në fazën e hershme. Po ashtu është i pranishëm mendimi se ndryshimet biokimike që ndodhin në trurin e njeriut mund të jenë shkaktarë të Autizmit. Vështirësia e gjetjes të faktorit shkaktues ta autizmit qëndron në kompleksitetin e vetë sëmundjes, për arsye se Autizmi përfshin një pjesë të madhe të aktivitetit njerëzor, duke filluar me komunikimin (të folurit), raportet sociale-ndërnjerëzore, mundësia e kufizuar për aktivitete të pavarura. Sa i përket faktorit gjenetik si shkaktar i autizmit nuk janë prindërit ata të cilët janë "fajtorë" për gjendjen e fëmijës. Kur flitet për gjenet si shkaktarë të autizmit, ka të bëjë me faktin se materiali trashëgues (gjenet) janë të dëmtuara dhe si të tilla shkaktojnë sëmundje. Kjo ndodh edhe tek Down sindrom (mongoloizmi), ku kromozomi 21 është i trefishtë.
Trajtimi
Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, për shembull: të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj.

Simptomat me të cilat shfaqet sëmundja e autizmit:


- Probleme me shikimin
- Vështirësi në të folur
- Probleme me dëgjimin dhe komunikimin
- Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura
- Fëmija izolohet në vetvete
- Formulon me vështirësi mendimet
- Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë

Shfaqja e sindromit të kanërit dhe simptomat


Sindromi i Kanerit, mban emrin e studiuesit amerikan që bëri analizën e parë të simptomave më të cilat shfaqet ky lloj i autizmit, është i njohur edhe si autizmi i hershëm fëmijëror, për shkak të paraqitjes shumë të hershme në fëmijëri. Ky sindrom shfaqet zakonisht prej moshës 2-vjeçare, në disa raste mund të shfaqen edhe më herët, por vështirësia e diagnostikimit është shumë e madhe. Te ky lloj i autizmi fëmija në dukje i shëndoshë shfaq çrregullime në sjelljeve, komunikimin verbal apo të folur, përqendrimin, etj. Shumica e prindërve nuk dinë t’i vlerësojnë këto sjellje si jo normale, apo si diçka qa duhet konsultuar me mjekun. Vetëm kur sjelljet e fëmijës fillojnë të keqësohen atëherë prindërit i drejtohen mjekut. Por është e rëndësishme që simptomat me të cilat shfaqet sëmundja të njihen nga prindërit.

Sëmundjet kromozomike dhe sindromi Down

Përveç sëmundjeve gjenetike, ka një grup sëmundjesh kromozomike, prej nga dalin personat me sindromën down, ose të quajtur ndryshe "sindroma e mongolizmit" për shkak të formës së tërhequr të syve. Kjo sëmundje, që në gjuhen popullore quhet "prapambetje mendore", shkaktohet nga një kromozom më tepër. Personat down kane tre kromozome 21, në vend që të kenë vetëm dy. Sindroma down shfaqet më dendur te gratë shtatzëna mbi 35 vjeç. Nga 1 në 1350 raste, probabiliteti që një grua të ketë një fëmijë down me kalimin e viteve shkon në 1 në 50 raste, pas moshës 40 vjeç. Është e domosdoshme që gratë shtatzëna mbi këtë moshë, të bëjnë analizën e sëmundjes kromozomike. Nëse këto kontrolle realizohen, atëherë edhe lindjet e fëmijëve me probleme apo sindromën down zvogëlohen.

Autizmi dhe dy format me të cilat ai shfaqjet

Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme çka do të thotë e vështirë për t’u kuruar, e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tij. Fëmijët dhe të rriturit me autizëm kanë vështirësi në afrimitetin me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizëm shpesh mund të kenë paaftësi të tjera në shikim, të dëgjuar, të folur, por çdo njeri me këtë gjendje ka vështirësi të të kuptuarit. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Ndërsa sindromi tjetër i shfaqjes së autizmin është sindromi i Kanerit.

Disleksia, si shfaqen çrregullimet te fëmijët

Disleksia është mungesa e aftësisë për të mësuar dhe për të folur. Një person i prekur nga disleksia ka vështirësi në të lexuar, edhe pse ai mund të ketë inteligjencën dhe motivacionin e nevojshëm për të mësuar dhe për të lexuar. Studimet e deritanishme nuk kanë arritur akoma të zbulojnë një shkaktar të vërtetë të disleksisë, por studiuesit mendojnë së gjatë zhvillimit të fëmijës mund të ndikohet në zona të procesit të informimit në tru. Ata mendojnë së në këtë fushë një faktor ndikues është edhe gjenetika. Kjo nuk do të thotë se faktori gjenetik të jetë i trashëguar nga brezi i parë, por duhet kërkuar në rrënjët e familjes. Disleksia nuk shkaktohet nga një paaftësi fizike, siç janë problemet e shikimit apo të dëgjuarit. Personat me disleksi kanë një nivel mesatar apo mbi mesatar inteligjence./tiranaobserver/

Nobel >













Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 5
AUTIZEM
1104060038





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
enkeleda
Para 10 muajsh  
  
prsh une kam nje djal 3 vjece autisme dhe mendoje se nuk eshte nje problememendore thjesht munde te themi qe jan femije qe shikone boten ne tjeter menyre dhe jo si ne lumi femijet autiste ndryshojne dhe bejne gjera qe ne nuk imagjinojme dote femijet e tidhe kane nevoj per shume dashuri dhe beje shpesh here gjerat qe ata pelqejne ruzhdi metali me falni por jeni shume gabime femijet e tille zvillohen me ngadale por nuk ndalojne asnjeher te bejne zvillime
     
lumja
Para 13 muajsh  
  
nuk me pelqen artikulli si eshte shkruar.Heren tjeter tregoj pse
     
lumja
Para 13 muajsh  
  
nuk me pelqen artikulli si eshte shkruar.
+1     
ruzhdi metali
Para 24 muajsh  
  
deri ne moshen 5 vjec mund te permisohen femijet me autizem,mbas kesaj moshe eshte shume e veshtire.por permisimet vijne vetem nga nje djete strikte.sekretina nje hormon qe ka dhene rezultate te mira ne kete semundje.doktor.tel.0662211102
+0     
lumi
Para 27 muajsh  
  
kam nje vajze me semundjen e autizmit e ka me te lehte do doja te dija a do ecin perpara ky femije ajo eshte 9 vjece
+3     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as