0 0
0
 
MASTER NE ADMINISTRIM PUBLIK, MPA
Kuadri i përgjithshëm formues i programit të studimit

 

Tipi i veprimtarise dhe simboli percaktues

 

Fushat disiplinore apo veprimtari te tjera formuese

 

Kredite

 

Oreauditor

Totali i kredit.

 

Totali oreve

 

Veprimtari ne disiplina te formimit te pergjithshem (baze)

( Simboli: )

1.         ADMINISTRIM PUBLIK

6

60

 

 

 

 

30

 

 

 

300

 

2.         EKONOMIKS  PUBLIK

6

60

 

3.         PLANIFIKIMI STRATEGJIK NE SEKTORIN PUBLIK

6

60

 

4.         ETIKA ADMINISTRATIVE

6

60

 

5.         SJELLJA ORGANIZATIVE

6

60

 

 

Veprimtari ne disiplina karakterizuese te programit te studimit

( Simboli: B )

 

 

 

6.         SISTEMET E INFORMACIONIT TE MENAXHIMIT

6

60

 

 

 

 

24

 

 

 

240

 

7.         MANAXHIMI FINANCIAR I ORGANIZATAVE PUBLIKE

6

60

 

8.         MBNJ NE SEKTORIN PUBLIK

6

60

 

9.         MANAXHIM PROJEKTESH

6

60

 

Disiplina me zgjedhje te studentit,

( Simboli: E )

 

10.     PROKURIMI PUBLIK

5

 

50

5

 

 

50

 

11.     E DREJTE PUBLIKE

 

5

50

 

 

12.     LIDERSHIPI

 

 

 

 

 

 

13.     VLERESIMI I POLITIKAVE

 

 

 

 

 

Stazh apo praktika.

 (Simboli E)

INTERNSHIP (PRAKTIKA MESIMORE)

 

16

 

160

 

16

 

160

 

Teza e diplomes

( Simboli: F ) 

MIKROTEZA

 

10

 

100

10

100

 

90 

900

90

900

 

Përmbajtja e shkurtër e lëndëve:

I.       Lëndë të përbashkëta të trungut të MPA

ADMINISTRIMI PUBLIKLënda jep një përshkrim të gjerë të administrimit publik në aspektin teorik dhe praktik. Seancat do të zhvillohen nëpërmjet shpjegimit, diskutimeve të përbashkëta, analizave të rasteve studimore, ballafaqimeve me realitete te ndryshme botërore, etj. Gjatë studimit të lëndës studentet duhet të ambientohen me disa koncepte bazë si p.sh., natyra dhe struktura e administrimit publik, përmbajtja e tij, vështirësitë e menaxhimit publik, udhëheqja e organizatave publike, M-V në administrimin publik, komunikimi në organizatat publike, etj.

EKONOMIKSI I SEKTORIT PUBLIKNë qendër të jetës sonë politike qëndrojnë disa pyetje ekonomike: si ndikon qeveria në ekonomi? Pse disa aktivitete ndërmerren nga qeveria dhe disa të tjera nga bizneset private? Çfarë duhet të bëjë qeveria? A duhet qeveria të bëjë me shumë se ç’është duke bërë? Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve ne do të shpjegojmë rolin ekonomik të qeverisë dhe disa politikat qeveritare për sigurimin e te hyrave dhe shpenzimet  për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Bazat e mikroekonomise. Hyrje ne financat publike. Bazat e ekonomiksit të mirëqënies. Eficenca e tregut. Ekonomiksi i mirëqënies dhe eficenca pareto. Mallrat publike dhe zgjedhja publike. Mallrat private të siguruara në mënyrë publike.

PLANIFIKIMI STRATEGJIK NE ORGANIZATAT PUBLIKE DHE JOFITIMPRURESELënda studion procesin e planifikimit strategjik ne organizatat publike dhe jofitimprurëse duke lidhur teoritë e procesit te strategjisë me praktiken e hartimit te strategjive. Ndërsa teoritë na ndihmojnë te vendosim një rregull ne perspektivat strategjike te një organizate ato gjithashtu na krijojnë mundësinë te shfrytëzojmë shanset qe na ofrohen nga zhvillimet ne mjedisin e jashtëm te organizatës. Gjate këtij kursi ne do te fokusohemi ne procesin strategjik, ne formulimin dhe analizën e alternativave strategjike ne organizatat  publike dhe jofitimprurëse.  Si ndryshon manaxhimi i sektorit publik? Ndryshimet midis menaxherëve publikë dhe atyre privatë. Cili duhet të angazhohet në P.S.? Cikli i politikave.

ETIKA E ADMINISTRATORITNe lenden etika e administratorit behen perpjekje per t’ju pergjigjur nevojave per  nje trajtim te etikes se admistratoreve publik, duke u mbeshtetur si ne praktiken reale ashtu edhe ne teorite me te fundit. Në fokus te lendes është roli i administratorit publik ne organizate, koncepti i etikes i integruar me pergjegjesine sociale, procesi etik i marrjes se vendimeve, modelet per analizen dhe zgjidhjen e problemeve konfliktuale ne kendveshtrimin etik dhe pergjegjesise sociale.  

SJELLJA ORGANIZATIVE“Sjellje organizative” është një nga lëndët e formimit bazë të personit që do të punojë në pozicione drejtuese nga më të thjeshtat deri tek më të lartat, në fushën e prodhimit, apo shërbimeve në fushën e financave, etj, si në sektorin privat edhe në administratë publike. Ajo mëson studentin si të kuptojë sjelljen e punonjësve vartës, apo bashkëpunëtorë, për ta parashikuar, shpjeguar dhe kontrolluar me qëllim arritjen e efektivitetit maksimal nga përdorimi i burimeve njerëzore në dispozicion të organizatës. Kjo realizohet nëpërmjet shpjegimit të faktorëve individualë të sjelljes si vlerat, qëndrimet, personaliteti, perceptimi, kultura kombëtare, të mësuarit, si dhe të faktorëve të organizatës si kultura organizative, përdorimi i pushtetit, koalicionet, komunikimi, organizimi i punës në grup, projektimi i punës, etj, me qëllim motivimin e punonjësve për një produktivitet sa më të lartë dhe kënaqësi maksimale të tyre në punë.  

SISTEMET E INFORMACIONIT TË MENAXHIMITQëllimi i kësaj lende është tu ofroje studenteve të Masterit konceptet me themelore të Sistemeve të Informacionit në Menaxhim (MIS) dhe bazohet në atë që Sistemet e Informacionit (IS) janë esenciale për krijimin e firmave competitive, menaxhimin e ndërmarrjeve në ambientin global si dhe për t’ju ofruar produkte dhe shërbimet me të mira klientëve. Në këtë lende studentet do të “eksplorojnë” nevojën e integrimit digjital të firmave si dhe perdorimin e  Internetit dhe të teknologjisë se rrjetave, të tregtisë elektronike dhe të biznesit elektronik. Ceshtjet kryesore në fushën e MIS trajtohen fillimisht në nivel të përgjithshëm. Qëllimi kryesor i lendes është të japi njohuritë baze të MIS në kuptimin e oportuniteteve të bizneseve global, dizenjimin e proceseve të biznesit, etj.

MANAXHIMI FINANCIAR I ORGANIZATAVE PUBLIKEKy kurs ka për qëllim të marrë në analizë problemet financiare me të cilat ndeshen organizatat publike. Së pari, sa dhe në cilat asete duhet të investojë organizata? Është ky vendim investimi apo buxhetimi të kapitalit.  Së dyti, si do të sigurohen fondet, si do të vlerësohen risqet e aseteve? Studentët do të njihen më teoritë themelore të menaxhimit dhe tregjeve financiare, zbatimin e këtyre teorinë në praktikë, kufizimet dhe vështirësitë. Në përmbledhje, ky kurs ka për qëllim të zhvillojë aftësitë e menaxherëve publikë për të  manaxhuar efektivisht financat e tyre. 

MANAXHIMI BNJ NE SEKTORIN PUBLIKLenda ka per qellim tu jepen njohuri të thelluara teorike dhe praktike studentëve të masterit në fushën e menaxhimit të burimeve njerzore në shërbimet publike. Në përfundim të kursit ato do të jenë të paisur me instrumentët e nevojëshëm për të drejtuar më efikasitet sektorë të ndryshëm te burimeve njerzore si dhe me instrumentët e nevojëshëm  për të operuar  edhe në pozicione të tjera në shërbimet publike. Përvetësimi I këtyre instrumentëve do të ndikoi në rritjen e efikasitetit,efektivitetit, përformancës, dhe kënaqësisë së klientëve.  Disa koncepte kryesore: llojet e shërbimeve publike, qëllimin e krijimit dhe mënyren e funksionimit të tyre sipas llojeve të ndryshme të statusve; mënyrën e matjes së përformancës  në shërbimin publik dhe si të përdoret ajo për qëllimë të tjera të rritjes së efektivitetit të menaxhimit.

MANAXHIMI I PROJEKTITKursi i “Manaxhimit te Projektit” synon qe te ndihmoje studentet ne njohjen dhe kuptimin me te thelluar te koncepteve themelore te manaxhimit te projektit. Nisur nga fakti qe sot “Manaxhimi I Projektit” perben nje nga sfidat e manaxhimit qe ndeshet ne te gjithe organizatat qofshin keto publike apo private, te prodhimit apo te sherbimit, kursi adreson morine e problemeve qe lidhen me manaxhimin e projekteve duke eksploruar si sfidat teknike ashtu edhe ato manaxheriale. Ne kurs do te vihet theksi ne dhenjen e nje kendveshtrimi perspektiv duke dhene mjetet per manaxhimin e projekteve ne nivele programi. Manaxhimi I projektit do te shihet si nje sfide qe kerkon jo vetem aftesi teknike por dhe nje pakete te tere aftesish te njerezve. Do te pershkruhen metodollogjite dhe teknikat qe duhet te perdoren dhe si lidhen ato me problemet reale qe ndeshen gjate gjithe fazave te ciklit te jetes se projektit.

 II.       Lëndë me zgjedhje:

PROKURIMI PUBLIKTë sigurojë njohjen nga studentët të praktikave më të mira të [prokurimit. të zhvillojë një njohje të thellë të problemeve logjistike, përfshirë këtu problemet e projektimit dhe operacionale. Të  zhvillojë aftësitë në përdorimin e mjeteve të blerjes, të tilla si planifikimi i prokurimit, vlerësimi i riskut, manaxhimi i kontratave, dokumentat e prokurimit, manaxhimi i integritetit dhe ankesave. Të analizojë praktikat e prokurimit të brendshëm, në dritën e praktikës më të mire ndërkombëtare.

E DREJTA  PUBLIKE DHE ADMINISTRATIVETemat që do të zhvillohen përmbajnë njohuri kryesore mbi shtetin, shoqërinë dhe të drejtën. Në vartësi të programit të ngjeshur prej 12 orësh, do të fokusohemi kryesisht në konceptet që jepen në dy disiplinat shkencore, të së Drejtës Publike dhe të së Drejtës Administrative. Tema qe lidhen me organizimin politik të shoqërisë dhe strukturën e shtetit, burimet e së drejtës, marrëdhëniet juridike dhe zbatimi i së drejtës mbeten boshti kryesor i të Drejtës Publike. Pjesën më të shumë në program do e zënë temat që i përkasin koncepteve dhe parimeve që veprojnë në administratën publike, kuptimi dhe gjendja juridike e organeve administrative dhe marrëdhëniet e shtetasve në raport me to, procesi vendimmarrës administrativ .


LIDERSHIPI
Biznesi juaj mund të ketë të gjitha avantazhet e botës, burime financiare, pozicion të mire në treg, teknologji moderne, etj, por nëse lidershipi dështon, të gjitha këto avantazhe do të shuhen. Ky kurs ka për qëllim të studiojë: inteligjencën emocionale në vendin e punës, faktorët e dështimit të lidershipi, fenomenin Dilbert, realizimin e ndryshimeve organizacionale dhe personale, rolin që luajnë liderat, zhvillimin e lidershipit, karakteristikat e një lidershipi efektiv. Kursi do të kombinojë prezantimet, rastet studimore, leksionet dhe të ftuar nga fusha e biznesit.

VLERESIMI I POLITIKAVELënda “Vleresimi i politikave është hartuar si pjesë e programit të studimeve për Diplomën e Nivelit të Dytë (DND), në fushën Menaxhim ose Administrim Publik, në Fakultetin e Ekonomisë. Kjo lëndë trajton njohuri të thelluara bashkëkohore, në drejtim të aspekteve teoriko-praktike, që lidhen me menaxhimin e performancës në organizatat e biznesit, organizatat publike, si dhe ato jofitimprurëse. Programi i lëndës përfshin, ndër të tjera, trajtimin dhe sqarimin e koncepteve, të tilla si: matësat objektivë dhe subjektivë të performancës individuale dhe organizative, trajtimet sasiore dhe cilësore të performancës, raportin ndërmjet performancës individuale dhe asaj organizative, lidhjen e tyre me sistemin e shpërblimit etj. Etapat e veçanta të procesit të matjes dhe vlerësimit të performancës janë trajtuar në mënyrë të detajuar dhe të thelluar, si në planin teorik, ashtu edhe duke i ilustruar në çdo rast me shembuj konkretë, praktikë. Të gjitha njohuritë e mësipërme bazohen në arritjet më të fundit bashkëkohore në fushën e shkencave menaxheriale dhe përvojat shumëvjeçare të studimit të këtyre aspekteve në realitetin shqiptar.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0
MASTER
 3.322 1105160103





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan