Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga “ngujimi” i tyre për përgatitjen e tezave, pasi më 23 qershor do të nisë edhe izolimi i fundit për provimet e Maturës, për dy lëndët me zgjedhje, testet e të cilave do të kenë secili nga 20 kërkesa, fondi i pyetjeve vetëm për njërin provim do të jetë 400.
Pra, midis 400 pyetjeve të ndryshme, hartuesit do të përzgjedhin 20 kërkesat, që do të jenë pyetjet përfundimtare të një testi për lëndët me zgjedhje. Por, duke qenë se për provimet me zgjedhje testet hartohen njëlloj për të gjithë maturantët, pavarësisht profilit të gjimnazit që ata kanë kryer, në total, për 17 lëndët me zgjedhje Maturës, hartuesit e tezave do të përgatisin plot 6800 pyetje. Më 30 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen dy provimeve me zgjedhje të Maturës, që janë edhe vendimtare për të vijuar studimet e larta. Kështu, mbi bazën e lëndëve me zgjedhje që ata do të përcaktojnë maturantët në formularin A2, dhe pikëve që do të marrin në këto provime, plus notat e dy provimeve me detyrim dhe ajo mesatare, do të përllogariten edhe shanset e tyre për në universitet. Për t’u ardhur në ndihmë maturantëve për përgatitjen në provimet me zgjedhje, Ministria e Arsimit ka publikuar programet orientuese, si dhe shpjeguesit e tyre për 17 lëndët me zgjedhje, në të cilat janë detajuar mjaft të dhëna të hollësishme, jo vetëm rreth temave ku duhet të përqendrohen më së shumti maturantët, por jepen edhe disa lloje të ndryshme pyetjesh që do të kenë testet e secilës lëndë me zgjedhje.
Tashmë rregulli i pandryshuar për të gjitha provimet me zgjedhje është se testi i secilës lëndë do të do të përmbajë 20 kërkesa, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe që vlerësohen me 10 pikë dhe 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Specialistët e arsimit kanë përcaktuar se formati i pyetjeve do të jetë 10 me alternativa dhe 10 me zgjidhje, ku përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje me alternativë vlerësohet me një pikë, ndërsa pyetjet me zgjidhje vlerësohen në bazë të kërkesave që ato kanë, që do të thotë një pikë për çdo kërkesë. Në total, testi do të vlerësohet me 40 pikë dhe ndërtohet në tre nivele: 40 % e pyetjeve janë të nivelit të parë, 40 % të nivelit të dytë, 20 % të nivelit të tretë. Sakaq, shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe përqindjes që zë secila linjë në programin lëndor orientues të Maturës Shtetërore. Bazuar në përqindjen e çdo linje në test, maturantët duhet të kenë parasysh faktin se temat që kanë peshën më të madhe do të kenë rrjedhimisht edhe më shumë pikë. Kjo do të thotë se dhe numri i pikëve në testin e përgjithshëm, që do të zënë këto linja do të jetë më i madh, krahasuar me linjat e tjera. Gjithashtu për ato linja të cilat përfaqësohen me një peshë të vogël në programin e vlerësimit, por dhe që kërkojnë kohë të gjatë në zgjidhjen e ushtrimit, për vetë karakterin e linjës, do të trajtohen si kërkesa me alternativa në trajtën e koncepteve.
Formati i pyetjeve do të jetë 10 pyetje me alternativa dhe 10 të hapura. Përgjigjja e saktë e çdo pyetjeje me alternativa do të vlerësohet me 1 pikë. Pyetjet e hapura do të jenë të strukturuara dhe do të vlerësohen me aq pikë sa kërkesa do ketë pyetja.
FIZIKË
Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes
Linjat, përqindja, pikë për linjë
Mekanika 34% 13
Fizika molekulare dhe termodinamika 11% 4
Elektriciteti dhe magnetizimi 24% 10
Lëkundjet dhe valët 13% 5
Optika gjeometrike 7% 3
Relativiteti 3% 1
Fizika kuantike dhe bërthamore 8% 4
Gjithsej 100% ose 40 pikë
KIMI
Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes
Ndërtimi i lëndës, sistemi periodik 17%
Kimi sasiore 16%
Kinetika kimike 8%
Ekuilibrat kimikë 10%
Elektrokimia 11%
Termokimi 8%
Kimi organike 30%
BIOLOGJI
Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes
Bazat kimike të jetës 2%
Bazat kimike të jetës
Biologjia qelizore 19%
Qeliza, struktura dhe funksioni i saj
Energjia per jetën
Ndarja qelizore
ADN rekombinante
Bioteknologjia
Funksionet jetësore të bimëve
Sistematika 26%
Klasifikimi i gjallesave
Viruset dhe prokariotët
Eukariotet: protistët dhe kërpudhat Eukariotet: bimët
Eukariotet: kafshët e thjeshta
Eukariotet: kafshët e komplikuara
Riprodhimi dhe zhvillimi te bimët
Ndërtimi i bimëve
Anatomia, fiziologjia shtazore 24%
Riprodhimi dhe zhvillimi te kafshët dhe njeriu
Hyrje në fiziologjinë e kafshëve dhe njeriu
Sistemet koordinative tek kafshët dhe njeriu
Të ushqyerit dhe energjia
Ruajtja e mjedisit të brendshëm te kafshët dhe njeriu
Gjenetika e njeriut
Veprimtaria nervore
Evolucioni 3%
Gjenetika e popullatave dhe lloji
Trashëgimia 15%
Informacioni gjenetik
Trashëgimia. Teoritë dhe ligjet e saj
Gjenet dhe tiparet
Gjenetika e njeriut
Mikrobiologjia 2%
Viruset dhe prokariotët
Ekologjia 9%
Organizmat dhe mjedisi
Popullatat dhe komunitetet
Njeriu dhe mjedisi
HISTORI
Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes
Histori e Lashtë Botërore 6 %
Histori Botërore e Mesjetës 6%
Histori Moderne Botërore 13 %
Histori Botërore e Shek. XX 25%
Histori e Popullit Shqiptar 50%
GJEOGRAFI
Gjeografia fizike e përgjithshme 26%
Nënlinjat: Toka; Atmosfera; Hidrosfera;
Tokat dhe biogjeografia; Mjediset jetësore.
Gjeografia rajonale 25%
Nënlinjat: Probleme të përgjithshme të
Mjedisit gjeografik; Evropa; Amerika e Veriut
Dhe Amerika Latine; Afrika; Lindja e Mesme;
Azia Jugore; Azia Juglindore; Azia Lindore;
Australia dhe Oqeania.
Gjeografia e trashëgimisë natyrore dhe kulturore 5%
Nënlinjat: Mjedisi në vështrimin gjeografik;
Pasuritë e veçanta natyrore dhe kulturore ose trashëgimia;
Trashëgimia natyrore kombëtare;
Monumentet e kulturës dhe rëndësia e trashëgimisë kulturore.
Gjeografia e Shqipërisë dhe trevave jashtë kufijve 4%
Nënlinjat: Përbërja dhe pozita gjeografike e trevave shqiptare;
Natyra e trevave shqiptare; Organizimi shtetëror dhe administrativ;
Popullsia dhe vendbanimet; Ekonomia; Rajonet gjeografikë të trevave shqiptare(Republika e Shqipërisë); Kosova; Trevat shqiptare në Serbi;
Trevat shqiptare në Maqedoninë Perëndimore; Trevat shqiptare.
SOCIOLOGJI
Përqindja e secilës linjë të përmbajtjes
Linja Sociologji
Kultura 23%
Familja 8%
Komunikimi masiv 7%
Feja 5%
Shoqërizimi 5%
Shkenca dhe teknologjia 4%
Devianca 7%
Popullsia dhe urbanizimi 10%
Racat dhe etniciteti 7%
Linja Edukimi qytetar demokratik
Ç’është demokracia 7%
Faktorët që ndihmojnë dhe pengojnë demokracinë 5%
Funksionimi i demokracisë 12%
EKONOMI-FILOZOFI
Linja Filozofi
Historia e filozofisë 16%
Njeriu dhe bota 18%
Njohja dhe arsyeja 8%
Praktika dhe qëllimet 8%
Linja Ekonomi
Çfarë studion ekonomia 4.05%
Sistemi ekonomik i iniciativës së lirë 2.7%
Kërkesa,oferta dhe çmimi i tregut 8.15%
Konsumatori në ekonominë e tregut 1.35%
Fillimi i një biznesi 5.40%
Financimi i një biznesi 4.05%
Prodhimi, produktiviteti dhe kostoja 4.05%
Si konkurrojnë firmat 5.40%
Qeveria dhe politika fiskale 4.05%
Paraja dhe institucionet monetare 4.05%
Stabiliteti ekonomik 6.75%
Kohëzgjatja e provimit, 2 orë për çdo test
Për provimet me zgjedhje, koha që maturantët do të kenë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të çdo testi është 2 orë për secilin, pra 4 orë. Kurse për maturantët/kandidatët që do të japin provim të Maturës njërën nga lëndët me zgjedhje, koha është 2 orë. Këta maturantë/kandidatë do ta fillojnë provimin në orën 11:00 dhe do ta zhvillojnë atë në mjedise të veçanta. Në këtë kategori futen ata maturantë që i janë nënshtruar viteve të mëparshme provimeve me zgjedhjet të Maturës, dhe që nuk kanë arritur të fitojnë një të drejtë studimi, ose nuk kanë preferuar të vijojnë studimet në degën ku janë shpallur fitues. Për këtë arsye, ata duke dhënë këtë vit një provim me zgjedhje kanë të drejtë të futen në garën e konkurrimit për në universitet.