marketkonekt
0 0
0
 
Universitetet, MASH nxjerr kushtet e pranimit
Ministria e Arsimit bën të ditura rregullat e konkurrimit për pranimet në universitete, duke këshilluar maturantët se si duhet të veprojnë hap pas hapi deri në përfundim të procesit të Maturës, që mbyllet me shpalljen e fituesve

Kështu, për t’u ardhur në ndihmë maturantëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë publik (IALP) të Republikës së Shqipërisë si dhe në kuadër të programit të “Këshillimit të Karrierës”, Ministria e Arsimit vë në dispozicion të tyre një informacion të plotë, për t’u njohur me parimin Meritë-Preferencë, i cili qëndron në thelb të procesit informatik të shpërndarjes së degëve të studimit.

Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore dhe për programe studimi të caktuara: Arte, Sporte, Arkitekturë etj., edhe në bazë të plotësimit të kritereve të veçanta të propozuara nga IALP-të dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të grupit të preferencave fituese, midis 10 ose më pak preferencave të zgjedhur prej tyre.


Çfarë duhet të kuptojmë me konceptin Meritë

Maturanti që dëshiron të vazhdojë studimet në IALP duhet të ketë fituar 5 rezultate: notën mesatare të 4 ose 5 viteve të studimit në shkollën e mesme, 2 nota të shkallëzuara në provimet e detyruara, Letërsi dhe Matematikë dhe 2 nota të shkallëzuara në dy provimet me zgjedhje. Në bazë të këtyre notave, për secilin maturant llogariten pikët që ai fiton dhe që shërbejnë për të konkurruar për studime në programe të ndryshme studimi në IALP. Formula e thjeshtë dhe më e përdorshme për llogaritjen e pikëve është: [( D1 + D2 + MES)KSH + Z1xKZ1 + Z2xKZ2] x 100, ku: D1, D2, MES, Z1, Z2 janë respektivisht notat e shkallëzuara me dy shifra pas presjes dhjetore të Letërsisë, Matematikës, mesatares së shkollës, të lëndës së parë dhe të dytë me zgjedhje; KSH - është koeficienti i shkollës. Për secilin lloj shkolle, IALP-të propozojnë koeficientin përkatës në varësi nga drejtimi i shkollës së mesme. E thënë më thjesht, fakultetet për programet e studimit me drejtim natyror preferojnë maturantët me më shumë prirje në shkencat ekzakte dhe për këto shkenca propozojnë koeficientë më të lartë. E gjitha kjo bëhet që fakultetet të thithin kontingjentet e përgatitura më mirë në drejtimin e kërkuar nga programet e studimit që ofrojnë; KZ1, KZ2 - janë koeficientët e lëndëve me zgjedhje, që gjithashtu propozohen nga IALP-të mbi bazën e të njëjtit arsyetim. Informacionin e plotë për këta koeficientë të propozuar nga IALP-të dhe të miratuara nga MASH, çdo maturant kandidat mund ta gjejë në linkun e mësipërm. Formula e përgjithshme ndryshon pak për rastin e shkollave social-kulturore dhe profesionale. Në rastet kur maturanti ka mbaruar këto lloj shkollash, marrin pjesë dhe koeficientët KD1 dhe KD2. Këta koeficientë nuk janë gjë tjetër veçse përqindja (pesha) që zënë lënda e Letërsisë (D1) dhe e Matematikës (D2) në formulë. Informacionin e plotë për këta koeficientë çdo maturant kandidat mund ta gjejë në linkun: www.mash.gov.al dhe më pas klikoni te butoni Matura Shtetërore.


Më poshtë japim interpretimin e këtyre koeficientëve:

Për shkollat e mesme profesionale, provimi i detyruar Letërsi zë 15% të peshës, ndërsa provimi i detyruar Matematikë zë 25% të peshës. E kundërta ndodh për shkollat e mesme social-kulturore, ku Letërsia zë 25% të peshës dhe Matematika 15% të peshës. Në këto raste formula do të jetë: {[D1(KD1/0.2) + D2(KD2/0.2) + MES]KSH + Z1xKZ1 +Z2xKZ2} x 100.

Për të gjitha llojet e shkollave të tjera, pesha e secilit provim është 20% dhe për këtë arsye ato nuk shfaqen në formulën e thjeshtë të paraqitur më sipër. Për rastet kur maturantët kërkojnë të studiojnë në programet e studimit që parashikojnë konkurse, si Arkitektura, Edukimi Fizik, Artet, Pedagogji e specializuar etj., formula e llogaritjes së pikëve merr parasysh edhe rezultatet e konkurseve sipas peshës së tyre.

Së fundmi duhet të theksojmë se llogaritja e pikëve për secilin maturant bëhet sipas profilit të shkollës së mesme dhe preferencave të tij për programe të ndryshme studimi. Kështu secili maturant në përfundim të shkollës së mesme dhe katër provimeve të Maturës Shtetërore ka grumbulluar një sasi pikësh që përbëjnë meritën e tij.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0  2.496 1106030108





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania