marketkonekt
0 0
18
 
Epilepsia, semundja e tokes, ja si mund te kurohet
Fjala “Epilepsi” vjen nga greqishtja e vjeter: epílepsis - shperthim, sulm; nga latinishtja “epilepsia” si dhe nga greqishtja e sotme, epíleptos - sulmoj, kap.

Epilepsia eshte nje semundje me se paku dy sulme epileptike (sulme me ngerçe), te cilat shkaktohen pa asnje arsye te parashikueshme. Nje sulm epileptik shkaktohet si pasoje e shkarkimeve sinkrone paraksizmale (ne forme te sulmeve) te qelizave nervore te trurit, gje qe dergon tek sjelljet apo gjendjet shpirterore stereoptike. [Wikipedia].
Me fjale te tjera, epilepsia eshte: mbingarkese e nje aktiviteti elektrik qe zhvillohet periodikisht ne tru dhe shkakton humbje ndjenjash dhe levizje te pakontrolluara.
Shkaqet e epilepsise

Çrregullimet fiziologjike te sistemit nervor

Epilepsia e shkaktuar nga çrregullimet fiziologjike te sistemit nervor
Kjo epilepsi eshte ne disa grada sipas sulmeve epileptike qe i ndodhin te semurit, dhe ajo mund te jete e madhe dhe e rende, ose e lehte, ose shpirterore me levizje te pakontrolluara nga i semuri. Sulmet epileptike mund te ndodhin ne çdo ore te nates apo te dites pa ndonje shkak te qarte, megjithese lodhja dhe mundimi sentimental mund te shtoje perqindjen e ketyre sulmeve.
Sulmi apo kriza e pare epileptike ndodh zakonisht ne moshen e femijerise dhe disa te prekurve u shkaktohet demtim i trurit per shkak te infeksionit, sulmit, ose tumorit qe mund te kene pasur.
Simptomat
Humbje te ndienjave per pak çaste ose te zgjatura, levizje me ngerçe te pakontrolluara. Ne rastet e sulmeve te vogla, i semuri qendron ne kembe ose ulur dhe vetem sa humb mendjen per disa çaste, ndersa ne sulmet e zgjatura, i semurri rrezohet ne toke, humb mendjen, zakonisht i del shkume nga goja, i iken gjuha, i dridhen gjymtyret, madje mund te demtoje veten gjate krizes, por fale Zotit, zakonisht te semuret me epilepsi ndienje nje paralajmerim dhe ndiesi te afrimit te krizes, me degjimin nje ze si i ziles ne vesh, ose me shfaqjen e disa pullave para syve, ose mpirje te gishtave. Ky paralajmerim i jep kohe te semurit qe te shtrihet dhe te largohet nga mjetet e forta per te eliminuar rrezimin.
Kurat kimike dhe popullore per te semuret me epilepsi
Ekzistojne disa ilaçe shume efektive per largimin e plote te krizave epileptike ose te pakesimit te tyre ne minimum. Behet fjala per ilaçe kimike te quajtura “antispazmatike”, siç eshte Phenobarbital, Phenytoin, Primidon, etj; ilaçe te cilat nuk duhet te merren veçse me autorizimin e mjekut specialist.
Ne raste te veçanta mund te perdoren dieta te posaçme per te ndihmuar sherimin e plote dhe ne raste shume te rralla mund te jete nderhyrja kirurgjikale zgjidhja me e mire.
Ekzistojne gjithashtu nje numer bimesh mjekesore qe kurojne epilepsine dhe ato konsiderohen shume te mira dhe efektive per kete qellim, nga te cilat permendim me te rendesishmet e tyre:
- Lulet e portokallit: kane efekt te ndieshem ne çrregullimet fiziologjike dhe luftojne ngerçet. Aroma e portokallit futet ne perberjet farmaceutike qe perdoren per semundjet e sistemit nervor. (Per receten e perdorimit te ketyre luleve na shkruani ne kontakt). [Merr nje sasi lulesh portokalli te fresketa dhe i shtrydh per t’i marre lengun, pastaj nga ky leng pi nje loge te madhe tre here ne dite.]
- Common Rue, Herb-of-grace (Ruta graveolens): bime barishtore jetegjate, vendi origjinal i te ciles eshte Ballkani, Italia, Franca jugore. Aktualisht kultivohet ne te gjitha vendet e botes.  Kjo bime ka perdorim te gjere ne kurimin e krizave epileptike. Ajo ka nje arome te forte per shkak se gjethet e saj, te cilat jane edhe pjesa qe perdoret per ilaç, merren te fresketa, sepse eshte gjithnje e gjelber, dhe mund te perdoret ne çdo stine te vitit. Kjo bime kuron epilepsine dhe semundjet e ndryshme mendore, sido qe te perdoret. Perdoret dhe ka efekt per shume semundje te tjera, si verdheza, semundja e shpretkes, semundjet e mitres, dhembjet e kokes, dhembjet e shpines dhe kyçeve, perdhesin, helmimet. Demi i kesaj bime eshte se ajo demton shtatzanine dhe e parandalon ate. Nuk lejohet te perdoret me shume se dy jave rresht dhe duhet pasur kujdes qe te mos shtohen permasat e kures, sepse kjo do te shkaktonte vjellje, demtim melçie, çrregullim gjumi, marrje mendesh, renie te fikesh.
- Qepa: forcon sistemin e tretjes, pastron zorret, qeteson sistemin nervor dhe ben dobi ne rastet e spazmatizmit te arterieve. I semuri epileptik duhet te konsumoje dy kokrra qepe mesatare ne dite, nje ne mengjes dhe nje ne mbremje.
- Vaji i lajthise: Nje luge te vogel me ngrenien e mengjesit dhe nje tjeter me darken.
- Manushaqa: ndihmon ne qetesimin e nervave. [Nje luge e madhe nga lulet e manushaqes se bluar, hidhet ne nje gote uje te ziere, dhe lihet 10 min, pastaj kullohet dhe pihet dy here ne dite.]
- Murriza (Hawthorn): perdoret per kurimin e epilepsise, çrregullimet e zemres, qarkullimin e gjakut. Ajo konsiderohet nga mjeket popullore si “ushqimi i zemres”.  [Nje luge e vogel nga lulet e murrizes hidhet ne nje gote uje te ziere, dhe lihet 10 min, pastaj pihet dy here ne dite pas buke, per 30 dite me rradhe.]
- Karafili: perdoret si ilaç parandalues i krizave epileptike. [Gjysem luge e vogel nga karafili i bluar perziehet me pak sheqer dhe gelltitet menjehere, nje here ne dite.]
- Prasi (preshi): konsiderohet antispazmatik.  Ha çdo dite prej tij te pakten nje pras.
- Kamfuri: Lende e bardhe, e kristalte, me ere te forte, qe nxirret nga nje lloj druri i Lindjes se Larget me flete si dafina dhe qe perdoret sidomos ne mjekesi si nxites i sistemit nervor e i frymemarrjes, per ferkim etj.

Ndihma e shpejte per krizat epileptike
1. Largo nga i semuri gjithçka me te cilen mund te demtoje veten.
2. Vendos diçka ne gojen e te semurit, si p.sh. nje cope dru ose nje cope rrobe te palosur e te madhe qe te mos e percjelle.
3. Zberthe dhe zgjidh çdo lloj pulle apo rripi qe gjendet rreth fytit, gjoksit dhe barkut te tij, me qellim qe te marre fryme me lirshem.
4. Fshija jarget dhe shkumen qe te mos i shkoje ne kanalet e frymemarrjes dhe t’i veshtiresojne frymemarrjen.
5. Lere te fleje dhe mos lejo askend qe ta zgjoje.
6. Te afermit e tij nuk duhet te mungojne per asnje çast, te mos e lene vetem.
7. Mos ia hap gojen me force por prit sa ta liroje vete ate.
8. Mos i fut duart apo gishtat ne gojen e tij, qe te mos i kafshoje.
9. Mos fut asnje lloj lengu ne gojen e tij dhe as mos e leviz ate gjate krizes epileptike.(Marre me shkurtime nga Gazeta Standard)

 

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Klaud
ikub #:
 18
SHKAQE
1111210033





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
rinor
Para 49 ditesh  
  
Faliminderit shum per informim por a asht sheruse dhe nese te sulmon shum shpesh a mundet met shkaktu ndonje problem tjeter edhe jasht vendit a mundet te sherohet kjo semundje Flm per mirkuptim
     
Agon Ademi
Para 3 muajsh  
  
Mirdita si jeni si ja kaloni , desha te bej nje pyetje. Vajza ime eshte 5 muajshe dhe sipas mjekve specialist vuan nga kriza e 5 atonike kam deshir ti dije disa gjera rreth sherimit te perhershem dhe ndonje ilaq kimik ose popullor rreth kesaj.
(Semundja eshte vrejtur pas 5 dite dhe pas 5 dite eshte shtruar ne spital, ajo nese eshte duke luajtur ose duke qeshur asaj i leshohet i gjith trupi dhe nuk mund qe as koken e saj ta leviz po i gjith trupi mbetet i leshuar dhe keshtu vazhdon rreth 2 minuta pastaj kur te vije ne vete pothuajse nuk ka ndodhur asgje me te) te lutem nje keshille rreth kesaj a mund te jet e sherueshme ose jo kjo semundje
+2     
zenepe pllumbi
Para 4 muajsh  
  
jam nje nene qe interesohem per mbesen-eshte 7 muajshe dhe ka epilepsi.dua te di me shume rreth kurimit te kesaj semundjeje.faleminderit
+1     
drilon
Para 9 muajsh  
  
faleminderit per keshillat rreth kesaj semundje
+1     
loca
Para 10 muajsh  
  
ju duheni te na ktheni pergjigje dhe nese permes ksaj smundje eshte bere tumori
a mund te hiqet tumori me operacion
+2     
loca
Para 10 muajsh  
  
me falni a eshte e sherushem kjho semundje dhe dderi sa vjet mund te rrojn kta individ me kte semundje flm per mirkuptimn dhe si mund te sherohjet
+4     
lola
Para 12 muajsh  
  
a sherohet perfundimisht kjo semundje?
+8     
lola
Para 12 muajsh  
  
a eshte e sherueshme kjo semundje?
+1     
arian.ilmi@hotmail.de
Para 13 muajsh  
  
pershendetje un jam e semur 5 vite nga kjo semundje dhe dua ta di a ka sherim dhe nese nuk ka a a egzistojn barna per me mund ta ndjejm qe kjo semundje kur te kaplon dhe me u siguru qe mos te lendohesh,se un nuk ndjej gje dhe mendojse kjo smunje esht e rrezikshme dhe per jeten time nese biej ne ndonje vend te keq dhe lendohem fort mund te biej ne kom dhe mos zgjohem me se jam vet dhe ska kush me nejt me mua gjithmon jetoj vet ne banesen time ju lutem per nje pergjigje te sakt
+4     
rigers
Para 13 muajsh  
  
Perse kur te kap semundja epelepsi , permend emrin e nje te afermi
+2     
gonna
Para 14 muajsh  
  
pershendetje dua ta di se si perfitohet epelepsia dhe se semundja epelepsia a esht e sherueshme (duke i pir barnat dhe duke vazhduar terapin ) dhe a esht e rrezikrrme p.sh per humbjen e jetes apo shkaktar edhe i ndonje semundje tjerer ... dua ta di se pese nje e aferm e imja esht me shum se 13 viteve e semur .. faleminderit per mirkuptim
pres pergjigjen e juaj
-3     
Dita
Para 14 muajsh  
  
Andikojn Kto. Pasoja edhe ne te folurit dhe kuptuarit pomenoj pasojat e epilepsis
+3     
erma
Para 14 muajsh  
  
a eshte e sherueshme kjo semundje,edhe kur e kuptojm ne cilen faze jemi ?
+3     
erva
Para 15 muajsh  
  
kur e kuptojme se n cfaze jemi
+4     
erva
Para 15 muajsh  
  
kur e kuptojm fazen
+4     
marta
Para 17 muajsh  
  
boo...
+4     
Zana
Para 20 muajsh  
  
A Eshte E Sherueshme Semundja E Epilepsise?
+15     
luan
Para 30 muajsh  
  
Pershendetje,Epilepsia a mund te shkaktoj semundje te tjera,nese po cfar?sepse nje i aferm i imi vuan me shume se 20 vjet nga kjo semundje dhe tani po vuan edhe nga semundje te tjera,ka edhe disa kokrra te brebdeshme ne kok.faleminderit.
+3     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan