marketkonekt
0 0
1
 
baza e te dhenave
Bazat e te dhenave është përcaktuar si si grupim I regjistrimeve dhe skedarëve të lidhur.

 

 

Shkolla e mesme profesionale “ Beqir Çela “

 

 DURRËS

 

 

LEKSION   PRAKTIKE

 

BAZAT E TE DHENAVE

 

Materiale te zgjedhura nga

informatika klasa 11 dhe  informatika klasa e 12

per shkollat e mesme drejtimi natyror 

dhe materiale  universitare nga bota,

video nga  youtube per

aplikimin e Access

 

 

Punoi :   Nazmi Kasmi

Viti mesimor 2011-2012

 

Shënim: Materiali mësimor është në plotësim  të vazhdueshëm deri në përfundimin e tij

 

A.  BAZAT E TE DHENAVE DHE PROGRAMET E TYRE

Bazat e te dhenave është përcaktuar si  si grupim I regjistrimeve dhe skedarëve të lidhur. Një baza te  dhënash e kompjuterizuar qëndron në  grumbullimin e   regjistrimeve të ruajtuar ne skedarë. Cdo regjistrim përmban  të njëjtat tipe faktesh të organizuara në të njëjtën radhë. Në bazat e të dhënave tippet e faktet njihen si fusha dhe faktet e vendosura në cdo fushë njihen sit ë dhena.

Për cdo fushë jepet gjatësia dhe tipi ( numeric , tekst) Një program mbi bazat e të dhënave është softëere aplikimi që u lejon ta  ta krijoni, shfrytëzoni dh eta mirëmbani bazën tuaj të të dhënave. Psh “ Një person merret me tregëti dhe ka mijëra  klientë në vende të ndryshme tu sherbesh duhet baza e te dhenave, më qartë:

·        Regjistrimi 1 : Aqulia Likuori                      Rruga durrësit 210                 TR1

·        Regjistrimi 2: Harry Lena                            Rro M. Grameno 27                GJ3

·        Regjistrimi 3 Deka                                        Rr. Mine Peza 45                    DR8

           Çdo regjistrim  e treguar  përbëhet nga një grup fushash, cdo fushë në cdo regjistrim ka të njëjtin tip informacioni: emrin e klientit, adresen, qytetin, dhe ditën e muaijt që do hërbehet Për të perdorur programin duhet të identifikojmë fushat dhe madhësine e tyre.

Fusha 1 : emri I klientit                    Tipi : Text        Gjatësia    15

Fusha 2 : Adresa                                Tipi : text       Gjatësia 15

Etj

Skedari është emërtimi I bashkimit të të gjitha ndodhjeve të një regjistrimi me tip të  përcaktuar.Skedari mund të paraqitet si tabelë dypërmasore e quajtur skedar I  shtrirëNë Access do të mësojmë se sit ë kërkojmë  bazën e të dhënave të krijuar dhe sit ë selektojmë vetëm regjistrimet e kërkuara.Rezultati I kësaj pyetje gjendet  duke shkruar kerkesën në pyetësat ( Queries)Pasi kemi një bazë të dhënash ne mund të  shtypim raporte të ndryshme sipas kërkesave tona .

 

 

 

 

 

 

 

 

1)  Komponentët e mjedisit të  bazave të  të dhënave

Këto komponentë janë treguar sin ë figurë:

                    

 

Nderfaqesi

    perdorues /sistem

Administrimi I bazave te te dhenave

Udhezuesi  fjalorit

Te te dhenave

    SQBDH

Baza e te dhenave

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                        Te gjashtë komponentët janë:

Ø Grupi I përdoruesve ,përbëhet nga kërkesa e të dhënavekemi 3 kategori,vetëm lexim,shtim/fshirje, modifikim. Të gjitha kërkesat  janë realizuar nga SQBDH ( Sistemi I Qeverisjes së Bazave te Dhenave )

Ø SQBDH është system  programesh që mer dhe plotëson të gjitha  kërkesat për  të dhëna.

Ø Bazat e të Dhënave. ËShtë depozitimi  fizik  I të gjithë të dhënave të përdoruesve

Ø Fjalori udhëzues  I të dhënave ose FUD. FUD është vendosja e të gjithë përcaktimevetë dhënave të përdoruranga organizimi.FUD është celësi në Qeverisjen e  burimeve të të dhenave të një organnizimi.

Ø Ndërfaqësi system/ përdorues, përbehet nga gjuhët dhe lehtësi të tjera nga përdoruesi  kerkon të dhëna dhe  dialog me bazen e të dhënave.

Ø Administrimi I Bazave të Dhënave (ABD) Ky grup  organizativ është  përgjegjës për drejtimin kryesor dhe kontrollin e burimit të të dhënave

 

 

 

B.  FILLIMI I PUNËS NË ACCESS

Aktivizimi bëhet në disa mënyra, natyrshëm përdoret menyja Start ose një lidhje në desktop

a)      Aktivizimi nëpërmjet menusë Start

Një klik në start, - All programs- MS Access një klik mbi të  sin ë figurë

b)      Aktivizimi nëpërmjet desktopit

Në pc tonë në desktop gjendet logo apo ikona e Access

                     

             MS  office Access  2003                                                   MS office Access 2007

 

 

c)       Përdorimi I bazës së të dhënave shëmbull

Më MS OfficeACCESS është dhe një bazë të dhënash shembull që shërben për përdorimin e këtij mjeti, kjo ka emrin NORTHËIND sin ë figurën më poshtë

 Për të hapur bazën e të dhënave shëmbull behet zgjedhja :

            HELP_SAMPLE DATABASES_NORTHËIND SAMPLE DATABAE

Dritarja e prezantimit të bazes së të dhënave” Northëind

Me një klik në butonin OK  arrime në panelin e komandave të bazës së të dhënave sin ë figurën poshtë

Paneli I komandave përmban të gjitha  operacionet e administrimit të bazës së të dhënave shëmbull

d)      Dritarja e Access  dhe e bazës së të dhënave shëmbull.Cdo  element I  zgjedhur ne dritare  na paraqet modele të gatëshme me të dhena të plotësuara

e)       Dritarja e Access  ( shif figurën )

1.      Brezi I titullit

2.      Brezi I menusë

3.      Brezi I mjeteve

4.      Dritarja e bazës së të dhënave

5.      Brezi I gjendjes

                       n)   Dritarja e bazës së të dhënave

     6. Brezi I titullit

     7. brezi I mjeteve

     8. Objektet

     9. Grupet

     10 . Zgjedhja e objekteve

l)  Largimi nga  Access

Mos e mbyllni kompjuterin tuaj pa dalë  në mënyre të rregullt nga Acces, largimi jo I sakte demton  skedarët. Për tu larguar ndjekim hapat e meposhtëm :

¨     Kalojmë në ekranin  bazë të acces

¨     Hapim menynë File

¨     Klikojmë në Exit

¨     Pastaj kalohet ne nivelin Ëindovs

C.KONCEPTIMI DHE KRIJIMI I NJE BAZE TË DHËNE

Dëshirojmë të krijojmë një bazë të dhënash  për të rujtur informacionet  e një kompanie  që merret me shitjen e makinave.Në këtë situatë baza e të dhënave të klientit do përfshijë fushat e emrit, adresës,përshkrimin e makinës dhe shumën për tu paguar

Paraqesim hapat si më poshtë :

1.      Përcaktimi I objektivave të bazës së të dhënave

Përgatitet një  document që përcakton qartë dhe shkurt objektivat Objektivat qarkullohen tek operatori dhe  I behen modifikimet e nevojshme.

2.      Analiza e sistemit të castit

Përcaktojmë objektivat si me poshte

Baza e të dhënave e shitjes së makinave të reja.

a)      Raporti përmbledhes I shitjeve

Liston të gjitha shitjet e reja të muajitme persona dhe datë dhe totali I madh në fund të raportit

b)      Lista e klientëve

Përgatitet lista e të gjithë klientëve e organizuar në rendin alfabetik sipas mbiemrit pastaj sipas emrit ne të përfshihet emri I klientit,mbiemri I klientitadresa ,qytetishteti dhe numri I telefonit

c)       Etiketat e kartave

Listohen të gjitha klientat  të organizuarasipas personit të shitjes sipas emrit dhe mbiemritpërfshihet të gjitha të dhenat personale banimi telefoni etj.Sistemi na  tregon se cfarë informacionesh dalje të pritshme do të kemi.

d)      Përshkrimi I daljeve të pritëshme

Rruga më e thjeshtë për të ditur se cfarë fushash të dhënash do të jenë në system përcaktojmë se cfarë lista,raporte dhe etiketa do të duhen më pas përcaktohet forma e  e listave,raporteve dhe etiketave

 

D)  NDËRTIMI I FJALORIT TË TË DHËNAVE

 

Bazuar në tipin dhe gjatësine e të dhënave përgatitet një listë e quajtur FJALORI I TË DHËNAVE

 

Në të përfshihen sipas  tabelës më poshtë .

 

 

 

Nr           Përshkrimi                              Emri I fushës  Tipi            Gjatësia            dhjetore              index

1              numri ID I vet                                Niv                              text             10                                                      x

2              emri I klientit                               emri                             text             15

3              mbiemri I klientit                        mbiemri                     text              15

4              Adresa e rrugës                                Adresa                  text             30

5              Qyteti                                                   qyteti                    text             15

6              kodi I shtetit                                       shteti                    text              2

7              Cmimi I vetures                                cm-vet                  numer                                  2

8              bleresi  hera  pare                            ble-hepar            jes/No

9              telefoni                                                                tel                           text           14

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fig 10

Ø Zgjedhja e emrit të fushës

Kjo lidhet ngushte me  përshkrimin e tij  ,psh te nr 1 kemi Numri ID  i  Veturës tani emrin e fushës e veme NIV

Shënim: gatësia e emrit është deri në 64 simbole duke përfshirë gërmat,shifrat,kllapat,simbolet special. Nuk lejohet që emri te fillojë me vend bosh. Ai lejohet por nuk rekomandohet sepse aplikime si Visual Basic nuk e pranojne .

Ø Zgjedhja   e tipit të fushës

Tipi I fushës I tregon Access-it klasifikimin e të dhënave Në Access ka dhjetë por ne do të shofim gjashtë më të përdorshmet

1.      Text : ( gajtesia max deri në 255 karaktere ndersa vlera eshtë deri në 50 )

2.      Memo:Përdoret për tekstet dhe numrat e gjatë , gjatësia max është deri në 64000 karaktere

3.      Number: perdoret për të dhena numerike që përdoren në veprime aritmetike

4.      Datë time : përdoret për orën dhe datën gjatësia e tyre është 8 bytes

5.      Currency: Përdoret për deklarimin e të dhënave numerike që shprehin vlera monetare

6.      Jes/ No : përdoretpër deklarimin e vlerave llogjike.

 

Ø Përcaktimi I gjatësisë së fushës

Përdoret për të treguar numrin max të karaktereve ose të shifrave që mund të mbajë fusha.Ju mund të përcaktoni gjatësinë për fushat me karaktere numerike ose notuese

Gjatë përcaktimit te regjistrimeve është e nevojshmë të përcaktohet sasia e shifrave dhjetore për shifrat numerike notuese. Nqs ju do te specifikoni  cmimin me  8 shifra nga të cilat 6 janë  pjesa e plote  dhe  dy për pjesën dhjetore atëhere ju do të merni gjatësine 10 duke marrë parasysh pikën dhe shënjen e numrit.

 

5.PERCAKTIMI I INDEKSIT DHE I ÇELËSAVE

 

Bazat e të dhënave të organizuara me indeks nuk renditen fizikisht.Bazat e të dhënave origjinale mbeten të pandryshuara dhe baza e të dhënave krijon indeksin e përcaktuar nga përdoruesi të quajtur master indeks.

Indeks I databases I krijuar mbi mbiemrin

Regjistrimi      Fusha MBIEMRI     Shenjuesi         Çelesi I regjistrimit

1                      Mali                            2                                  Deti

2                      Deti                             4                                  Fusha

3                      Kodra                         3                                  Kodra

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Databaza ka disa fusha duke përfshirë dhe fushën mbiemri.

 

1.    Përcaktimi i fushës së çelsit primar.

forca e sistemit racional të bazave të të dhënave,siç ështëMOcrosoft Acces,vjen nga aftësia e tij për të gjetur dhe vendosur së bashku informacionet e ruajtura në tabela të ndara duke përdorur queritë , format dhe raportet.Çdo tabelë duhet të ketë një fushë ose bashkësi fushash që përcaktojnë në mënyrë të vetme çdo regjistrim të ruajtur në tabelë.Ky informacion quhet çelësi primar i tabelës.Pasi ju keni përcaktuar çelësin primar ju ndalon të fusni vlera të përsëritura ose vlera zero në fushat e çelësit primar.

 

2.    Çelësi primar AutoNumber

Një fushë AutoNumber vendos automatikisht vlera njëra pas tjetrës sa herë që ju regjistroni një regjistrim të ri.

 

3.    Çelësi primar me një fushë ( singel field )

Në qoftë se ju keni një fushë që përmban vlera unike siç është numri identifikues i personit ose numri i pjesës,kjo fushë mund të përcaktohet si çelës primar. Në shembullin e mëposhtëm jepet përdorimi i numrit (kodit) të sigurimit shoqëror si çelës primar.

 

Kodi celes primar

Emri

mbiemri

Dat-lindja

Vend-lindja

914-55-3294

Luan

Mali

03/12/61

Tirane

819-65-2315

Vera

Shkembi

23/05/1962

Durres

917-11-5120

Agron

Fusha

12/12/76

Durres

Pyetje e detyra fq 53 info 4

 

 

6.KRIJIMI I STRUKTURES SE BAZES SE TE DHENAVE

 

Ju do te futeni në Access pasi të keni përcaktuar folderin ( katalogun ) ku do të ruani skedarët e bazës së të dhënave.Situata e paraqitur në Figurën 11 i përgjigjet rastit që kemi zgjedhur në fig.10. Fillimisht përcaktojnë folderin dbnat nën rrënjën C të hard diskut.

Në menunë e Access bëjmë zgjedhjet e mëposhtme :

File -> New -> Blank  Database

 

Kjo komandë na hap dritaren dialoguese File New Database ku në kutizën File Name shkruajmë emrin e folderit dhe bëjmë klik në butonin Create.Rezultati i këtyre veprimeve është paraqitur ne fig.11.

Fig 11 .Zgjedhja e komandes se krijimit te tabeles

 

Pasi bëjmë hapjen e Access sipas komandës që thamë më lart kalojmë në ekranin pasardhës të paraqitur në fig.12 ,me anë të komandës Create table in Design vieë duke klikuar dy herë mbi të.Në këtë situatë marrim me radhë të dhënat e tabelës si në fig.10 dhe bëjmë deklarimet e tyre sipas modelit të figurës 12.Është mjaft e rënësishme të theksohet se ndërtimi i tabelës në fig.10 paraqet hapin drejt analizës së problemit,i cili është i domosdoshëm kur problemet marrin përmasa të mëdha dhe modelimi i tij paraqitet me shumë tabela të lidhura ndërmjet tyre të cilat krijojnë konceptin e relacionit.Ruajtja e strukturës së përcaktuar bëhet duke klikuar lart majtas në ikonën pranë fjalës Table,zgjedhim komandën Close dhe në fund kërkohet të vendoset emri i saj.Emri i tabelës që kemi krijuar është Klient siç shihet dhe në figurën 12.

Fig.12 Deklarimi I fushave te tabeles se Klientit

 

1.    Modifikimi i strukturës së bazave të të dhënave

Për të bërë ndryshimin e strukturës së tabelës së realizuar,veprojmë si në përcaktimin për herë të parë të strukturës,veçse do ta zgjedhim tabelën që e kemi krijuar më parë dhe klikojmë tek butoni Design ( shih fig.13.) dhe del pamja e fig 12.Në të janë paraqitur karakteristikat që kemi përcaktuar më parë.

 

Fig.13 Zgjedhja e modifikimit te deklarimeve

 

Në strukturën tashmë të krijuar mund të shtojmë përbërës të rinj duke klikuar në Insert Row .Hapja e dritares së komandave bëhet pasi kemi zgjedhur një rresht në tabelën e përcaktimit të fushave dhe klikohet me butonin e djathte të mausit.

Në qoftë se duhet hequr një fushë tashmë e krijuar veprojmë në këtë mënyrë :

* Së pari zgjedhim rreshtin ku është deklaruar fusha që do të heqim.

* Së dyti vendosim shenjuesin e mausit mbi rreshtin e selektuar dhe shtypim butonin e djathtë duke hapur kutinë e dialogut të komandave.

* Së treti klikojmë mbi butonin Delete.

Komandat e tjera zgjidhen në të njëjtën mënyrë siç u veprua me komandën Delete.Në qoftë se kërkojmë të bëjmë ndryshime të pjesshme në një element të dhënë të përcaktimit të fushës mjafton të klikojmë në vendin që i korrespondon ndryshimit që kërkojmë të bëjmë dhe në vazhdim e realizojmë atë.

 

Si rrjedhim mund të themi se ne mund të bëjmë veprimet standarte :

ü Modifikim të pjesëve të përcaktimit të fushës

ü Shtim i fushave te reja

ü Heqja e fushave tashme te deklaruara

 

Fig 14 Zgjedhja e komandave te modifikimit

 

 

7.REGJISTRIMI I TE DHENAVE

 

Pasi keni ndërtuar strukturën e bazës së të dhënave dhe i keni grumbulluar ato në formularë prej letre fillon proçesi i hedhjes së regjistrimeve mbi bazën e strukturës së përcaktuar më lart.Kujtojmë se një regjistrim ( record ) është një bashkësi të dhënash të lidhura.Të shtosh regjistrime është hapi i parë në mirëmbajtjen e të dhënave.Baza e të dhënave është e dobishme vetëm në qoftë se ju e modifikoni rregullisht përmbajtjen e saj në përputhje me ndryshimet që pësojnë me kalimin e kohës.Access ju ofron mundësi të modifikoni të dhënat lehtësisht.

                                        Përdorimi ekranit të shpejtë në regjistrimin e të dhënave.

Pasi keni krijuar strukturën e bazës së të dhënave arrijmë në momentin e regjistrimit të të dhënave.Klikojmë në komandën Open ,kur më parë kemi zgjedhur emrin e tabelës.( shih fig.13 ).Pasi kemi klikuar në këtë komandë në ekran do të shfaqet pamja e fig.15.Shikojeni me kujdes fig.15.Në të është një rresht i ndritshëm,që përfaqëson fushat e një regjistrimi,emrat e të cilëve gjenden në krye të tabelës. Në këto kondita ju mund të filloni regjistrimin e të dhënave të cilat janë grumbulluar për krijimin e bazës së të dhënave.

 

Fig.15 Ekrani I regjistrimit te shpejte

 

Në fig.16.është paraqitur hedhja e të dhënave në tabelën Libri. Regjistrimet e saj i shohim njëherazi në ekran.Duhet bërë kujdes që ato të jenë të sakta ,sepse përndryshe  do të kemi gabime kur do të bejmë kërkime të ndryshme në bazën e të dhënave.

 

                                                                                  Fig.16 Regjistrimi I te dhenave per tabelen Klient

Pyetje dhe  Detyra

Fq.59 Info 4

 

 

 

 

8.SHTIMI DHE HEQJA E REGJISTRIMEVE

Shtimi i regjistrimeve

Në mënyrën e regjistrimit me ekran të shpejtë shtimi i regjistrimeve të reja bëhet shumë thjeshtë.Për të realizuar këtë element veprojmë në këtë mënyrë:

* Fillimisht bëjmë hapjen e tabelës duke klikuar mbi butonin Open ( shih fig.13 ).

* Vendosim kursorin në reshtin e fundit,që është treguar me simbolin

* Shkruajmë regjistrimin e ri duke zbatuar rregullat që kemi mësuar gjatë proçesit të regjistrimit fillestar.

* Largohemi pasi keni shtuar regjistrimet që keni planifikuar duke klikuar mbi komandën Close.Komanda Close gjendet duke hapur ikonën majtas lart të vendosur përpara emrit të tabelës.

Heqja e regjistrimeve

Shpesh ndodh që për arsye të ndryshme kërkohet të hiqen regjistrime nga baza e të dhënave.Në Access ju mund të hiqni regjistrime në qoftë se ata nuk janë të nevojshëm për të qenë prezent në bazën e të dhënave.P.sh. në qoftë se një mjek ka krijuar bazën e të dhënave për pacientët e tij dhe një pacient ka dy vjet që nuk është paraqitur në kinikën e tij,atëherë ai e heq këtë regjistrim nga baza e të dhënave.

Fig 17

Për të realizuar këtë proçes veprojmë si më poshtë:

1.Hapim bazën e të dhënave

2.Selektojmë regjistrimin ( Fig.17 ) duke klikuar në butonin në fillim të reshtit

3.Bëjmë fshirjen duke afishuar fillimisht komandat me butonin e djathtë të mausit dhe zgjedhur komandën Delete Record.

Më parë se të bëhet fshirja ,Access na kërkon konfirmimin për fshirjen e regjistrimit.Në qoftë se e heqim gabimisht ai rikthehet me komandën Undo që gjendet në menunë Edit.

Modifikimi i vlerave

Në qoftë se kërkohet të bëhet ndryshimi i ndonjë vere të dhënë në një rresht të përcaktuar veprimi është mjaft i thjeshtë.Fillimisht pozicionohemi në vendin ku ndodhet vlera që do të ndryshojmë.Pozicionimi realizohet me një klik të mausit.Më pas heqim vlerën ekzistuese dhe shkruajmë vlerën e re.

detyre

Regjistrimi

Emri

Mosha

Profesioni

1

Luan

45

Kimist

2

Besnik

34

Informaticien

3

Dritan

27

Fizikant

4

Ermal

55

Biolog

 

 

 

 

 

 

9.LABORATOR . KONTROLL DIJESH

1- Krijoni një bazë të dhënash me emrin SHKOLLA dhe në të vendosni tabelën me emrin STUDENT.Përcaktoni fushat e mëposhtme :

Nr_amzës,Emri,Mbiemri,Dat_lindja,Viti

Tipet e tyre përcaktojini duke diskutuar me shokët e klasës.Në vazhdim regjistroni pesë studentë. Pasi keni përfunduar regjistrimin e të dhënave largohuni nga ACCESS .Rifutuni në ACCESS duke marrë bazën e të dhënave të krijuar.Shtoni 2 regjistrime të reja dhe në vazhdim hiqni 2 të tjerë.

2- Krijoni një  bazë të dhënash me emrin GJEN_MAG(gjendja e magazinës) dhe në të vendosni tabelën PJESË duke e përcaktuar me fushat e mëposhtme :

Kodi,Emri_pjesës,Sasia,Ngjyra,Çmimi.

Përcaktoni tipet e tyre dhe në vazhdim regjistroni pesë regjistrime të reja.Pasi keni përfunduar regjistrimin e të dhënave largohuni nga ACCESS.Rifutuni në ACCESS duke marrë bazën e të dhënave të krijuar.Shtoni 2 regjistrime të reja dhe në vazhdim hiqni 2 të tjerë.

 Laborator  3 ore

10. MODIFIKIMI I PERMBAJTJES SE REGJISTRIMEVE

Pas regjistrimit të të dhënave lind problemi i mirëmbajtjes aktuale të tyre.Informacionet që nxirrni nga bazat e të dhënave është aq cilësor sa cilësore janë të dhënat që ju keni rezervuar në të.Mbajtja korrekte e të dhënave ju siguron komunikim korrekt me klientët dhe nuk humbisni as shpenzime materiale për dërgimin e informacioneve dhe njoftimeve të ndryshme.Mbajtja korrekte e të dhënave nënkupton shtimin e regjistrimeve të reja,ndyshimin e të dhënave në regjistrimet ekzistuese dhe fshirjen e regjistrimeve që nuk janë të nevojshëm.

Bërja e ndryshimeve në një regjistrim.

                                                             Fig 18

Për të bërë ndryshime në regjistrimet ekzistuese mund të futemi në mënyrën standarte ose atë me forma.

Në mënyrën standarte  futemi në ekranin që afishon të dhënat duke përdorur këto të butona    

1. Me   ,          ,        PgUp,  PgDown  lokalizojmë  regjistrimin që do të modifikojmë.  Në rastin tonë kemi selektuar regjistrimin e dytë.

2.M e           ,            , Tab , Shif + Tab    selektojmë fushë të cilën do të modifikojmë në rastin tonë   Adresa ( Fig 18 )

3.Realizojmë ndryshimet në fushë.

Detyre : Ne tabelen 18 beni keto ndryshime

Ø Fushen Qyteti  paraqiteni me dy germa

Ø Fushen shteti paraqiteni me  emer te plote

Ø Ndryshoni ne fushen emri dhe mbiemri rekorde sipas deshires

11. INDEKSIMI I REGJISTRIMEVE

Organizmi i të dhënave

Në paragrafët e mëparshëm kemi provuar të krijojmë struktura të dhënash për të ilustruar idetë e shpjeguara.Tani le të supozojmë se ju dëshironi të gjeni disa të dhëna në këto baza të dhënash.Duhet të kujtoni se në ruajtjen e të dhënave në mënyrë manuale ju duhet të kërkoni nëpër skedarë gjersa të gjeni të dhënat që dëshironi.Në momentin që ju vendosni t'i ruani të dhënat në mënyrë elektronike do t'i riorganizoni ato në përputhje me përmbajtjen e ndonjë fushe,kështu ju mund të gjeni regjistrimet që ju duhen.Në këtë kapitull ju do të mësoni rrugët e ndryshme të organizimit të të dhënave për t'i nxjerrë në shtyp ose për të bërë kërkime të ndryshme në to.

Indeksimi i regjistrimeve

Regjistrimet e indeksuara zakonisht janë të preferuar në proçesin e renditjes.Idea është e thjeshtë,regjistrimet e bazës së të dhënave të indeksuara nuk janë të renditura fizikisht.Baza e të dhënave origjinale mbetet e paprekur dhe Access krijon një indeks të specifikuar nga përdoruesi në një skedar të ndarë të quajtur master index. Indeksi përmban vetëm çelësin e regjistrimit,që përfaqëson një pjesë të regjistrimit ,dhe shenjuesit për të treguar regjistrimin e plotë.

Krijimi i indeksit nje-fushë

Për të krijuar indeksin një fushë veprojmë si më poshtë:1.Hapni një tabelë duke zgjedhur më parë emrin e tabelës.Klikoni në butonin Design View

2.Klikoni mbi butonin Indeks pasi keni vendosur që përbërësi në fjalë të jetë indeks.Në të zgjidhni Yes ( shigjeta lart ).

3.Në pjesën e poshtme klikoni e vetive të indeksit duke zgjedhur Yes Dublicate ose Yes No Dublicate ( shigjeta poshtë ) .Kjo përcakton në se lejohen vlera të dublikuara të indeksit ose jo.

Fig 19

Modifikimi i indeksit

1-Hapni tabelën në Design Vieëw

2-Klikoni butonin Indexes në toolbar

3.Ndryshoni indeksin ose cilësitë e tij sipas dëshirës.

Për të hequr një indeks,hiqni rreshtin e tij nga dritarja e indeksit ( duke bërë Delete).Ky veprim heq indeksin dhe jo fushën nga tabela korresponduese.

Pyetje ushtrime

Ne tabelen  PUNONJES

 Krijoni indeksin mbi perberesin e emertuar Kodi

STUDENTI

Kodi

Emri

Mbiemri

Dega

Rrethi

Viti

0022198

Besnik

Lapsi

Informatike

KJ

1

0723596

Mira

Veshi

Fizike

TR

3

0248621

Vera

Kodra

Informatike

BR

2

0576842

Ermal

Guri

Biologji

El

1

Ne tabelen me emrin student krijoni indeksin mbi perberesin e emertuar mbiemri dhe ne vazhdim  krijoni indeksin e shumefishte mbi perberesit emri,mbiemri

PUNONJES

eMRI

mBIEMRI

aRSIMI

Vitet e punes

Nr femijeve

Agron

Cika

Larte

15

3

Eduart

Duro

Mesem

20

1

Arjan

Kore

Larte

21

2

Bujar

Mali

mesem

17

2

 

 

 

 

itkalbania shkollarrezedrite >


umb
nga Shkolla Profesionale "Beqir Çela" 

1. Microsoft (Para 32 muajsh)
2. Si ta mesojme nese kemi mungese vitamine (Para 32 muajsh)
3. baza e te dhenave (Para 32 muajsh)


1. baza e te dhenave (Para 32 muajsh)
2. Si ta mesojme nese kemi mungese vitamine (Para 32 muajsh)
3. Microsoft (Para 32 muajsh)








Komente: Shfleto artikuj te tjere per: Lexuar: ikub #:
 1
 3.746 1112080126





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
lum
Para 19 muajsh  
  
pershendetje
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan