marketkonekt
0 0
0
 
MASTER NE ADMINISTRIM BIZNES, MBA
Kuadri i pergjithshem formues i programit te studimit

Tipi i veprimtarise dhe simboli percaktues  

Fushat disiplinore apo veprimtari te tjera formuese 

Kredite

 

Oreauditori

Totali i krediteve

 

Totali oreve

 

Veprimtari ne disiplina te formimit te pergjithshem (baze)

( Simboli: )

1.      EKONOMIKS MANAXHERIAL

6

60

 

 

30

 

 

300

 

2.      SJELLJE ORGANIZATIVE

6

60

 

3.      MANAXHIM FINANCIAR

6

60

 

4.      KONTABILITET DREJTIMI

6

60

 

5.      MANAXHIM MARKETING

6

60

 

Veprimtari ne disiplina karakterizuese teprogramit te studimit

( Simboli: B )

 

6.      MANAXHIM STRATEGJIK

6

60

 

 

24

 

 

300

 

7.      MANAXHIM OPERACIONESH

6

60

 

8.      SISTEMET E INFORMACIONIT

6

60

 

9.      AFTESITE  MANAXHERIALE

6

60

 

 

10.   BIZNES NDERKOMBETAR

6

60

 

 

 

Disiplina me zgjedhje te studentit,

( Simboli: C )

Nga 3 zgjidhen 2

 

       ETIKA E BIZNESIT

5

50

 

 

5

 

 

50

 

MARRJA VENDIMEVE MANAXHERIALE

5

50

 

QEVERISJA KORPORATAVE

5

50

 

Njohuri te tjera te formuese,

stazh apo praktika,etj.

(Simboli: E)

 

Intership (praktika mesimore)

 

15

 

150

 

15

 

150

 

Teza e diplomes

(Simboli: F )

Mikroteza

 

10

 

100

10

100

 

 

90 

900

90

900

 

 

Përmbajtja e shkurtër e lëndëve:

I.      Lëndë të përbashkëta të trungut të MBA

EKONOMIKS MANAXHERIALKy kurs zbaton ekonomiksin në problemet me të cilat ndeshen manaxherët si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Rëndësi i kushtohet ndikimit të mjedisit ekonomik në vendimet e marra nga firma, duke përfshirë edhe efektet ligjore dhe detyrimet sociale. Kursi studion gjithashtu shpërndarjen e burimeve të brendshme të organizatës nga një këndvështrim ekonomik. Gjatë kursit zbatohen në probleme praktike metodat ekonomike që ndihmojnë manaxherët, duke përfshirë edhe analizat statistikore.

SJELLJA ORGANIZATIVE“Sjellje organizative” është një nga lëndët e formimit bazë të personit që do të punojë në pozicione drejtuese nga më të thjeshtat deri tek më të lartat, në fushën e prodhimit, apo shërbimeve në fushën e financave, etj, si në sektorin privat edhe në administratë publike. Kjo realizohet nëpërmjet shpjegimit të faktorëve individualë të sjelljes si vlerat, qëndrimet, personaliteti, perceptimi, kultura kombëtare, të mësuarit, si dhe të faktorëve të organizatës si kultura organizative, përdorimi i pushtetit, koalicionet, komunikimi, organizimi i punës në grup, projektimi i punës, etj, me qëllim motivimin e punonjësve për një produktivitet sa më të lartë dhe kënaqësi maksimale të tyre në punë. 

FINANCAT MANAXHERIALEKy kurs fokuson aplikimin e teorive financiare në problemet e biznesit. Temat e zhvilluara përfshijnë analizën e pasqyrave financiare, manaxhimin e kapitalit qarkullues, planifikimin e strukturës së kapitalit, koston e kapitalit dhe analizën e shpenzimeve kapitale. Probleme reale dhe shembuj konkretë përdoren për të ilustruar parimet bazë të teorisë moderne financiare.

KONTABILITET DREJTIMINjë studim rigoroz e kontabilitetit të brendshëm si një mjet për gjenerimin e informacionit për kontrollin dhe planifikimin manaxherial. Probleme reale dhe shembuj nga praktika përdoren për të studiuar kontabilitetin bazë financiar, për të njohur sistemet elementare të kostos, konceptet e buxhetimit të kapitalit dhe operacioneve, analizat inkrementale, çmimet transfer, vlerësimin e performancës si dhe teknika të tjera sasiore në ndihmë të një planifikimi dhe kontrolli manaxherial të suksesshëm. 

MANAXHIM MARKETINGKy kurs fokusohet ne vendimmarrjen  ne një kontekst te drejtimit marketing. Pothuajse te gjitha vendimet e rëndësishme te marra nga ekzekutivet e biznesit ne përgjithësi dhe ata marketing ne veçanti, përfshijnë aspekte te planifikimit strategjik marketing. Gjate diskutimeve interaktive ne klase do te prezantojmë një vështrim te teorive/ termave/ aplikimeve te kërkimit marketing, qe do te thotë qe studentet duhet te lexojnë materialet e qe do te zgjidhen dhe diskutohen.

MANAXHIMI STRATEGJIKLënda Menaxhim Strategjik mbulon apo jep njohuri për biznesin dhe manaxhimin strategjik të tij dhe ka funksionin e integrimit të të gjitha njohurive të fituara në lëndët e tjera. Ajo përcakton rolin dhe detyrat e menaxherit në një firmë, mënyrën e formulimit dhe zbatimit të një plani strategjik, llojet e strategjive që do të përdoren, studimin e shanseve dhe kërcënimeve që i ofrohen biznesit nga faktorët e jashtëm si dhe kompetencat dalluese që duhet të ketë një biznes për të mbijetuar dhe lulëzuar.

MANAXHIMI I OPERACIONEVENiveli i lartë i konkurrencës së mjedisit në vitet 90-të kërkon që manaxherët e operacioneve në organizata të njihen me ide të reja të manaxhimit të cilësisë, metodat Japoneze dhe Evropiane të prodhimit, dhe integrimin e sistemeve të avancuara të kompjuterit. Kjo lëndë vë theksin në integrimin e suksesshëm të burimeve të manaxhimit. 

SISTEMET E INFORMACIONIT TË MENAXHIMITQëllimi i kësaj lende është tu ofroje studenteve të Masterit konceptet me themelore të Sistemeve të Informacionit në Menaxhim (MIS) dhe bazohet në atë që Sistemet e Informacionit (IS) janë esenciale për krijimin e firmave competitive, menaxhimin e ndërmarrjeve në ambientin global si dhe për t’ju ofruar produkte dhe shërbimet me të mira klientëve. Në këtë lende studentet do të “eksplorojnë” nevojën e integrimit digjital të firmave si dhe perdorimin e  Internetit dhe të teknologjisë se rrjetave, të tregtisë elektronike dhe të biznesit elektronik.

AFTESITE MENAXHERIALE: Lënda “Aftesite Manaxheriale” ka si synim kryesor të pajisë studentët e vitit të parë për Diplomën e Nivelit të Dytë (DND) në Fakultetin e Ekonomisë, me njohuri të avancuara bashkëkohore në fushën e aftësive menaxheriale në organizata të ndryshme (private, publike apo jofitimprurëse). Programi i lëndës përfshin njohuri të thelluara mbi konceptin e menaxhimit organizativ dhe rolin e tij në shoqëri, kriteret për identifikimin e aktiviteteve menaxheriale, shqyrtimin e raportit menaxher – organizatë, identifikimin dhe sqarimin e funksioneve bazë menaxheriale (planifikim, organizim, udhëheqje & motivim, kontroll), si dhe atyre plotësuese (komunikim, negocim, këshillim etj). Një rëndësi e veçantë i kushtohet sqarimit të aspekteve teoriko - praktike të lidershipit dhe sjelljes menaxheriale. Të gjitha njohuritë e mësipërme bazohen në arritjet më të fundit bashkëkohore në fushën e shkencave menaxheriale dhe përvojat shumëvjeçare të studimit të këtyre aspekteve në realitetin shqiptar.


BIZNESI NDËRKOMBËTAR
Kjo lëndë bën një  rishqyrtim të koncepteve të marketingut, manaxhimit, kontabilitetit dhe financës në mjedise ndërkombëtare. Theksi vihet në një njohje të sistemeve alternative, kulturore, ekonomike dhe politike që ndikojnë në operacionet e firmave të biznesit. Vëmendje i kushtohet marrjes së vendimeve në biznes. 

II.      Lëndë me zgjedhje:

QEVERISJA E KORPORATAVEÇ’është qeverisja e korporatave? qeverisja e korporatave dhe teoria e firmës; teoria e agjencisë dhe debati Berle & Means; bordi i drejtorëve; ndikimi i kodeve të qeverisjes së korporatave mbi veprimtarinë e bordeve të drejtorëve; investitorët dhe qeverisja e korporatave; aktivizimi i aksionerëve; pronësia e brendshme dhe performance e korporatave; vendimet lidhur me shpërblimin e bordit dhe drejtorëve: argumentet teorikë dhe evidencat empirike; tregu për kontrollin e korporatave; qeverisja e korporatave dhe financat e korporatave; aspekte ndërkombëtare të qeverisjes se korporatave; qeverisja e korporatave në vendet në tranzicion; qeverisja e korporatave në sektorin publik.

E DREJTE BIZNESIPrezantimi i sistemit ligjor, ligji dhe morali, ligji dhe etika, ligjet publike dhe private. Burimet e ligjit dhe interpretimi i statutit, koncepti dhe elementet e relacioneve ligjore. Personi natyror dhe juridik.  Ligji i organizatave të biznesit, Ligji i organizatave jo-fitimprurëse, Ligji i pronës, te drejtat personale dhe reale dhe elementet e pronësisë. Ligji i obligacioneve, ligji i kontratave dhe llojet e ndryshme të kontratave. Natyra, forma dhe hartimi i kontratave.

MARRJA E VENDIMEVE MANAXHERIALENë këtë lëndë ne do të përpiqemi të zbulojmë se ç’është procesi i marrjes së vendimeve, si mund të marrim vendime me cilësi të lartë, si mund të përmirësohet marrja e vendimeve, dhe si menaxherët të mund të shmangin vështirësitë që i paraqiten në këtë proces. Qëllimi është të përmirësohet cilësia e vendimeve që ju merrni si në jetën personale ashtu edhe atë profesionale.  

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0  3.620 1105070084





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb