marketkonekt
0 0
0
 
GJËNDRA TIROIDE DHE DEPRESIONI
Sëmundjet e TIROIDES imitojnë shpeshherë Depresionin.

Sëmundjet e TIROIDES  imitojnë shpeshherë Depresionin.

Rënja e funksioneve të tiroides e quajtur hipotirozë , mund të imitojë simptomat e një DEPRESIONI. HIPOTIROZA është sëmundja kur gjëndrra tiroide nuk arrin të prodhojë sasinë e nevojshme të hormoneve tiroide për organizmin. Hormonet tiroide kontrollojnë metabolizmin e organizmit.

Hormonet e tiroide-s të emërtuara T3 (Trijodotironinë)  dhe T4 (tiroroksinë), luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e metabolizmit qelizor në organizëm. Hormonet T3 dhe T4 , ndikojnë në temperaturën e trupit, në qarkullimin e gjakut, në oreks, në nivelet e energjisë, në tonusin muskular, në punën e zemrës, në metabolizmin e proteinave qelizore dhe në nivelin e yndyrës në gjak (kolesterolit dhe fraksioneve të tij, HDL dhe LDL) etj.

Si në rastin kur sasitë e T3 dhe T4 në gjak janë të larta, ashtu edhe kur janë të ulura, shfaqen  ndryshime të rëndësishme në metabolizëm, që manifestohen me shumëllojshmëri simptomash të ankthit, atakeve të panikut dhe simptoma depresive. Shpesh herë këto simptoma keq interpretohen dhe mund të ngatërrohen lehtë me një DEPRESION, ndërkohë që sëmundja e tiroides është sëmundja primare dhe duhet kuruar sa më parë. Në fazat e hershme të hipotirozës, individët kanë ndjesinë e dobësisë dhe të lodhjes, dhimbje të pashpjegueshme të muskujve, ndjeshmëri të shprehur ndaj ndryshimeve të temperaturës (si ndjeshmëri të shprehur ndaj të ftohtit ashtu eshe ndaj të ngrohtit), kanë ndryshime në peshë apo kapsllëk, kolesterolemi të lartë dhe  jo rrallë herë shfaqet ngjirja e zërit, etj.

    Për të përjashtuar një sëmundje të  tiroides është rëndësishme të bëhet:

  •     një ekzaminim fizik i hollësishëm nga mjeku
  •     disa analiza rutinë të gjakut përfshirë kuadri i plotë i gjakut, (gjaku formulë)
  •     analiza për nivelin e hormoneve të tiroides T3,T4 duke përfshirë edhe nivelin e TSH (hormoni stimulus i tireoides),
  •     analiza e përcaktimit të nivelit të kolesterolit sëbashku me fraksionet e saj
  •     testet e funksionimit të mëlçisë,


Një  kontroll i përgjithshëm mjekësor asnjëherë nuk është i tepërt !

Një anamnezë e kujdesshme nga mjeku specialist dhe kryerja e ekzaminimeve laboratorike të rekomaduara, janë sekreti i një diagnoze të saktë ... për rrjedhojë dhe i një mjekimi të sigurtë e të suksesshëm.(marre nga klinika-venis.com)

itkalbania Nobel >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: jeta12
ikub #:
 0
TIROIDE
1301030173





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as