marketkonekt
0 0
0
 
Gjaku, funksionet, vetitte, perberja
Gjaku (lat. Sanguis) është një ind i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve.

erotrocGjaku (lat. Sanguis) është një ind i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit të zemrës nëpër enët e gjakut. Trupi i njeriut përmban 5 - 6 litra gjak.

Gjaku përmban: (eritrocite), qelizat e bardha (leukocitë), trombocite dhe plazma, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45%, kurse pjesa lëngët 55%. Qelizat e kuqe përmbajnë hemoglobinë. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një lidhje kimike.

Funksionet

Gjaku së bashku me pjesët përbërëse të tij përmbush një sërë funksionesh:

Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)
Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së)
Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupthave, koagulimit dhe fibrinolisës)

Gjaku kryen shumë funksione të rëndësishme brenda trupit duke përfshirë :

Furnizimin e indeve me oksigjen
Furnizon trupin me materie ushqyese si Glukoza, Amino Acidet dhe Acide Yndyrore ( të tretura në gjak (psh lipidet e gjakut)
Largimin e gazrave dëmtuese si Dioksid Karboni, Urea dhe Acidi Llaktik
Funksione imunologjike, duke përfshirë qarkullimin e qelizave te bardha, dhe zbulimin e materialeve te huaja nga antitrupthat
Kuagulimi, që është një pjesë e mekanizmit të trupit për vetë-riparim
Funksionet transportuese, duke përfshirë transportin e hormoneve dhe sinjalizimin për dëme të indeve
Rregullimin e pH(normalja e pH të gjakut është në mes vlerave 7.35 - 7.45)

Vetite

Temperatura është 36,6° C (te njerëzit e shëndoshë)
pH 7,4
Gjaku është një suspension
Meshkujt kanë përafërsisht 4,5 litra gjak, Femrat 3,6 litra
Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar.

Perberja

Plasma ( ~ 55%) prej saj 90 % H2O dhe 2% sheqer + minerale (jone të natriumit, kaliumit, magnesiumit dhe kalciumit) 8% proteina (albumina, antitrupa, etj.)
Qeliza (~ 45%): eritrocite 5 milion/µl, leukocite 5000 – 10000/µl, trombocite 150000 – 300000/µl
Hormone
Gazra

itkalbania Nobel >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
GJAK
1202270143





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as