marketkonekt
0 0
0
 
Legjenda dhe historia e Butrintit
Butrinti është shpallur qytet muze qe ne vitin 1961, vlerësohet si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO-ja.

Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961. Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.

Legjenda

Sipas Virgjilit, Butrinti ishte Troja e Re, që ishte themeluar nga Enea. Sipas Plutarkut, perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve.

Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet në një kep të ulët në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku që në shek. VII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë, dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit.

Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt. Qyteti u përfshi së pari në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë. Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh, përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm në këtë qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz. Mbeti pronë e Venedikut për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese, si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena. Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por më i shënuari është marrja e tij nga "Sulejmani i Madhërishëm" në vitin 1537.

Historia

Objektet më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë, Ugolini u përqëndrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike).

Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime por nuk rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e Romakëvë të cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u Romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Veprat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit, Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine dhe Greke. Në shek e V-te një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek e IV - XIII-të përmendet si qëndër Episkopale.

Në vitet 1080-1085 ishte në duart e Normanëve dhe më pas të Venecianëve. Në vitet 1300 Venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700.

Periudha franceze

Pas viteve 1700 ra në duart e Francezëve të Bonapardit dhe me pas në vitet 1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës i cili ndërtoi në vitin 1807 dy kala pe tu mbrojtur nga sulmet e francezeve që vinin nga Korfuzi njrëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e Osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.

Veçorite e qytetit antik te Butrintit

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysme të kripur dhe gjysme të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 centimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë- Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale.

Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore. Ujësjellësi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli. Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin e Parë pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: athina
ikub #:
 0 1303070171





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan