marketkonekt
0 0
3
 
Formulari A2, të dhënat që duhet të dini para se ta plotësoni
Para plotësimit të Formularit A2, që do të jetë hapi i fundit dhe vendimtar për të fituar të drejtën e studimit në universitetet publike të vendit, çdo maturant duhet të dijë disa të dhëna, në mënyrë që jo vetëm ta plotësojë saktë, por të mos “djegë” as shanset e tij për në fakultet.

Ministria e Arsimit bën të ditur se këtë vit, Formulari A2 do të shpërndahet pasi maturantët të jenë njohur me të katër rezultatet e provimeve të tyre.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit me adresë www.mash.gov.al, duke klikuar në butonin Matura Shtetërore, do të gjeni: A - listën e programeve të studimit për çdo fakultet të 11 IALP-ve të vendit; B - kuotat e miratuara me VKM për çdo program studimi të të gjitha IALP-ve; C - koeficientët e shkollës (KSH) për çdo program studimi; D - koeficientët e lëndëve me zgjedhje (KZ1, KZ2); E - formulën e llogaritjes së pikëve të shprehur në një tabelë të thjeshtë në Excel. Duke vendosur notat dhe koeficientët, secili maturant mund të llogarisë pikët për secilën prej preferencave. Pikët shfaqen automatikisht në qelizën pikët; F - Pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi në katër vitet e fundit (2007-2010)

Në këtë mënyrë, pasi njihet me listën e programeve të studimit, secili maturant mund të bëjë një listë edhe me më shumë se 10 programe studimi, ku dëshiron të studiojë, në cilindo universitet të Shqipërisë. Më pas mund të llogarisë pikët për secilin prej programeve të studimit të listës që ka hartuar. Pas kësaj maturanti duhet të krahasojë pikët e fituara prej tij me pikët e fituesit të fundit në secilin prej programeve të studimit të listës së hartuar prej tij. Kështu secili mund të gjykojë se në cilin prej programeve të studimit ka shanse të fitojë. Kuptohet që në renditje, vendet e para do t’i zënë programet e studimit më të preferuara prej maturantit edhe nëse janë më të vështira për t’u fituar. Më konkretisht, nëse vendosni si preferencë të parë një program studimi në të cilin jeni të sigurt që fitoni, por nuk ju pëlqen shumë, mund të ndodhë që prej sistemit informatik të shpalleni fitues në këtë preferencë edhe pse në preferencat e vendosura më poshtë keni grumbulluar pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues. Pra, konsultimi me tabelën e pikëve të fituesve të fundit, është element shumë i rëndësishëm ndihmës para plotësimit të Formularit A2. Vetëm pasi të keni kryer veprimet e mësipërme, mund të rendisni 10 preferencat përfundimtare dhe të plotësoni me kujdes Formularin A2.


Elementë personalizues

Formulari A2 prodhohet i personalizuar, si kopje e vetme, për secilin maturant kandidat të Republikës që ka plotësuar Formularin A1 si dhe kërkesën për provimet me zgjedhje. Të dhënat për maturantin kandidat merren nga Formularit A1. Në krye të Formularit A2, poshtë kokës së tij paraqiten: rrethi, qyteti ose fshati, emri i shkollës, emri, atësia, mbiemri dhe datëlindja e maturantit kandidat dhe në të djathtë ID e tij. Pra, siç kuptohet askush nuk mund të marrë një Formular A2, që nuk i përket atij.


Nota mesatare

E plotëson vetëm mësuesi kujdestar. Poshtë emrit të maturantit është vendosur nota mesatare, e cila duhet plotësuar me shifra dhe me fjalë. Me kujdes dhe përgjegjësi mësuesi plotëson kutitë me shifra arabe. Shifrat duhet të jenë të qarta, pa korrigjime dhe të shkruara me stilolaps me ngjyrë të zezë. Vetëm në rastin e notës 10.00 mbushen të katër kutitë. Në të gjitha rastet e tjera, nota fillon në kutinë e dytë. P.sh. 6.53: Shifra 6 shkruhet në kutinë e dytë, kutia e parë mbetet bosh dhe pas pikës shkruhen shifrat 5 dhe 3 në kutitë pasardhëse. Dy kutitë e pjesës dhjetore mbushen detyrimisht, p.sh. nëse nota mesatare është 7, do të shkruhet 7.00; nëse nota mesatare është 8.2, do të shkruhet 8.20. Pasi plotësohen kutitë me shifra, më poshtë, në kutinë para pikës, shkruhet me fjalë pjesa e plotë e notës së mësipërme si p.sh.: dhjetë, shtatë, tetë. Shkrimi duhet të jetë i qartë, i lexueshëm dhe me germa kapitale. Kujdes! Nota mesatare është mesatarja e notave të katër ose pesë viteve të studimit. Është ajo notë që do të vendoset në Diplomën e Maturës Shtetërore për maturantët e këtij viti shkollor. Për nxënësit që kanë mbaruar vitet e kaluara shkollore (2006-2010), do të merret nota mesatare e shënuar në Dëftesën e Pjekurisë si notë mesatare e katër ose pesë viteve të studimit. Në këtë përllogaritje nuk do të merren parasysh notat e provimeve të Maturës. Në shkolla janë dëftesat origjinale për ata që kanë plotësuar Formularin A1, të cilat do të shërbejnë për evidentimin e notës mesatare nga mësuesit kujdestarë. Maturanti kandidat duhet të vihet në dijeni për notën mesatare, që do të vendoset në Formularin A2 të tij.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 3  6.632 1106060065





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
roland dybeli
Para 5 muajsh  
  
instituti i fiskultures
-1     
ermal
Para 25 muajsh  
  
0914112
-5     
juliana
Para 28 muajsh  
  
Do te doja te dija nese ne preferncat e formularit A 2 mund te vendosim degen arkitekture edhe nese nuk e kemi dhene konkursin ?d.m.th a kemi mundesi ta fitojme kete dege pa konkurs por vetem me anen e formularit si gjith deget e tjera?
+3     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan