marketkonekt
0 0
0
 
Objekti dhe fusha e zbatimit të ligjit «Për mbrojtjen e konkurrencës» (nga Pranvera Kellezi)
Qëllimi i ligjit Nr. 9121 i datës 28 korrik 2003 «Për mbrojtjen e konkurrencës» është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efective në treg ; kjo arrihet duke përcaktuar rregullat e veprimit të ndërmarrjeve (neni 1).

Objekti

Qëllimi i ligjit Nr. 9121 i datës 28 korrik 2003 «Për mbrojtjen e konkurrencës» është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efective në treg ; kjo arrihet duke përcaktuar rregullat e veprimit të ndërmarrjeve (neni 1).

Ligji i vjetër për konkurrencën rregullonte të drejtat e detyrimeve të të gjithë pjesëmarrësve në treg. Pjesëmarrësit në treg janë konsumatorët dhe klientët që kërkojnë mallra ose shërbime dhe firmat e ndryshme që i ofrojnë ato. Ligji përcaktonte rregullat e veprimtarisë ekonomike të këtyre pjesëmarrësve, me qëllim që ata të vepronin në një situatë konkurrence të drejtë.

Ligji i vjetër parashikon të drejta për konsumatorët dhe firmat konkurruese që ata të mbrohen nga konkurrenca e pandershme ; kjo pjesë e legjislacionit mbi konkurrencën mbron në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat private të konsumatorëve dhe të konkurrentëve. Duke mbrojtur interesat e ligjshme të çdo pjesëmarrësi në treg, mbrohet në mënyrë indirekte dhe konkurrenca e drejtë. Mbrojtja e konsumatorëve rregullohet tashme nga ligji i ri «Për mbrojtjen e konsumatorëve» Nr. 9135 i datës 11 shtator 2003.

Ligji i ri ka për qëllim të mbrohet konkurrenca në vetvete, si një e mirë publike. Në këtë mënyrë mbrojtja e konkurrencës efektive i shërben interesit publik. Konkurrenca e lirë (free competition) shpreh mendimin që secili duhet të jetë i lirë të hyjë për të konkurruar në treg ; mundësia për të prodhuar dhe ofruar mallra duhet të njihet nga një system i cili ka si bazë ekonominë e tregut, ose tregun e lirë. Nëse në një treg përkatës nuk vihen re pengesa në hyrje, mund të themi që ekziston një nivel i mjaftueshëm konkurrence në treg, megjithë ekzistencën e një numri të vogël ndërmarrjesh. si rrjedhim, ligji ka për qëllim të pengojë krijimin e barrierave dhe privilegjeve që kufizojnë konkurrencën. Konkurrenca mund të kufizohet nga praktikat antikonkurrenciale, si marrëveshjet ose abuzimet me pozitën dominuese por dhe nga pengesat ligjore që vendos shteti për sa i përket mundësisë për të hyrë në një treg ose për të ushtruar një profesion.

Konkurrenca efektive

(effective competition) mund të përcaktohet si një situatë tregu në të cilën firmat ndodhen përpara një trysnie konkurrence nga konsumatorët dhe nga firmat e tjera që veprojnë në treg ose nga ato që mund të hyjnë në të ardhmen8. Proçesi i konkurrencës është baza e funksionimit të ekonomisë së tregut, sistemit të parashikuar nga Kushtetuta (neni 11 KRSh). Në sajë të konkurrencës shoqëria përfiton nga çmimet e ulta, produktet me cilësi të mirë dhe nga zgjedhja më e madhe që i ofrohet konsumatorëve. Teorikisht, mirëqënia e shoqërisë (social welfare) maksimizohet në kushtet e konkurrencës perfekte (perfect competition). Kushtet kryesore të konkurrencës perfekte janë atomiciteti : në treg veprojnë shumë ndërmarrje, dhe si rrjedhim çdo operator është aq i vogël sa të mos ketë mundësi të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin e tregut ; homogjeniteti : produktet e ofruara nga ndërmarrjet e ndryshme janë identike ; informacion perfekt ose simetrik: firmat dhe blerësit kanë informacion të njëjtë përsa i përket çmimit të tregut dhe cilësisë së produkteve ; hyrjea dhe dalja e lirë nga tregu : ndërmarrjet mund të hyjnë dhe të dalin lirshëm (pa kosto të lartë) nga tregu9.

2.2 Fusha e zbatimit

Rregullat mbi fushën e zbatimit të ligjit synojnë të evidentojnë vetëm nëse ligji zbatohet apo jo në një rast të caktuar ; ato nuk japin përgjigje mbi intensitetin e kufizimeve të konkurrencës dhe vlefshmërinë e veprimeve juridike të subjekteve. Këto rregulla përcaktojnë nëse faktet e një çështjeje i nënshtrohen një ligji të veçantë.

2.2.1 Fusha personale

Ligji zbatohet për ndërmarrjet dhe grupimet e ndërmarrjeve që ndikojnë ose mund të ndikojnë në treg (neni 2 pika 1 shkronja a) LK). Të gjitha ndërmarrjet ose grupimet e ndërmarrjeve në kuptimin e këtij ligji përmbushin këtë kusht.

Koncepti i ndërmarrjes

siç parashikohet dhe nga ligji, subjekti mund të jetë privat ose shtetëror. Kjo do të thotë që ndërmarrjet shtetërore, autoritetet qëndrore ose vendore i nënshtrohen ligjit të konkurrencës kur kryejnë veprimtari ekonomike të bazuara në konkurrencën e lirë. Këto autoritete nuk ushtrojnë veprimtari ekonomike kur kryejnë një detyrë që i shërben interesit publik dhe që përfshihet në funksionet normale të qeverisjes. Sipas jurisprudencës së GjD, koncepti i ndërmarrjes përfshin çdo njësi që kryen aktivitet ekonomik, pavarësisht nga statusi juridik dhe mënyra e financimit : «Në kontekstin e së drejtës së konkurrencës, [. . .] koncepti i ndërmarrjes përfshin çdo njësi të angazhuar në një aktivitet ekonomik, pavarësisht nga statusi juridik i njësisë dhe mënyrës së financimit të saj11».

– Në të drejtën e konkurrencës me rëndësi të veçantë është kuptimi i ndërmarrjes. Në konceptin e ndërmarrjes përfshihet jo vetëm nocioni i shoqërisë, po edhe nocione të tjera si : konkurrentët, pjesëmarrës në treg etj. Ndërmarrje janë të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike (neni 3 pika 1 LK). Kryejnë veprimtari ekonomike subjektet që ofrojnë ose blejnë mallra ose shërbime në një treg të caktuar (neni 3 pika 3 LK ) ; veprimtaria ekonomike kuptohet në mënyrë të gjërë, duke përfshirë veprimtarinë prodhuese, tregtare, financiare ose profesionale.

Interpretimi i këtij nocioni në praktikë duhet të jetë funksional, dmth nuk duhet të bazohet në aspektet institucionale. Kështu, ndërmarrje mund të jetë një person fizik ose juridik, privat ose publik, që vepron si ofrues ose kërkues në treg (neni 3 pika 1 LK). Personat që ushtrojnë profesione të pavarura si avokatët, mjekët, arkitektët ose inxhinierët, përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit kur kryejnë një aktivitet ekonomik të pavarur, domethënë kur nuk janë rrogëtarë. Këto subjekte mund ta kufizojnë konkurrencën sidomos me anë të shoqatave ose grupimeve profesionale, të cilat marrin vendime ose bëjnë rekomandime në lidhje me veprimtarinë ekonomike të anëtarëve. Për avokatët, GjD është shprehur si më poshtë :«Anëtarët e Dhomës së Avokatëve ofrojnë, kundrejt një shpërblimi, shërbime në formën e asistencës juridike, e cila consiston në hartimin e mendimeve, kontratave dhe dokumentave të tjera si dhe në përfaqësimin e klientëve në proçedura ligjore. Për më tepër, ata mbajnë në vetvete rriskun financiar të këtyre aktiviteteve [. . .]. Kështu, anëtarët e rregjistruar në dhomën e Avokatëve të Hollandës ndërmarrin një aktivitet ekonomik dhe janë, si rrjedhim, ndërrmarrje.12»

 

Grupimet e ndërmarrjeve

Qëllimi i fitimit është një nga kriteret, por nuk është absolutisht i domosdoshëm për të ditur nëse kemi të bëjmë me ndërmarrje në kuptimin e së drejtës së konkurrencës13. Mjafton që ndërmarrja të ofrojë ose të blejë mallra kundrejt pagesës. uk përfshihen në konceptin e ndërmarrjes punëtorët. Sipas nenit 2 pika  2 LK, ligji nuk zbatohet për marrëdhënjet ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve. Kontratat që lidhen ndërmjet tyre, si për shëmbull marrëveshjet kolektive të punës (shih nenet 159 e tutje KP14), nuk përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit.– Me to kuptohen «grupimet e ndërmarrjeve të çdo forme, ligjore a faktike, që janë ose jo person juridik, privat a publik, me qëllim fitimprurës ose jo, të cilat mbrojnë interesat e ndërmarrjeve anëtare» (neni 3 pika 2 LK). Me ketë nuk duhet të kuptohet një grup ndërmarrjesh, ose holding, por shoqatat e ndryshme si Dhoma e Tregtisë, shoqatat tregtare, Dhoma e Avokatëve apo shoqata të ndryshme profesionale.

2.2.2 Fusha tokësore

Neni 2, pika 1, shkronja b) LK shpreh parimin e jashtëterritorialitetit ose të pasojave. Sipas kësaj dispozite ligji zbatohet për subjektet që ushtrojnë veprimtari tregtare brënda territorit të Shqipërisë dhe për ata që ushtrojnë veprimtari jashtë territorit por që pasojat e veprimtarisë shfaqen në tregun shqiptar. E thënë ndryshe, kushti për zbatimin e këtij ligji është ekonomike në tregun shqiptar, edhe në rastet kur kjo veprimtari është ushtruar jashtë vëndit. Për shëmbull, nëse disa ndërmarrje të huaja bëjnë një marrëveshje që të eksportojnë mallra në Shqipëri me një çmim të caktuar, kjo marrëveshje hyn në fushën e zbatimit të LK-së. Gjithashtu, nëse dy ndërmarrje të huaja bashkohen dhe si pasojë konkurrenca kufizohet në Shqipëri, neni 2 LK i jep mundësi autoriteteve shqiptare të veprojnë kundër këtij bashkimi15. Në praktikë nëse këto ndërmarrje kanë përfaqësi Shqipëri, autoritetet mund të veprojnë për ti ndaluar këto veprime ; në rast të kundërt, ndalimi i këtyre aktiviteteve është më i vështirë. Megjithatë, neni2 LK i jep mundësi autoriteteve shqiptare të marrin vendime edhe kundrejt ndërmarrjeve jashtë vendit.

2.2.3 Fusha lëndore

Ligji për konkurrencën gjen zbatim në të gjitha situatat dhe në të gjithë sektorët ekonomikë. Ndryshe nga LK-95 përjashtime për sektorë ekonomikë të veçantë. Në këtë aspekt, ligji i ri përbën një hap përpara në njohjen e rëndësisë së veçantë që ka mbrojtja e konkurrencës në një ekonomi të bazuar në parimet e tregut të lirë.

 

 

 

8[Whish, 2003], f. 15.

9[Carlton and Perloff, 2000], ff. 57 ; [Cabral, 2000], ff. 85.

10

[Gavil et al., 2002], f. 44 e tutje.

11Vendim i GjD i datës 23 prill 1991 në çështjen C-41/90, Höfner dhe Elser, RJCE 1991 I 1979, § 21 : «in the context of competition law, [. . .] the concept of an undertaking encompasses every entity engaged in an economic activity, regardless of the legal status of the entity and the way in which it is financed.»

12

Vendim i ECJ i 19 shkurtit 2002 në çështjen C-309/99, Wouters, §§ 48 e tutje : «Members of the Bar offer, for a fee, services in the form of legal assistance consisting in the drafting of opinions, contracts and other documents and representation of clients in legal proceedings. In addition, they bear the financial risks attaching to the performance of those activities [. . .] That being so, registered members of the Bar in the Netherlands carry on an economic activity and are, therefore, undertakings.»

13

[Ritter et al., 2000], p. 40 ; [Wiedemann, 1999], N 43 ad § 7.

14

 

Ligji Nr. 7961 i datës 12 korrik 1995 «Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar me Ligjin Nr. 8085 të datës 13 mars 1996.15

Mbi parimin e jashtëterritorialitetit dhe zbatimin e tij në të drejtën e konkurrencës shih [Friedel-Souchu, 1994] ; [Whish, 2003], f. 428-444. Ky parim njihet në shumicën e legjislacioneve Antitrust. Shih për shëmbull § 130 II GWB (Gjermani) ose nenin 2 II LCart (Zvicër).

16

Ligji i vjetër parashikonte përjashtime për shoqëritë e shërbimit publik në përgjithësi, dhe në veçanti mbi shoqëritë e energjisë elektrike, gazit dhe ujit (neni 52 pika 1 dhe 2 LK-95), për shoqëritë e sigurimeve, për bankat e nivelit të dytë, etj.

 

Ligji për konkurrencën nuk synon arritjen dhe vendosjen e konkurrencës perfekte në çdo treg që merret në shqyrtim ; kjo e fundit është një model teorik i cili duhet njohur për të kuptuar funksionimin e tregut dhe kushtet e përgjithshme që sigurojnë rritjen e mirëqënies së shoqërisë dhe konsumatorëve. Njohja e këtij modeli bën të mundur evidentimin e situatave të tregut që nuk mund të japin rezultatet e dëshiruara përsa i përket mirëqënies së shoqërisë, ose në mënyrë më specifike, efiçencës ekonomike. Njohja e këtyre rasteve krijon një bazë teorike për ndërhyrjen e shtetit me qëllim mbrojtjen e konkurrencës.

Shumë tregje në realitet nuk i plotësojnë kushtet e konkurrencës perfekte për arsye të ndryshme, të cilat mund të mos kenë të bëjnë me kufizimet e konkurrencës (për shembull, tregje të cilat karakterizohen nga ekonomi shkalle, gjë që bën të mundur vetëm ekzistencën e pak operatorëve në treg). Ndërhyrja e shtetit me anë të zbatimit të rregullave të konkurrencës nuk ka për qëllim kthimin e tregjeve të sapopërmendur në tregje me konkurrencë perfekte, por ka si synim ruajtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive. Këto koncepte marrin parasysh kushtet reale të tregut, duke u treguar organeve zbatuese se në çfarë drejtimi duhet orientuar veprimtaria e tyre. Sigurisht, në tregjet në të cilat plotësohen kushtet e konkurrencës perfekte, ndërhyrja e organeve të ngarkuara me mbrojtjen e konkurrencës është që të mbrojë nivelin e konkurrencës që vepronte në treg para veprimtarisë së ndërmarrjeve që kufizojnë konkurrencën.

Kufizimet e konkurrencës, ose të thëna ndryshe pasojat negative, mund të ndahen në dy kategori të përgjithshme : koordinim/bashkëpunim dhe përjashtim  (exclusion)10.  Pasojat «koordinuese» ndihen në treg në mënyrë direkte, në formën e rritjes së çmimeve dhe uljes së prodhimit. Mund të marrim si shembuj marrëveshjet horizontale ose përqëndrimet e ndërmarrjeve.

Pasojat e sjelljes «përjashtuese» ndaj një konkurrenti ndihen indirekt në treg ; për shembull, një operator tregu mund të bëjë përpjekje për përjashtimin (ose nxjerrjen) e një konkurrenti nga tregu, ose mundohet të rrisë kostot e tij.

itkalbania shkollarrezedrite >


umb










Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Doktori
Lexuar: ikub #:
 0
 965 910210007





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as