marketkonekt
0 0
0
 
TESTI NR 1 E LENDES AUDITIM DATE 16/04/2008
Ky eshte nje test i lendes Auditim dega finance dhene ne daten 16 prill 2008

7. Kontrolli efektiv i brendshëm në një kompani të vogël që ka të punësuar jo të mjaftueshëm për të
lejuar një ndarje të duhur të përgjegjësive mund të theksohet më së miri me
A Punësimin e personelit të përkohshëm për të ndihmuar në ndarjen e detyrave.
B Pjesëmarrjes direkt nga pronari i biznesit në mbajtjen e regjistrave të aktivitetit të biznesit.
C Angazhimi i një kontabilisti i të kualifikuar dhe të pavarur që të kryejë hyrjet mujore në ditarë.
D Delegimi i përgjegjësisë së plotë tek të gjithë të punësuarit për funksionet e deleguara për secilin.
8. Sistemi i kontrollit të brendshëm zakonisht do të duhej të përfshijë procedurat që janë të disenjuara për
të ofruar një siguri të arsyeshme ashtu që
A Të punësuarit veprojnë me integritet kur kryejnë detyrat e tyre të caktuara.
B Transaksionet janë të ekzekutuara në pajtueshmëri me autorizimin specifik apo të përgjithshëm
të Drejtimit.
C Proceset e vendimeve që lidhen me autorizimin e Drejtimit për transaksione janë të sigurta.
D Aktivitetet mashtruese mund të zbulohen me ndarjen e detyrave tek të punësuarit.
9. Ndarja e përshtatshme e përgjegjësive funksionale në fakt paraqet ndarjen e
A Funksioneve autorizuese, aprovuese dhe ekzekutive.
B Funksioneve autorizuese, ekzekutive dhe të pagesave.
C Funksionet e pranimit, Dërgesave dhe të ruajtjes.
D Funksionet e autorizimit, regjistrimit dhe të ruajtjes.
10. Rreziku i fundit kundrejt të cilit audituesi kërkon një mbrojtje të arsyeshme është kombinim i dy rreziqeve
të ndara. I pari ka të bëjë me gabimet materiale që ndoshin pergjate procesit e kontabilitetit sipas të cilit
pergatiten pasqyrat financiare, dhe i dyti është
Sistemi i kontrollit të brendshëm të kompanisë nuk është i përshtatshëm për të zbuluar gabimet
dhe parregullsitë.
B Gabimet që ndodhim nuk mund të zbulohen me ekzaminimin e audituesit.
C Drejtimi mund të posedojë një qëndrim të cilit i mungon integriteti.
D Evidencat nuk janë të mjaftueshme për audituesin që të formojë një opinion bazuar në siguri të
arsyeshme.
11. Një auditues për të kuptuar nëse procedurat e sistemit të kontrollit të brendshëm janë përshkruar dhe
përcjellur në nivel të kënaqshëm, duhet të
A Krijojë dhe zhvillojë disa pyetësore dhe lista kontrolli.
B Rishikojë sistemin e kontrollit të brendshëm dhe të kryejë teste të kontrollit.
C Kryejë teste të kontrollit dhe procedura analitike.
D Vlerësojë politikat administrative.
12. Marrja parasysh e sistemit të kontrollit të brendshëm që bëhet në lidhje me auditimin vjetor zakonisht
nuk është i mjaftueshëm për të dhënë një opinion në kontrollin e brendshëm të njesise ekonomike sepse
A Dobësitë në sistemin e kontrollit të brendshëm mund të kalojnë dhe të mos vërehen gjatë periudhës
së auditimit.
B Nuk është konsideruar medoemos Sistemi i kontrollit të brendshëm gjatë angazhimit për auditim.
C Vetëm ato kontrolle sipas të cilave audituesi ka për qëllim të mbështet janë të rishikuara, testuara, dhe të
vlerësuara.
D Kontrollet e brendshme mund të ndryshohen cdo vit.
13. Cilat nga alternativat e meposhtme eshte e sakte ne lidhje me konceptin e materialitetit?
a. Materialiteti varet nga natyra e nje zeri pavaresisht nga vlera monetare qe ai ka
b. Materialiteti varet se bashku nga natyra dhe vlera monetare e nje zeri
c. Materialiteti varet nga vlera monetare e nje zeri te krahasuar me zera te tjere te PF
D. Materialiteti percaktohet si reference ne udhezimet e IEKA’s
e. Asnje nga alternativat e mesiperme

 

14. Cilat nga alternativat pershkruan me mire disavantazhet e perdorimit te pyetesorit ne lidhje me dokumentimin e
Sistemit te kontrollit te brendshem?
a. Pyetesoret normalisht duan shume kohe per tu plotesuar dhe jane te pamenaxhueshem
b. Pergjigjet nuk refletojne dobesite e kontrollit te brendshem
c. Eshte e veshtire qe audituesit te krijojne pyetesore dhe te marrin pergjigje per gjithe sistemet e kontrollit
D. Pyetesoret perpilohen ne menyre rutine pa marre parasysh kuptimin qe ka auditiuesi ne lidhje me biznesin, operacionet e tij
dhe strukturen e kontrollit te brendshem
15. Ne lidhje me inspektimin e cilësisë se punës se auditimit, Sistemi i cilësisë se një firme Auditimi duhet te japi te dhëna
per mirëmbajtjen e
a. Dokumentat e proces verbaleve te mbledhjeve te Bordit ose Këshillit Mbikëqyrës
b. Dosje te personelit te përditësuar
c. Dokumenta qe tregojne pershtatshmeri me politikat dhe procedurat.
D. Dokumenta qe demostrojne pershtatshmeri me direktivat e rishikimit te punes se kolegeve
16. Nje EKA mund t’i referohet nje ose me shume Parimeve Kombetare te Auditimit ne percaktimin e :
a. Nese duhet te marre persiper nje pune auditimi
b. Natyren e Raportit EKA
c. Qellimi i procedurave te auditimit
D. Asnje nga sa me siper
17. Kur Kryhen Auditimin nje EKA perpiqet qe te arrije pavaresine me qellim
a. Te reduktoje riskun dhe pergjegjesine
b. Te jete ne fakt i pavarur
c. Te veproje ne perputhje me Parimet e Njohura ne fushen e punes se tij
D. Te gjitha bashke
18. Cila nga elementet në vijim zakonisht nuk konsiderohet si një faktor indikativ i rrezikut të rritur të raportimit
financiar në rastet kur një auditues i merr parasysh politikat e vlerësimit të rrezikut tek një klient?
A Personeli i shitjeve me përqindje(komision)
B Implementimi i një Sistemi të ri informativ.
C Rritja e shpejtë e organizatës.
D Ristrukturimi i subjektit.
19. Në rastet kur testet e kontrollit zbulojnë që kontrollet operojnë ashtu si edhe parashihet, ka më tepër gjasa që niveli i
vlerësuar i rrezikut të kontrollit të jetë
A Më i ulët se sa niveli i planifikuar dhe i vlerësuar i rrezikut të kontrollit.
B Baraz me nivelin e planifikuar dhe të vlerësuar të rrezikut të kontrollit.
C Baraz me rrezikun aktual të kontrollit.
D Më i ulët se rreziku aktual i kontrollit.
20. Lëshimi i një opinioni të kundërt zakonisht ndikohet nga nje
A Pasiguri në lidhje me një zë që është material, audituesi nuk është në gjendje të formojë një opinion mbi Paraqitjen pa
gabime materiale të raportimeve financiare në përgjithësi.
B Pasiguri në lidhje me një zë që është deri ne nje mase te dhene material, audituesi nuk eshte në gjendje të formojë një
opinion mbi Paraqitjen pa gabime materiale të raportimeve financiare në përgjithësi.
C Një shkelje të parimeve të kontabilitetit që kanë ndikim material në Paraqitjen pa gabime materiale te raportimeve
financiare, por nuk është edhe aq material, dhe një opinion i kualifikuar mund te justifikohet.
D Një shkelje të parimeve të kontabilitetit që është aq material, dhe një opinion i kualifikuar të mos jetë i justifikueshëm
21. Lëshimi i opinionit te kualifikuar mund të tregojë që një auditues
A Është i pasigurte në lidhje me një zë te raportimeve financiare dhe qe Ai ( audituesi) nuk arrin ne një opinion ne lidhje
me Paraqitjen pa gabime materiale të raportimeve financiare në përgjithësi.
B Është i pasigurte në lidhje me një zë jo dhe aq material te raportimeve financiare dhe qe Ai ( audituesi)nuk eshte ne
gjendje të formojë një opinion mbi Paraqitjen pa gabime materiale të raportimeve financiare në përgjithësi.
C Ka vërejtur një shkelje të parimeve të kontabilitetit që kanë ndikim material në Paraqitjen të raportimeve financiare, por
nuk është edhe aq material, dhe opinioni i kualifikuar eshte i justifikueshem .   
D Ka vërejtur një shkelje të parimeve të kontabilitetit që jane materiale në Paraqitjen të raportimeve financiare dhe
opinioni i kualifikuar nuk mund te justifikohet.                                                                                                                
22. Audituesi i pavarur ka konkluduar që dyshimet thelbësore ne lidhje me aftësinë e klientit për të vazhduar
ekzistencën qendrojne por pasqyrat financiare të klientit janë të përpiluara në mënyrë të duhur duke përfshire
të gjitha problemet e lidhura me biznesit ne vijimesi. Audituesi do të lëshojë një
A Opinion të kundërt
B Opinion i kualifikuar për shkak të kufizimeve të fus hëveprimit
C Opinion te kualifikuar
D Opinion i pakualifikuar me një referencë të duhur në një paragraf të posaçm shpjegues.
23. Standardet profesionale të etikës kërkojnë që një auditues të mbajë integritetin dhe
objektivitetin. Objektiviteti në aftësinë e audituesit për të
A Mbajtur një qëndrim të përgjithshëm në të gjitha çshtjet që paraqiten nën rishikimin e audituesit.
B Të ndarë në mënyrë të pavarur të gjitha praktikat e kontabilitetit që janë të pranueshme dhe ato
që nuk janë të pranueshme.
C Të jetë i vendosur në t ë gjitha çështjet që janë të lidhura me procedurat e auditimit.
D Qenë të pavarura në zgjedhjen e parimeve të kontabilitetit dhe të standardeve të auditimit.
24. Cila prej alternativave qe jepen me poshtë është e sakte
a.       Mashtrimet dhe gabimet jane kurdoherë te qëllimshme.
b.       Mashtrimet gjithmonë bëhen nga dikush nga brenda organizatës qe Ben mashtrimin .
c.       si gabimet ashtu dhe mashtrimet jane qe te dyja shqetësime qe audituesi duhet ti mbaje parasysh gjate
planifikimit te auditimit.
D.      Te gjitha gabimet e medha kontabel duhet tu raportohen organeve te ndjekjes e investigimit penal.
25. Nga pohimet me poshtë cili eshte i gabuar?
a. Rreziku i larte – ekziston atëherë kur kemi humbje te mëdha monetare, rënie te ndjeshme te produktit dhe
vështirësi serioze ne arritjen e objektivave – pra kur rreziku është jashtë kontrollit.
b. Rreziku i moderuar – kemi atëherë kur kemi humbje monetare, materiale, apo renie te produktivitetit Ose
vështirësi per arritjen e objektivave- qe jane rrjedhoje e nje rreziku te caktuar , i cili nuk eshte i njejte me rrezikun
ne nivel te larte , por eshte me i madhe se rreziku i vleresuar ne nivel te ulet
c. Mundësia e Rrezikut është e ulet kur nuk jane organizuar dhe nuk funksionojne si duhet kontrollet .
D. Mundësia e Rrezikut është e moderuar kur ka mangesi ne kontrolle edhe pse nuk jane organizuar si duhet
II.Pergjigje te shkurtra           10 pike
1. Cilat nga veprimet e meposhtme tregon mashtrim dhe cila tregon gabim: --5—pike
- Harresa apo keqinterpretimi I fakteve
- Pervetesimi I aktiveve
- Rregjistrimi I aktiveve pa substancen e tyre
- Gabimet matematikore
- Manipulimi apo ndryshimi I rregjistrimeve kontabile
2. Cilat jane 4 aktivitetet e kontrollit, nenvijezo me te rendesishmen dhe shpjegoni PSE-------5 pike
III. Për secilin objektiv të Auditimit, ju lutemi zgjidhni procedurën e përshtatshme të auditimit në
listën që gjendet në anën e djathtë. -       25 pike
Objektivat e auditimit për investime
1. Investimet janë të përshkruara në mënyrë të përshtatshme dhe të klasifikuara drejt në pasqyrat financiare.
2. Investimet e regjistruara paraqesin investimet që janë pronësi aktuale në datën e bilancit të gjendjes.
3. Investimet janë të vlerësuara në mënyrë të përshtatshme me një kosto më të ulët apo sipas tregut në datën e
bilancit të gjendjes.
Procedurat e auditimit për investime
A.   Gjurmoni bilancet fillestare në librin ndihmës për fletët e punës të audituara për vitin paraprak.
B.   Përcaktojmë nëse te punësuarit që janë të autorizuar për të shitur investime nuk kanë akses ne mjetet monetare
C.   Ekzaminoni dokumentet justifikuese për një kampion investimesh me qellim që verifikoni nëse
dokumentet e përdorura janë te me numër seria te paracaktuar.
D.   Përcaktoni që të gjit ha humbjet në vlerë në çmimin e investimeve janë të regjistruara në
mënyrë të duhur.
E.   Verifikoni që transferimi nga investimet e mbajtura ne maturim ne Investimet e portofolit te tregetueshem janë
regjistruar konform standardeve kontabël
F.   Marrja (sigurimi ) i konfirmimeve pozitive nga palë e tretë në datën e bilancit të gjendjes .
G.   Gjurmimi i transaksioneve investimeve duke bere krahasimet me te dhënat e procesverbaleve te
mbledhjeve te Bordit te Drejtorëve me qellim qe te përcaktojmë nëse është marre autorizimi i duhur
për transaksionin.

 

UNIVERSITETI I TIRANES
MIRATOI
FAKULTETI I EKONOMISE
PROF.DR. S.DHAMO
DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT
PERGJEGJES I DEPT
SEKSIONI ANL,KONT KOSTO E DRJ
TESTI NR 1 -     LENDES AUDITIM -    DATE 16/04/2008 KOHA 90 MINUTA
I. Zgjidhni alternativen e sakte 2 pike * 1               50   pike
1. Standardet e auditimit nenvijezojne në një pjesë që: ekzaminimi duhet të kryhet nga një person apo më
shumë persona që kanë trajnim teknik pershtatshem, dhe me këtë nënkuptohet që një auditues duhet të ketë
A Edukim dhe përvojë në fushën e auditimit.
B Aftësi në planifikim dhe mbikqyrje të punës së auditimit.   
C Profesionalizëm në biznes dhe në punë financiare.
D Njohuri në fushën e kontabilitetit financiar.
2. Një auditim i pavarur ndihmon në komunikimin e të dhënave ekonomike, sepse një auditim
A Siguron lexuesin e raportimeve financiare që të gjitha aktivitetet e mashtrimeve janë të
korrigjuara.
B Konfirmon saktësinë e raportimin financiar të Drejtimit.
C I jep nje siguri ne lidhje me paraqitjen e raportimeve financiare.
D Garanton që të dhënat financiare janë të paraqitura në mënyrë të drejtë.
3. Cila nga elementet në vijim përshkruan më së miri arsyen pse një auditues i pavarur raporton mbi
pasqyrat financiare?
A Ka gjasa për ekzistencen e një mashtrimi nga ana e Drejtimit dhe kjo më së lehti mund të zbulohet nga
audituesit e pavarur.
B Mund të ekzistojnë interesa të ndryshëm midis personave që përgatitin pasqyrat financiare dhe personave
që përdorin këto pasqyra financiare.
C Mund të ekzistojë një paraqitje e gabuar e raportimit financiar dhe të jetë ne përgjithësi e korrigjuar si
rezultat i punës së pavarur të audituesit.
D Kontrolli i brendshëm mund të jetë i disenjuar dobët.
4. Objektivi primar i ekzaminimit të zakonshëm të raportimeve financiare nga një auditues i licensuar
është shprehja e opinionit mbi
A Kompetencën e Drejtimit në çshtjet e kontabilitetit që nënkuptojnë nëse opinioni është i kualifikuar apo jo.
B Përputhshmëria e Raportimeve me librin e llogarive.
C Përputhshmëria e raportimeve financiare me standardet e auditimit që janë të aplikuara në një bazë të
qëndrueshme me atë të vitit paraprak.
D Prezantimi i drejtë dhe i sinqerte me të cilin pasqyrat financiare paraqesin gjendjen financiare dhe
rezultatet e operacioneve.
5. Kujdesi i duhur profesional kërkon
A Një rishikim kritik të punës së bërë në të gjitha nivelet e mbikëqyrjes.
B Ekzaminimin e të gjitha evidencat vërtetuese që janë në dispozicion.
C Aplikim të gjykimit që është i liruar nga gabimet.
D Studimi dhe rishikimi i kontrolleve të brendshme që përfshijnë testet e kontrollit.
6. Cila nga elementet në vijim më së miri përshkruan qëllimin e audituesit të brendshëm në rishikimin e
përshtatshmërisë të një Sistemi të kontrollit të brendshëm?
A Të ndihmojë në përcaktimin e natyrës, kohës dhe shtrirjen e testeve të nevojshme për të arritur
objektivat e auditimit.
B Të garantojë që mangësi materiale në sistemin e kontrollit të brendshëm janë korrigjuar.
C Të përcaktojë nëse Sistemi i kontrollit të brendshëm ofron siguri të arsyeshme që objektivat e
organizatës dhe qëllimet janë të plotësuara në mënyrë efikase dhe ekonomike.
D Të përcaktojë nëse Sistemi i kontrollit të brendshëm garanton që regjistrat e kontabilitetit janë korrekte
dhe pasqyrat financiare janë të paraqitura në mënyrë të drejtë.
itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Studenti
ikub #:
 0 910210003





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan